|
Universiteti i Tetovės ndodhet nė udhėkryqin ekzistencial |
|
Universiteti i Tetovės ndodhet nė udhėkryqin ekzistencial,bashkqeverisja racionale arsimore dhe politike ėshtė rrugėdalja e vetme Mr.Rufi Osmani,Gostivar Nė vigjilje tė hapjes sė dialogut nė mes tė pėrfaqėsueseve tė Universitetit tė Tetovės,Qeveris sė Maqedonisė dhe faktorit ndėrkombėtar pėr pėrmbylljen pozitive tė ēėshtjes sė hapur tė UT/sė autori nėpėmjet kėsaj analize pretendon tė kontrubuoj nė pregatitjen e njė strategjie funksionale tė faktorit arsimor dhe atij politikė shqiptar me qėllim tė menaxhimit tė pėrbashkėt tė kėsaj ēėshtje me interes kombėtar.
Post festum duhet tė konstatohet me korektėsi se Universiteti i Tetovės u themelua nga njė strukturė vizionare e intelegjencis shqiptare nė Maqedoni me objektiv tė zgjedhi pėrmbajtėsisht ēėshtjen e arsimit sipėror nė gjuhėn shqipe.Nė rrugėtimin e deritashėm UT/ja evidentoi tė arritura tė konsiderueshme arsimore pėrkundėr problemeve tė shumta me tė cilat u ballafaqua nga qeverit e spektrit alternativ politikė maqedono-shqiptarė.Universiteti i Tetovės edhepse realizoi misionin e vet arsimor pėr fat tė keq nuk realizoi objektivin e vet qė tė tranformohet nė Universitet publik nė kuadėr tė sistemit arsimor tė Maqedonis,shkaqet dhe arsyet i janė tė njohura opinionit mė tė gjėrė.Qeverit e deritashme tė proviniencave tė ndryshme ideologjike pa pėrjashtim patėn njė qasje nihiliste dhe mohuese ndaj UT duke e trajtuar si njė ,,krijesė infromale,, pa ofruar asnjėherė alternativat e mundshme tė legalizimit juridik tė kėtij institucioni. Menaxhmenti i brendshėm nė Universitetin e Tetovės nė periudhėn e identifikuar me rektorit Fadil Sulejmani pati njė qasje konfliktuoze-konkuruese nė raport me qeverit e deritashme duke u prirė nga oparimet e menaxhmentit absolutist se,,ose do tė zyrtarizohemi nė pajtim me aktin e themelimit ose nuk do tė pranojm alternativa tė tjera,, pėr tejkalimin e kėsaj ēėshje tė hapur shumė mė tepėr politike dhe juridike.Kohrat pėr dy qasjet stereotipe mė lart tė pėrmendura si tė Qeveris sė RM dhe tė Menaxhmentit tė brendshėm tė UT definitivisht kan pėrfunduar.Momenti i pikrishėm kėrkon njė qasje tjetėr fare dhe nėnkupton njė bashkėpunim konstruktiv tė tė dy palėve nė koordinim me faktorin ndėrkombėtar me objektiv transformimin pėrfundimtar tė UT/sė nė njė institucion publik legal nė nė kuadėr tė sistemit arsimor venodr.
