Shqipja s'ka emėr nė Shkup
Marrėveshja e Ohėrit bėri njė hap para, por
shqipja ende ėshtė larg statusit tė gjuhės zyrtare nė
kuptimin e plotė tė fjalės
Shkruan: Naser SELMANI
Gjuha shqipe qė flitet nė viset shqiptare nė Maqedoni
ėshtė nė gjendje tė mjerė. Kjo ėshtė pasojė e pozitės sė
saj nė shoqėri. Shqipja ka qenė dhe vazhdon tė jetė nė
pozitė inferiore ndaj gjuhės zyrtare maqedonase. Edhe
pse me Marrėveshjen e Ohėrit u bė njė hap para, shqipja
ende ėshtė larg asaj qė thuhet gjuhė zyrtare nė kuptimin
e plotė tė fjalės.
Ajo nė mėnyrė selektive pėrdoret nė institucionet e
shtetit. Norma kushtetuese ėshtė shumė e paqartė. Ajo
njė herė e shpallė gjuhėn shqipe zyrtare, pastaj me
nenet tjera e ē'zyrtarizon dhe e kufizon pėrdorimin e
saj zyrtarė tejmase. Zyrtarisht shqipen mund ta flasin
deputetėt shqiptarė nė kuvend, por jo edhe ministrat nė
qeveri dhe diplomatėtė nė marrėdhėniet me jasht.
Nė Parlament gjuha shqipe ėshtė zyrtare vetėm me fjalė,
e jo edhe me shkrim. Deputetėt mund ta flasin, por jo
edhe ta shkrujnė zyrtarisht. Gjithė procedura e
miratimit tė ligjeve bėhet kryekėput nė gjuhėn zyrtare
maqedonase. Kufizime tė ngjashme pėr pėrdorimin zyrtarė
tė gjuhės shqipe ka nė tė gjitha nivelet e pushtetit
qėndrorė.
Nė mėnyrė tė palakmueshme gjuha shqipe pėrdoret edhe nė
nivelin e pushtetit lokal. Edhe atje ėshtė bėrė njė
shkallėzim absurd i komunave. Pėrdorim mė tė gjėrė
zyrtarė tė shqipes praktikohet nė komunat ku shqiptarėt
janė shumicė, ndėrsa atje ku shqiptarėt pėrbėjnė 20 pėr
qind tė popullatės, pėrdorimi i shqipės ėshtė kufizuar
brenda mureve tė godinės sė komunės. Shqipja nuk flitet
fare nė komunat ku shqiptarėt pėrbėjnė mė pak se 20 pėr
qind tė popullsisė.
Norma kushtetuese pėr pėrdorimin zyrtarė tė shqipes
ashtu konfuze nuk mund tė zbatohet pa mos u miratuar
ligji pėr pėrdorimin zyrtarė tė shqipes, i cili do t'i
jepte shtat pėrcaktimin kushtetues pėr pėrdorim zyrtarė
tė saj.
Ky obligim ishte paraparė nė Marrėveshjen e Ohėrit, por
kaluan dy vite nga nėnshkrimi i marrėveshjes, e ligji
ende nuk ėshtė miratuar. Bile as qė ka hyrė nė procedurė
parlamentare. Flitet se kjo do bėhet nė vjeshtė, po kjo
nuk do tė thotė asgjė. Edhe mė herėt premtohej nga
pushtetarėt se ligji do miratohet nė qershor, por kjo
nuk ndodhi pa mos arsyetuar askush prolongimin.
Shqipja nė kushtetutėn e re tė Maqedonisė ėshtė e
depersonalizuar. Ajo thjeshtė s'ka emėr. Emri zyrtarė i
saj qė sugjeron atė ėshtė "gjuhė tjetėrfare prej
maqedonishtes qė e flasin mbi 20 pėr qind e popullėsisė".
Mė pozitė absurde dhe pėrēmuese se kjo nuk mund tė
paramendohet.
Sipas tė dhėnave zyrtare nga buxheti shtetėrorė pėr
kulturėn shqiptare nė Maqedoni ndahen mė pak se njė pėr
qind. Nga kjo pozitė gjuha shqipe nė sistem prodhon
jovlera. Shqipja as pėr sė afėrmi nuk respekton normėn
letrare tė gjuhės standarde. Te ajo shfaqen dy dukuri
negative. Ndikimi i gjuhėve sllave, konkretisht
maqedonsishtes dhe tė folmet dialektore.
Ndikimi i gjuhėve sllave ėshtė mė i dėmshėm, sepse
pėrveē leksikut ka filluar tė depėrtojė edhe nė
sintaksėn e gjuhės. Shqipja ka filluar t'i pėrngjajė
maqedonishtes, apo sikur krijohet njė pėrzierje jo e
natyrshme gjuhe qė shfaqet si njė shqipe e maqedonizuar.
Shqipja e bartharduar flitet nė media dhe sistemin e
arsimit. Pėrkthyes jo tė shkathtė nė vend qė tė
pėrshtatin bėjnė pėrkthime teksuale nga gjuha zyrtare
maqedone nė gjuhėn shqipe. Kjo gjuhė pastaj pėrqafohet
nga publiku i gjėrė duke e pranuar si gjuhė standarde
shqipe.
