Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Zgjedhjet parlamentare nė IJRM,njė sfid me shumė tė panjohura

      

  

Mr.Rufi Osmani,  Gostivar

  

Fushata elektorale qė tashmė hyn  nė pėrfundimin e sajė rihapi edhe njė herė,,kutin e Pandorės,,nė tėrė kompleksitetin e sajė nė IJR tė Maqedonisė. Maqedonia,ky  shtet i brishtė i karakterizuar me njė ekuilibir tė thyeshėm tė mbrendshėm ballafaqohet edhe njė herė me sfidat mė  serioze ekzistenciale dhe tė perspektivės,sfida kėto qė fuqimisht riaktualizojn edhe njė herė arsyeshmėrin ekzistencės  ardhmėris sė kėtij shteti.

Konflikti i armatosur i vitit tė kaluar bėri njė thyerje tė madhe mund tė cilėsohet historike nė transformimin e imazhin tė vėrtet tė kėtij vendi duke kontestuar suksesshmėrin e proklamuar tė modelit multietnik mė tė suksesshėm nė Europėn juglindore nėpėrmjet shėndrimit tė kėtij vendi nė njė zonė me potencial destabilizues brengosės nė pėrmasa lokale dhe rajonale.Pėrkundėr faktit qė marrėveshja e Ohrit ishte kthesa qė zėvendsoi luftėn me paqen dhe obligoi subjektet politike kryesore vendore dhe ndėrkombėtare nė aspekt tė respektimit dhe zbatimit tė sajė,marrėveshja nė fjalė edhe edhe njėherė gjatė  fushatės elektorale politizoi skajshėm tėrė spektrin politik dhe civil  nė Maqedoni.

Politizimi i skajshėm nė fjalė verifikoi  edhe njėherė tė vėrtetėn e ditur se pėr Marrėveshjen e Ohrit mungon koncensuzi i brendshėm nė palėn politike sllave si palė mė pėrgjegjėse pėr zbatimin praktikė tė sajė dhe ripėrėsiti edhe njėherė papėrgjegjėsin dhe naivitetin politikė tė palės politike shqiptare nė tė kuptuarin e vlefshmėris sė kėsaj marrėveshje si akt i kryer qė do tė zbatohet nė praktikė nė bazė tė inercionit politikė. 

·        Cilat ishin karakteristikat dalluese tė fushatės elektorale ?

Fushta elektorale nė tėrėsi u zhvillua nė kuadėr tė dy taboreve politike etnikish tė ndara nė kuadėr tė bashkėsis maqedonase dhe asaj shqiptare. Njė ndarje e kėtill elektorale reflekton mė sė miri ndarjen e thellė nė dy nėnsisteme tėrėsisht paralele politike dhe etnike qė formalisht komunikojn vetėm nė kuadėr tė institucioneve tė shtetit duke qen reciprokisht tė pėrjashtuar nga kuadėr tė  komunikimit civil tė tė gjithė spektrit.

Edhe gjatė kėsaj fushate elektorale subjektet politike sllave tėrėsisht  apstenojn nga komunikimi nė raport me elektoratin shqiptarė ashtu siē ndodhė edhe me subjektet politike shqiptare nė raport me me elektoratin sllavė dhe ate joshqiptarė. Njė ndarje e skajshme e kėsaj natyre ėshtė nė tėrisi nė kundėrshtim me parimet bazė tė marrėveshjes sė paqes,parime kėto qė mesazhojn ndėrprerjen e armiqėsive ndėretnike , ripajtimin ndėretnik dhe integrimin institucional tė dy bashkėsive mė tė mėdha etnike nė kuadėr tė institucioneve lokale dhe Euro-Atlantike.

Nė kampin politikė sllavomaqedonas temė kyēe reth tė cilės zhvillohet debati politikė pozitė-opozitė ėshtė lufta e vitit tė kaluar.Qeveria aktuale politike e identifikuar me  VMRO/nė e z.Georgievskit luftėn e vitit tė kaluar vazhdon ta kualifikon si komplot the agresion i importuar nga Kosova dhe i pėrkrahur nga qarqet mė me rėndėsi perėndimore. Pėr dėshtimin luftarak sllavomaqedonas kjo parti  akuzon pėr tradhėti kombėtare opozitėn politike tė LSDM/sė me nė krye z.Crvenkoski pėr shkakun se pse kjo opozit aktuale politike nuk pėrkrahu iden e shpalljes sė gjendjes sė luftės the strategjin e VMRO/sė pėr pėrfundimin e luftės me mjete luftarake pavarsisht nga epilogu i mundshėm i luftės.