Programi qeveritar i miratuat gjatė zgjedhjes sė qeveris sė koalicionit aktual nė pikėn 3 tė Platformės qeveritare pėr vitet 2002-2006 parashikon tė pėrparohet sistemi i arsimimit nėpėrmjet harmonizimit tė bazės ligjore nė arsim me dispozitat e Marrėveshje Kornizė dhe Krijimin e kushteve pėr akreditimin e universiteteve private tė cilat i plotėsojn kushtet. Programi qeveritar nė fjalė nuk pėrmend fare ēėshtjen e Universitetit tė Tetovės si njė ēėshtje tė hapur dhe problemore qė kėrkon zgjedhje por adreson problemet nė kėtė sferė nė Marrėveshjen kornizė me preferencė tė veēant pėr pėrkrahjen e universiteteve private si ardhmėri e arsimimit universitar nė gjuhė alternative. Kryeministri aktual Branko Crvenkoski nė dy intervistat e tij nė vigjilje tė vitit tė ri 2003 pėr gazetat Fakti dhe Dnevnik pranon qė kjo ēėshtje ka qen ēėshtje debati ndėrmjet parterėve tė koalicionit mirėpo i njejti rekomandon mbylljen e kėsaj ēėshtje nė kuadėr tė ligjit ekzistues tė arsimit sipėror nėpėrmjet akreditimit tė UT/sė si universitet privat. Njė qėndrim i kėsaj natyre i kryeminsitrit aktual maqedonas nuk korrespondon me njė dispozit tė veēant tė Marrėveshjes Kornizė tashmė tė inkorporuar nė kushtetutėn aktuale tė Maqedonisė.Mė saktėsisht thėnė bėhet fjalė pėr formulimin se ,, pjestarėt e bashkėsis etnike qė janė mbi 20% kan tė drejt nė arsim sipėror nė gjuhėn amėtare tė financuar nga shteti nėpėrmjet marrėveshjeve tė veēanta,,.Formulimi nė fjalė nė interpretimin e lirė tė ekspertėve shqiptarė tė drejtėsis lejon mundėsin e financimit tė njė universiteti publik nė gjuhėn shqipe.Nga prezentimi i platformės qeveritare dhe nė veēanti qėndrimit tė kreut aktual qeveritar alternativa e zyrtarizimit tė UT/sė ekziston por mohohet financimi publik-buxhetor i tij. Rektori i ri i UT/sė prof.dr.Ramiz Abdyli nė platformėn e vet zgjedhore angazhohet pėr legalizimin publik tė Universitetit tė Tetovės,pėr reforma tė brendshme arsimore,organizative,financiare dhe kuadrovike me objektiv pėrmbushjen sa mė cilėsore tė kritereve shkencoro-arsimore pėr legalizimin e UT/sė. Analiza kritike e platformės sė rektorit Abdyli nuk jep pėrgjigje nė dilemėn se cilėt faktorė politikė vendor dhe ndėrkombėtar gjegjėsisht se cilėt bartės tė institucioneve politike dhe arsimore qeveritare dhe ndėrkombėtare qėndrojn nė rolin e garantues ose premtuesit pėr realizimin e platformės zgjedhore tė Rektorit Abdyli tė miratuar edhe nga organet mė tė larta tė UT/sė. Pėfaqėsuesit e BDI/sė nė lidhje me ēėshtjen e zyrtarizimit tė UT/sė kan prezentuar qėndrime jo tė harmonizuara nė veēanti nėse analizohen deklaratat publike tė z.Ali Ahmetit,ministrit pėr arsim Azis Pollozhani dhe disa funksionerve tė tjerė tė kėtij subjekti. Pėrderisa pėrfaqėsuesit e kėasj partie nė kohė tė fundit nė mediat shqiptare edhe shprehin angazhim konkret pėr tejkalimin konstruktivė tė ēėshtjes sė UT/sė ,tė njejtit nė mediat sllavomaqedonase dhe nė institucionet publike nuk e diskutojn fare kėtė ēėshtje.Dy shembuj tė fundit nė kėtė drejtim janė pėrvjetori i 9/tė i UT/sė nė tė cilin manifestim munguan pėrfaqėsuesit e BDI/sė dhe takimi i ministrit Pollozhani me Rektorėt e Universiteteve tė vendit,takim nė tė cilin mungoi Rektori Abdyli. Analiza krahasimore e tė dy platformave nė fjalė nxjer nė pahė jokompatibilitetin pėrmbajtėsor nė mes tė synimit-kėrkesės pėr legalizim publik tė UT/sė tė ripėrėsėritur edhe nga rektori i ri i UT/sė dhe ofertės sė reduktuar kryeministrore pėr legalizim privat nėn supozimin e plotėsimit tė tė gjitha kritereve dhe standardeve tė parapara pėr akreditim tė institucionev arsimore konform ligjit nė fuqi. Nė kėtė kuadėr plotėsimi i kritereve dhe standandardeve tė mirėfillta universitare do tė jet njė pengesė ndoshta e papėrballuaeshme pėr njė numėr tė konsideruershėm tė fakulteteve ekzistues tė UT/sė duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese nė aspket tė kuadrove tė angazhauara,planprogrameve mėsimore,literaturės qė shfrytėzohet dhe kushteve haspinore nė tė cilat zhvillohet aktualisht procesi mėsimorė. Nė kėtė kuadėr autori ėshtė i detyruar tė prezentoj mbresat personale qė i ka nga takimet e shumta me pėrfaqėsues tė korrit diplomatik tė akredituar nė Maqedoni,tė gjithė pa pėrjashtim janė nė njė konfuzion tė plotė pėr kėtė ēėshtje dhe nuk ofrojn pėrkrahje serioze pėr legalizimin e UT/sė konform platformės sė Rektorit Abdyli.
