|
»Behemonti sllavomaqedonas" ,"Koalicioni i madh" dhe Marrėveshja e Ohėrit" me krerėt e ish UĒK-sė apo BDI-sė sė Ali Ahmetit
Dr.Nehat Sadiku
Kush ka dėgjuar gjė pėr filozofin e shquar eminent britanik Thomas Hobbsin, e din se ky teorik i politikės ėshtė autori i veprės sė njohur klasike Leviatanit. Ėshtė mė pak e njohur se Hobbsi gjatė viteve tė pleqėrisė nė mes tjerash e pati shkruar veprėn, tė cilin lirisht mundemi ta trajtojmė si vėllaun binak tė Leviatanit: Behemontin. Nė Leviatanin shumė thjeshtė thėnė ėshtė prezentuar dhe pasqyruar formimi i pushtetit publik sovran, shtetit. Behemonti nė dallim prej vėllaut tė vet tė famshėm e pėrshkruan se si fundamentalistėt religjioz dhe fanatikėt demokratik nė Angli e patėn pėrmbysur pushtetin sovran duke e ndezur luftėn qytetare apo shtetase.
Kjo vepėr meret me shpėrbėrjen dhe shkatrimin e shtetit, fytyra e titullit simbolizon joshtetin. Nė eshatologjinė Ēifute si Leviatani ashtu dhe Behemonti kishin qenė bishat e egėrta tė kaosit. Tek Hobssi Leviatani paraqitet - si njė mbret pėrmbi fėmijėt e debelisė - u bė si njė simbol pėr shtetin, qė ngren dhe rregullon rendin dhe paqėn, pėr sistemin politik ku pushteti sovran publik garanton pushtetin e ligjit dhe i rruan tė drejtat e individit. Behemonti, simbolizon mospushtetin, kaosin dhe dhunėn, qė shpjer deri tek rrėzimi dhe shpėrbėrja e shtetit.
Me ndihmėn e Hobbsit do tė mundohemi tė sqarojmė se ēfarė ėshtė duke ndodhur nė Maqedoni me kombin shqiptar. Pozita nuk ėshtė aq e mirė - me kėtė pajohet me padyshim thuajse shumica. Pėrgjegja pėr pyetjen, se ēka ėshtė ajo qė e hedh mbi shtetin sllavomaqedonas pėlhurėn e zisė dhe shakton kokėēarje se ku qėndron problemi, ē'ėshtė aq problematike, janė kėto interpretimet e shumta tejet tė ndryshme dhe polemizuese. Sidomos dallimi i qėndrimeve se ku kemi ardhur dhe si duhet vepruar matutje, nuk mvaren parasegjithash prej qėndrimit apo opcionit politik (apo ma sė miri prej pėrkatėsisė politike) tė atyre, qė pėr kėtė pyetje shkruajnė apo flasin. Mė sėpari bjen nė sy identiteti i interpretimeve, qė dallohen vetėm sipas parashenjave dhe gjykimeve vlerėsuese thuajse tejet iracionale dhe deri diku nė esencė kundėrshtonjėse dhe jo sipas pikėnisjeve themelore reflektonjėse. Edhe ma shumė, nuk do tė ishte i tepėrt ky konkludim qė problematika pėr tė cilėn shkruhet dhe flitet gjatė gjashtė viteve tė fundit nė Maqedoni mvarėsisht prej pozicionimit politik pozitė-opozitė, thuajse nė pėrgjithėsi e determinon apo dirigjon e djathta politike ultranacionaliste profashiste dhe kėtė bėrthama e saj e fuqishme e pėrbėrė prej tė ashtuquajturave forcave politike properendimore si nė bregun e lumit tė thatė sllavomaqedonas dhe atij shqiptar. Dhe jo vetėm se prodhon argumente por edhe me kėtė e pėrcakton interpretimin e veprimit tė vet si dhe sjelljen e kundėrshtarėve tė saj. E djathta sllavomaqedonase dhe ajo shqiptare mendojnė se kanė njėfarė hegjemonie politike dhe intelektuale, opinioni