Shqipėrinė e ribashkuar e kėrkon stabiliteti i pėrhershėm i rajonit


SHQIPĖRINĖ E RIBASHKUAR E KĖRKON STABILITETI I PĖRHERSHĖM I RAJONIT


(Intervistė me Av.Alban Vjosa, Sekretar Politik i FBKSH dhėnė Revistės "LĖVIZJA" qė botohet nė Maqedoni)


Zana Rugova: Si e komentoni situatėn momentale nė kėtė vend.

Alban Vjosa: FYROM, sikurse e kemi theksuar, ėshtė njė krijesė artificiale. Shteti do shumė elementė tė qėnėsishėm qė tė quhet dhe tė bėhet shtet. FYROM nuk plotėsonė asnjė standart natyror, historik, politik, juridik, kulturor,tradicional pėr tė qėnė shtet. Pėr rrjedhoj FYROM ka gjeneruar dhe do tė gjeneroj krizė deri sa tė bėhet koregjimi i padrejtėsis sė krijimit tė kėtij artifici. FYROM nuk ka emėr, nuk ka gjuhė, nuk ka simbole kombėtare, nuk ka prejardhje...Tė gjitha kėto mangėsi serjoze pushteti sllavomaqedon ėshtė pėrpjekur t'i "plotėsoi" me qėndrime brutale, imponuese, gjenociduese dhe me psikologjine e praktikat e vjetra kolonizuese ndaj shqiptarėve, tė cilėt janė autoktonė tė hershėm nė trojet ku jetojnė dhe nė ato qė u janė pushtuar. Dhe jo vetėm qė janė tė parėt nė kėto troje ( nuk ka patur tjetėr kėmb njeriu para shqiptarėve kėtu tek "FYROM" i sotėm), por kanė njė gjenezė, kanė njė kulturė qė fillonė nga pre historia, kanė njė gjuhė, kanė simbolet e tyre, kanė traditat e tyre, janė pjesė pėrbėrėse e Shqipėrisė Etnike, tė ndarė padrejtėsisht. Kėto troje shqiptare nėn FYROM dhe populli qė jetonė nė to e kanė patur, e kanė dhe do e kenė kokėn e tyre nga Shqipėria e brėndėshme, nga Shqipėria shtetėrore e pėrgjysmuar. Kjo ėshtė e natyrshme. Sikurse ėshtė e natyrshme qė sllavomaqedonasit ta kenė kokėn nga Bullgaria, sepse ajo ėshtė shteti dhe vendi i tyre...Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė FYROM ka qėnė dhe mbetet vatėr zjarri e konflikti dhe se historia e sotme dhe e nesėrmja e afėrt e kanė dėnuar me "vdekje", domethėnė me prishje...

Zana Rugova: A mendosi se "Marveshja e Ohrit" i kėnaq kėrkesat e shqiptarėve?


