Quo Vadis, Tribunal i Hagės!, quo vadis, Mis Karla de Ponte!

 

QUO VADIS,TRIBUNAL I HAGĖS!
QUO VADIS, MIS.KARLA DEL PONTE!

Siē dihet, ka kohė qė kur Zonja e "hekurt"e Evropės demokratike, Karla Del Ponte, siē u konfirmua nga OKB-ja, ishte ngarkuar me njė detyrė me pėrgjegjėsi tė madhe, Prokurore Kryesore e Gjykatės Ndėrkombėtare, me seli nė Hagė.

Detyra kryesore e kėsaj gjykate ishte, hulumtimi dhe zbardhja e krimeve tė luftės, nė territorin e ish RSFJ-sė, e cila nga analitikėt ushtarakė konsiderohet si nga mė tė pėrgjakshmet nė truallin e Evropės, pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Popujt tė cilėt ishin larė nė gjak, djegė e pėrvėluar nga ushtria, policia dhe paramilitarėt serbė, shpresonin se mė nė fund drejtėsia ndėrkombėtare, do tė dėnonte kriminelėt nė pėrputhje me peshėn e veprave tė tyre barbare.

Veprimet e para tė Kryeprokurores dhe tė Gjykatės ishin inkurajuese. 

Me kalimin e kohės, veprimet e "pamatura" dhe nė vazhdimėsi tė zonjės sė papėrmbajtur Karla Del Ponte, ndikuan qė ky inkurajim tė zėvendėsohet gradualisht me dyshime tė bazuara, se kjo farė gjykate s`ėshtė gjė tjetėr pos edhe njė farsė, pjellė e disa qarqeve tradicionalisht proserbe. 

Shqiptarėt (pėrjashtuar disa mjeranė tė veėtquajtur, herė pacifistė e herė kozmopolitė) i brente dyshimi qė nga promovimi i kėsaj farse tė quajur Tribunal, se vizitat e shpeshta tė Kryeprokuroėės sė tij, nė Beograd, Podguricė dhe Shkup, do tė pillnin ndonjė prapėsi alla serbo-sllave.

Kėshtu dhe ndodhi. Ajo ēka ishte gatuar nė kuzhinat e Beogradit dhe tė Shkupit u poq nė ato tė Podguricės dhe, ashtu e nxehtė ju servua shqiptarėve, natyrisht, nga kamarierja e atestuar ndėrkombėtarisht, Karlla Del Ponte. Si pasojė e kėsaj gatese, u arrestuan katėr shqiptarėt e parė nga Tribunali i Hagės, nėn akuzėn e montuar nė bazė tė "dėshmive", tė atyre qė vėrtetė ushtruan gjenocid ndaj popullatės civile shqiptare dhe tė disa tradhėtarėve vendorė, tė paguar nga sajuesit e saj.

Pėr „ēudi“ konfirmimin e kėtyre arrestimeve, Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės e bėri nė „Sollani“ dhe me triumfalizėm, nė nje konferencė pėr gazetarė tė organizuar ditėn e arrestimeve, menjėherė pas muhabetit, deri mbi gu, qė i bėnė pasuesit besnik tė antishqiptarit me damkė, Kral Nikollės. 

Qėllimi i kėtij veprimi tė zonjės sė „hekurt“ ėshtė i tejdukshėm:

Thjeshtė, ky veprim ishte njė mesazh inkurajues pėr qarqet hegjemoniste serbo-sllave, si pėr ata nė „Sollani“, ashtu dhe pėr ata nė Ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, se Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės ėshtė e vendosur t’i zbatojė me besnikėri kėrkesat e tyre antishqiptare.

Nga ky veprim provokues ndaj shqiptarėve i zonjės Del Ponte, mund tė kuptohet edhe diēka tjetėr: se arrestimi i Kasapit tė Ballkanit, serbomadhit Millosheviq, ka qenė vetėm njė veprim taktik i ekipės sė saj, pėr t'i mashtruar kroatėt, boshnjakėt dhe veēanėrisht shqiptarėt, se gjoja ajo ėshtė e vendosur pėr t'i ndjekur kriminelėt e luftės.

Arrestimi i kėtyre atdhetarėve, ish pjestarė tė Famėmadhes - Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nė mesin e tė cilėve edhe Fatmir Lim j - Komandant Ēeliku, aktualisht Sekretar pėr marrėdhėnie publike dhe udhėheqės i grupit parlamentar tė PDK-sė nė Parlamentin e Kosovės, si dhe paralajmėrimi i arrestimeve tjera, ėshtė njė provokim shumė i rėndė pėr shqiptarėt.

