Cilat janė sfidat dhe rreziqet e ides sė tandemit nė dorėheqje Georgieski-Xhaferi?

 

Mr.Rufi Osmani,Gostivar

Politizimi i skajshėm qė nė vazhdimėsi karakterizon realitetin politik tė Maqedonisė qė nga lufta e vitit 2001 dhe deri mė sot ariti kulminacionin e tij medial gjatė fundjavės qė e lėm pas me sihariqėt politikė tė tandemit Xhaferi-Georgievski pėr ndarjen etnike tė Maqedonisė alias pėr krijimin e shteteve tė pastra etnike nė Ballkan.

Idet e udhėheqėsve tashmė nė dorėheqje tė parevokueshme tė dy partive mė tė mėdha opozitare nė Maqedoni verifikuan edhe njėherė tė vėrtetėn e ditur se pėr zbatimin Marrėveshjes sė Ohrit dhe nė pėrgjithėsi pėr tė ardhėmen e Maqedonisė mungon koncensuzi i brendshėm politikė.

Kontestimi i koordinuar mirė nga tė dy liderėt opozitar bėhet nė shiqim tė parė nga pozicione tė kundėrta politike dhe duke u nisur nga brenga reciproke pėr fatin e kombeve qė ato pretendojn se i pėrfaqėsojn, pėrkundėr faktit se sot niveli dhe cilėsia e pėrfaqėsimit politikė tė tandemit nė fjalė ėshtė dukshėm mė pak relevante nė krahasim me kohėn e nėshkrimit tė marrėveshjes sė paqės nė Maqedoni,kohė nė tė cilėn liderėt nė fjalė kishin tė gjitha mundėsit dhe makanizmat institucional pėr tė realizuar iden nė fjalė.

Ēka ofroi ish kryeministri maqedonas nė kolumnėn e tij nė gazetėn Dnevnik?

Lubēo Georgiveski njė albanofob dhe pansllavist i verifikuar nė kėto pozicione si nė kohėn e tė qenurit politikan opozitar dhe nė veēanti si kryeministėr i Maqedonisė gjatė luftės shqiptaro-maqedonase tė vitit 2001 ripėrsėriti iden e ripėrkufizimit teritorail etnik me synim ruajtjen e ,,tokave dhe interesave sllavoortodokse nė Maqedoni dhe mė gjėrė,,.

Nė kuadėr tė kėsaj platforme esencialisht pėrsėritet programi i Akademis maqedonase tė vitit 2001 me synim qė maqedonasit tė shpėtojn teritoret e rrezikuara nga shqiptarėt nė veēanti nė qytetet e Kumanovės,Shkupit,Kėrēovės dhe Strugės.Personi nė fjalė si mekanizėm pėr realizimin e projektit tė tij rekomadon shpėrnguljen masive vullnetare dhe tė dhunėshme tė shqiptarėve dhe pjesėsrisht sllavomaqedonėve nga qytetetet e pėrmendura dhe vendosjen e tyre nė luginėn e Pollogut nė mes tė Tetovės dhe Gostivarit dhe nė disa fshatra tė Shqipėrisė.

Pasiqė tė realizohet kjo shpėrngulje masive reciproke atėherė sipas,,Don kishotit politikė sllavomaqedonas,, duhet tė ndėrtohet njė mur masiv ngjashėm si muri Kinez ose ish muri i Berlinit dhe tė ripėrsėritet realiteti izraelito-palestineze nė kėto hapsira. Autori dėshiron tė nxjer nė pahė tė vėrtetėn e kahmotshme se idet e Lupēo Georgievskit nuk janė vetėm ide anakronike tė kėtij maniaku tė dėshmuar politikė ,mendime dhe shqetsime tė kėsaj natyre mund tė hasen qė nga shkatrimi i ish RSFJ/sė nė shumė debate private dhe mediale me politikan,intelektual por edhe njerėz tė rėndom tė proviniencės sllavo-maqedonase.

Shqetėsimi i Georgiveskit buron nga projekti i Cėrvenkoskit

Me kėtė rast vlen tė pėrmendet se i prirė nga shqetėsimi i ,,gjoja zgjėrimit tė pakontrolluar demografik dhe teritorial tė shqiptarėve nė Maqedoni,Lsdm/ja e kryeministrit aktual Cėrvenkoski nė vitin 1995 me pėlqimin paraprak tė PPD/sė sė Alitit bėri ripėrkufizimin e brendshėm teritorial komunal tė Maqedonisė duke e rritur numrin e komunave nga 34 nė 123 komuna.

Kriteri i vetėm i ndarjes teritoriale komunale edhepse i pashkruar publikisht ishte ai etnik maqedonasė me objektiv tė ēvesh (pastron) teritorialisht qytetet e Kumanovės, Shkupit,Kėrēovės dhe Strugės nga vendbanimet rurale shqiptare qė rethonin kėto qytete.Projekti nė fjalė shkoi edhe mė largė duke krijuar edhė nė tre komunat-qytete me shumicė absolute shqiptare si ajo e Tetovės,Gostivarit dhe Dibrės komuna tė reja me shumicė maqedonase si pasojė e tė cilit veprim kėto komuna-qytete u ngushtuar pėrmbajtėsisht nė aspekt teritorial.