Alban Vjosa: Konflikti ndėretnik nė FYROM e gjeti tė papėrgatitur Bashkėsinė Ndėrkombėtare. Pėr rrjedhoj ata imponuan njė "modus vivendi" me emrin "Marrėveshja e Ohrit" tė bindur edhe vet se kjo "marrėveshje" mund tė ngrysej nė darkė, por nuk mund tė gdhihej nė mėngjes. Shqiptarėt nėn FYROM u organizuan nė shkallėn mė tė lartė tė vazhdimit tė politikės me mjete tė tjera tė forcės pėr tė qėnė tė lirė nė zbatomin e parimit universal tė vetvendosjes. Ata i morėn armėt pėr tė hequr zgjedhėn koloniale dhe pėr t'ju bashkangjitur trupit tė tyre natyral, trupit nga ishin shkėputur dhunshėm prej padrejtėsisė sė Evropės sė Vjetėr, e cila tė drejtėn, tė ligjshmen, tė natyrshmen, tė logjikshmen dhe demokracinė, e kishin zėvėndėsuar me "ligjin e xhunglės", domethėnė pėr t'ju ribashkuar Shqipėrisė. Kjo Bashkėsi tashmė e ka kuptuar plotėsisht "modus vivendin" e dėshtuar qė nė lindje, sikurse ka kuptuar artificialitetin e FYROM-it, kėtij palo shteti qė cili lindi pa emėr dhe po vdes pa emėr!
Ju jeni vet dėshmitarė tė kėsaj qė unė theksoj. Para pak ditėsh nė Shkup ishte Doris Pak. Megjithėse ajo ėshtė njė pėrfaqėsuese e lartė e Bashkėsisė Evropiane nėnvizoi faktin se ...njė zgjidhje e pėrshtatėshme dhe e pranueshme pėr FYROM do tė ishte modeli i Belgjikės me komunitetet Wallon dhe Flamand. Walonėt dhe Flamandėt kanė parlamentet e tyre, qeveritė e tyre, kufirin administrativ dhe ekonomik tė ndarė, por kanė edhe njė Parlament federativ dhe njė qeveri federative. Janė vendi ku janė instaluar gjithė selitė e organizmave mė tė fuqishme ndėrkombėtare dhe Brukseli ėshtė kryeqyteti i Botės. Megjithatė ka forca tė shumta qė luftojnė pėr mėvetėsinė shtetėrore tė kėtyre komuniteteve, qė nė fund tė fundit ēdo kush ėshtė nė cakun e vet. Iden e kisha se Doris Pak ka ndryshuar esencialisht duke avancuar shumė pėrpara nga "Marrėveshja e Ohrit". Si mund tė jenė "tė kėnaqur" at'herė shqiptarėt nga kjo farsė e imponuar e cila vetėm sa gėrvishti pak plagėn e gangrerosur? Nė kėto kushte, ashtu siē bėnė thirrje tė vazhdueshme, siē punonė, luftonė dhe sakrifikon Fronti Pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar, shqiptarėt nė FYROM kanė vetėm njė alternativė pėr tė fituar lirinė, pėr tė hequr nga qafa kolonializmin klasik, ribashkimin e trojeve tė tyre dhe njerėzve qė jetojnė nė to me shtetin e vetėm shqiptarė nė Ballkan.

Zana Rugova: Nė medjat e kėtushme ėshtė folur shumė se nė Pranverė ka mundėsi qė konflikti tė pėrsėritet. Mirpo Ambasadori Amerikan nė FYROM i hodhi posht kėto hamėndėsira duke theksuar se "nuk do tė ketė pranverė tė nxehtė" nė FYROM si dhe i kritikoi disa grupe nga Vitija qė "dėshirojnė ta destabilizojnė Maqedonin"-siē u shpreh ai.

Alban Vjosa: Konflikti ka qėnė dhe ėshtė i pranishėm nė FYROM. Siē theksova, konfliktin e bėnė tė pėrditshėm nė kėtė rajon artificialiteti i shtetit tė FYROM-it dhe pozita neokoloniale ku gjenden shqiptarėt autoktonė. FBKSH ka konstatuar se qarqet zyrtare tė Beogradit dhe Shkupit, si aleatė tė pėrhershėm tė sė keqes, gjenocidit, spastrimit etnik dhe terrorizmit, po shtyjnė urat e zjarrit qė tė na imponojnė njė konfliktė tė ri tė armatosur nė FYROM. Kėtė ata e bėjnė pėr shkakun e vetėm se e dinė qė bota e sotme e qytetėruar i ka sytė nga Bagdadi. Duke nxitur dhe provokuar konfliktė tė armatosur, serbo-sllavomaqedonėt dhe "aleatėt" e tyre tradicional, kėrkojnė tė bėjnė "fajtor" shqiptarėt, kėrkojnė tė "bindin" faktorin ndėrkombėtar se gjoja "shqiptarėt janė zjarrėvėnėsit e Ballkanit" qė kėrkojnė "tė fusin botėn mes dy zjarreve"! Dhe kėshtu kėta aleatė tė terrorizmit duan tė "nxjerrin gėshtenjat nga zjarri me duartė tona". FBKSH dhe struktura e saj vetmbrojtėse AKSH nuk do bjerė pre e kėsaj manovre serbo-sllavomaqedone. Por njėkohėsisht ne apelojmė para faktorit ndėrkombėtar t'a ndali kėtė "manovėr", e cila ka nisur tė aplikohet nė Preshevė-Bujanoc, ndryshe AKSH nuk mban asnjė pėrgjegjėsi pėr ēka mund tė ndodh kur ajo t'i dalė zotė popullit dhe trojeve tė veta. Ambasadori Amerikanė me sa duket ka shumė informacion lidhur me kėtė manovėr serbo-sllavomaqedone, ndaj pėrpiqet tė ruhet rendi i gjėrave dhe "tė mos digjen etapat".