Sipas hesapeve tė porositėsve tė kėtyre arrestimeve, ashpėrsia e protestave shqiptare do tė arrijė pėrmasat e rrebelimit tė pėrgjithėshėm dhe shumė shpejt situata do tė del prej kontrollit tė organizatorėve. Njė gjendje e tillė do tė ishte e mirėseardhur pėr koalicionin franko-gjermano-rus, sidomos nė kohėn kur SHBA-tė dhe aleatja e tyre besnike Britania e Madhe, janė tė angazhuara me potencialin kryesor, mendor dhe veprues, rreth pėrgaditjeve pėr luftė kundėr regjimit tė Sadam Huseinit. Njė gjendje e nderė nė trojet shqiptare, do t’i konvenonte shumė koalicionit franko-gjermano-rus dhe tė pėrkėdhelurave tė tyre: „Sollanisė“ dhe IJRM-sė, pėr t’i qėruar hesapet me shqiptarėt, si nė 100 vjetėt e kaluara.

Prandaj, pėr atėdhedashėsit e vėrtetė nuk ishte ndonjė bafasi kur ekzekutorja e planeve antishqiptare, tė sponzorizuara nga koalicioni franko-gjermano-rus, nxorri nga mangėt e kostumit tė saj elegant kėtė farė aktakuze. Cili ėshtė qėllimi i kėsaj aktakuze dihet. Pėrveē asaj qė u cekė mė parė, kjo farė aktakuze ka pėr qėllim denigrimin, jo vetėm tė luftėtarėve tė akuzuar, por tė luftės sonė ēlirimtare nė pėrgjithėsi, tė cilėn e zhvilluam dhe e pėrfunduaam me sukse, nėn flamurin e UĒK-sė. 

Zonja Del Ponte, po tė mos ishte balerinė pėr ekzekutimin e komponimeve tė qarqeve antishqiptare, do tė vėlerėsonte ashtu si e tėrė bota demokratike, se pjestarėt e UĒK-sė nuk kanė bėrė krime; se ata kanė zhvilluar njė luftė tė drejtė pėr ta mbrojtur popullin nga forcat policore, paramilitare dhe militare tė pushtuesit fashizoid serbo-ēetnik, tė cilat kryen krime lufte tė pėrmasave gjenocidale ndaj popullatė sė pambrojtur civile shqiptare, pa bėrė dallime gjinie dhe moshe. Andaj, do t’i drejtonte akuzat e saj pėr krime lufte nė adresė tė saktė.

„Ngathtėsia“ nė veprime konkrete e z.Del Ponte, ndaj kriminelėve tė dėshmuar, imponon konkludimin se kjo „ngathtėsi“ ėshtė pjesė e realizimit tė njėrit prej standardeve tė Steineri-t, pėr kėthimin masovik tė serbėve nė Kosovė. Ngase, padronėt e saj nė hije janė tė bindur, se arrestimet arbitrare tė luftėtarėve tė lirisė, nė bazė tė aktakuzave politike dhe tė sajuara nga trillimet e shprtshiturėve, do t'i kurajojnė serbėt e shpėrngulur pėr t'u kėthyer nė Kosovė. Prandaj, veprimet e sotme tė KFOR-it, UNMIK-ut dhe tė Tribunalit tė Hagės, u gjasojnė me shumė ēka, skenarėve dhe veprimeve tė OZNA-s kundėr shqiptarėve nėn ripushtimin jugosllav, menjėherė pas Konferencės sė Bujanit, deri nė vitin 1948, ndėrsa pasojat dihen.

Sipas praktikės qė ndjek sot Karla Del Ponte, duhet kuptuar se prokurorėt e Gjyqit tė Nyrenbergut, do tė duhej tė ngritnin aktakuza ndaj pjesėtarėve tė koalicionit antifashist, nė krye me Stalinin, Ruzveltin dhe Ēerēillin, ngase sot nga Tribunali i Hagės akuzohen kroatėt, boshnjakėt dhe shqiptarėt liridashės, ndėrsa himlerat, gebelsat, geringat, hitlerjungashėt dhe gjovanifashistėt serė shėtsin lirshėm.

Sipas praktikės qė ndjek sot Karla Del Ponte, duhet kuptuar se prokurorėt e Gjyqit tė Nyrenbergut, do tė duhej tė ngritnin aktakuza ndaj mbrojtėsve tė Londrės, Parisit, Varshavės, Moskės, Stalingradit, Athinės, Tiranės, ngase sot nga Tribunali i Hagės akuzohen mbrojtėsit e Vukovarit, Sarajevės, Mostarit, Srebrenicės, Prekazit, Likoshanit, Junikut, Smolicės, Krushės sė Vogėl, Llapushnikut, Llabit dhe Gollakut, ndėrsa ata qė i lanė nė gjak banorėt e tyre dhe i dogjėn nė flakė, shėtisin lirshėm, bile edhe tė pėrcjellur nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-it.