Krahas akuzave tė mėsipėrme Don Kishoti politikė maqedonas alias kryeministri Georgievski  vazhdon me kualifikimet mė denigruese pėr pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar dhe nė veēanti  pėr  luftėn e UĒK/sė duke e cilėsuar ate si luftė teroriste me objektiv  krijimin e alibis politike pėr mospajtimin e thellė me marrėvshjen e Ohrrit dhe nė veēanti me dinamikėn e ardhėshme tė zbatimit tė sajė duke paralajmėruar publiksht revidimin dhe anulimin e sajė tė plotė nėse fiton mandatin e ardhshėm qeverisės .

Opozita maqedonase e strukturuar politikisht reth LSDM/sė sė z. Crvenkoski pėrkrahė kualifikimin ,,terorist,, pėr kryengritjen shqiptare por duke akuzuar kolicionin qeveritar aktual tė VMRO-PDSH si regjisor dhe realizues tė luftės nė fjalė pėr qėllime dhe motive tė kontrabandimit dhe keqpėrdorimit tė mjeteve financiare tė fituara nga investimet e jashtėme,privatizimi i kapitalit shtetėror dhe suficiti buxhetor i vitit 2000.

Kjo parti ka qėndrim mė tė matur verbal nė raport me marrėveshjen e Ohrit ,mirėpo duke u shprehur nė parim kundėr pjesėmarrjes sė drejtpėrdrejtė tė BDI/sė sė Ali Ahmetit nė qeverin e ardhėshme realisht bie nė pozicione identike politike me opcionin politik tė kryeministrit  aktual maqedonas. Edhe opozita politike sllavomaqedonase ka qėndrim tepėr tė rezervuar ndaj prezencės dhe ndikimit tė faktorit ndėrkombėtar nė ,,punėt e brendėshme,, tė kėtij shteti duke preferuar njė prezencė simbolike tė kėtij faktori me argumentimin se ky vend ėshtė sovran dhe i pavarur.

Pozicionimet tepėr negative tė spektrit kryesor politikė maqedonas nė lidhje me rolin e faktorit ndėrkombėtar dhe nė veēanti pėr karakterin gjoja  terorist  tė kryengritjes sė armatosur shqiptare nxjerin nė pahė dilemat dhe tė panjohurat e shumta me tė cilat do tė ballafaqohet ky shtet gjatė dhe pas zgjedhjeve politike nė lidhje me zbatimin e reformave ndėretnike dhe stabilizimin dhe integrimin e kėtij shteti nė strukturat euro-atlantike.   

·        Cila ėshtė oferta politike shqiptare?

Nė taborin politikė shqiptarė zhvillohet njė fushatė politike po aq e zhurmėshme si edhe nė taborin politikė sllavė me objektivė pėrvetsimin e meritave dhe tė komandatėve tė kryengritjes shqiptare dhe transformimin e kėtyre meritave luftarake nė fitore politike elektorale tė ēdo partie individualisht.Fushata e deritashme elektorale ka spikatur Bashkimin Demokratik pėr Integrim me nė krye z. Ali Ahmeti si subjektin mė tė popullarizuar ndėr shqiptarėt vendor me nje trend rritjeje tė shpejt tė rejtingut politik jo vetėm nė kuadėr tė  spektrit politikė shqiptarė por edhe nė nivel shtetrorė.

Marrėveshja e Ohrrit ėshtė rezultati final i kryengritjes sė armatosur shqiptare nėn udhėheqjen e  Ali Ahmeti pavarsisht nga fakti qė e njejta as pėrsėafėrmi nuk korespondon me komunikatėn nr. 6 tė ish Ushtrris Ēlirimtare Kombėtare dhe kryesisht nuk ekuilibron tė drejtat politike the kombėtare tė shqiptarėve nė raport me sllavomaqedonasit. Marrėveshja nė fjalė pavarsisht nga cilėsimet qė tė njejtės ia bėn lideri i BDI/sė  ,,si pakt paqėsor historik,, me pėrmbajtjen qė e ka dhe me dinamikėn e mundshme tė zbatimit tė sajė do ta ket shumė vėshtirė ti rrezistoj sfidės historike tė tė  qenurit pakt i mirėkuptimit  ndėretnik me  karakter the vlefshmėri historike.

Oferta politike e Ali Ahmetit dhe BDI/sė fillon the pėrfundon me njė konstatim,,marrėveshja e Ohrrit dhe implementimi i sajė,,. Njė qėndrim i kėsaj natyre jo vetėm verbalisht por edhe realisht qė nė kėtė fazė zgjedhore i ka transformuar disa nga udhėheqėsit e ish UĒK/sė alias BDI/sė nė personalitetet publike mė paqėsore dhe mė integrative nė rafshin  lokal, pavarsisht nga sfidat me shumė tė panjohura me tė cilat do tė ballafaqohen nė luftėn politike institucionale nė kuadėr tė pushtetit maqedonas.    