Rasti mė eklakant ėshtė krijimi i komunės sė Mavrovės,komunė kjo e cila ka vetėm 1500 banorė ndėrsa pėrfshin nė vete 39% tė teritorit tė ish komunės sė Gostivarit dhe ka potencialin kryesor energjetik,turistik dhe strategjik pėr pjesėn pėrėndimore tė Maqedonisė.Nė kohėn e pėrkufizimit komunal tė asaj kohe raporti i shqiptarėve dhe maqedonėve nė qytetet e pėrmenduar ishte pėrafėrsisht i barabart me pėrjashtim tė Shkupit. Pas ndarjes sė re teritoriale tė komunave,qytetet nė fjalė ngelėn me shumicė absolute maqedone ndėrsa shqiptarėt ngelėn tė koncentruar teritiorialisht dhe politikisht nė vendbanime rurale pėrreth kėtyre qendrave adminstrative,ekonomike dhe politike por pa kurfarė ndikimi qeverisės nė kėto qendra urbane me potenciale tė konsiderushme zhvillimore.

Pozicionimi i kėsaj natyre i z.Georgievskit ka pėr synim qė paraprakisht tė pėrpunon ambientin politik maqedonas nė vigjilje tė ripėrkufizimit tė ri teritorial tė komunave si njė detyrim qė del nga marrėveshja e Ohrit. Synimi i tėrė spektrit politik maqedonasė ėshtė qė tė parandalohet mundėsia qė qyteteve-komuna tė pėrmendura mė lart tė mos u bashkangjiten vendbanime rurale me popullėsi kompakte shqiptare dhe nė kėtė mėnyrė tė ruhet supremacioni etnik, politikė,ekonomik dhe i natyrave tjera i maqedonėve nė kėto qendra urbane.

Nė veēanti kjo qasje fiton nė peshė tash kur me marrėveshjen e Ohrit komunave nė pėrgjithėsi u rikthehet njė pjesė e pushtetit real qeverisės.

Post festum duhet tė konstatohet me kompetencė tė plotė se dhėnja e pėlqimit e PPD/sė tė z. Aliti nė vitin 1995 pėr ndarjen teritoriale tė komunave nė Maqedoni sipas kritereve ekskluzive maqedonase pėrbėn dėshtimin mė tė madhė politikė tė shqiptarėve nė Maqedoni pėr tė mos thėn tradhtin mė tė madhe tė interesave nacionale shqiptare nė kėtė vend.Nga mėsipėr mund tė konstatojm me kompetencė se pritjet politike tė shqiptarėve nė Maqedoni se me ripėrkufizimin e ri teritorial komunal do tė rikthejn nė qeverisje politike qendrat e pėrmendura urbane do tė ngelin edhe njė frustracion i parealizuar politikė si pasojė e mospasjes sė vizionit mė elementar politikė tė nėshkruesve shqiptarė tė marrėveshjes sė paqes.Pėsimi i shqiptarėve nė Maqedoni duhet tu shėrbej si mėsim politikanėve kosovarė qė me asnjė kusht dhe trysni tė mos pranojn ripėrkufizimin teritorial komunal tė Kosovės nė bazė tė kriterit etnik sepse nė ate rast do tė formalizojn edhe legalisht ndarjen faktike jolegale qė edhe aktualisht ekziston dhe funksionon jashtė juridikcionit qeverisės tė Kosovės.

Ēka haroi tė thotė z.Xhaferi?

Arben Xhaferi ,,ky politikan me nam,,nė skenėn politike tė Maqedonisė dhe mė gjėrė me filozofin e vet paradoksale politike nė varshmėri nga pozicioni politikė si opozit ose pozitė politike duke u nisur nga parimet e tė drejtės sė tij historike dhe nė kundėrshtim tė plotė me trendet dhe tendencat integrative bashkėkohore do tė konstatoj :shteti multietnik nė Maqedoni nuk funskionon,marrėveshja e Ohrit ėshtė e vdekur,duhet tė krijohen shtete monoetnike dhe nė ato suaza edhe Shqipėria etnike sepse praktika ka verifikuar se kėto shtete janė mė tė qėndrueshme,,.

Elaborimi i kėtij politikani fillon dhe pėrfundon nė nivelin e konstatimit dhe tė manifestimit tė dėshirės sė tij,dėshirė kjo qė ėshtė ideal edhe i shumė shqiptarėve anė e kėnd tokave shqiptare.Tė lansosh ide tė mėdha dhe tė mos ofrosh vizionin dhe mekanizmin mė elementar pėr tė realizuar projektin nė fjalė nė kuadėr tė konstelacionit real lokal, rajonal dhe ndėrkombėtar ekulibrohet me njė papėrgjegjėsi tė nivelit tė njė manipulimi tė skajshėm dhe tė paprecedent tė patolerushme pėr njė politikan me nam tė sojit tė z.Xhaferi.

Jo rallė herė ėshtė vėrtetuar se shqiptarėt nė veēanti politikanėt e tyre kan shumė dėshira tė cilat kryesisht ia adresojn bashkėsis ndėrkombėtare gjithėmon nė variantin e ides fillestare dhe jashtė kontekstit kohor dhe gjeografik dhe si rėndom kėto dėshira ngelin tė parelaizuara,sepse tė njejtat nuk arin dot ti rrezistojn verifikimit mė elemantar tė standardeve ndėrkombėtare dhe tė mbizotrojn teoritikisht dhe as praktikisht argumentacionin e palės konkuruse-konfliktuoze tė fqinjėve tė tyre.

Projektet multietnike ose monoetnike,cilėn alternativ tė pėrkrahin shqiptarėt ?