Nė njė pronocim tė tij tė fundit rektori i UEJL dr.Alajdin Abazi shprehimisht deklaron,,Nėse kuadrot qė UEJL do ti prodhon do ti duhet administratės publike nė Maqedoni atėherė UEJL ka tė drejtė tė pretendon nė parat publike,,. Nė kėtė fazė delikate kur ēėshtja e hapur e UT/sė duhet tė shtrohet nė tavolinėn e bisedimeve njė kėrkesė e kėsaj natyre e z.Alajdin Abazi si menaxher i njė institucioni qė ka pėrkrahjen e ndėrkombėtarėve drejtpėrdrejtė dobėson shanset e UT/sė pėr tė siguruar financim nga Buxheti i shtetit. Prononcimet e kryeministrit aktual tė Maqedonisė si dhe prononcimet e rektorit tė UEJL nxjerin nė pahė se problemi kryesor i legalizimit tė ardhėshėm tė UT/sė identifikohet me mungesėn e parave publike si pasojė e kolapsit ekonomiko-fiskal tė shtetit dhe jo me kornizėn aktuale juridike pas inkorporimit tė marrėveshjes sė Ohrit nė kushtetutėn aktuale tė Maqedonisė. Harmonizimi i qėndrimeve i tė dy rektorėve tė Universiteteve me seli nė Tetovė nė qėndrimin qė UT/ja duhet tė ket pėrparėsi tė padiskutueshme nė kėrkesėn e parave publike do tė ishte njė kontribut i ēmueshėm intelektual qė do tė ndihmonte procesin e legalizimit tė UT/sė duke evituar konkurimin e dėmshėm nė kėtė fazė nga ana e UEJL.
Rektori i ri nga platforma e vet zgjedhore nė veēanti do tė duhet me prioritet tė inicon dhe mundėsisht realizon reformat e brendshme me synim tė: -konsolidimit dhe menaxhimit racional tė mjeteve financiare tė UT/sė si pasojė e deficiteve tė theksuara financiare tė arkės universitare , -konsolidimit kuadrovik tė personelit mėsimor-shkencor si pasojė e pėrjashtimit tė shumė profesorėve nga ish rektori Sulejmani pėr motive revanshiste, -konsolidimin dhe ringritjen e diciplinės mėsimore dhe pėrmirėsimin e kushteve mėsimore pasiqė tė njejtat kan procesin e tatėpjetės permanente nė vazhdimėsi, -propozon shpalljen e zgjedhjeve tė pjesėshme ose tė plota pėr organet e UT/sė duke pasur parasysh kontestimet e mandateve tė organeve nė fjalė, -tė rishqyrton aktet normative pėr paga dhe kompenzime tė tjera tė profesorėve dhe administratės me synim shpėrblimin meritor dhe motivimin mė tė madhė tė personelit mėsimorė si parakusht pėr ngritjen e cilėsis mėsimore dhe ndėrprerejn e trendit tė ikjes sė kuadrove mė tė mira nė universitetin alternativė tė Shtulit, -themelon njė trup kėshilldhėnės i cili do ta ndihmon gjatė menaxhimit tė funksionit tė Rektorit pėr ēėshjte me rėndėsi. Nė kėtė drejtim duhet tė vėhet nė pahė fakti se me aktin e zgjedhjes sė prof.dr. Ramiz Abdylit nė postin e Rektorit,Senati dhe Kėshilli i UT/sė njė pjesė tė konsiderueshme tė kompetencave tė funksionit tė Rektorit ia bartėn Senatit dhe Kėshillit tė UT/sė. Autori nuk dėshiron tė konstatoj se njė bartje e kompetencave e kėsaj natyre ėshtė