Zana Rugova: Cili ėshtė mendimi juaj pėr partitė shqiptare nė FYROM, a janė ato duke punuar si duhet pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare?

Alban Vjosa: FBKSH ėshtė njė bashkim forcash politike, intelektuale dhe atdhetarėsh shqiptarė. Pėr kėtė Front ēdo parti shqiptare, kudo ku punonė e vepron, ėshtė kapital kombėtar. Gjithsejcila Parti ka programin dhe synimet e veta. Ne me tė gjitha partitė shqiptare na bashkonė vetėm njė gjė: Sa janė ato tė vetdijshme tė bashkėpunojnė dhe bashkėveprojnė me FBKSH pėr tė ribashkuar trojet shqiptare nė njė shtet tė vetėm shqiptar, demokratik, ligjor e properėndimor nė Ballkan. Pėr ne kjo ėshtė rruga e vetme e zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Lidhur me partitė shqiptare qė veprojnė nė FYROM vija e demarkacionit mes FBKSH dhe tyre ėshtė: Sa ato janė tė vendosura tė prishin shtetin artificial tė FYROM-it dhe ta orjentojnė politikėn e tyre dhe popullin qė pėrfaqėsojnė drejt opcionit tė vetėm tė ribashkimit me Shqipėrinė. Partive politike shqiptare nė FYROM jua kemi bėrė tė qartė se FBKSH si strukturė politike dhe AKSH, si forca e saj vetmbrojtėse e popullit, nuk luftojnė pėr ndėrrimin e "kuajėve tė karrocės", domethėnė tė qeverive, sot ėshtė BDI, nesėr tė vijė nė pushtet PDSH. Dhe si njėra apo tjetra, tė forcojnė shtetin artificial tė "bashkim-vllazėrimit" apo "shtetin multietnik" nė FYROM, siē e ka pagėzuar faktori ndėrkombėtar "bashkim-vllazėrimin" e djeshėm! FBKSH dhe AKSH janė tė vendosura pėr tė "djegur karrocėn", domethėnė pjellėn artificiale FYROM.

Zana Rugova: A mendoni se ėshtė i realizueshėm projekti i ribashkimit tė trojeve shqiptare, kur Perėndimi ėshtė decid dhe nuk lejon ndėrrimin e kufijėve me dhunė?

