|
Mehmet Shehu: Enver, unė po vras veten |
|
Ish-kryeministri: Unė nuk jam armik, amanet familjen, e vėrteta do tė dalė Shoku Enver, Nė librin "Kur lindi Partia", nė pjesėn e shkrojtur me dorėn tėnde, ndėr tė tjera, me shkroje"Ti, i dashur Mehmet ke qenė dhe je njė nga udhėheqėsit e lavdishėm tė Partisė, kurdoherė nė ballė tė ēdo lufte, nė ēdo moment i gatshėm, i papėrkulur e parimor pėr tė mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinė qė na rilindi e na kaliti si udhėheqės revolucionarė, luftėtarė tė papėrkulur pėr komunizmin, shėrbėtorė tė devotshėm pėr popullin, pėr luftėn e madhe qė ti ke bėrė e po bėn si bir dhe ushtar besnik i tyre, Partija dhe populli do tė jenė mirėnjohės. "Unė shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve tė pėrqafoj" 11 qershor 1981 Enver Por unė shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht kėto kohėt e fundit duke pranuar fejesėn e djalit tim, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut, fejesė e cila, me ndėrhyrjen tėnde tė drejtė, unė e prisha. Arsyet pse e bėra unė kėtė gabim politik i shpjegova nė autokritikėn qė bėra. Asaj autokritike, tė datės 12 nėntor, prej 39 faqesh, nuk i heq "asnjė presje", sepse ėshtė autokritikė e sinqertė, absolutisht e sinqertė. Kjo autokritikė, nė mbledhjen e Byrosė Politike tė datės 17 nėntor (1981) u hodh poshtė nga gjithė anėtarėt dhe kandidatėt e Byrosė Politike dhe, mė nė fund, ju e quajtėt atė "alibi", duke kėrkuar qė unė sonte tė reflektoja dhe tė pranoja tė gjitha kritikat qė mu bėnė nė Byronė Politike, dhe pėr tė rrėzuar krejtėsisht autokritikėn time qė ju e quajtėt "alibi", d.m.th. gėnjeshtėr, mashtrim. Nė njė shėnim qė mė dėrgove mė 28 tetor 1981 nė lidhje me projekt-autokritikėn time qė ta kishja dėrguar, mė thoshje qė t'u bėja analizė elementėve negativė nė karakterin tim se aty do gjeja arėsyen e vėrtetė tė gabimeve. Dhe i quajte " disa elementė negativė nė karakterin (tim) qė shfaqen shpesh herė nė punėn shumė tė frutėshme qė (bėj) pėr interesin e Partisė, qė ti (unė) e do (dua) dhe lė jetėn pėr tė". Po, shoku Enver, unė gjithmonė kam qenė i gatshėm pėr tė lėnė jetėn pėr Partinė. Dhe pikėrisht kėtė po bėj tash: po lė jetėn pėr Partinė, pėr tė tė dhėnė rastin e vetėm qė mė mbeti, tyj, shokut, mėsuesit dhe vėllait tim tė dashur, unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve, siē mė ke quajtur me tė drejt, qė tė mėsosh tė vėrtetėn. Unė po e lė jetėn pėr Partinė pa hezitim dhe me gjakftohtėsi se s'mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur Partinė. ( ) Unė nuk heq "asnjė presje" nga gjithēka kam shkruar e thėnė pėr ty si shok, si mėsuesi im marksist-leninist e si vėlla. Por tash qė po ndahemi fizikisht tė them atė qė nuk mund tė ta thoshja gjer sot, sepse kurrė s'mė krijove kushtet tė tė thoshja tė vėrtetėn ( ) Unė bėra gabim e faj politik dhe kjo u fry, ( ) gjer sa nė mbledhjen e djeshme tė Byrosė Politike ( .) unė e quajta "Uni qė e ve vehten mbi Partinė", "mendjemadhi qė s'pyet pėr tė tjerėt", "monopolisti i gjithė punės shtetėrore", dhe njėmijė e njė akuza djallėzore. Jo, shoku Enver, unė gabova pėr arsyet qė thashė nė autokritikė, unė kam edhe tė meta nė punė, por qė tė kem punuar pėr "dualizėm" (me ju!), pėr tė vėnė vehten mbi Partinė, etj akuza tė kėsaj natyre qė m'u bėnė, kėtė kurrė nuk e kam bėrė, kjo ishte njė akuzė e pėrbindshme qė unė kurrė nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi por e sinqertė. Unė kam punuar gjithė jetėn pėr Partinė, pėr popullin, kurrė nuk kam luftuar e punuar pėr "karrige", pėr "nam", pėr t'u quajtur "strateg", pėr tė dalė pėrpara Enver Hoxhės (dualizėm), pėr privilegje personale. Akuza mė e rėndė qė mu bė ( ) ishte se unė gabimin e kam bėrė (pėr tė vėnė vehten mbi partinė", se unė kultivoj "unin" pėr t'u