Dhuna ndėrshqiptare nė IRJM produkt partiak

    


Shkruan: Naser Selmani


Pas shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė nė Maqedoni u krijuan kushte pėr pavarėsimin e vendit dhe vendosjen e njė rendi tė ri demokratik. Raportet e reja politike jo vetėm nė territoret ish jugosllave, por edhe nė mbarė rajonin ballkanik dhe nė shtetet e ish bllokut socialist, u hapėn shtigje tė reja shqiptarėve qė tė organizohen politikisht pėr tė artikuluar dhe mbrojtur interesat e tyre. 

Deri atėherė shqiptarėt ishin tė pėrjashtuar tėrėsisht nga institucionet shtetėrore maqedonase. Diskriminimi etnik kishte marrė pėrmasa ēfarė rrallė ku mund tė evidentoheshin nė ndonjė hapėsirė tjetėr tė ish Jugosllavisė. Thėnė shkurt, shqiptarėve u ishin mohuar tė gjitha tė drejtat njerėzore e etnike dhe ata praktikisht fillonin prej zeros.

Tė pėrballur me njė situatė mjaftė tė pafavorshme, shqiptarėt e Maqedonisė ndėr tė parėt shfrytėzuan rastin pėr tė pasur parti tė veten politike. Partia pėr prosperitet demokratik, e formuar nga njė grup entuziastėsh shqiptarė, ishte partia e dytė politike qė u regjistrua nė gjyqet maqedonase. Ajo nė fillet e saja e deri nė vitin 1993 mė tepėr i ngjante njė lėvizjeje popullore, se sa njė partie mirė tė profiluar politike me njė koncept dhe ideologji tė caktuar. Anėtarė tė PPD-sė thuaja se ishin tė gjithė shqiptarėt, dhe kėshtu vazhdoi deri nė vitin 1993 kur ndodhi pėrēarja e madhe. Pėrēarrja midis shqiptarėve shėnon edhe zanafillėn e dhunės politike. Nga PPD-ja u profiluan dy parti, PPD-ja e vjetėr nė krye me Abdurahman Halitin dhe rryma radikale nė krye me Arben Xhaferin, qė veten e quajtėn PPDSH. Rivaliteti i pakompromis midis kėtyre dy subjekteve vazhdon edhe sot e kėsaj dite. 

Dhuna politike te shqiptarėt e Maqedonisė dallon nga trojet tjetra shqiptare, siē janė Shqipėria dhe Kosova, si pėr nga intenziteti ashtu edhe pėr nga mėnyra se si ėshtė shfaqur. 

Pėr fat tė mirė, te shqiptarėt e Maqedonisė ka mė pak dhunė politike sepse deri tani nuk ka pasur asnjė vrasje tė ndonjė figure politike me ndikim, edhe pse pas luftės ishte sulmuar selia alternative e PDSH-sė nė Tetovė, por kaloi pa pasoja nė njerėz. Ndoshta kjo ėshtė kėshtu sepse partitė shqiptare nuk kanė pushtet tė plotė, por janė pjesėmarrėes nė qeverisje me maqedonėt. Vrasje tė personaliteteve politike, siē ishte rasti i vrasjes sė Azem Hajdarit nė Shqipėri dhe njė seri vrasjeve nė Kosovės nuk kishte. Por kjo nuk do tė thotė se dhunė nuk ka dhe nuk ka pasur midis shqiptarėve tė Maqedonisė. Nė njė periudhė dhuna politike ndėrshqiptare ėshtė ushtruar pėrmes policisė maqedonase, ndėrsa nė fazėn e fundit e kanė ushtruar vetė shqiptarėt kundėr shqiptarėve. 

Dhunė politike ndėrshqiptare pėr herė tė parė ka ushtruar PPD-ja gjatė qeverisjes sė saj gjashtėvjeēare prej 1993 e deri nė vitin 1998. Inicijatorė i dhunės ishte PPD, qė pėrmes instrumentit, policisė maqedonase ushtronte presion kundėr rivalit tė saj PDSH-sė. Dhuna manifestohej kryesisht gjatė zgjedhjeve pėrmes kėrcėnimeve, rrahjeve dhe burgosjeve politike me qėllim qė tė ndikohet nė rezutatin e zgjedhjeve. 
Ndėrsa dhunė politike qė e kanė ushtruar drejpėrdrejt shqiptarėt kundėr shqiptarėve, qė pėr pasojė ka pasur edhe tė vrarė, ka bėrė drejtpėrdrejt PDSH kundėr PPD-sė gjatė qeverisjes sė saj prej vitit 1998 e deri nė vitin 2002. 

Viktima e parė politike ra gjatė zgjedhjeve lokale tė vitit 2000. Nė njė pėrleshje ende tė pasqaruar midis aktivistėve tė PPD-sė dhe PDD-sė nė fshatin Kondovė tė Shkupit vritet Fatmir Jakupi, aktivist i PPD-sė. Askush para drejtėsisė nuk ėshtė pėrgjigjur pėr kėtė vrasje. Nė vend tė kėsaj pėr rastin ka pasur njė proces gjyqėsorė, nė tė cilin disa persona janė akuzuar pėr prishjen e rendit. 

PPD akuzonte se vrasėsit e Fatmirit ishin grupe kriminelėsh tė paguar nga PDSH. Ata kanė pasur pėr detyrė qė me dhunė tė falsifikojnė rezultatin e votimit. Njerėzit qė janė pėrpjekur t'i pengojnė nė arritjen e qėllimit tė tyre janė sulmuar me armė zjarri. Nga tė shtėnat vritet Fatmir Jakupi dhe plagosen dy tė tjerė. 