Ėshtė fakt se projektet multietnike tė identifikuara me ish shtetet multietnike komuniste dėshtuan.Mirėpo gjithashtu ėshtė fakt i pamohueshėm se ekzistojn projekte multietnike tepėr funskionale tė demokracive tė zhvilluara ekonomike dhe politike siē janė Zvicra,Belgjika,njėsi autonome nė Itali,Finland etj.

Nė vendet pastkonfliktuale dhe nė njė fazė tepėr delikate tė tranzicionit si pasojė e faktit se projektet multietnike tentojn tė realizohen pas luftrave tė pėrgjakura dhe nė vende ku mbizotron varfėria,paperspektiva,krimi i organizuar dhe ku institucionet nuk funksionojn siē ėshtė rasti kryesisht me Bosnje Hercegovinėn dhe pjesėrisht me Kosovėn,Maqedonin dhe Luginėn e Preshevės ,funksionimi i institucioneve dhe shoqėrive multietnike realizohet me mjaftė vėshtirėsi.

Niveli i funksionalitetit tė projekteve nė fjalė dallon esencialisht nga vendi nė vend nė varshmėri nga pasojat e luftės,zhvillimi ekonomik-social,niveli i barabarsis individuale dhe kolektive institucionale,niveli i paternalizmit tė shteteve amė,nivelit tė krimit dhe kontrabandės sė organizuar,nivelit tė menaxhmentit funksional qeveritar,tė ariturave tė procesit tė tranzicionit ekonomik dhe politik dhe niveli tė konvergjencės reale tė kėtyre vendeve nė aspekt tė integrimit nė kuadėr tė strukturave aq tė preferuara euroatlanike.

Parė nė kuadėr tė kritereve tė mėsipėrme do tė vijm nė pėrfundime selektive nė aspekt tė nivelit tė efikasitetit institucional dhe civil tė shoqėrive tė mėsipėrme multietnike ashtu siē mund tė vijm edhe nė pėrfundime tė ngjashme edhe pėr shoqėrit dhe shtetet kryesisht monoetnike siē ishte rasti me Shqipėrin e vitit 1997 ose me Sėrbin e kohės sė Milosheviqit dhe pas tij qė aktualisht kalojn nėpėr faza tepėr delikate tė tranzicionit ekonomik,social dhe demokratik.

Insistimi i bashkėsis ndėrkombėtare nė ruajtjen me ēdo kusht tė projekteve multi etnike nė fjalė ėshtė pasojė e faktit se interesat e bashkėsive tė ndryshme etnike janė skajshmėrisht konflikutale,fakt ky qė u dėshmua edhe nga konfliktet e dekadės sė kaluar dhe se ėshtė mjaftė vėshtirė tė gjinden kritere objektive pėr njė ripėrkufizim tė drejtė teritorial ndėrmjet kombeve alternative duke mos aktivizuar sindromin e Domino efektit nė tėrė teritorin e Ballkanit dhe mė gjėrė.

Autori duke analizuar nė veēanti tė dhėnat makroekonomike tė rajonit tė Europės juglindore dhe nė ato suaza gjendjen ekonomike-social tė kombit shqiptarė nė pėrgjithėsi dhe krahasuar me kombet tjera fqinje-konkuruese ka ardhur nė pėrfundime pesimiste pėr potencialin real demokratik,ekonomik dhe intergativ.

Vazhdimi i mėtejm i luajtjes sė lojės sė luftėrav tė reja nga ana e politikanėve legal shqiptarė dhe strukturave tė ndryshme jo legale militare rrezikon qė teritoret shqiptare ti etiketon para investitorėve privat dhe publik tė jashtėm pėrfundimsht si zona tė rrezkshjmėris sė lart politike dhe ekonomike dhe kėshtu ti margjinalizon nga rrjedhat bashkėkohore tė kapitalit dhe tregtis dhe ti pėrjashton nė njė tė ardhėme aftamesme nga mundėsia e integrimeve politike,ekonomike dhe tė siguris.

Ēka dėshmon SWOT analiza e ides politike tė z.Xhaferi ?

Nėn supozimin se shqiptarėt dhe maqedonėt do tė ishin dakorduar tė bėjn ndarjet teritoriale etnike nė Maqedoni sipas prefernaceve tė tandemit Xhaferi-Georgievski aktualisht shqiptarėt do tė ishin humbėsit e mėdhenjė jo vetėm nė aspekt teritorila por edhe nė aspekte tė tjera.Pėrkundėr faktit qė shqiptarėt nė Maqedoni evidentohen nga 23-30% nė strukturėn e pėrgjithshme tė popullsis duhet tė kihet parasysh se:

-teritorialisht shqiptarėt popullzojn diēka mbi 10% tė teritorit tė Maqedonisė,

-nė pronė private shqiptarėt kan mė pak se 10% tė tapiave tokėsore,

-janė shumicė absolute nė vetėm 3 qytete tė Maqedonisė,

-teritoret shqiptare nė Maqedoni janė kryesisht zona tė pazhvilluara ekonomike, urbanistike dhe sociokulturore.

