|
Lufta e shpallur kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar mė tepėr i ngjanė revanshit politik kundėr opozitės se sa njė aksioni antikrim mirė i paramendur. Nėse kryeministri Cėrvnekovski dėshiron tė luftojė korupsionin, njeherė duhet t'i pastrojė radhėt e veta, e pastaj tė ndjekė opozitarėt e koruptuar
Shkruan: Naser SELMANI
Maqedonia ėshtė shtet me nivel tė lartė tė korupsionit. Ai ėshtė i pranishėm nė tė gjitha poret e jetės dhe ka marrė pėrmasa shqetėsuese. Nėse nuk ndėrmeren masa adekuate mund tė rezikohet edhe e ardhmja e vendit. E vetmja shpresė pėr rimėkėmbjen ekonimike tė Maqedonisė janė investimet e jashtme, mirėpo investitorėt perendimorė nuk investojnė kapitalin e tyre nė vende tė koruptuara, si ėshtė Maqedonia.
Si qeveria, ashtu edhe opozita pajtohen se shoqėria maqedone ėshtė e korruptuar. Mendimet dallohen rreth qasjes se si duhet luftuar kjo dukuri negative.
Lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar janė njė ndėr prioritetet e qeverisė sė re tė Branko Crvenkovskit. Mirėpo kjo nuk do tė thotė asgjė derisa qeveria e re nė vepėr nuk demostron gatishmėri qė seriozisht tė luftojė korupsionin. Nga hapat e deritashėm mund tė konstatohet se qeveria mė shumė bėnė propagandė mediale se sa vėrtet lufton korrupsionin. Te ajo mungon vullneti politik pėr tė sjellur kėtė tė keqe nė kuadėr tė normales. Lufta e shpallur kundėr korupsionit dhe krimit tė organizuar mė tepėr i ngjanė njė revanshi politik kundėr opozitės se sa njė aksioni antikrim mirė i paramendur.
Nėse kryeministri Cėrvnekovski dėshiron tė luftojė korupsionin, njėherė duhet t'i pastrojė radhėt e veta, e pastaj tė ndjekė opozitarėt e korruptuar qė qeverisėn vendin gjatė katėr viteve tė kaluara. Fatėkeqėsisht nė njėqind ditėt e para tė qeverisjes Cėrvenkovski po dėshmon tė kundėrtėn. Ai po rehabiliton kuadro tė kompromituara tė partisė sė tij. Nė krye tė shėrbimit sekret maqedon rikthehet Zoran Verushevski. Ai kishte keqpėrdorur postin nga qeverisja e mėparshme e Cėrvenkosvkit. Fatėkeqėsisht ky nuk ėshtė rasti i vetėm. Ish ministri i shėndetėsis Ilija Filipēe, mė 1997 u akuzua pėr keqpėrdorime tė fondeve tė shėndetėsisė, tashti sėrish kthehet si drejtor sektori nė Shėndetėsi. Nėn presion tė opinionit publik Cėrvenkovski atėkohė ishte detyruar qė ta ndėrrojė nga posti, ndėrsa tani pas pesė vitesh qė rikthehet nė pushtet e ngarkon atė prapė me njė detyrė me pėrgjegjėsi nė resorin e shėndetėsisė.
Kryeministri Cėrvenkovski njihet si politikan qė jep premtime tė mėdha, mirėpo e keqja ėshtė se ato nuk i realizon. Nė vitin 1997, para se tė humb pushtetin nė Parlament mbajti njė diskutim tė guximshėm. Troē e pranojė se qeveria e tij ishte e koruptuar dhe se nė Maqedoni kishte krim tė organizuar. Ai simbilokisht tha se do ta luftonte oktopodin qė kishte mbėrthyer shoqėrinė. Sipas tij kėtij aksioni nuk do ti shpėtonin as bashkėpartiakėt e tij socialdemokratė. Mirėpo rezultatet munguan. U burgos vetėm pronarja 'kursimore' piramidale TAT, qė pėrpiu mbi 200 milionė marka gjermane tė qytetarėve. Asgjė tjetėr. Atėherė Cėrvenkosvki zhgėnjeu elektoratin dhe nė vitin 1998 humbi zgjedhjet. Tashti pėrsėritet kėnga e njėjtė, vetėm qė kėndohet nė njė kohė tjetėr.
Tė dhėnat pėr nivelin e korruspinit nė Maqedoni tė prezentuara nga njė organizatė joqeveritare janė mė se shqetėsuese. Transparent International thotė se mbi 82 pėr qind e qytetarėve mendojnė se nė Maqedoni nuk zbatohen ligjet ndėrsa mbi 75 pėr qind e tyre janė deklaruar se nė vend nuk sundon shteti juridik.