Nė anėn tjetėr,tubimet parazgjedhore tė PDSH janė tė pėrcjellura me njė kampanjė mediale pompoze dhe me njė cenzurim tė skajshėm tė mediave publike nėn kontrollin e kėsaj partie,me njė pjesėmarrje elektorale mjaftė simbolike dhe kryesisht tė transportuar nga vendi nė vend,dhe me njė vokabular politikė tepėr radikal dhe ekstrem kryesisht tė dimensionit tė inflacionit verbal. Subjekti nė fjalė i indentifikuar nė tandemin Xhafferi-Thaēi moto kryesore tė zgjedhjeve nė fjalė ka iden e Shqipėris etnike  dhe  perėndimin duke ngatruar me kėtė rast shakun dhe pasojėn politike tė tė dy projekteve nė fjalė ,projekte kėto tė cilat konform qėndrimeve,kriteriumeve dhe trendeve intregrative perėndimore pėrjashtojn njėra tjetrėn aktualisht.

Nė veēanti kjo parti verbalisht pėrkrah fuqishėm pavarsin e Kosovės si parakusht i stabilizimit afatgjatė tė Maqedonisė duke tentuar tė mbulon mėkatet e saja qeveritare nė lidhje me pėrkrahjen e marrėveshjes Serbi–Maqedoni nė pjesėn e teritorit tokėsor kosovar,blokimin e shpesht tė kufirit Maqedoni–Kosovė gjatė vitit tė kaluar dhe nė pėrgjithėsi anatemėn antishqiptare dhe antikosovare qė nė rafshin politiko-diplomatikė nė kontinuitet e zbaton  qeveria e partnerit tė sajė strategjikė tė kryeministrit aktual maqedonas.

Fushatat politike tė PDK the PPD/sė kryesisht janė tė njė intenziteti me tė relaksuar dhe pa pompozitetitn e dy subjekteve tė pėrmendura mė lartė pavarsisht nga fakti qė kėto dy subjekte nė listat e veta nominuese kan kandidatura politike respektabile intelektuale,kryengritėse dhe politike.Vlen tė veēohet me kėte rast fakti qė PDK ka nominuar kandidaturėn e rektorit aktual tė Universitetit tė Tetovės  prof.dr. Fadil Sulejmanit the pėrkrah fuqishėm iden e federalizimit politik tė Maqedonisė pa njė vizion dhe projekt konkret tė zbatimit tė kėsaj ideje nė realitetit multietnik vendor.PPD/ja ish partnere e koalicionit qeveritar tė LSDM/sė i ka mbėshtetur tė gjitha shpresat politike nė fitoren e partnerit tė sajė strategjik nė palėn sllavomaqedonase si shansė qė tė kryej rolin e ndėrlidhėsit institucional politik nė mes tė BDI/sė sė Ali Ahmetit dhe LSDM/sė sė Branko Crvenkoskit.       

Debati kyēė reth tė cilit u tensionua dukshėm atmosfera paraelektorale nė bllokun politikė sllavė dhe shqiptarė ishte ideja e arestimit tė Ali Ahmetit dhe izolimit politikė tė BDI/sė,ide tė cilėn kryeministri aktual Georgievski ia ofronte liderit tė partis opozitare maqedonase z. Cėrvenkoski.Ideja nė fjalė nuk u pėrkrahė nga opozita aktuale duke u komentuar edhe si njė  fluskė paraelektoralė nė retorikėn parazgjedhore tė,, luanėve politikė,, tė cilėt tashmė kan humbur betejėn politike.

Mirėpo,njė retorikė retrograde politike e kėsaj natyre nuk ėshtė vetėm e rafshit verbal,e njejta  vazhdon tė shoqėrohet me incidente politike,vrasje tė policėve maqed-onas, vrasje tė civilėve shqiptarė,bllokim tė rrugėve magjistrale dhe tė vendbanimeve shqiptare,heqje dhe djegje tė flamurit shqiptarė dhe tė atyre partiak nga njėsit zyrtare militare sllave dhe me burgosje dhe maltretime tė shumta tė ish luftėtarėve tė UĒK/sė dhe civilėve tė pafajshėm shqiptarė nėn prezencėn dhe vėzhgimin pasivė tė pėrfaqėsuesve civil  dhe ushtarak tė jashtėm.

Dhe pikėrisht gjatė manifestimit tė kėtyre dukurive skajshmėrisht negative dhe antishqiptare del nė sipėrfaqe roli i njė marionete ordinere tė partis politike shqiptare pjesėmarėse nė pushtetin aktual  ngjajshėm me rolin e sajė gjatė luftlės sė vitit tė kalaur pėrkundėr radikalizmit dhe nacionalizimit tė theksuar verbal qė pėrfaqėsuesit mė tė spikatur tė saj  reflektojn gjatė fushatės elektorale nė vijim. 