Autori dėshiron tė jet i bindur se protagonistėt e kėsaj ideje nė palėn shqiptare duhet ti ken pasur parasysh disa nga argumentet e pėrmendura dhe argumente tė tjera kur kan ofruar aventurėn e pėrkufizimit teritorial duke pasur parasysh se nė ish mandantit qeveritar partia e tyre qeveriste me pushtetin lokal ekonomikisht dhe financiarisht tė bankrotuar nė veēanti nė komunat shqiptare nė Maqedoni.Qė sipėrfaqėsia e propozimit nė fjalė tė jet edhe mė e madhe pėr realizimin e kėsaj ideje udhėheqėsit e PDSH/sė ofrojn mekanizmin e ,,moratoriumit partiak dhe parlamentar dhe aktivizimin intelektual privat tė tyre,, si parakusht qė faktori ndėrkombėtar tė miratoj dėshirėn e tyre dhe tė zbatojė protektoratin ndėrkombėtar mbi Maqedonin.Me sa duket personat nė fajlė nuk kan njohuri elementare se kur dhe nėn cilat kushte zbatohen protektoratet ndėrkombėtare,jo rastėsisht protektoratet u zbatuan nė rastin e Bosnjės dhe Kosovės por jo edhe nė arstin e Luginės Preshevės dhe nė Maqedoni pėrkundėr faktit qė edhe tek kėto tė fundit kishim njė llojė konflikti kryesisht tė menaxhuar dhe tė dirigjuar nga faktori ndėrkombėtar.

Me kėtė rast vlen tė pėrmendet se pėr gjashtė muaj tė qenurit nė opozitė liderėt e Pdsh/sė kan evoluar nė qėndrimet e tyre nė raport me marrėveshjen e Ohrit duke ardhur nė pozicione diametralisht tė kundėrta.Nė veēanti lideri nė dorėheqje i Pdsh/sė Arben Xhaferi prezenton qėndrimi tėrėsisht dualiste dhe kundėrthėnėse nė lidhje me marrėveshjen kornizė tash si politikna opozitar duke haruar tė vėrtetėn e njohur se gjatė nėnshkimit tė sajė tė njejtėn e cilėsonte historik dhe vizionare.

Pėrderisa pas nėnshkrimit tė marrėveshjes nė fjalė dhe nė veēanti gjatė fushatės elektorale tė vitit 2002 tė njejtit propagandon dhe lavdronin e aritjes sė marėveshjes nė fjalė duke ia mohuar meritat kryengritjes sė armatosur shqiptare,tė njejtit tash si humbės politikė konstatojn se sipas tyre kjo marrėveshje qenka tashmė politikisht e vdekur sepse ato nuk bėkan zbatimin praktikė tė saj.

Autori i kėsaj analize ka qen ndėr tė rrallėt i cili qė nė kohėn e miratimit tė marrėveshjes sė paqes ka shprehur vėrrejtje serioze nė pėrmbajtjen dhe nė dinamikėn e jetėsimit tė sajė duke i bėrė njė analizė problemore kėsaj marrėveshje dhe duke pasur parasysh faktin se mekanizmat institucional,fondet finaciare,kapacitetet reformuese tė menaxhmentit politik dhe gjendja ekonomike-sociale e pas luftės nuk i shkonin nė favor jetėsimit tė shpejt dhe cilėsor tė marrėveshjes nė fjalė.Praktika e deritashme e jetėsimit tė marrėveshjes sė Ohrit konfirmoi si tė sakta shumicėn e vlerėsimeve tė autorit tė dhėna qė gjatė vitit 2001.

Cilat mund tė jen refleksionet rajonale tė projektit tė Xhaferit-Georgievskit ?

Refleksionet e njė alternative tė tillė pėr Kosovėn dhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės do tė jen detyrimisht negative.Gjuha e Arben Xhaferit ėshtė identike me gjuhėn e ish kryeminstrit tė ndjerė sėrb z.Xhinxhiē dhe pėrfaqėsuesit tė tij pėr Kosovėn z.Ēoviq.Kėrkesa sėrbe pėr ndarjen e Kosovės nėn supozimin e pėrkrahjes sė ides sė Xhaferit dhe Georgievskit do tė mirte nė kėtė rast edhe legjitimitetin shqiptarė.Me kėtė rast dėshiroj tė potencoj se politikanėt shqiptarė nė tėrė rajonin duhet tė mos harojn se teritor kontestues nė aspekt tė statusit shtetrorė ėshtė Kosova dhe jo Serbia dhe Maqedonia.

Nė Serbi dhe Maqedoni vazhdon kontesti sistemor nė aspekt tė tė drejtave tė shqiptarėve por ky kontest nuk ėshtė teritorial dhe nuk u adresohet kufijve tė kėtyre dy vendeve. Pėrkundrazi kontesti nė Kosovė ėshtė i dyfisht edhe nė aspekt tė sovranitetit edhe nė aspekt tė tė drejtave tė pakicave dhe nė veēanti tė pakicės sėrbe.Pse kontesti teritorial ėshtė vetėm nė kuadėr tė tokės shqiptare por jo edhe nė tokat sllave rajonale pėrgjigjen duhet ta japin udhėheqėsit e tri Ushtrive Ēlirimtare nė tokat shqiptare.

Pranimin e ides sė Xhaferit dhe Georgiveskit qarqe mirė tė informuara diplomatike nė Maqedoni e interpretojn se detyrimisht do tė kishte repekusionet e veta edhe nė ndarjen teritoriale tė Kosovės duke pėrfill kryesisht interesat etnike,ekonomike,kulturore dhe tė tjera sėrbe si parakusht pėr dhėnjen e pėqimit tė Sėrbisė pėr pavarsin e Kosovės,mirėpo nuk do tė nėnkuptonte reciprocitet edhe pėr interesat shqiptare nė Luginėn e Preshevės.

