|
Luftarėt e vjetėr, politikanėt e rinj |
|
Shkruan: Xhafer SHATRI
Brenda pesė vitesh, nė hapėsirėn
shqiptare nisėn dhe u zhvilluan tri lėvizje tė
armatosura. Nė fundvitet nėntėdhjetė, lėvizja
politike e shqiptarėve tė Kosovės u pėrball me vėshtirėsi
tė mėdha: molisje tė pėrgjithshme, kundėrthėnie tė
mėdha tė brendshme, rrezikim tė humbjes sė
identitetit etj. Qėndresa tash identifikohej vetėm pėrmes
radhėve tė gjata tė shkollarėve qė dėshmonin kundėrshtimin
kolektiv tė shqiptarėve ndaj shtetit pushtues serb.
Gjendja dukej edhe mė e pashpresė, kur Deytoni nuk u
mor fare as me Kosovėn e as me shqiptarėt. Nė kėtė
gjendje, mjaftuan disa aksione simbolike tė armatosura
pėr t'u futur nė sallonin e politikės njė emėr ri
ri luftarak: UĒK.
Me daljen publike tė Adem Demaēit si pėrfaqėsues politik i UĒK-sė, kėta krahė zunė tė identifikohen pėrmes personaliteteve. Me Ibrahim Rugovėn identifikohej lėvizja paqėsore dhe institucione si " presidenca ", " qeveria " dhe " Kuvendi " i shkretė, qė s'mblidhej dot assesi. Krahu radikal identifikohej me Adem Demaēin e me ēunat e ēikat e UĒK-sė, qė i kishin rrokur armėt pėr ta sfiduar dėshpėrimisht njė oponent shumėfish mė tė fuqishėm. Me kohėn, Demaēi i pallogaritshėm
do tė zėvendėsohej me Hashim Thaēin, qė u bė udhėheqės
i delegacionit tė Kosovės nė Konferencėn e Rambujesė.
Atė ditė e tutje, "krahu i luftės" nė
Kosovė do tė identifikohet me tė. Nė Rambujé u
arrit njė konsensus pėr formimin e njė qeverie tė pėrbashkėt,
e mandati pėr tė qenė kryetar i saj iu dha Jakup
Krasniqit, anėtar i delegacionit. Mė vonė kėtė
mandat do ta pėrvetėsonte Hashim Thaēi, qė u ngut tė
shpallet "Kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme".
Por kjo qeveri do tė mbetej e njėanshme, meqė u pa
menjėherė se LDK-ja u s'e kish ndėrmend tė ndajė
pushtet mė askė. Kyfarė lėmshi do tė bėhej shkaku
kryesor qė Kosova tė mos ketė qeveri tė pėrbashkėt
: ajo do tė vazhdonte t'i ketė dy qeveri, tė cilat de
jure bashkė me institucionet tjera fiktive i shkarkoi
Kushneri nė vitin 2000.
Gjatė gjithė bombardimeve, Rugova i vetzėnė peng ėndėrronte formimin e njė qeverie tė Kosmetit me bekimin e Millutinovēit, sė cilės do t'i printe shoku i tij i viskit e tani drejtor i PTK-sė, Adnan Merovcin; kurse Hashim Thaēi fliste e vuloste nė emėr tė Qeverisė sė Pėrkohshme, qė s'e kish njohur askush. Fuqitė e mėdha s'kishin pėrballė asnjė organ legjitim shqiptar prej tė cilit do tė merrnin shkresa, memorandume, propozime pėr zhvillimet e ardhshme nė vend. Nė kėto momente vendimtare pėr fatin e kombit shqiptar, anėtarėt e delegacionit tė Kosovės ishin ēaprapikur si zogjtė e qyqes. Mu kėtu duhet kėrkuar edhe shkaku i asaj qė do tė ndodhė mė vonė: ekzekutimin e Aganit, rezolutėn 1244, ndarjen e Mitrovicės, vakumin institucional, anarkinė, plaēkitjet, ekzekutimet arbitrare etj, qė do tė prishin shumė keq e pėr njė kohė tė gjatė imazhin e shqiptarėve si viktima tė njė politike e praktike shfarosėse. 2. Defaktorizimi politik i UĒPMB-sė Duke shfrytėzuar rrrethanat e krijuara tė pasluftės nė Kosovė dhe nė rajon, njė guerile tjetėr shqiptare do ta shohė dritėn nė Luginėn e Preshevės. Prezenca ndėrkombėtare nė rajon, konkretisht, zona e sigurisė etj, ndikuan qė UĒPMB-ja ta ngritė ēėshtjen e fjetur tė kėtyre tokave shqiptare nė njė problem ndėrkombėtar. UĒPMB-nė, ashtu si dhe UĒK-nė, e
kishte formuar Lėvizja Popullore e Kosovės, njė
organizatė e vjetėr mbarėshqiptare. Mirėpo, me pėrfundimin
e Luftės nė Kosovė, drejtoria politike e UĒK-sė, me
nė krye Hashim Thaēin, nė njė mbledhje nė Prizren,
pėrpiqen ta shkatėrrojnė LPK-nė. Kėto pėrpjekje nė
mbledhje i kundėrshtoi vendosmėrisht Ali Ahmeti, i
cili bashkė me Emrush Xhemailin, Fazli Veliun etj., mė
vonė do tė arrijnė ta riorganizojnė LPK-nė.