publik nė Maqedoni kacafytet me pyetjet jo tė rėndėsishme dhe tė rrejshme. Njėra prej pyetjeve tejet tipike ėshtė ajo qė e kam parashtruar shpeshherit nėpėr mediat e shumta nėpėr shtetet evropiane se ndoshta binomi politik Arbėr Xhaferi - Menduh Thaēi kreu dhe njėri prej nėnkryetarėve tė PDSH-sė, (tanimė me parafimin dhe nėnshkrimin e marėveshjes sė Ohrit tė tandemit Xhaferi-Ymeri) janė bėrė marioneta e kryetarit tė qeverisė maqedonase Georgievskit apo e presidentit maqedonas Trajkovskit apo qendrave tjera politike jashtė Maqedonisė tė themi tė rretheve bullgaromadhe pėr shkak tė "dosjeve politike in corpertina jo tė hapura tek rasti i Gostivarit". Si njė figurė e shenjtė paraqitet ish perfekti i Gostivarit mr.Rufi Osmani i cili e pėrcakton rezultatin pėrfundimtar tė duelit politik Xhaferi-Thaēi, Xhaferi-Ymeri nėse njėri bjen, bjen dhe tjetri, nėse bien tė dy, bien sėbashku. Pėrgjegjėsia e Arbėr Xhaferit dhe deputetėve tė PDSH si dhe PPD nė parlamentin maqedonas, nė qeveri (ndoshta edhe tek qeveria e zgjėruar apo koalicioni i madh) ėshtė tejet i madh para kombit shqiptar. Po tė njėjtėn pėrgjegjėsi e mbartin edhe PPD, PDK dhe sidomos UĒK-ja. Ajo qė ėshtė ma kryesore tani pėr tani, sepse Arbėr Xhaferi si njė individ publik, e keqpėrdori besimin dhe kredibilitetin e tij politik, e keqpėrdori votėn e lirė, demokratike dhe liridashėse tė shqiptarėve nė Maqedoni, dhe si njė "lider i traumatizuar dhe i hendikeposur kvazikarizmatik" shqiptarėt dhe gjeneratat e ardhėshme do ta mban nė mend si njė kusar dhe trumcak qė i tradhėtoi parimet e tija politike, i tradhėtoi interesat politike tė kombit shqiptar nė Maqedoni. Ky argumentim vjen dhe dėgjohet prej rradhėve tė disa qarqeve nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe tek diaspora shqiptare. Personalisht kam njė qėndrim tjetėr qė deri dikund i kundėrvihet qėndrimit tė atyre qė nuk shohin dy gishta para syve tė vet. Thjeshtė thėnė populli shqiptar nė Maqedoni ka nevojė pėr njė unitet komplementar dhe konzistent pėr pyetjet kardinale, gjėrat tjera le tė mbeten pėr foshnjat e djepit dhe jo pėr politikanėt qė mundohen ta blejnė shkurtpamėsinė e tyre me injorancėn, dekadencėn dhe nihilizmin e tyre shpirtėror me largimin e intelektualėve prej rradhėve tė tyre.
Nuk duhet aluduar dhe krijuar "oazat e rezikut" dhe "kampet e pėrqėndrimit" pėr rezikimet e shumta pėr demokracinė dhe higjienėn shpirtėrore dhe sjelljen endacake tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe sidomos tė deputetėve dhe krerėve qė i reprezentojnė idealet dhe interesat politike tė saja. Njėra palė e sheh se si i vetmi rrezik i potencuar dhe i mundshėm pėr interesin e kombit shqiptar janė forcat politike tė kontinuitetit politik ku paraqitet si njė hegjemon PPD e dr.Ymer Ymerit dhe tjetra PDSH e Arbėr Xhaferit. Poashtu tejet mė ka dėshpruar edhe sjellja e papėrgjegjėshme e lidershipit politik dhe ushtarak tė UĒK-sė nė krye me Ali Ahmetin qė dhanė pėlqimin