Dukurit negative  nė fjalė qė kryesisht janė skenarė tė qeveris aktuale ose strukturave paralele tė formura dhe financuara nga kjo qeveri kan efekte tė drejtpėrdrejta politike nė spektrin politikė shqiptarė duke rritur dukshėm rejtingun politikė tė BDI/sė dhe liderit tė sajė Ali Ahmetit krahas rrėnimit tė rejtingut politikė tė partnerit stratgejik tė VMRO/sė, PDSH/sė me nė krye Arben Xhaferrin.

Ėshtė bregosės fakti qė tė 4 subjektet kryesore politike shqiptare nuk kan shpalosur alternativa tė mirėfillat politike,ekonomike,arsimore dhe tė spektrit tjetėr dhe mbi tė gjitha kėto oferta programore nuk i kan tė shoqėruara me stafe tė afta menaxheriale the politike the profesionale. Duke mos ia shpalosur programet politike elektoratit potencial nė kuadrin real institucional,kuadėr nė tė cilin edhe pas kėtyre zgjedhjeve me institucionet dhe resurset publike do tė menaxhon nga pozicione superiore faktori politikė maqedonas,partit politike shqiptare  vėrtetoj faktin e mirėnjohur se edhe mė tutje kan qasje joreale the nihiliste ndaj elektorat tė vet.

·        A duhej qė partit politike shqiptare tė konkurojn skajshmėrisht nė kėto zgjedhje?

Dalja e subjekteve politike shqiptare nė garėn elektorale me 4 subjekte tė pavarura politike do tė ket si pasojė humbjen e 4-8 mandateve parlamentare,humbje  politike kjo qė dukshėm do tė relativizoj dhe margjinalizoj pėrfaqėsimin e ardhėshėm politikė shqiptarė nė parlamentin dhe qeverin e re tė Maqedonisė nė kontekst tė zbatimit tė marrėveshjes sė Ohrit.Historiku i kėsaj garre politike shqiptare me rrezikshmėri tė lart  pėr margjinalizimin tė sėrishėm politikė tė shqiptarėve i ka rrėnjėt mė tė thella nga Kėshilli  politikė ndėrshqiptarė.

Ėshtė fenomen pėr tu analizuar fakti qė themeluesi i kėshillit politik shqiptarė Ali Ahmeti opiniot publik shqiptarė kur nuk ia shpalosi shkaqet e vėrteta tė  dėshtimit  tė kėshillit politik nė fjalė.Heshtja e z. Ali Ahmeti nga qarqe mirė tė informuara interpretohet si pasojė e faktit qė i njejti nėn influencėn e  miqėve tė pėrbashkėt me Arben Xhaferin nė relacionin Prishtinė–Tiranė nuk ka qen i lejuar  tė bėjė pronocimin e  vėrtet pėr fajtorėt e dėshtimit tė projektit tė unifikimit politikė tė shqipatrėve nė IJRM. 

Ėshtė fakt i pamohueshėm se themelimi i Kėshillit politikė ndėrshqiptarė legjitimitetin e vet politikė e ndėrtoi mbi Marrėveshjen e Prizrenit,marrėveshje politike kjo qė realisht kur  nuk funksionoi gjatė kryengritjes sė vitit tė kaluar pavarsisht nga pronon-cimet verbale tė tre nėnshkruesve tė sajė.Dėshmi mė tė argumentuar pėr kėtė konstatim prezentoi kryeministri aktual Georgievski nė njė shkrim autorial nė gazetėn Dnevnik nė fundmuajin e kaluar me ērast deklaroi: ,,Partneri jon i koalicionit qveritar PDSH e Arben Xhaferrit ishte i vetmi subjekt politikė shqiptarė i cili qė nga fillimi dhe deri nė pėrfundim tė luftės sė vitit tė kaluar nė tėrėsi  jo vetėm verbalisht por edhe praktikisht pėrkrahi luftėn e forcave qveritare kundėr ,,teroristėve shqiptarė tė UĒK/sė,,.

Konstitumi i Kėshillit ndėrpolitikė shqiptarė u bazua nė njė marrėveshje formale tė njė unifikimi formal por jo edhe funksional gjatė luftės sė vitit tė kaluar dhe i njejti u ndėrtua nė parime dhe kriteriume tė paverifikuara demokratike zgjedhore duke u prirė nga parimet e konspiracionit  menaxherial dhe duke ekuilibruar pėrfaqėsimin  politikė tė 4 subjekteve shqiptare qė kishin peshė politike dhe mbi tė gjitha qė kishin aspirata politike diametralisht tė kundėrta nė vigjilje tė zgjedhjeve politike tė 15 shtatorit.