Njė pėrjashtim i kėtillė niset edhe nga njė realiteti faktik,pėrderisa nė Kosovė nė pjesėt ku jetojn sėrbėt faktikisht dhe juridikisht nuk funksionojn jo vetėm institucionet vendore kosovare por edhe ato ndėrkombėtare,pėrkundrazi nė Luginėn e Preshevės efektivisht funksionojn institucionet serbe nė tė gjitha dimensionet. Deklarimet e fundit tepėr brengosėse dhe mjaftė transparente tė kryeparalamentarit kosovar z.Daci janė njė dėshmi e argumentuar qė pasqyron realitetin e hidhur kosovar ,,nė 1/3 e teritorit tė Kosovės sė ēliruar dhe ndėrkombtarisht tė administruar,,.

Hudhja posht e kėsaj ideje tė mbrapsht politike nga ane e qeveris sė Kosovės ishte njėri ndėr reagimet e qėlluara dhe nė kohė tė kėtij institucioni qė ka pėrgjegjėsi tė shumta dhe rezultate tė pakta nė realizimin e procesit tė tranzicionit dhe ndėrtimin e shtetėsis sė Kosovės sė pasluftės.

Ēka i paraprin nismės politike nė fjalė?

Opinioni publik duhet tė informohet se tė dy protagonistėt e ides nė fjalė tashmė janė nė dorėheqje tė parevokueshme nė kuadėr tė subjekteve tė tyre politike dhe duke i ngelur besnik filozofis sė tyre politike tė prirė nga sintagma dhe koncepte historike kan synuar qė edhe me rastin e pėrfundimit tė karierave tė tyre politike tė lejn gjurmė historike anakronike nė kronikat politike tė kohės mė tė re.

Thėnė mė ndryshe tandemi nė fjalė Xhaferi-Georgievski nuk arin dotė tė pajtohet me humbjen e thellė politike qė pėsoi nė zgjedhjet politike tė vitit 2002 dhe se humbjen vazhdon ta nėnkupton si njė skenarė paraprakisht i pregaditur me luftėn e vitit 2001 me qėllim tė ndrrimit tė pushtetit politikė dhe jo transformimit juridiko-politikė tė Maqedonisė.

Koha e dhėnjes sė llogaris dhe pėrgjegjėsis para elektoratit vetiak dhe nė veēanti para anėtarėve tė partive politike nė krye tė tė cilave ende janė formalisht tashmė troket fuqishėm nė derėn e liderėve nė fjalė nė pako me aktakuzat e shumta pėr kriminalitet dhe keqpėrdrim tė detyrave zyrtare tė shumė ish funksionerve tė partis sė z.Georgievskit dhe pjesėrisht tė partis sė z.Xhaferit.

Nė veēanti hapja e dosjes sė klanit tė Zemunit edhe nė Maqedoni do tė nxjeri nė sipėrfaqe edhe involvime tė thella kriminale edhe tė politikanėve tė lart jo vetėm tė Vmro-Pdsh/sė por edhe tė Lsdm/sė sė kryeministrit aktual maqedonas,fakt ky qė e komplikon dhe e pamundėson luftėn e pakompromisė ndaj krimit tė organizuar ngjajshėm me aktivitetet e qeveris aktuale tė Beogradit.

Nė kėtė drejtim vlen tė pėrmendet fakti se ish ministri i ekonomis Besnik Fetai asesi tė pranon ti pėrgjigjet ftesės sė organeve tė gjyqėsis vendore pėr veprimet e inkriminuara ekonomike tė tijė dhe tė partisė sė tij,refuzimi i personit nė fjalė aktivisht vazhdon tė pėrkrahet edhe nga lidershipi aktual i PDSH,fakt ky qė vetvetiu flet mjaftė pėr distorzionin moral tė ideologėve tė patriotizmit verbal tė Pdshsė.

Tė ballafaquar me njė situat tė parrugdaleje dhe me njė izolim komplet nga faktori ndėrkombėtar dhe faktori rajonal protagonistėt e ides nė fjalė shpejtuan tė zbulonin ndonjė sihariq politikė me synim tė promovimit tė sėrishėm nė skenėn politike dhe tė fitimit nė kohė para ballafaqimit me realitetin e hidhurė tė qenurit humbės tė mėdhenjė politik dhe moral.

Pėrndryshe sikur tandemi Xhaferi-Georgievski tė ishin serioz nė synimin e tyre,projektin nė fjalė nuk do ta shpalosnin tash si politikan opozitar kur me institucionet e shetit qeveris bloku alternativ politik,tė njejtit e kishin mundėsin idelae qė projektin e tyre ta relaizonin gjatė mandatit qeverisės 4 vjeēar duke pasur parasysh edhe faktin se z.Ali Ahmeti me fillimin e kryengritjes shqiptare nė Maqedoni ua dha shkakun dhe alibin e vėrtet.

Si vlerėsohet pjesėmarja e deritashme e BDI/sė nė qeverin aktuale ?

Entuaziazmi fillestar i shqiptarėve vendor nė lidhje me BDI/nė e Ali Ahmetit tashmė pas disa muaj qeverisje tė kėtij subjekti politikė nė kuadėr tė kolacionit ROZE kryesisht i adresohet tė kaluarės sė afėrt politike tė identifikuar me kryengritjen e armatosur shqiptare tė vitit 2001.

Procesi i humbjes sė kredibilitetit politikės tė kėsaj partie tė dalė si trashigimitare e ish UĒK/sė ėshtė mjaftė i shpejt si pasojė e disproporcionit tė thellė nė mes tė shpresave dhe premtimeve tė mėdha nė njėrėn anė dhe realizimive margjinale institucionale tė kėsaj partie nė anėn tjetėr.Menaxhmenti politikė i BDI/sė si ai parlamentar dhe nė veēanti ai qeveritar i tė gjitha niveleve nuk arin dot tė jet partner serioz dhe konkurues nė qeverisje me detyrimet shetrore dhe nė ato suaza edhe me punėt dhe shqetsimet shqiptare nė raport me dy partnerėt tjerė tė koalicionit qeveritar.