Vrasje politike pas mbarimit tė luftės nė Maqedoni ka pasur midis frakcioneve tė UĒK-sė. Nė njė pėrleshje tė armatosur qė kishte ndodhur nė Reēicė tė Vogėl pranė selisė sė Ali Ahmetit midis pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe AKSH-sė u vranė katėr pesona. Motivet e kėsaj pėrleshje mbeten tė pasqaruara edhe sot e kėsaj dite.

Mirėpo, edhe lufta qė u zhvillua nė Maqedoni gjatė vitit 2001 nė fillet e saj u manifestua si ndeshje ndėrshqiptare, ndėrsa mė vonė mori karakterin e njė kryengritje shqiptare kundėr pushtetit maqedon. Pushka ishte drejtuar kundėr qeverisė maqedone, nė tė cilėn participonte edhe PDSH. Pėr evitimin e njė lufte vllavrasėse midis ushtarėve tė UĒK-sė dhe anėtarėve tė PDSH-sė meritė kanė tė dy palėt. Arben Xhaferi shumė shpejt kuptojė se nėse lufta nuk mund tė ndalej, ajo mund tė pėrdorej pėr pėrmirėsimin e statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni. Ai jo vetėm qė e pėrkrahu luftėn por opinionit tė brendshėm dhe tė jashtėm sqaronte motivet e konfliktit.

Sipas disa vlerėsimeve edhe pėrēarja nė PPD nė vitin 1993 ishte rezultat i dhunės politike midis shqiptarėve edhe pse ajo nuk mbarojė me vrasje klasike. Mirėpo kishte eliminime politike. Do tė ishte tepėr naive tė besohet se aktorė tė kėsaj loje ishte vetėm faktori maqedonas. Pėr tė realizuar skenarin sigurisht se kanė qenė tė ndihmuar nga njė strukturė politike shqiptare. Flitet se e invlvuar ka qenė edhe Shqipėria. Nė mėnyrė misterioze nga skena politike u larguan disa figura kyēe politike tė politikės shqiptare. Nevzat Halili u shkarkua nga posti i kryetarit tė PPD-sė ndėrsa sekretari i pėrgjithshėm Mithat Emini dhe disa funksionarė tjerė partiakė mbaruan nė burg. 

Ngjashėm ndodhi edhe me ngjarrjet e Gostivarit. Shqipėtarėt ndesheshin midis tyre, erdhi Cėrvenkovski iu dha dajak shqiparėve qė pėrkrahėn partinė opozitare dhe burgosi kryetarin e Tetovės dhe Gosivarit, Alajdin Demirin dhe Rufi Osmanin. Eliminimi i Demirit dhe Osmanit u bė ngjashėm si me eliminimin e Nevzat Halilit dhe Mithat Eminit. 

Pėrkundėr poshtėrimit kolektivė tė shqiptarėve nė ngarrjet e Gostivarit, opinioni shqiptarė edhe sot e kėsaj dite nuk mund ta pėrbijė vendimin e atėhershėm tė PPD-sė qė tė mbetet nė qeverinė e Cėrvenkovskit. 

Dhuna ndėrshqiptare nė Maqedoni ėshtė rezultat i koncepteve tė gabuara politike qė pėrfaqėsojnė partitė politike. Nė esencė partitė shqiptare nuk janė tė profiluara ideologjikisht dhe nuk kanė bekgraund demokratik. Ata nuk kanė sens pėr interesin e pėrgjithėm dhe se partitė duhet tė jenė njė instrument pėr t'i shėrbyer kėtij interesi, e jo tė jetė e kundėrta. Partitė shqiptare nė pushtet dhe krerėt e tyre ende vuajnė nga mania qė nėse njėherė vijnė nė pushtetė bėjnė ēmos qė aty tė mbeten tėrė jetėn. Kjo dėshirė e sėmurė i nxitė klasat politike qė ta luftojė opozitėn nė vend qė tė vehen raporte bashkėpunimi pėr interesa strategjike. 

PPD humbi pushtetin nė vitin 1998 pėrkundėr se nuk la gjė pa bėrė kundėr PDSH-sė. Njėsoj ndodhi edhe me PDSH-nė. Ajo kur erdhi nė pushtet me ēdo kusht deshi ta ēfarosė PPD-nė si opozitė. Rezultat i kėtij uzurpimi tė hapėsirės politike me dhunė e solli luftėn dhe UĒK-nė nė skenė. PDSH humbi zgjedhjet dhe pushtetin. Prandaj lufta pėr ta shkatėruar opozitėn ėshtė e pakuptimtė dhe ėshtė rruga mė e shkurt pėr tė humbur pushtetin.

Prandaj BDI si parti shqiptare nė pushtet duhet tė nxjerrė mėsime dhe tė mos trajtojė opozitėn si armik por si partner qė ka tė njejtin qėllim, ndėrsa dallohen sa i pėrket vetėm rrugės qė ēojnė drejt realizimit tė tij. Ndėrsa opozita shqiptare, PDSH e Xhaferit duhet tė ndjek koncept modern tė opozitės konstruktive. Kjo do tė thotė se nuk duhet tė ngurojė tė pėrktah BDI-nė pėr projekte qė janė nė interes tė tėprgjithshėm tė shqiptarėve, ndėrsa tė kritokojė kur ndodh e kundėrta. Jo opozitė qė bėnė shumė zhurmė e pak arrinė efekte. Duhet tė zgjedhė momentin kur tė kritikojė, kur vėrtetė ka argumente tė fuqishme qė flasin pėr dobėsitė e pushtetit, e jo tė kapet pėr imtėsira dhe ēėshtje tė parėndėsishme pėr marketing tė ulėt politik. Kėto gjėra tė vogla nuk e forcojnė rejtingun e opozitės, pėkundrazi.