bėrė me prapavijė dhe me qėllim qė Rektori i ri tė jet para aktit tė kryer dhe i kontrolluar tėrėsisht nga bartėsit e organeve nė fjalė. Nėse,,njė ēveshje e qėllimt e kompetencave tė rektorit,, ėshtė bėrė me parapavijė atėherė edhe skenaristėt e kėsaj regjie normative duhet ta dijn se ,,ēdo tentim rikthimi jodemokratik dhe antistatutor i tyre ,,nė pozicionet e vjetra menaxheriale dhe vendosėse nuk do tė lejohet nga studentėt dhe profesorėt e kėtij institucioni. Njė shkurtim pėrmbajtėsor i kompetencave tė funksionit tė rektorit duhet tė kompenzohet nga ana e Rektorit tė ri nėpėrmjet hapjes sė debatit demokratik pėr alternativat e mundshme tė legalizimit tė UT/sė jo vetėm nė organet e UT/sė por edhe me profesorėt dhe nė veēanti me studentėt e kėtij institucioni fati profesonal dhe jetėsor i tė cilėve nė fund tė fundit ėshtė nė pikėpyetje.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim duhet nėpėrmjet ministrit tė saj pėr Arsim tė inicon me prioritet ndryshimin e ligjit pėr arsim sipėror dhe harmonizimin e ligjit nė fjalė me dispozitat e kushtetutės aktuale nė lėmin e arsimit sipėror. BDI nė bashkėveprim me Rektorin Abduli duhet tė inicon formimin e ekipeve tė pėrbashkėta nė nivel tė ekspertėve nė mes tė UT/sė dhe BDI/sė me qėllim tejkalimin e mospajtimeve eventuale konceptuale dhe harmonizimin e qėndrimit tė pėrbashkėt pėr kėtė ēėshtje si para faktorit maqedonas ashtu edhe atij ndėrkombėtar. Duhet tė konstatohet me objektivitet se pėrderisa Rektori i ri duhet tė realizon reformat e mbrendshme nė UT realizimi i reformave nė fjalė nuk pėrbėn garancion se UT/ja do tė legalizohet nga organet gjegjėse shtetėrore.BDI e ka pėrgjegjėsin kryesore pėr krijimin e hapsirės juridike dhe ndėrtimin e klimės politike tek partnerėt e koalicionit qeveritar dhe tek faktori ndėrkombėtarėt pėr legalizimin e UT/sė. Nė veēanti vlen tė pėrmendet me kėtė rast se BDI nuk duhet tė pėrsėris gabimin e bėrė nga kryetari i komisionit pėr ēėshtje arsimore z.Fazli Veliu gjatė krijimit dhe pėrkrahjes sė tė ashtuquajturit,,Kėshillė tė dekanėve,, me seli nė hotel Maqedonia.
Kėshilli nė fjalė si trup joformal dėmtoi rėndė procesin mėsimor-shkencorė sepse ishte alibi e rektorit tė mėparshėm z. Sulejmani qė tė bėn diferencimin dhe pėrjashtimin nga puna tė njė numri tė konsiderueshėm tė profesorėve qė kishin mendime alternative pėr menaxhimin e brendshėm dhe zyrtarizimin e UT/sė dhe tė cilėt ishin kryesisht tė manipuluar nga udhėheqėsi i komisionit nė fjalė. Faza akuale e transformimit tė brendshėm tė UT/sė kėrkon qė BDI tė pėrkrahi Rektorin aktual tė UT/sė jo vetėm nėpėrmjet deklarimeve verbale tė pėrfaqėsueseve tė sajė politik dhe qeveritar por kjo pėrkrahje duhet tė jet konkrete,institucionale dhe tė filloj menjėherė.