Njė dėshtim i kėsaj natyre i dedikohet kryesisht zgjedhjeve joadekuate kuadrore dhe mospasjes sė pėrvojės institucionale mė elementare tė pėrfaqėsuesve tė BDI/sė,problemeve tė shumta institucionale dhe makroekonomike tė trashiguara nga qeveria paraprake dhe truqeve dhe kurtheve tė shpeshta qė u bėhen nė mėnyrė tė heshtur nga partnerėt tjerė tė koaliconit qeveritar si pasoj e faktit se dy partnerėt nė fjalė kan shumicėn parlamentare dhe qeveritare.

Ndėr mėkatet mė tė mėdha qeverisėse tė BDI/sė nė periudhėn e deritashme do tė kishim evidentuar:

-miratimin e buxhetit pėr vitin 2003 pa inkorporuar mjete finaciare pėr zbatimin e marrėveshjes sė paqes dhe pa pėlqimin e ministrave dhe deputetvėve tė BDI/sė,

-rehabilitimin institucional dhe financiar tė viktimave maqedonase tė luftės dhe anashkalimin e plotė tė viktimave shqiptare tė luftės ,

-bllokimin e ndihmave sociale pėr mbi 15 000 familije kryesisht shqiptare,

-bllokimin e aktivitetit ekonomiko-financiar kreysisht tė biznesit shqiptar nėpėmjet kontrolleve rrigoroze nė pikat doganore dhe nė institucionet tjera fiskale,

-shpėrndarjen e tepricave finaciare tė buxhetit qendror tė vitit 2002 vetėm nė dobi tė komunave maqedonase,

-bllokimin e pajustifikueshėm tė emrimeve tė kuadrove tė BDI/sė nė eshallonet qeveritare tė niveleve mė tė ulta deri nė momentet e shkruarjes sė kėsaj analize,

-pajtimi me kyējen nė radhėt e policis dhe ushtrisė maqedone tė mbi1000 pjesė-tarėve tė njėsiteve paramilitare,Luanėt, tė gjithė me dosje kriminale,

-vazhdimin e burgosjes sė mėtejme edhepse mė tė pakta tė ish luftėtarėve tė UĒK/sė dhe mbajtja nė burgje te ish luftėtarėve tė burgosur nga pushteti pararendės politik,

-kidnapimet dhe vrasjet e shumta tė civilėve shqiptarė nė zona ekskluzive shqiptare dhe mbyllja e syve para kėtij realiteti tė kriminalizuar tė udhėheqėsve dhe funksionerėve tė BDI/sė,

-lėnja pas dore nga ana e BDI/sė dhe qeverisė aktuale te ish luftėtarėve tė UĒK/sė dhe vendbanimeve tė dėmtuara shqiptare gjatė kohės sė luftės,

-pranimin e pėrkufizimit teritorial Maqedonisė me Kosovėn nga ana e liderit tė BDI/sė pėrkundėr kundėrshtimeve tė ashpra tė ibnstitucioneve kosovare,

-pranimin paraprak tė rezultatave tė regjistrimit tė popullsis pėrkundėr faktit qė ka dilema dhe shqetsime reale se pėrsėri do tė ndodhė manipulimi regjistrues,etj.

Nė qarqet mirė tė informuara tė mbrendshme dhe nė ato ndėrkombėtare ėshtė shumė evidente pakėnaqėsia me kapacitetet e pamjaftueshme menaxheriale tė qeveritarėve tė BDI/sė dhe tė zgjedhurėve tė tjerė politik tė kėtij subjekti politik.

Me kėtė rast nuk duhet tė harohet fakti se partia e Ali Ahmetit ėshtė i vetmi subjekt politikė i cili nė asnjė fazė tė konsituimit tė saj partiako-politikė dhe nė etablimin e sajė parlamentar dhe qeveritar nuk ka zbatuar asnjė procedur demoktratike nė nominimin dhe emėrimin e funksionarėve partiak dhe atyre qeveritar.

Lidershipi i kėsaj partie e ka problem madhorė realizimin e tranformimit vetiak demokraktik nga njė ish struktur ilegale marksiste leniniste nė njė struktur tė mirėfillt legale dhe demokratike.Partia nė fjalė ėshtė e vetmja qė nga konstituimi i sajė formal dhe deri mė sot nuk ka zbatuar asnjė procedur zgjedhore demokratike nė tė gjitha nivelet e saja partiake.Autori duke u bazuar nė pėrvojėn e vet tė angazhimit tė dikurshėm politik rekomandon se evitimi i dobėsive qeverisėse i partis nė fjalė mund tė realizohet vetėm nėse subjekti nė fjalė nė njė tė ardhme tė afėrt realizon konstitumin e mirėfillt politiko-partiak duke realizuar njėkohėsisht edhe reformimin cilėsor kuadrovik tė radhėve tė saja.

Procesi nė fjalė do tė duhet tė definon raporte tė reja tė ekulibruara ndėrmjet udhėheqėsis aktuale me nė krye Ali Ahmetin,pėrfaqėsuesve tė mirėfillt tė ish luftėtarėve tė UĒK/sė dhe njė shtrese tė re tė intelektualeve reformator qė duhet tė kyēen nė kuadėr tė procesit demokratik zgjedhor tė subjektit krahas decentralizimit tė vendimarjes nė instaca mė tė ulta politike.