dhe firmosėn pajtimin apo e pranuan marėveshjen e turpshme tė Ohrit. A ekziston ndonji ekspert politik shqiptar qė do ta sqaronte njė sjellje tė kėtillė pėr ēastet vendimtare pėr kombin shqiptar? Njėra palė dhe pala tjetėr e keqpėrdorin emrin e demokracisė pėr diskvalifikimet dhe demonizimet e kundėrshtarėve si dhe njėherit legjitimizimin e politikės sė tyre pėr efektivat dhe strategjitė e tyre se si duhet mbetur apo ardhur nė pushtet pėrgjithmonė, kėtu le tė duket dhe aq naive pėrfundimi im se si viktimė paraqitet nocioni i demokracisė, qė mbetet si njė trung i tharė i grabitur prej parazitėve tė shumtė qė po atij trungu qė dikuri i epnin jetėn. Droja e tepėrt dhe e bezdishme pėr demokracinė sllavomaqedonaso-shqiptare qė nuk don tė thotė asgjė, ose pėr vetė elitat politike mundet ta ketė kuptimin e gjithėēkahit, nuk kanė kurajo civile dhe menēuri politike qė ta pranojnė faktin se fund i fundit shqiptarėt nė Maqedoni jetojnė nė njė shtet kvazidemokratik pak a shumė fashisoid dhe totalitar dhe se Georgievski, Trajkovski, Xhaferi, Ymeri dhe tjerėt janė pjella e njė politike "demokratike" fashisoide. Po edhe vetė Xhaferi,Ymeri. Kėto janė po ato "demokratė" para tė cilėve na pat kujtuar vetė Hobbsi qė duhet tė mbrohemi dhe tė kemi kujdes mos tė na fėlliqin me smundjen e tyre tė trathtisė sė interesave vitale tė kombit shqiptar: jo rreziku pėr demokracinė, por demokracia si njėfarė kanosje reziku pėr ēėshtjen e pazgjedhur tė kombit shqiptar. Tė blerė, tė shitur, tė konzumuar pėr jetė tė jetėve! Matutje, jemi mėsuar tė dėgjojmė njėfarė vokabulari tė krimbur dhe anashkelonjės pėr "integrimin e kombit shqiptar nė Evropė". Njėra palė kėtė e sheh tek krijimi i njėfarė forumi politik i kombit shqiptar, ky sher dhe idiotizėm rrjedh prej strukturave politike neokomuniste tė PSSH dhe personalisht Fatos Nanos. Kjo parti sipas tij paraqet njėfarė "shkalle tė evropianizimit nė Shqipėri" dhe u bėjnė thirje pėr ti ndihmuar tyre nga ana e komisionit evropian dhe deputetėve evropian (edhepse prej rradhėve tė kėsaj partie dėgjohen zėrat e shumtė tė zymtė dhe evroskeptik). (Kjo epizodė e njė sjellje tė tillė patologjike shkakton njė dyshim tė madh, se ministri pėr punė tė jashtme i Shqipėrisė pėr luftrat e tija tė brendshme politike mundohet ti rekruton krerėt politik evropian kėtu duhet reaguar shumė shpejt dhe duhet menduar shumė thellė pėr njė veprim tė tillė). Analistėt e kutshėm evropian dhe botėror parashtrojnė pyetjen: ēka mbeti prej pluhurit tė artė dhe magjepės tė "faktorit tė unifikuar politik shqiptar" nė Maqedoni? Kush kujt i pinė helm uji prej dore tek shpirtėrat e degjeneruar tė bashtakėve shqiptar qė veten e quajnė politikanė dhe intelektual ku akoma nuk kanė arritur ta kuptojnė formulėn magjike evropiane: " Shqiptarėt nuk janė akoma pėr ti afirmuar dhe praktikuar vlerat siq janė:liria, barazia dhe shtetformėsia, pa hile dhe telashe duhet nėnvizuar se akoma ju mungon vetėdija e formuar kombėtare.