Duhet tė konstatohet me kėte rast me objektivitet tė plotė se pėrderisa  faji pėr mosfunksionimin dhe anulimin e Kėshillit politik ndėrshqiptarė i takon ekskluzivisht  PDSH/sė sė Arben Xhafferit. Nė anėn tjetėr pėrgjegjėsia  kryesore politike pėr moskoalicionimin parazgjedhor nė mes tė BDI,PDK the PPD/sė i takon ekskluzivisht udhėheqėsis sė  BDI/sė me nė krye Ali Ahmetin pavarsisht nga fakti qė PDK the PPD nė tėrėsi pranonin kushtet qė do ti shtronte  BDI duke pėrfshirė kėtu edhe kandidaturat e mundshme dhe  mandatet parlamentare.

 Njė moskonstituim i koalicionit politikė nė fjalė krahas humbjes sė deputetėve shqiptarė do tė vėshtirėsoj dhe kufizoj dukshėm hapsirėn manevruese politike dhe mundėsin e pjesėmarrjes efektive tė BDI/sė nė qeverin e ardhėshme maqedonase duke pasur parasysh qėndrimin tepėr negativ tė spektrit politikė,intelektual,medial dhe tjetėr sllavomaqedonas ndaj figurės politiko-kryengritėse tė Ali Ahmetit dhe tėrė strukturės politike tė ciliės ai aktualisht  i prin.

·        Ēka la mangėt fushata elektorale  ?

Problemet aktuale tė Maqedonisė nuk janė vetėm tė spektrit ndėretnikė por ato njėkohėsisht dhe paralelisht i adresohen edhe spektrik ekonomik dhe social.Fushata politike kryesisht anashkaloi procesin e tranzicionit the problemet ekonomike-sociale qė janė ndėr mė tė theksuarit nė kėtė vend analizuar nė kuadėr tė vendeve nė tranzicion.

Maqedonia karakterizohet me njė papunėsi qė tejkalon 40% e popullsis sė aftė pėr punė dhe me njė nivel tė varfėris qė tejkalon 60% e popullsis sė pėrgjithshme.Menaxhmenti i deritashėm politiko-ekonomik i Maqedonis do tė bartė mbi  vete pėrgjegjėsin konkrete politike pėr keqpėrdorimet e shumta tė mjeteve buxhetore gjatė tėrė madatit qeveritar dhe nė veēanti gjatė luftės sė vitit tė kaluar dhe fushatės aktule elektorale.Keqėpėrdorime kėto buxhetore qė tejkalojn shumėn e mbi 1 miliard dollarėve amerikan dhe qė ishin shkaku kryesor i ndėrprerjes sė marrėdhėnieve tė Fondit monetar ndėrkombėtar dhe Bankės Botėrore me kėte qeveri dhe kėte vend.

Menaxmenti politikė nė fjalė i personifikuar nė VMRO-PDSH akuzohet nga shumė institucione qeveritare dhe joqeveritare ndėrkombėtare dhe lokale se ėshtė bėrė kampion i kontrabandės  rajonale duke transformuar kėtė shtet nė koridorin dhe tranzitin kryesor tė kontrabandės dhe trafiqeve tė paligjėshme nė rafshin rajonal  dhe mė gjėrė.

Nė veēanti vlen tė pėrmendet fenomeni i ,,krishterizimit buxhetor,, nė financimin e paligjėshėm tė njė numri tepėr tė lartė tė objekteve kishtare sllavoortodokse  dhe nė veēanti ndėrtimi i  kryqit mė tė madhė nė Europė nga parat publike dhe mos financimi po nga kjo qeveri tė  objekteve fetare islame me rėndėsi the vlerė historike kulturore qė vitin e kaluar u demoluan nga forcat paramilitare sllavomaqedonase nėn dirgjimin e zyrtarėve tė lartė qeveritar.

Ėshtė fakt se kjo qeveri ka disa tė aritura solide nė rafshin makroekonomik,mirėpo loja me tė dhėnat statistikoere nė planin ekonomiko-soacial dhe mbi tė gjitha keqpėrdorimet e theksuara tė mjeteve buxhetore dhe korrupcioni the kontrabanda institrucionale qė u instaluan  si  filozofi e menaxhmentit publik dhe kulturė qverisėse e elitave politike degraduan skajshmėrisht tandemin VMRO-PDSH tek qytetarėt dhe zgjedhėsit pa dallim politikė the etnik.

Ēėshtja e statusit the financimit shtetror tė Univesitetit tė Tetovls jo vetėm si ēėshtje arsimore e prioritetit mė tė lartė pėr shqiptarėt por edhe si njė nga burimet mė serioze me perspektivė destabilizuese nuk ishte temė e debateve dhe porosive serioze elektorale nga subjektet fituese potenciale,fakt ky qė aktualizon shqetsimin e madhė tė  studentėve dhe profesorėve tė kėtij institucioni pėr tė ardhėmen e kėtij institucioni.