Pėrfundimi i suksesshėm i reformimit partiak tė BDI do ti paraprinte rikon-struktuimit pėrmbajtėsor tė qeverisė aktuale duke zėvendėsuar numrin mė tė madhė tė pėrfaqėsuesve qendror qeveritar tė BDI/sė paralelisht me alternativėn e zėvendėsimit tė resorėve qeveritar nė kuadėr tė koalicionit aktual qeveritar.

Efektiviteti i ardhėshėm qeveritar i BDI/sė varet nė mėnyrė proporcionalisht tė drejtė edhe nga aftėsit menaxheriale dhe reformatore tė pėrfaqėsuesve tė sajė qeveritar sa edhe nga cilėsia e dikasterėve qė ato do tė udhėheqin dhe nė veēanti si hendikep i pakapėrcyeshėm pėrvoja e deritashme qeverisėse ka dijagnostifikuar mos udhėheqjen e resoreve ekonomiko-finaciar.Pozita margjinale e pėrfaqėsuesve tė kėsaj partie nė kuadėr tė ministris sė Financave dhe tė Ekonomis ka pėr pasojė bllokadėn e shumė nismave pėr avansime kuadrovike tė kėtij subjekti nėn preteksin e mosplanifikimit tė mjeteve fianciare nė kuadėr tė buxhetit tė vitit 2003.Tejkalimi i njė gjendje tė kėtill margjinale qeveritare do tė realizohej nėpėrmjet ndrimit tė dikastereve qveriatre ose nėpėrmjet inkuadrimit tė njerėzve kompetent tė kėsaj partie nė kaudėr tė kėsaj ministrie dhe nė ekipin e negociatave tė Maqedonisė me FMN,Bankėn Botėrore dhe institucionet tjera financiare ndėrkombėtare.

Si e menaxhon politikisht situatėn postkonflikuale Ali Ahmeti ?

Personi mė i prekur dhe mė i shqetsėsuar nga ,,radikalizimi verbal i Pdsh,, nuk ishte askush tjetėr pos kryetarit tė BDI/sė z.Ali Ahmeti.Menaxhimi edhe i kėsaj situate politike nga lideri mė i ri i shqiptarėve nė Maqedoni realizohet nė kuadėr tė njė menaxhmenti konfuz tė bazuar nė ideologjin bazė tė tijė asaj tė,, odave tė burrave shqiptar,,.Qė tragjikomika tė jet edhe mė e madhe kryetari i BDI mori pėrsipėr rolin e ndėrmjetėsit politikė i cili bartėte mesazhet politike tė kryeminsitrit aktual Branko Cėrvenkoskit deri tek liderėt e Pdsh/sė me synim tė bind tė njejtit nė pendimin e tyre politikė. Misioni ndėrmjetėsues i Ali Ahmetit doli i dėshtuar sepse i njejti nuk ofronte ate qė realisht kėrkonin udhėheqėsit e Pdsh/sė,rikthimin e tyre nė kuadėr tė pushtetit ekzekutiv.

Elektorati shqiptarė nė Maqedoni pret me arsye qė z.Ali Ahmeti dhe partia e tij tė neutralizojn ,,moratoriumin verbal radikal tė Pdsh,, dhe dukurit tjera reale negative nė kuadėr tė vendbanimeve shqiptare nėpėrmjet implementimit tė sukseshėm institucional efektiv dhe pa vonesa tė mėtejme tė barazis institucionale tė shqiptarėve konform dispozitave tė marrėveshjes sė paqes.

Autori ėshtė i detyruar tė konstatojė me keqardhje tė thellė se lidershipi aktual i BDI nuk ka kapacitete tė mjaftueshme politike dhe pėrvojėn mė minimale politike pėr tė menaxhuar me sukses situatėn postzgjedhore si nė kuadėr tė popullsis shqiptare dhe nė veēanti nė kuadėr tė koalicionit aktual qeveritar.

Inferioriteti politikė i pėrfaqėsuesve mė tė lartė politikė tė BDI/sė me disa pėrjashtim tė ralla nė kuadėr tė pushtetit legjislativ dhe ekzektutiv tashmė ėshtė bėrė njė kafshat e madhe qė nuk e gėlltit dot mė opinionin publik shqiptarė.Pėrkundlėr kėtij realiteti tė pakonstestueshėm lidershipi i kėsja partie sillet si ajo popullorja,,Stambolli digjet plaka krihet,,.

Konstatimi i qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare dhe atyre kosovare pėr gjoja transformimin e sukseshėm demokratik tė ish udhėheqėsve tė UĒK/sė aktualisht udhėheqės tė BDI/sė verfikohet si konstatimi jo i sakt nė praktikėn e deritashme qeverisėse institucionale me tendecė tė degjenerimit dhe deplasimit tė mėtejm.

Si mė tutje ?

Reagimi tejet negativ dhe i sinkronizuar i faktorit ndėrkombėtar dhe i faktorit rajonal shqiptarė pėr idet e lansuara nga tandemi Xhaferi-Georgieveski argumenton nervozėn e arsyeshme tė institucioneve kryesore ndėrkombėtar pėr papėrgjegjėsin e skajshme tė politikanėve vendor protagonist tė ides nė fjalė.

Autori rekomandon nė veēanti faktorin ndėrkombėtar qė me intenzitetin e njejtė tė vazhdon presionin demokratik mbi qeverin aktuale tė Maqedonisė dhe tė ofron ndihmat e duhura financiare me destinim ekskluziv pėr jetėsimin prakitk dhe me njė dinamik tė kėnaqshme tė marrėveshjes sė paqes si njė kontribut stabilizues dhe evitues i ngatresave tė reja.