Qeverisė sė tanishme maqedonase i ngjesin etikitimet e shumta se ajo nuk i pėrmbushi premtimet e dhėna ndaj shqiptarėve, me sjelljen e saj endacake dhe me politikėn diskriminuese ka krijuar njė dukuri politike qė shkenca politika e quan si diktaturė e ekzekutivės. Kėtė dukuri e kam emėruar si demokraturė - politika e kėrbaēit qė djeg dhe pėrvlon nė emėr tė shtetit tė sė drejtės dhe vlerave demokratike. Mosrealizimi i premtimeve tė dhėna ndaj shqiptarėve e ka kuptimin e "integrimit nė Evropė" si njė kompenzim autoritar pėr strategjinė e zhvillimit nacional si dhe dėftesėn e jofuqisė politike dhe perspektivės pėr shqiptarėt nė Maqedoni. Dhe kėtu vjen nė shprehje mostrazimi dhe mosaktiviteti i duhur i komunitetit ndėrkombėtar pėr tė ndėrmjetėsuar tek konflikti ndėretnik nė Maqedoni. Radikalizmi politik i shqiptarėve mundohet tė degjenerohet dhe paraqitet si njė proces politik qė me vete mbart qelizat e nihilizmit politik pėr asgjėsimin e shtetit demokratik. E vėrteta ėshtė po e kundėrta. Nuk duhet dyshuar asesi fare. Shqiptarėt e Maqedonisė edhe kėsaj here u flijuan pėr avansimin e pėrforcimit tė identitetit politik maqedonas, tė njė shteti, njė kombi, njė kulture inekzsitente. Kush janė budallenjėt, trathtarėt, endacakėt, sheretlinjėt, "kolltukfagėt- pezdelinjėt" shqiptarėt apo inhebelerėt? Kush vallė nė Maqedoni ia gris fustanin nuses ku akoma ende dhėndrin se kemi varosur? Njė shpirt i pavarur evropian mė thėret nė mes tė natės dhe mė thotė: "Shqiptarėt trima pėr tė luftuar nė fushėn e luftės, pranė tryezės sė bisedimeve bataku i batakut tė kėnetės sė tharrė iliriane".
Nėse kėto janė pyetje jo tė rėndėsishme dhe pyetje tė rrejshme (ose ėshtė e diskutueshme mėnyra se si kėto parashtrohen), ēfarė ėshtė atėherit njė pyetje themelore politike? Kjo paraqet pyetjen e pushtetit publik, pyetjen e rregjimit apo kaosit politik, pyetjen e ekzistimit tė shtetit (d.m.th. ligjshmėrisė dhe tė drejtave me rruajtjen e karakterit unitar tė shtetit me sajimin e minireformave pėr tua mbyllur gojėn shqiptarėve nė Maqedoni, ndodhi ajo qė gojėn shqiptarėve ua mbyllin vetė shqiptarėt. O imzot sa mė dogji nė shpirt kjo lemeritje, kjo dhimbje qė erdhi prej tufanėve shqiptar). Pyetjen tė cilėn duhet parashtruar, ėshtė, se pikėsėpari me qeverinė e Georgievskit dhe pėrkrahjen e presidentit maqedonas Boris Trajkovskit kemi fituar ne shqiptarėt si dhuratė tė merituar blamazhin - Leviatanin e rri apo Behemontin sllavomaqedonas qė edhe matutje ta keqpėrdor vullnetin politik tė shqiptarėve nė Maqedoni. Ata qė kėsaj nuk do ti besonin, do ti pėrkujtoja me atė qė pati ndodhur gjatė dekadave tė fundit me popullin shqiptar nė Maqedoni. Dhe kur mundohem ta gjej pėrgjigjen pėr kėtė, patjetėr vij nė pėrfundim, se pala apo asketizmi primitiv sllavomaqedonas e keqpėrdori apo e dhunoi kredibilitetin politik tė votuesve shqiptar, qeveria dhe presidenti maqedonas prej njė perspektive kohore siq shihet pra punuan dhe ende punojnė kundėr interesave politike tė shqiptarėve nė Maqedoni. Parashtrohet edhe pyetja tjetėr se kush ėshtė naiv ne apo ato? Ne shqiptarėt jemi naivė dhe komb i paafirmuar politikisht. Sėbashku e rrėmihėm varrin dhe vetė rramė brenda. Identitetin e kombit shqiptar e coptuan vetė politikanėt shqiptar nė targot e shpėrndara qė dikushi tjetėr prej kėsaj krijon "financimin deficitar pėr ti eleminuar luftėtarėt e lirisė".