Gozhda e mbramė nė arkivolin e UĒPMB-sė u vu pas ndėrrimeve nė kreun e Beogradit. NATO-ja kish kohė qė po e ndante bezdisjen e serbėve, grekėve etj. kundrejt nacionalizmit tė rizgjuar shqiptar. "Po t'u japėsh shqiptarėve gishtin, ata ta shkulin krahun" ishte asokohe komenti standard i perėndimorėve. Shqiptarėt thjesht s'u kishin lindur perėndimorėve te dardha e shtrembėr, qė t'u drejtonin tė gjitha padrejtėsitė historike. UĒPMB-ja kish mbijetuar nė Zonėne Ndaluar prej 5 km rretheqark Kosovės, ku serbėt s'kishin tė drejtė tė plasojnė armatim tė rėndė qė prej fushatės sė NATO-s. Mė tė rėnė tė Millosheviēit, u pa puna qė kjo zonė do tė anulohej, e se UĒPMB-sė i kish rėnė kėmbana. Ēarmatosja e shpartallimi "vullnetar"
i UĒPMB-sė u imponua nga emisarėt e NATO-s e tė Thaēit.
Lugina e Preshevės iu dhurua pastaj liderėve tė ri
serbė si dėshmi e simpative perėndimore pro tyre, e pėr
ta forcuar autoritetin e Koshtunicės e tė Xhinxhiēit
nė sytė e nacionalistėve serbė.
Lugina e Preshevės u shkėput prej Kosovės nė mbarim tė viteve 1950, me njė nėnshkrim tė Titos, pėr ta ēimentuar kontrollin serb mbi magjistralen Beograd-Shkup; u nda prej Serbisė me armė nė mbarim tė viteve 1990 pėr tė kėrkuar rikthim nė Kosovė; e u kthye sėrish nė Serbi nė prag tė mijėvjeēarit tė ri - kėsaj radhe me nėnshkrim tė vetė shqiptarėve. 3. UĒKom, guerila mė e suksesshme nė botė Acarimi i gjendjes nė Ish Republikėn
Jugosllave tė Maqedonisė (IRJM) ishte paralajmėruar
kaherė. Grupime tė ndryshme shqiptare kishin qėmoti
plane konkrete pėr aksione tė armatosura, por kjo
shtyhej vazhdimisht, meqė shpresohej se ekipi i Arben
Xhaferit do tė arrinte t'i zgjidhė paqėsisht
problemet e mėdha tė shqiptarėve. Pėrkundėr
sukseseve qė s'mohohen dot, me kohėn ky ekip u bė
pjesė e pushtetit tė korruptuar maqedon, ndėrsa kėrkesat
e shqiptarėve vazhduan tė injorohen. Pėr vite
Universiteti i Tetovės nuk u legalizua, pa folur pėr
disproporcionin e gjithanshėm tė pėrfaqėsimit nė
ushtri, polici, administratė, madje edhe nė shėrbimin
shėndetėsor... E tėrė kjo ndodhte para syve tė
faktorit perėndimore, madje me bekimin e tyre tė
heshtur.