 Alternativat konkuruese politike si tė spektrit sllavė dhe atij shqiptarė nuk ofruan alternativa bindėse pėr pėrparimin e procesit tė tranzicionit ekonomik dhe politikė, evitimin e kriminalitetit dhe tė kontrabandės institucionale dhe fillimin e ciklit tė ri investicional  me nė krye elita tė reja tė menaxhmentit politiko-ekonomik si parakushte pėr njė stabilizim pėrmbajtėsor dhe tė qėndrueshėm tė kėtij vendi multietnik  me busul qeveritare tė humbur qė moti.

·        A ekziston rreziku i njė destabilizimi serioz elektoral ?

 

 

 

 

Ekziston njė bindje e fuqishme politike nė tėrė popullsin vendore pa dallim etnik the politikė se koalicioni aktual qeveritar nuk ėshtė i pregaditur qė tė bėn dorėzimin paqėsor dhe demokratikė tė pushtetit politikė nėse humbė zgjedhjet parlametare qė duhet tė mbahen mė 15 shtator.Njė bindje e kėtillė gjen mbėshtetje tė fuqishme nė aktivitetet e deritashme tė kėtij boshti politikė nė raport me marrėveshjen politike,mosrespektimin e ligjit pėr amnesti dhe destabilizimin e kontrolluar dhe permanent qė kjo qeveri e zbaton  nė mėnyrė tė vazhdueshme me objektiv krijimin e njė ambienti tė pasiguris sė pėrgjithshme nė funskion tė apstinimit tė qytetarėve nė procesin e votimit.

Pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė kėsaj qeverie  janė tė pėrfshirė  thellė nė aktivitete kriminale si gjatė luftės sė vitit tė kaluar ashtu edhe  nė rrjedhat  lokale the rajonale tė kontrabandės, aktivitete kėto qė tė njejtit i bėjnė ,,pre e lehtė,, e drejtėsis sė brendėshme dhe asaj ndėrkombėtare nė periudhėn e paszgjedhjeve.

Nė kuadėr tė vlerėsimit nė fjalė nė veēanti pėrfaqėsojn  rrezikė tė nivelit mė tė lartė njėsitet paramilitare sllave tė ashtuquajturit ,,Luanėt-macat,, the rezervistėt e shumtė tė armatosur qė numrojn mbi 5000 pjesėtar dhe grupacionet tė tjera paramilitare tė kontroluara nga qeveria aktuale ose jashtė kontrollit tė saj qė sė bashku pėrfaqėsojn njė bombė tė kurdisur qė mund tė aktivizohet ditėn e votimit ose gjatė shpalljes sė rezultateve zgjedhore.

Njė rrezik i kėsaj natyre nuk duhet tė nėnēmohet duke pasur parasysh faktin se misioni ushtarak i pagėzuar si TFF ka objektiv vetėm tė mbron vėzhguesit civil tė OSBE/sė dhe jo tė siguron qetsin dhe rregullsin nė procesin zgjedhorė.Praktikat e deritashme zgjedhore nė Maqedoni nė veēanti gjatė zgjedhjeve tė fundit lokale dhe atyre presidenciale verifikuan struktura qeveritare dhe paramilitare me kapacitete tė shumta keqėpėrdoruese tė qeveris aktuale me objektiv dhunimin e votės sė lirė the viktimizimin e civilėve tė pafajshėm.Autori ka bindjen se mėsimi si pėsim nga kėto dukuri tė shėmtuara politike qė identifikohen me trupin zgjedhorė  dhe me kulturėn politike nė veēanti tė shqiptarėve nė Maqedoni nuk ėshtė kuptuar seriozisht nga faktori politik i brendshėm dhe i jashtėm.

Njė mosgatishmėri e ballafaqimit me kėto rreziqe serioze elektorale mund tė shėndrohet nė thembrėn e akilit tė procesit elektoral me pasoja destabilizuese me pėrmasa  mė tė gjėra.Pregaditja e terenit politikė pėr aktivizimin e mekanizmave gjegjėse preventive dhe miratimin e rezolutave nga institucionet gjegjėse ndėrkombėtare pėr ndryshimin e mandatit politik,civil the ushtrak tė faktorit ndėrkombėtar nė Maqedoni paraqitet si alternativa e vetme praktike e cila mund tė evitoj ose tė pengoj eskalimin e skajshėm tė situatės sė mbrendshme nėn skenarin e qeveris aktuale  me pasoja destabilizuese lokale the rajonale.       

·        Cilat janė koalicionet e mundėshme paszgjedhore?