100 ditė e para qeverisėse tė BDI/sė tashmė pėrfundojn.Shpresat dhe pritjet e shqiptarėve nė raport me BDI kan filluar tė zbehen.Kjo parti duhet tė bėn ndryshimin e progamit tė sajė arsimor dhe UT/nė nuk duhet ta llogaris vetėm si pjesė e historis shqiptare nė Maqedoni por edhe si pjesė e ardhmėris arsimore tė shqiptarėve nė Maqedoni. Alternativa e legalizimit tė UT/sė do tė duhet ketė tė kėrkohet duke pasur parasysh kėto kritere dhe synime : A/Duke u bazuar nė aktin e themelimit tė UT/sė si akt me vlerė historike, arsimore dhe autoktone shqiptare dhe si pozicion fillestar i negociatave, B/Nė harmoni me kėrkesat e tregun ekonomik dhe institucional tė punės, C/Detyrimisht tė financohet nga financat publike-buxheti qendror, D/Zgjedhja pėrfundimtare tė jet kompatibile me pėrmbajtjen e EUJL sepse tė dy institucionet i dedikohen arsimimit tė popullsis sė njejtė dhe do tė evitohej hiperprodhimi i kuadrove tė cilėt nuk do tė kishin mundėsi punėsimi, E/Nė harmoni pėrmbajtsore me reformat e Bolojnės sepse tė njejtat vetėm formalisht janė duke u zbatuar nė UT, F/Nė harmoni me Universitetet tjera nė Maqedonis sepse vetėm nė kėtė mėnyrė validiteti i tė diplomuarėve nė UT do tė kishte verifikim shtetėror. Pėrfundimi i negociatave do tė duhej tė pėrfundon nė fund tė kėtij viti akademik me synim qė vitin i ri akademik UT/ja ta starton me status legal sistemor. Pranimi i postit tė rektorit nga ana e prof.dr. Ramiz Abdyli nė njė situat me shumė dilema dhe sfida tė rrezikshme si mbrenda UT/sė ashtu edhe nė raport me faktorin politik vendor dhe ate ndėrkombėtar duhet tė interpretohet si njė kontribut i lart arsimor dhe kombėtar qė meriton respekt dhe pėrkrahje tė parezervė. Rektori i UT/sė prof. Dr. Ramiz Abdyli duhet pėrkrahur nė misionit e tij pėr legalizimin e arsyeshėm tė kėtij institucioni, nė tė kundėrtėn dėshtimi i tij do tė jet dėshtim i tėrė intelegjencis dhe nė veēanti i politikės aktuale shqiptare dhe mandatit tė saj demokratik dhe kryengritės. Pengesa formale e deridjeshme e identifikuar nga vendorėt dhe ndėrkombėtarėt dhe e personifikuar nė personalitetin e ish rektorit tė UT/sė z.Sulejmani tashmė nuk ekziston. Alternativa e vazhdimit tė punės sė mėtejme tė UT/sė si institucion me statusin e deritashėm jolegal e propaganduar nga disa qarqe tė menaxhmentit tė vjetėr mbrenda UT/sė do tė kishte si pasojė improvozimin dhe margjinalizimin e mėtejm tė procesit mėsimor-shkencorė krahas keqpėrdorimit dhe manipulimit tė kėtij institucioni pėr qėllime konjukturale politike ose pėr gjenerimin e destabilizimeve tė reja. Nė kėtė kuadėr vlen tė pėrmendet se ekziston njė spektėr i gjėrė i subjekteve formale dhe informale tė cilat punojn intenzivisht si brenda ashtu edhe jashtė kėtij institucioni qė radikalizimin e arsyeshėm tė studentėve tė UT/sė ta kanalizojn pėr realizimin e synimeve dhe objektivave tė veta destabilizuese. Autori synon qė,,marsi i sėrishėm,, tė vjen me shpresė pėr zyrtarizimin pėrfundimtar tė Universitetin tė Tetovės si njė kontribut i rėndėsishėm pėr rikthimim nė normalitetin arsimor dhe orientimin e potencialeve dhe angazhimeve tė spektrit civil intelektuale dhe atij publik-politikė drejt sfidave tė shumta tė pafilluara tė zbatimit tė reformave tė tranzicionit nė shoqėrin shqiptare nė Maqedoni si parakusht pėr realizimin e aspiratave integruese dhe civilizuese Euro-atlantike.
Mė 21.01.20003 nė Gostivar
|