Nuk vonoi e nė ballė tė kryengritėsve shqiptarė nga Ushtria Ēlirimtare Kombėtare do tė dilte njė emėr i njohur i lėvizjes ilegale nacionaliste, Ali Ahmeti, i njohur me pseudonimin Abazi. Njė nga brezi i mesėm i revolucionarėve, i dalluar pėr pėrkushtim e pėr pėrpjekje qė lėvizja shqiptare tė jetė unike, e fortė dhe efikase. Ali Ahmeti me vite tė tėra ishte njėri prej udhėheqėsve kryesor tė LPK-sė, i ngarkuar kryesisht me punė praktike nė sektorin e organizimit ushtarak. Ai ishte njėri prej themeluesve tė UĒK-sė. Me t'u zgjėruar lėvizja e armatosur nė Maqedoni, ishte Ali Ahmeti ai qė mori nisiativėn qė ta bashkojė elitėn politike shqiptare nė vend. Falė pėrpjekjeve tė tij dhe tė njė diplomati amerikan, tė cilit kjo pėrpjekje i kushtoi me karrierė, u mbajt takimi nė Prizren mes Ali Ahmetit (UĒK), Arben Xhaferit (PDSh) dhe Ymer Ymerit (PPD). Ndodhi pra krejt e kundėrta e asaj qė kishte ndodhur nė Kosovė. Ali Ahmeti qė nė fillim do tė
distancohej nga titujt ushtarake e do tė dalė si shef
politik i guerilėve, ndėrkaq publikisht do ta emėrojė
si Komandant tė Shtabit tė Pėrgjithshėm njė
ushtarak tė dėshmuar, gjeneralin dibran Gėzim Ostreni.
Ali Ahmeti qe kreatori kryesor i takimit dhe i Marrėveshjes
sė Ohrit, por s'deshi tė imponohet edhe si nėnshkrues
formal i saj. Ai ndejti anash edhe pse ishte nė thelb tė
ēėshtjes dhe tė vendimmarjes. Me t'u pėrfunduar ky
proces negociator, Ali Ahmeti do tė tregohet para bashkėsisė
ndėrkombėtare si politikan realist dhe i vendosur pėr
t'u respektuar Marrėveshja e Ohrit. Pėr t'u forcuar
imazhi shqiptar, ai pas shpėrndarjes sė UĒK-sė, pėrkundėr
provokimeve tė shumta tė liderucėve tė ndryshėm, do
tė ruajė gjakftohtėsinė dhe do tė pėrpiqet qė nė
Maqedoni mė nė fund tė institucionalizohet lėvizja
politike shqiptare nė kuadėr tė njė Kėshilli
Kordinues.
Vėshtruar nė pasqyrė, UĒKom na del si lėvizja mė e suksesshme guerile nė kohėrat moderne. Ajo arrin ta sfidojė njė oponent shumėfish mė tė fortė, e qė gėzonte mbėshtetje tė fuqishme nga faktori i jashtėm. Nė lėmin ushtarak, UĒKom jo vetėm qė i shpėton shkatėrrimit, por ditėve tė fundit tė luftės arrin tė bėhet edhe kėrcėnim serioz strategjik pėr forcat e kundėrshtarit. Kjo ėshtė njė arritje unike, tė cilėn s'e kishin arritur pararendėsit e saj as nė Kosovė, e as nė Kosovėn Lindore. Edhe nė rrafshin politik, UĒKom nėn drejtimin pajtues tė Ali Ahmetit - e falė faktit qė Arbėn Xhaferri megjithatė s'ishte Ibrahim Rugovė ! - arriti njė sukses unik. Ajo i bashkoi konstruktivisht radhėt e faktorit shqiptar, e arriti t'i shmanget izolimit politik tė guerilėve. Kurse nė zgjedhjet e para parlamentare pas luftės, BDI-ja e Ali Ahmetit i bėri pikė e pesė konkurrentėt e vet shqiptarė, duke iu imponuar sllavėve maqedonas si partner absolutisht i vetėm i mundshėm pėr njė koalicion qeveritar ndėretnik.
|