Qeveria maqedonase mundohet ujqėrit e urėt shqiptar ti blen me ndrimet dhe kėmbimet e shumta kadrovike, me riorganizimin e ministrive apo zvogėlimin e ministrive shterore si dhe kontrolin e tyre prej saj. Nuk duhet harxhuar asnjė fjalė dhe lirisht duhet theksuar se ndrimet kadrovike si dhe kompenzimet e shumta janė tejet radikale. As nuk dua tė them se kėto spastrime kishin qenė tė organizuara aq mirė dhe nė disfavor tė shqiptarėve. Dėshiroj qė opinionin publik shqiptar nė Maqedoni ta informoj se qeveria e rre duke kryer detyra dhe ndryshime revolucionare brenda ministrive tė shumta ajo nuk ia mundėson palės shqiptare qė tė jetė fuqi politike vendimtare. Kėtu nuk duhet dyshuar asesi, duhet ditur fort mirė se mbretėron kontinuiteti i politikės sė mėparshme shoviniste sllavomaqedonase. Kėtu nuk mendoj me kontinuitetin e pushtetit partiak (kėtu pėr tė mundet tė themi gjithėēka), por me kontinuitetin e praksės sė qeverive tė mėparshme maqedonase. Georgievski pati plot tė drejtė kur theksoi se liberalėt dhe demokratėt e ngjyrave tė ndryshme si dhe socialdemokratėt maqedonas po veprojnė ashtu siq vepron tani qeveria e tij. Kėtė nuk mundet disi shqiptarėt ta pranojnė dhe arsyetojnė. Kjo ėshtė njė gabim tejet i madh qė po e bėjnė subjektet politike nė Maqedoni. Identifikohen me metodat dhe strategjitė e veprimit tė shovinizmit sllavomaqedonas. Nėse bėn diēka, pėr pasojat e sė cilės sjellje apo veprim je i vetėdijshėm, aktivitetin e sjell para pyetjes sė dyfishtė. Parafimi i marėveshjes sė Ohėrit kėtė sjellje e vėrtetoi plotėsisht.
Qeveria e Georgievskit sa i pėrket kėtij problemi pati lėvizur nė suazat e farkuara dhe tė sendėrtuara prej mėparė, prej qeverive tė mėparshme maqedonase. Kėtė mėnyrė tė qeverisjes politologu i shquar britanik Davis Merriti e pati pėrgzuar si diktaturė tė ekzekutivės. Subjektet politike shqiptare si dhe UĒK-ja nė Maqedoni duhet tė korigjojnė politikėn dhe strategjinė e tyre ndaj qeverisė dhe institucineve tjera maqedonase. PDSH, PPD kanė vetėm njė qėllim qė sa ma shumė tė fitojnė pėr harabelėt e vet me kuadrimin perfid dhe sukcesiv, nė lidhje me kėtė vetė lidershipi i kėtyre partive imponohet si njė kulshedėr brenda kthetrave tė qeverisė sė riorganizuar apo tė themi metaforkisht Leviatanit tė ri. Mirėpo kjo qeveri nuk u ndal aty ku duhej tė ndalej dhe shumė shpejt e tregoi natyrėn e saj behemontiane. Por edhe kėtu duhet tė jemi tė drejtė dhe objektiv edhe qeveritė e mėparshme kishin qenė qoshe e Behemontit. Siē thekson politologu gjerman Hamblin Federicu se Diktatura e ekzekutivės nuk kufizohet vetėm nė laminė e kuadrave si dhe tek ngritja e segmenteve destruktive tė qendrave politike, ngushtė lidhur me klientilizmin, nėpėrmjet tė cilave qeveria krijon ndikim tek sferat e shoqėrisė civile tė cilat duhet tė jenė pjesa pėrbėrse e njė sistemi demokratik autonom. Diktatura e pushtetit ekzekutiv e prek strukturėn si dhe veprimin e vetė shtetit. Nė sistemin politik qė finguron nė Maqedoni diktatura e ekzekutivės e deformon shtetin maqedonas, dhe inicon proceset e shpėrbėrjes sė saj. Qeveria nuk ėshtė si shteti dhe aq ma pak pėrfaqėsuesja e shtetit (qė jemi duke dėgjuar gjatė ngjarjeve tė fundit nė Maqedoni me reorganizimin e qeverisė sė re tė zgjėruar - koalicionit tė madh si dhe me tregėtinė e politikės sė shprazėt shtazarake tė kuadrove nėpėr ministritė e shumta, dhe tani parafimit dhe firmosjes ndoshta nė parlamentin sllavomaqedonas tė "marėveshjes kapitulluese tė liqenit tė Ohrit prej palės shqiptare"), paraqet njė servis ekzekutiv i pushtetit ligjdhėnės. Ndoshta dikushit i cili i ka para syve njerėzit dhe jo institucionet, nuk i shkon pėr qejfi apo tė themi kjo nuk i konvenon asesi, nė parlamentin e tillė siq ekziston nė Maqedoni, do ta shihte pushtetin suprem. Nėse kjo nuk do tė ishte segmenti i pushtetit ligjdhėnės kjo nuk do tė ekzistonte fare do tė fillonte tė shpėrbėhej sistemi politik maqedonas.