Ekzistojnė indikacione tė qarta se kurrupsioni dhe krimi i organizuar ėshtė produkt i vetė qeverive qė udhėhoqėn vendin deri tani. Fillet e korupsionit dhe krimit tė organizuar datojnė nga viti 1993 e deri mė vitin 1998, pikėrisht kur vendi qeverisej nga kryeministri aktual Crvenkovski.
Ėshtė pėr t'u habitur se Maqedonia si shtet me nivel tė lart korrupsioni, ligjin antikorupsion e miratoi vitin e kaluar, ndėrsa zbatimi filloi nė fillim tė kėtij viti. Transparent International thotė se ligji ka defekte dhe kėrkon ndryshimin dhe plotėsimin e tij. Ligji kundėr larjes sė parave u miratua mė 2001, kurse nė fuqi hyri nė mars tė vitit 2002. TI gjithashtu vėren se teksti i ligjit ėshtė i keq dhe i paharmonizuar me pjesėn tjetėr tė rregullativės ligjore tė vendit.
Transparent International thotė se nė Maqedoni janė detektuar tre lloj korupsioni; korrupsion i lartė, i mesėm dhe i ulėt. Korupsioni i lartė manifestohet te bartėsit e lartė tė funksioneve publike, qė kanė tė drejtė diskrecioni pėr tė vendosur pėr projekte tė mėdha tė qeverisė. Ata mund tė ndikojnė gjatė marrjes sė vendimit pėr tė fituar marrėveshje gradnioze pėr furnizime publike dhe pėr dhėnien e koncesioneve qeveritare.
Tipi i mesėm locohet nė eshallonin e dytė, tė tretė dhe tė katėrt tė kierarakisė shtetėrore. Ekziston njė qark i gjėrė i funksionarėve nė tė gjitha nivelet qė vendosin me diskrecion. Japin leje pėr import, marrėveshje, furnizime publike, koncesione, dokumenta tė doganės, etj.
Korrupsioni i tipit tė ulėt paraqitet te shtresat e ulta tė administratės, siē janė nėpunėsit publik, policėt, nėpunėsit nėpėr sportele. Ky tip korupsioni ka karakter social dhe ėshtė pasojė e erozionit shoqėrorė dhe degradimit moral.
Sipas TI njėri ndėr faktorėt qė ka ndihmuar paraqitjen e korupsionit ėshtė transformimi i sistemit politik prej atij socialist nė shumpartak. Gjatė kėtij procesi janė krijuar zbrazėti juridike, qė klasa politike i ka pėrdorur pėr t'u pasuruar brenda natės.
Faktor tjetėr ėshtė privatizimi jotransparent. Nė Maqedoni s'kishte privatizim por vjedhje klasike tė pronės shtetėrore. Ligji ishte i tillė qė hapte shtigje pėr manipulime. Transparent International thotė se lufta nė trojet e ish-jugosllave dhe embargot e ndryshme ishin gjithashtu gjenerator tė korrupsionit. Ėshtė sekret publik se krerėt e shtetit maqedon gjatė luftės nė Bosnjė e Kroaci qėllimisht thyenin embargon pėr naftė dhe armatim tė vėnė kundėr Serbisė nga ana e OKB-sė. Sipas disa vlerėsimeve LSDM e kryeministrit Cėrvenkovski nga thyerja e embargon ndaj Serbisė kishte inkasuar mbi 500 milion dollarė, qė tani gjenden nėpėr bankat qipriote.
Aty ku s'ka vullnet politik pėr tė luftuar korupsionin dhe krimin mungon edhe kuadri institucional. Pushteti nė Maqedoni vetėm formalisht ėshtė i ndarė nė tre shkallė, nė pushtetin ekzekutiv, ligjėvėnės dhe gjyqėsorė. Nė praktikė qeveria dominon mbi Parlamentin dhe gjyqėsinė. Nė kėto rrethana qeveria kontrollon gjyqet dhe policisnė si organe qė janė tė ngarkuara ta luftojnė krimin dhe korupsionin. Deri tani asnjė proces gjyqėsor nuk ėshtė ēuar deri nė fund kundėr ndonjė funksionari qeveritar.
Pėr luftė tė suksesshme kundėr korupsionit TI propozon disa masa. Ligjet e vendit tė harmonizohen me standardet ndėrkombėtare, ndėrsa ligji pėr antikorupsion tė ndryshohet dhe plotėsohet. Kjo organizatė joqeveritare sugjeron miratimin e njė ligji qė pengon konfliktin e interesit dhe sjelljen e ligjit pėr finansimin e partive politike.
Nė aspektin institucional pavarėsimin finansiar tė gjyqėsisė dhe depolitizim tė administratės publike. Tė ndėrtohen kritete pėr pranimin dhe gradimin e nėpunsve sipas aftėsive profesionale e jo sipas pėrkatėsisė politike
|