 

Sondazhet elektorale nga institucione tė pavarura dhe pamjet filmike nga tubimet elektorale pėr fitues tė sigurt me pėrparėsi gati se absolute nė spektrit politikė sllavomaqedonas pėrcaktojn koalicionin e LSDM/sė tė udhėhequr nga z.Cėrvenkoski dhe nė spektrin politikė shqiptarė BDI/nė e udhėhequr nga z. Ali Ahmeti.Praktika e deritashme e konstituimit tė parlamentit dhe nė veēanti tė qeverive nė Maqedoni ka lėnė si ,,trashigimi qeveritare,, koalicionin e dy subjekteve fitimtare nga tė dy bashkėsit etnike me pėrjashtim tė zgjedhjeve politike tė vitit 1998.Mirėpo njė praktikė e kėsaj natyre ka pak gjasa tė realizohet drejtpėrdrejt nė kėtė rast.

Nėse LSDM fiton shumicėn parlamentare qarqe mirė tė informuara ndėrkombėtare konfirmojn se  BDI/ja e z. Ali Ahmeti do tė ftohet tė mer pjesė nė qeveri nėpėrmjet  PPD/sė partnerit tė vjetėr dhe ,,politikisht tė verifikuar,, tė LSDM/sė. Njė pjesėmarrje e kėsaj natyre e BDI/sė dhe mbi tė gjitha fitorja eventuale absolute e LSDM/sė dukshėm do tė ngadalson dhe do tė konteston nė kuptimin evolutiv institucional zbatimin e marrėveshje sė Ohrrit nė mandatin e ardhėshėm qeveritar krahas margjinalizimit dhe ,,tentim konsumimit politikė,, tė  BDI/sė si trashigimtare politike e kryengritje sė armatosur shqiptare.

Tentativat e fundit lokale the rajonale tė PDSH/sė qė me ēdo kusht tė imponon pjesėmarrjen e pėrbashkėt tė tė gjitha partive politike shqiptare nė qeverin e re qė do tė konstituohet nga LSDM/ja e Branko Crvenkoskit ėshtė kopjim i ides dhe  propozimit tė VMRO/sė pėr izolim politikė tė Ali Ahmetit dhe si e tillė nuk ka gjasa reale tė relizohen pėr edhe pėr shkaqe parimore.

Nėse krimi i organizuar,kontrabanda dhe trafiqet e paligjshme identifikohen me qeverin e deritashme tė VMRO-PDSH/sė,atėherė edhe partia nė fjalė nuk ka se pse  tė amnistohet nga pėrgjegjėsia nė fjalė pasiqė efektivisht ka qeverisur nė dimesionet nė fjalė nė mandatin e deritshėm qeveritar.

Pikėrisht falė pėrgjegjėsis sė krimit ekonomik dhe pėrgjegjėsis sė drejtpėrdrejtė tė prishjes sė Kėshillit politikė ndėrshqiptarė nėn udhėheqjen e Ali Ahmetit ashtu siē prishi pas zgjedhjeve tė vitit 1998 koalicionin politik me PPD,kjo parti politike nuk ka tė drejtė morale qė tė kėrkon koalicion paszgjedhor tė partive politike shqiptare,vendi i kėsaj partie politike ėshtė nė opozitėn politike sė bashku me  partnerin e  sajė stratgejikė VMRO e Georgiveskit.

·        Pėrfundimi

Marrėveshja e Ohrit pavarsisht nga fakti qė evidentoi pėrparim tė caktuar tė tė drejtave individuale dhe kolektive tė shqiptarėve dhe tė bashkėsive tė tjera josllave nė IJRM nuk instaloi parimin e konsenzusit ndėretnik gjatė konstituimit tė pushtetit qendror politik dhe gjatė vendimarrjes pėr ēėshtjet me interes shtetėror,ekonomik dhe ndėretnik.Si pasojė e njė  mangėsie tė kėsaj natyre konstituimi i pushtetit parlamentar dhe qeveritar dhe zbatimi i reformave ndėretnike i paraparė me marrėveshjen e Ohrit nė dinamik dhe cilėsi do tė varet edhe mė tutje kryesisht nga vullneti politikė i subjekteve qeveritare maqedonase si subjekte me mandate shumicė nė institucionet politike tė kėtij shteti.

Fitorja politike e BDI/sė nė spektrin politikė shqiptarė dhe margjininalizimi elektoral i partive tė tjera shqiptare i dedikohet kryesisht respektit tė thellė qė populli shqiptarė kishte dhe ka ndaj simboleve tė kryengritjes shqiptare nė Maqedoni dhe shumė pakė ka tė bėjė me ofertėn politike dhe menaxhmentin aktual politik tė BDI/sė.Nėpėrmjet njė pėrkrahje tė gjėrė parelektorale ndaj BDI/sė qė shqiptarėt vendor dėshmuan nė fushatėn e deritashme elektorale,populli shqiptarė legjitimoi nė mėnyrėn mė  demokratike deh paqėsore luftėn e tijė tė armatosur pėr tė drejta the liri kombėtare duke  hudhur poshtė nė mėnyrė ekspilicite akuzat sllave pėr gjoja karakterin terorist dhe joautokton tė UĒK/sė.