Qeveria e Georgievskit jo vetėm se pati krijuar dhe ekspozuar kushtet e volitshme pėr krijimin e diktaturės sė ekzekutivės ajo pati punuar edhe nė dy projektet tjera qė potencialisht e sjellin nė pyetje pushtetin sovran maqedonas. E para ėshtė aq e famėzuar dhe e reinkarnuar bashkangjitja nė Evropė, integrimi i shtetit maqedonas me shqiptarėt e diksriminuar nė Evropėn demokratike, kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr kalljen e sovranitetit por edhe pėr njė absurditet tjetėr politik, se shqiptarėt duhet tė integrohen me vetė shqiptarėt dhe jo me qarqet shoviniste dhe antishqiptare. Njėri prej analistėve politik zviceran Emil Sallisi nė gazetėn zvicerane NZZ pati theksuar se qeveria maqedonase nuk i respekton parimet e demokracisė ndaj shqiptarėve nė Maqedoni. Mosrespektimi i kėtyre parimeve themelore demokratike do tė krijon rrethanat e shpėrthimit tė njė konflikti tė rri nė mes shqiptarėve dhe maqedonasėve (edhepse konflikti i deritanishėm po zgjatė afėr gjashtė muaj dhe nuk po i shihet fundi). A mundet tė ndodh pacifikimi i Maqednisė nė rrethanat dhe kushtet e tanishme nė Maqedoni parashtron pyetjen Emil Sallisi. Dhe pėrgjigjet tejet implicite dhe me njė ton pesimist: "UĒK-JA NĖ Maqedoni e zgjoi prej gjumit popullin shqiptar, e ndėrgjegjėsoi, por se si do tė sillet ky popull ndaj tyre nuk mundet parashikuar aq lehtė".
Qėndrimi i tillė na sjell deri tek konkludimi tjetėr apo ngjarja tjetėr e kėsaj lemerie shpirtėrore behemontiane pėr vetė maqedonasit se krerėt shqiptarė PDSH,PPD paraqiten si partner tė shtetit maqedonas dhe midis tjerash si tradhėtar tė interesave politike tė kombit shqiptar. Nėse Arbėr Xhaferi-Ymer Ymeri edhe ma tutje do tė mbeten partner tė shtetit sllavomaqedonas nuk do tė mundet tė flasim pėr ekzistimin e interesit nacional shqiptar nė Maqedoni. Ėshtė koha qė dyshi Arbėr Xhaferi -Ymer Ymeri si dhe profiterėt dhe gjakpirėsit tjerė tė popullit shqiptar nė Maqedoni tė largohen aq sa ma parė prej sqenės politike. Pjesėmarja e PDSH, PPD nė institucionet maqedonase e ka domethėnien e njė krimi tė konsiderueshėm ndaj vetė shqiptarėve, e sjell nė pyetje burimin e pashterur tė sovranitetit nacional tė kombit shqiptar nė Maqedoni. Xhaferi dhe Ymeri nuk janė nė gjendje ta kuptojnė se pėrmbajtja e dokumentit qė ata parafuan dhe nėnshkruan mbart nė sqetullat e saja dozėn e rre tė skllavėrimit tė shqiptarėve nė Maqedoni, pa mos inicuar pyetjen pse ashtu vepruan, pse ashtu veproi edhe lidershipi politik i UĒK-sė dhe prej saj lindi njė organizatė tjetėr nė krye me dylberin e Shipkovicės.