Autori dėshiron tė rikonfirmoj edhe njė herė bindjen personale se ruajtja e tėrsis teritoriale dhe realizimi i pavarsis sė Kosovės nė kufijt ekzistues ėshtė interesi strategjik,stabilizues dhe integrues i shqiptarėve nė Ballkan,interes pėr tė cilin duhet tė punojn tė gjithė pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė anekėnd tokave shqiptare.Perspektiva e shqiptarėve ėshtė integrimi i tyre paralel por edhe i veēant si qytetar tė Shqipėrisė,Kosovės,Maqedonisė,Luginės sė Preshevės,Malit tė Zi dhe gjithandej ku ato jetojn nė kuadėr tė Bashkimit Europian dhe Natos nė kuadėr tė proceseve integrative politike,ekonomike dhe tė siguris .

Alternativa nė fjalė ėshtė rruga e vetme qė ofrohet dhe pjesėrisht garantohet edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe qė siguron nesėr njė shoqėri etnike gjithėshqiptare tė lirė dhe me mundėsi tė barabarta konkurimi dhe pėrparimi nė kuadėr tė standardeve dhe vlerave Euroatlantike.

Nė instancė tė fundit njė qasje tė kėtill multiintegrative paralele kan realizuar dhe realizojn edhe kombe shumė mė tė pėrparuara se ne,siē janė ,gjermanėt, francezėt,italianėt,hungarezėt dhe pse atėherė tė mos ndjekim edhe ne shqiptarėt shembullin e tyre pasiqė nė instancė tė fundit ne konkurojm pėr tu kyēur nė oborrin e tyre vleror dhe jo e kundėrta.

Autori ėshtė i mendimit se shqiptarėt krahas pėrpjekve maksimale ekonomike-politike pėr realizimin e suskseshėm tė projekteve tė tyre nė kuadėr tė strategjis pėrėndimore pėr paqėsimin,stabilizimin dhe integrimin nė kuadėr tė strukturave euroatlantike askush nuk i ndalon tė pregadisin edhe projekte alternativa tė tjera ashtu siē bėjn edhe liderėt politik tė kombeve fqinje,mirėpo shqiptarėt nuk duhet tė jen iniciatėrėt e kėtyre alternativave sepse rrezikojn ta pėsojn mė sė shumti teritorialisht.

Nė ndėrkohė sfidat e tranzicionit ekonomik dhe demokratik nė shoqėrit shqiptare anekėnd gjeografisė shqiptare janė tė shumta dhe nė shumicėn e lėmive tranzitore tė pafilluara.Liderėt politikė shqiptarė duhet ta ken parasysh faktik se Kombi shqiptarė anekėnd tokave shqiptare krahasuar me kombet konkurente dhe ato tė Europės sė zhvilluar nė bazė tė indikatorėve makoekonomik siē janė niveli i bruto prodhimi kombėtar pėr banor, investimeve, papunėsis,varfėris,prodhimit tė brendshėm dhe buxhetit fiskal radhitet bindshėm nė vendin e fundit nė Europė.Tejkalimi i kėsaj gjendje tejet margjinale dhe inferiore ekonomike dhe plotėsimi gradual i kritereve reale tė konvergjencės ekonomike dhe demokratike drejt integrimeve euroatlanike janė prioritetetet strategjike nga tė cilat varet perspektiva dhe zhvillimi i kombit shqiptarė nė pėrgjithėsi dhe jo nga kushtrimet patriotike verbale tė kohės sė fundit.

Shpallja e AKSH/sė si organizat teroriste dhe reagimi joadekuat i politikanėve vendor nė Kosovė dhe nė veēanti nė Maqedoni nxjer nė sipėrfaqe moskuptimin mė serioz tė deritashėm tė mesazhit tė bashkėsis ndėrkombėtare nga ana e faktorit politkė shqiptarė.

Shqiptarėt kėndej bjeshkėve tė Nemura nuk duhet tė lejojn me asnjė ēmim qė nė agjendat kryesore ndėrkombėtare tė trajtohen jo mė si popull viktim dhe tė persekutuar por si destabilizues dhe terorist,njė gabim i tillė rrezikon tė anulon tė ariturat e tashme dhe tė degjeneron tė ardhėmen tonė kombėtare.

Autori nuk ka asnjė dilemė se Objektivi kryesor i ideatorėve tė krijimit tė shteteve tė pastra etnike gjegjėsisht pėrkufizimit teritorial tė Maqedonisė nė instancė tė fundi ėshtė nostalgjia e tyre pėr tu kthyer me ēdo kusht nė pushtet nė kuadėr tė njė qeverie tė re tė koalicionit mė tė gjėrė,alias qeveris pėr gjoja shpėtimin kombėtar dhe implemenimin e plotė tė marrėveshjes sė Ohrit.

Vazhdimi i tendencės pėr rikthimin gradual dhe sistematik tė imponuar tė faktorit politikė shqiptar dhe popullit shqiptarė nė Maqedoni nė pozicione inferiore dhe margjinale politike duhet dhe mund tė ndėrpritet sėpari reformimit dhe ristrukturimit demokratik tė subjektit politik shqiptarė pjesėmarės nė qeverisn aktuale dhe tė tėrė spektrit politikė shqiptarė nė IJRM,alternativa tjera aktualisht nuk ka.

 

Me 27.04.2003 ,Gostivar