Tashmė tė gjithė politikanėt dhe analistėt e mirėfillt ose tė vetshpallur duhet ta dijn se ndaj ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsu dhe asaj shqiptare nė Maqedoni nė veēanti tė gjithe proviniencat politike slave kudo qė janė the nga do qė tė vijn kan qasjen dhe menaxhimin e njejtė pa asnjė dallim, prandaj ska me boshte alternative qofshin ato Shkup-Sofje ose Shkup-Beograd tė pėrkrahuar fuqimisht nga Athina ose Ukraina tė gjitha janė njėsoj,kėtė fakt tė pamohueshėm lufta e vitit tė kaluar dhe qasja ndaj ēėshjtes sė Kosovės e argumentoi bindshėm.

Alternativa politike maqedonase qė do tė jet fitimtare nė kėto zgjedhje politike udhėhiqet nga menaxhmenti i njejtė politikė me mentor ish presidentin Gligorov, alternativė kjo qė ushtroi dhunė tė vazhdueshme mbi civilėt,institucionet the pėrfaėsuesit politikė shqiptar nė njė periudhė 8 vjeēare tė menaxhimit politikė tė kėtij  shteti dhe qė nė instancė tė fundit ishte prodhuesja mė direkte e shkaqeve tė kryengrijres sė armatosur shqiptare.

 

Mbivotimi si pjesė e mekanizmit vendosės parlamentar dhe qeveritar do tė tentohet tė korigjohet me pjesėmarjen e partive politike shqiptare nė parlament dhe nė qeveri nė pako me lehtėsimin alias ndihmėn e faktorit tė jashtėm.Pėrvoja e verifikuar si praktikė e menaxhmentit  qeveritar njė mekanizėm tė tillė e ka cilėsuar si tė pamjaftueshėm dhe joproduktivė pėr kėtė vend shumetnikė me rreziqe serioze qė ti sjelli shqiptarėt nė institucionet politike dhe ekonomike tė IJRM/sė nė pozicionet inferiore tė para dhe gjatė kryengritjes sė armatosur shqiptare.

 

Rikthimi eventual i imponuar i  faktorit politikė shqiptar dhe popullit shqiptarė nė Maqedoni nė pozicione inferiore dhe margjinale politike do tė kishte si pasojė mosfunksionimin e kėtyre institucioneve nė teritoret the vendbanimet shqiptare nė kėtė vend dhe do tė ishte hyrje nė njė blokad tė re shumė serioze institucionale dhe rifillim i njė konflikt tė ri sllavo-shqiptarė qė pėr pasojė do tė kishte ndarjen e mbrendshme ose shkatrimin pėrfundimtar tė kėtij shteti tė brishtė ballkanik.

 

Autori ėshtė i mendimit se problemi kyē i stabilizimit tė kėtij vendi ėshtė pasojė e mungesės sė pėrgjegjėsis shtetrore dhe zhvillimore  tek elita intelektuale dhe politike maqedonase krahas mungesės sė konsensuzit minimal tek bashkėsia maqedonase pėr rolin dhe statusin shtetror tė popullit shqiptarė nė strukturimin dhe ndėrtimin e strategjis zhvillimore tė kėtij shteti.

 

Edhe kėto zgjedhje politike nėse tė njejtat arijn tė konvertojn pushtembajtsit politik nė mėnyrė demokratike do tė riciklojn stafe menaxheriale politike nga tė dy bashkėsit mė tė mėdha kombėtare me potenciale dhe vizione tė pamjaftueshme  politike dhe zhvillimore si pasojė e njė deficiti kronik  intelektual the politikė qė ėshtė karakteristikė dalluese e kėtij vendi pa dallim spektrin etnik.

 

Pavarsisht nga skepticizmi autorial prioriteti i parė afatshkurtėr qė mund tė jet i njė rėndėsie parėsore  pėr stabilitetin lokal the rajonal, zhvillin e demokracis dhe ardhmėrin e kėtij vendi ėshtė organizimi i qet the demokratik i zgjedhjeve parlamentare dhe bartja e qet e pushtetit politikė nga pozita aktuale qeveritare nė fitimtarin politikė zgjedhorė.

 

Rreziqet nga destabilizimi zgjedhor i IJRM nga qeveria aktuale maqedonase janė tejet tė larta, qytetarėt e kėtij vendi mbajn  shpresė se falė prezencės sė konsiderueshme ndėrkombėtare nuk do tė ndodhė realizimi i skenarėve ballkanas tė destabilizimeve elektorale dhe se zgjedhjet e 15 shtatorit  do tė ken epilogun  paqėsor the demokratik.