dukur, d.m.th. kundėr Partisė. Kaq shpejt u harruan luftėrat qė bashkė kemi bėrė kundėr armiqve tė brendshėm e tė jashtėm? Ju, personalisht, nuk mė quajtėt armik, por ( ..) tė tjerė, duke mė akuzuar se e vė vehten mbi Partinė, praktikisht mė kanė akuzuar pėr armik. E jo, shoku Enver, unė nuk jam armik ( ..) A e mbani mend kur bisedonim njėherė pėr fejesėn e Skėnderit nė shtėpinė tėnde, ku kishja ardhur tė qanim hallin e atij gabimi politik qė bėra unė e tė shosh se armiku gjithmonė ėshtė pėrpjekur pėr tė futur pykėt midis ne tė dyve, d.m.th. pėr tė pėrēarė udhėheqjen, e tė pėrmenda Koēi Xoxen, Liri Belishovėn e Ēu En Lain? Ata s'mundėn t'ia arrinin dot qėllimit. Edhe Beqir Balluku bėri tė njėjtėn orvajtje, por s'ia doli dot nė krye komplotit. ( ) Ju mund tė ma quani si tė doni, kėtė e kini vetė nė dorė! Por unė po vdes pėr Partinė, pėr tė thėnė amanetin e fundit: Ruaje Partinė dhe socializmin ( ) se, ndryshe, pas teje, kėtu do sundojnė hrushovianėt dhe socializmi do tė marrė fund. Po e dekonsiderove kėtė qė po them ( .) ahere, unė s'tė kam faj, i dashur Enver, ahere e gjithė pėrgjegjėsia do bjerė mbi tyja. Unė e bėra detyrėn time me tė vetmen mėnyrė qė m'u dha mundėsia-vetvrasja. Edhe njėherė: amanet Partinė! ( ..) Partia jonė ka kuadro besnikė. ( ) Rroftė Partia jonė e lavdishme me vijėn e saj kurdoherė tė drejtė, marksiste-leniniste! Rrofshi ju, tė paktėn sa tė siguroni Partinė e socializmin! ( .) Poshtė imperializmi, me imperializmin amerikan nė krye! Poshtė revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atė kinez) mė krye! Rroftė komunizmi! Poshtė reaksioni! Amanet familjen time - Fiqretin, djemtė (pėrfshi edhe Skėnderin e Bashkimin), fėmijėt e nuset e djemve! Po tė shifni se ėshtė interesi i Partisė, thoni se "Mehmeti vdiq aksidentalisht duke manipuluar armėt!" ose si tė doni. Edhe armik po mė quajtėt, kam besim se asgjė s'mbetet pa u zbuluar nga koha, e vėrteta s'vdes kurrė. Po vdes i pafajshėm! ( ) Tiranė 18.12.1981 Mehmet Shehu
Paskal Milo: Pėrse e nxora dokumentin Prof. Dr. Paskal MILO I nderuar zoti Ēani, U be nje kohe e gjate qe ne te perditshmen tuaj jane botuar shkrime, kujtime, deshmi dhe fakte rreth historise se vdekjes te ish-kryeministrit te Shqiperise Mehmet Shehu. Nje iniciative e tille per te bere publike elemente te rendesishem te historise se vendit, nisma per te zbardhur te verteten, qe shpesh merr ngjyra jo reale dhe abuzive, eshte per t'u pershendetur. Kam ndjekur me vemendje dhe kronologjikisht tere DOSIERIN tuaj rreth ketij momenti te politikes dhe historise se Shqiperise. Jam njohur me deshmite e deklaratat e njerezve, qe ne momentin e ngjarjes kane qene afer ose larg saj, te cilet, kam pershtypjen, se jo gjithnje kane qene objektive. Nisur nga pozita ime, njekohesisht historian e politikan, fale pasionit dhe punes shumevjeēare te qemtimit te arkivave tona, por edhe me gjere (ne Moske, Washington, Paris, Londer, Athine, Beograd, etj), e konsiderova detyre te jap edhe une kontributin tim per te sqaruar te verteten e ngjarjes se ndodhur ne daten 18 dhjetor 1981. Midis dokumenteve te tjera shume te rendesishme qe kam ne Arkivin personal, zoteroj edhe nje dokument qe besoj se do ta sqaroj perfundimisht kete ngjarje. Nxjerrja ne drite e nje dokumenti te tille sot behet per dy qellime: te zbuloj te verteten e cila eshte nje dhe vetem nje dhe te largoj misterin ose me mire nje pjese te tij qe ka mbuluar permbi 20 vjete kete ngjarje. Ashtu si dhe ju gazetaret keni kodet tuaja te profesionit, ate te zbulimit te se e dokumenteve historike me duhet te respektoj ligjin i cili nuk lejon publikimin e dokumenteve arkivore ne menyre te plote per 25 vjete. Po keshtu edhe etika me detyron te jem i kujdesshem ne botimin e dokumenteve ku permenden personalitete te rendesishme te kohes.
|