Kėtu duhet pėrmendur mundėsitė, mėnyrat e veprimit si dhe pėrdorimin e mjeteve demokratike pėr mirėnjohjen e opinionit evropian se pala maqedonase duhet ti legalizon dhe legjitimizon pe pėr peri kėrkesat reale tė shqiptarėve nė Maqedoni tė parashtruara prej UĒK-sė. Ekzistojnė kushtet reale pėr shpėrthimin e luftės qytetare nė Maqedoni. Pėr vetė shqiptarėt dhe subjektet politike qė meren me gjėrat reale lufta qytetare vazhdon por me njė pretekst tjetėr. Kemi indikatorė qė flasin qartė se gjatė dhjet viteve tė fundit shqiptarėt nė Maqedoni kemi jetuar nė rrethanat e luftės, konkludimin se shqiptarėt jemi duke e zhvilluar luftėn qytetare pėr realizimin dhe afirmimin e kombit shqiptar qė reflektohet prej shkollimit e deri tek segmentet tjera tė nevojshme pėr jetėn dhe ekzistencėn politike, kėtė luftė qytetare e kuptoj si njė paraljamėrim i njė lufte tjetėr hobssiane: shqiptarėt kundėr shqiptarėve. Ndoshta fjalėt e mia dikujt do ti dukeshin tejet metaforike; por historia e re politike e popujve evropian flet qartė se prej metaforave tė tilla patėn filluar luftrat qytetare. Armėt tek kjo kuri nuk e kanė pasur fjalėn e parė dhe kryesore. Ēfarė mundemi tė presim ne shqiptarėt prej gojave tė qelbosura dhe tė mbyllura tė qarqeve shoviniste sllavomaqedonase bullgarmadhe dhe tjerėve nė Ballkan qė janė duke na e shkelur identitetin e kombit shqiptar? Luftra qytetare vlen si njė parimus parimi i rrethanave tė ērregullta.
Qėndrimi i qeverisė maqedonase i sajuar sipas recetave tė partnerėve qeveritar ishte konform apo tė themi kompatibil me politikėn dhe strategjinė e Arbėr Xhaferit-Ymer Ymerit dhe kurri UĒK-sė dhe aq ma pak me atė tė strategjisė gjithėkombėtare qė akoma shtavitet tek pelenat e djepit
naimian-nolian-enverist: se me forcat e dikurshme ish komuniste apo forcat e tanishme me orientim socialdemokratik posaēarisht me lidershipin e UT, UĒK-sė dhe ma pak me PPD duhet shpalltaruar njėherit e pėrgjithmonė me ndihmėn e partnerėve qeveritar si dhe me nofkullat e demokracisė kundėrshtarėt politik tė vetė elitės qeveritare shqiptare dhe asaj brenda taborit
sllavomaqedonas. Elementi kryesor i kėsaj politike tė atavosur flet qartė se ēfarė detyre tė rėndėsishme ėshtė duke kryer
"demokrati i bindshėm" Arbėr Xhaferi dhe kolegu i tij Ymer Ymeri - poshtėrsimin e vlerave kombėtare shqiptare vis-a-vis me ndryshimin e politikės sė shtėrngimit tė dhėmbėve me politikėn e fjalėve. Liderėt karizmatik veprojnė kundėr popullit tė vet, veprojnė kundėr rinisė
shqiptare. Absurditet dhe disproporcionalitet i hatashėm! Votimi i ligjit pėr arsimim sipėror e bėri hapin praktik dhe konkret tek konsolidimi i rrethanave tė ēregullta,
rrethanave, ku ligjet nuk vlejnė asesi. Necessitas non habet
legem. Behemonti maqedonas e ngriti kokėn lartė.