Me veprimet e saj arbitrare dhe tė „pamatura“ znj. Del Ponte, nuk mund ta mbulojė njė tė vėrtetė tė madhe, se qarqet mė relevante ndėrkombėtare nuk mund tė mohojnė faktin, se pėrkundėr dėshirės sonė u detyruam tė luftojmė kundėr njė pushtuesi tė egėr dhe shumė mė tė pėrgaditur ushtarakisht; se pas shumė sakrificash sublime e pėrfunduam kėtė luftė, nė aleancė me NATO-n, pėr ēka edhe u jemi shumė mirėnjohės, veēanėrisht SHBA-ve dhe Britanisė sė Madhe, tė cilat ndikuan fuqishėm pėr krijimin dhe funksionimin e kėsaj aleance. Ėshtė momenti qė zonja Del Ponte ta kuptojė njė herė e mirė, se duke akuzuar UĒK-nė pėr krime lufte, ajo e akuzon edhe NATO-n - aleaten e ēlirimtarėve dhe po vazhdoi kėshtu me siguri do ta humbasė funksionin e paguar mirė. 

Pas pėrfundimit tė luftės ne pjestarėt e UĒK-sė, paranuam tė demobilizohemi para atyre qė i konsideruam dhe u besuam, se vėrtetė janė aleatėt tanė tė luftės dhe tė sakrificave tona sublime.

Ishim thellė tė bindur, se falė luftės heroike dhe gjakut tė bijėve dhe bijave tė popullit tonė, pėrfundoi pėrgjithmonė epoka e hidhur e terrorit tė organizuar shtetror, e cila manifestohej nėpėrmjet bastisjeve, arrestimeve arbitrare, aktakuzave tė montuara politike, torturave gjatė hetimeve, proēeseve tė montuara gjyqėsore dhe denimeve drakoniane, natyrisht sipas Kodit Penal tė pushtuesit. Por, fushatat e arrestimeve dhe proēeset gjyqėsore ndaj luftėtarėve tė lirisė, me aktakuza tė sajuara nga denoncimet e dėshmitarėve tė shitur pėr pak euro apo beneficione, dje te UDB-ja, sot tek shėrbimet informative tė disa qarqeve, tradicionalisht prosllave, ndėrsa kriminelėt e vėrtetė serbė shėtisin lirshėm dhe tė pėrcjellur nga truprojat speciale tė policisė sė UNMIK-ut dhe KFOR-it, janė dėshmia mė e mirė, se edhe njėherė u mashtruam.

Realiteti nė tė cilin po jetojmė (lexo vegjetojmė), nėse duam ta vėlerėsojmė pa paragjykime dhe realisht, me siguri do tė konstatojmė, se disa segmente vendimarrėse evropiane tė cilat mbulojnė pozita tė rėndėsisė sė veēantė nė kuadėr tė UNMIK-ut dhe KFOR-it, nė raport me ne shqiptarėt vazhdojnė tė sillen sipas traditės sė vjetėr evropiane, tė na trajtonė ashtu siē i trajton njerka shpirtkatile fėmijėt e barkut tė parė.

Pėrgjigja jonė e vetme ndaj sjelljeve tė liga tė segmenteve tė caktuara ndėrkombėtare dhe fushatave tė arrestimeve tė komandantėve tė zonave tona operative dhe e vartėsve tė tyre, ėshtė ngjeshja e rradhėve pėr veprime konkrete dhe tė vėndosura, deri nė ndryshimin e kėsaj gjendjeje. Pėrndryshe, do tė humbim tė drejtėn, nėse nuk e kemi humbur, qė tė rrahim gjoks para kamerave, nė pėrvjetorėt e Dėshmorėve tė Kombit. Mjerisht, ashtu si po sillemi ndaj arrestimeve tė luftėtarėve tė lirisė, edhe dėshmorėt e kombit po t'ishin fizikisht nė mesin tonė, do t’ii arrestonin para syve tanė, e ne do tė bėnim sehir, siē edhe po bėjmė. 

Kėsaj rradhe hesapet e tė gjitha qarqeve antishqiptare do tė duhej tė dėshtonin pėrfundimisht. Sepse, ne shqiptarėt kami patur mundėsi tė nxjerrim mėsime nga e kaluara. Andaj do tė dimė si tė veprojmė. Fatmirėsisht kemi potencial mendor dhe veprues, pėr tė dėshmuar, se ashtu siē ditėm tė mbrojmė pragun e shtėpisė me armė nė dorė, do tė dimė tė bashkohemi pėr t’i mbrojtur me vendosmėri frutet e luftės, duke pėrdorur mjetet pėrkatėse.

Rroftė bashkimi veprues i popullit tonė, pėr mbrojtjen e fruteve tė luftės sė armatosur ēlirimtare tė UĒK-s!



Mė 25 shkurt 2003, Prishtinė 

Sejdi Veseli