Pėr tė parandaluar kėtė dukuri negative qė e tėhuajson
gjuhėn shqipe tė unifikuar rolin kryesor duhet tė marin
institucionet e shtetit. Ata menjėherė duhet tė
angazhohen pėr krijimin e infrastrukturės kulturore pėr
tė degetoizuar hapėsirėn kulturore shqiptare. Duhet tė
hapin institucione kulturore, arsimore e shkencore, siē
janė biblioteka, librari, shkolla, univeristete e
institute dhe tė punojnė pėr stėrvitjen e kuadrove qė do
punonin nė kėto institucione.
Nėse politika krijon kushte pėr zhvillimin e gjuhės,
brumin e saj duhet ta gatuajnė artistėt. Atė e
kultivojnė poetėt, shkrimtarėt, dramaturgėt, gazetarėt,
aktorėt, etj. Gjuha shqipe nuk mund tė tingėllojė bukur
e rrjedhshėm nėse njerėzit qė e flasin nuk lexojnė sa
duhet. Kjo nė shesh nxjerrė edhe njė dukuri tjetėr se
shqiptarėt pak lexojnė, bile edhe nė gjuhėn e tyre e mos
tė flasim pėr literaturė nė gjuhė tjera. Mungesė tradite
leximi. Vetėm kjo nuk zgjidhet me dekret politik, duhet
kohė dhe punė.
Shqiptarėt e Maqedonisė e kanė tė vėshtirė tė flasin
shqipen e njėsuar pėr shkak tė tė folmeve dialektore.
Pjesa dėrmuese e tyre pėrdoren me dialektin gegė, ndėrsa
gjuha e njėsuar mbėshtetet mbi dialektin toskė. Ata
vėshtirė shqiptojnė Y-nė, nuk kanė ndjenjė pėr theksimin
e Ė-sė nė fund tė fjalės, vazhdimisht diftongojnė
zanoren I etj. Mirėpo kėto defekte dialektore mund tė
tejkalohen me pak pėrkushtim ndaj gjuhės.
Pėrgjegjėsi pėr ruajtjen e zhvilimin e shqipes kanė
veēanėrisht mėsuesit dhe gazetarėt. Tė parėt nėpėr
shkolla duke punuar mė me zell dhe duke pėrdorur tekste
shkollore qė burojnė nga tradita shqiptare. Nxėnėsit
njėherė duhet tė pėrvetėsojnė mirė gjuhėn amtare e
pastaj tė vazhdojnė me mėsimin e gjuhėve tjera,
maqedonishtes dhe gjuhėve botėrore.
Mediat publike shqipe nė Maqedoni janė nėn ndikim tė
fuqishėm tė partive politike nė pushtet. Disa prej
mediave private pėrkrahin opozitėn. Por gazetarėt e tė
dy taboreve punojnė nė kushte shumė tė vėshtira
ekonimike. Prandaj mungon profesionalizmi ndaj zanatit
dhe kujdesi ndaj gjuhės qė pėrdorin.
Nė Shkup haset edhe njė absurd kulturor. Kėtu janė hapur
dhjetra qendra kulturore. Hapėn amerikanėt, anglezėt,
francezėt, gjermanėt etj, ndėrsa shteti shqiptar nuk e
sheh tė arsyeshme qė tė hap njė qendėr kulturore
shqiptare, prej ku shqiptarėt vendas do tė mund tė
ndjekin risitė tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi.
Shqipja nė Maqedoni pėrballet edhe me njė absurd tjetėr
ideor. Porosinė qė e bartė shqipja e karakterizon
patetizmi folklorik dhe politizimi i skajshėm. Nė shqip
bėhet patriotizėm i rrejshėm dhe flitet pėr ide tė mėdha,
ndėrsa askund nuk e gjenė hallin e njeriut tė rėndomtė.
Ekziston njė shpėrputhje midis fjalės sė thėnė dhe
veprave. Fltet pėr ide tė mėdha, ndėrsa punėt e
shqiptarėve ngelin.
Unė jam njėherė shqiptar e pastaj gazetar. Kėshtu pa
pikė turpi do tė deklarojė njė gazetarė shqiptarė nė
televizionin publik duke dashur tė arsyetojė heshtjen e
mediave ndaj dukurive negative tė shoqėrisė shqiptare.
Ēfarė absurdi! Pėr tė qenė gazetarė i mirė duhet tė jesh
shqiptarė i keq! A ka budallallėk mė tė madh dhe tė
gjithė tė heshtin.
Nė gjuhėn e shqiptarėve tė Maqedonisė mungon vetkritika.
Tė gjitha hallet qė kanė lehtė i zgjidhin. Shpeje shpejt
gjejnė fajtorin dhe puna ka mbaruar. Fajtori ėshtė
gjithnjė dikush i huaj. Njėherė fajin e ka e tėrė bota,
pėrveē atyre vet.
Njė herė na kanė faj fqinjėt, pastaj fuqitė e mėdha. Nė
ndonjė rast tjetėr pushteuesit e vjetėr, turqit e nėse e
do puna kthehemi edhe mė herėt nė lashtėsi duke kėrkuar
fajtor kujdestarė pėr budallallėqet tona.
Kjo verbėsi shqiptare ēuditėrish i shkon pėr shtati
pushtetit dhe bashkėsisė maqedone. Ata nė fakt as qė
mund tė ndryshojnė diēka nė mendėsinė shqiptare sepse
transformimi i shoqėrisė shqiptare ėshtė punė e vetė
shqiptarėve. Ēdo pėrzierje e maqedonasev nga pjesa
dėrmuese e shqiptarėve do tė pėrjetohej si ndėrhyrje
qėllimkeqe e bashkėsisė mė tė madhe etnike.