Por disa vėzhgues janė skeptikė se marrėveshja nuk do tė jetė e mjaftueshme pėr t'i dhėnė fund luftimeve.Perspektiva e marrėveshjes sė paqes nuk ėshtė e qartė: qė ajo tė funksionojė, duhet tė pasojnė menjėherė disa hapa kritike.E para ėshtė ēėshtja e kushteve me tė cilat do t'u jepet amnisti guerilasve shqiptarė, dhe pastaj tė vijė ajo mė rėndėsishmja, ēarmatimi i tyre.Nėse shenjat e para do tė jenė
pozitive, gjė qė ėshtė e dyshimtė, atėhere forcat e NATO-s tė drejtuara nga britanikėt do tė mbėrrijnė pėr tė mbledhur armėt.Shpresohet qė operacioni kryesor i mbledhjes sė armėve do tė zgjasė vetėm 30 ditė.Por nė kohėn kur shtėpitė e shqiptarėve janė tė dėmtuara nga
bombardimet, dhe maqedonasit janė tė bindur, edhe pse pa
fakte, se NATO po ndihmon guerilasit, perspektiva e paqes duket e zymtė. Marrėveshja pritet tė nėnshkruhet nga udhėheqėsit e katėr forcave mė tė mėdha politike nė vend, kryeministri Ljubēo Georgievski i
VMRO-DPMNE, Branko Cervenkovski i Lidhjes
Socialdemokrate, Arbėr Xhaferri i Partisė Demokratike Shqiptare dhe Imer Imeri i Partisė pėr Prosperitet
Demokratik, nė prani edhe tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, Xhorxh Robertson, shefit tė Bashkimit Evropian pėr politikat e jashtme dhe sigurinė, Havier Solana, dhe kreut tė radhės tė OSBE-sė, ministri i jashtėm
rumun, Mirēea Xhaona. Mos thuani se nuk patėm shpresė por thuani se qemė
skeptik. Andej Si vis pacem para pacem tė kuptohemi intelegjencė e korumpuar
shqiptare!
Tani mbi kokrat tona rrinė pezull nė ajėr fytyrat e zymta dhe shpirtėrat e shitur tė deputetėve shqiptar tė PDSH,PPD nė krye me Arbėr Xhaferin-Ymer
Ymerin. Kėto ditė mė ka kapluar friga dhe trishtimi ndoshta kjo nuk do tė ndodhte me luftėtarėt e lirisė, them
ndoshta. Shprehi njė pesimizėm tė rezervuar se kur dikushi nėn presionin e dikujt tjetėr i tradhton idealet e
veta, jeta nė vazhdim mua si analist politik i afirmuar dhe i shkolluar jashtė bėrllogut dhe palės uzinare tė Maqedonisė mė duket e tepėrt sikurse do tė
thoja, ani se qentė lehin dhe karavana vazhdon rrugėn pėrpara. Behemonitin maqedonas kėsaj here nuk e mundėm, por e detyruam qė tė ik dhe tė vendoset nė qoshen e arkivosur ku ka zėrė vend e vėrteta
shqiptare. Presim se kuri dhe me ēfarė fuqie do tė na bjer pas kokės. Behemonti pėr ne shqiptarėt nuk ėshtė vetėm Arbėr Xhaferi,Ymer Ymeri dhe jo vetėm qeveria e
Georgievskit. Tejet i rėndėsishėm ėshtė kėtu edhe vetė naiviteti fundamental apo
jopjekuria, mosafirmimi politik i kombit shqiptar nė pėrgjithėsi. Kombi shqiptar duhet tė jetė i vetėdijshėm se pas njė epizodi tė tillė demokratik gjatė zgjedhjeve tė herėpashershme nuk diti ti shpėrblen ata njerėz qė do tė kishin qenė pasqyra e thyer e konstituimit tė pushtetit tė
ri
A ėshtė kjo ndoshta njė spekulim i ri
konstruktiv? Ndoshta. Le ta shohim pra se ku na ka shpjerur barka e Arbėr Xhaferit-Ymer
Ymerit? Mos e lejojmė veten qė dikuri kėta pėrbindsha tė pėrbetuar luftėtarėve tė lirisė t'ju thonin Ku na shpori barka e UCK-sė? Do tė kemi mundėsi qė ta pėrjetojmė rastin se ē'farė mundet tė ndodh me kėrkesat aq tė pėrmendura, tė
"kėnduara", vajtuara, pėrkundura tė elitės politike shqiptare dhe vetė luftėtarėve tė lirisė nė tė
ardhmen. Pėrvojat e deritanishme flasin se "faktori i unifikuar politik
shqiptar" do tė mbetet i pėrēarė nė mejdanin e politikės tė atyreve qė kanė rokur pushkėn dhe asesi nuk janė duke e marur nė pritje tymarin e pushtetit
politik. Shumė intelektualė tė mirfilltė nė diasporėn shqiptare kėto ditė pyesin vazhdimisht se kur Arbėr Xhaferi dhe Ymer Ymeri do tė shpallet tė shenjtė pėr punėn e bėrrė. Gėzohu o popull shqiptar pėr dhuratat qė i ke pranuar prej bijėve dhe bijave ma tė mira tė
tuat?!
|