Alban Vjosa: Ribashkimi i trojeve shqiptare dhe i popullit qė jeton nė to nė njė shtet tė vetėm shqiptar nė Ballkan ėshtė domosdoshmėri. FBKSH dhe AKSH kėtė gjė e kėrkonė nė emėr tė paqes, tė lirisė, tė demokracisė dhe tė parimit universal tė vetvendosjes.Ne duam tė realizojmė ribashkimin sepse duam tė shpėtojmė rajonin nga gjenocidi serbo-sllavomaqedon, ne duam ribashkimin me Shqipėrinė sepse duam tė ēlirojmė kombin shqiptar me mbi 8 milionė banorė nė Ballkan nga kolonializmi, nga mungesa e lirisė dhe e tė drejtave kombėtare, nga shkaku i vetėm qė mbanė tė ndezur konfliktet dhe luftrat nė Ballkan. Pra ne sakrifikojmė nė emėr tė sė ardhmes. Perėndimi nuk ka arsye tė jetė kundėr idesė sė ribashkimit tė Shqipėrisė.Ne kemi qėnė Perėndim dhe sot e kemi kokėn nga Perėndimi, aty ku e kemi vendin. Perėndimi u mėsonė gjithė popujve tė botės tė duan dhe tė respektojnė Lirinė, Pavarėsinė, Demokracinė, Parimin e Vetvendosjes. Perėndimi nuk ka nė dorė dy mizura matjeje, njė metėr pėr gjithė popujt e botės, dhe njė metėr tjetėr vetėm pėr popullin shqiptarė! Ne duam qė Perėndimi tė na "masė" edhe ne shqiptarėve me "metrin" qė mati Gjermaninė e Ribashkuar, krijimin e 16 shteteve nga ish-BRSS, siē ndau ēekin me Sllovakin, siē veprojė nė ish-Jugosllavi. "Karta e Helsinikit" ėshtė njė pėr tė gjithė popujt e botės. Parimet e saj nuk kanė vlerė zbatimi vetėm pėr shqiptarėt! Aq mė tepėr kur ne shqiptarėt nuk kėrkojmė ndryshim tė kufijėve me dhunė, por rregullim tė kufijėve qė na janė marrė padrejtėsisht me dhunė, domethėnė rikthimin e gjėsė tonė dhe hedhjen posht pėrgjithmonė tė kolonializmit shekullor.Perėndimi nuk duhet tė ketė frik nga ajo se gjoja "ribashkimi i shqiptarėve do tė sjellė refugjatė tė shumtė"! FBKSH dhe AKSH i garanton tė gjitha minoritetet qė jetojnė nė trojet shqiptare se ata do i gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe liritė demokratike nė kuadrin e shtetit tė ribashkuar shqiptarė. Shqiptarėt janė popull qė kanė vuajtur rėnd, aq rėndė sa edhe hebrenjtė nga kolonializmi dhe gjenocidi serbosllavomaqedono-grek. Ndaj kurrėn e kurrės nuk do t'ja lejonim vetės tė shndrroheshim vet nė gjenocidist...

Zana Rugova: Simbas jush cili intelektual apo lider politik meriton t'i pėrfaqėsoj interesat e popullit shqiptar nė kėto hapsira, nėse kėta lider tė deritanishėm nuk arritėn t'i realizojnė problemet me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt.

Alban Vjosa: Qė kur ka lindur padrejtėsia historike e ndarjes sė dhunshme tė trojeve tona etnike, kanė dalė nė dritė Lėvizje dhe organizime shqiptare pėr ribashkim. Intelektualė dhe liderė tė shumtė politik kanė dhėnė kontributin e tyre me kahje drejt ribashkimit shqiptarė. Nė kėto Lėvizje ka patur lider dhe intelektual tė suksesshėm, por edhe tė pasuksesshėm. Atdhetaria shqiptare gjithmonė ka qėnė e madhe. Por siē dihet, atje ku atdhetaria ėshtė tepėr e madhe, edhe tradhėtitė janė tė mėdha. Liderėt dhe intelektualėt duhet t'i prijnė popullit, tė dalin nė ballė tė tyre, ta organizojnė atė, ta mbrojnė dhe ta orjentojnė gjithmonė nė rrugė tė drejtė. Nėse "intelektualėt" dhe "liderėt" presin qė populli t'i bėjė tė gjitha vetė, dhe pastaj ata tė shkojnė nė sofrėn e shtruar pėr tė ndarė pjesėt dhe pėr tė ngrėn mė shumė nga tė tjerėt, pėr kėta lloje "intelektualė" dhe "liderė" nuk ka nevojė kombi ynė. Nė situata tė tilla populli tė kėndon kėngėn: "ē'bėje zotrote Bej Efendi kur ne luftonim pėr Shqipėri?!" Zgjidhja e ēėshtjes shqiptare nuk ėshtė monopol vetėm i disa "tė shquarėve". Gjithė shqiptarėt i kanė rrugėt e hapura tė kontribuojnė pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Liderė tė bėnė pėrkushtimi ndaj interesave tė popullit, tė bėnė puna, aftėsia pėr organizim, guximi, sakrificat, mėnēuria, principialiteti pėr tė mos bėrė kompromise mbi kurrizin e popullit dhe mbi interesat kombėtare, dalja nė ballė kur ėshtė nevoja, jo "si kofini pas tė vjeli".

Zana Rugova: Cili ėshtė mendimi juaj pėr Islamin (religjonin).

Alban Vjosa : Kombi dhe feja janė tė lidhura pazgjidhshmėrisht. Asnjėra nuk bėnė pa tjetrėn. Ne jemi kombi ndoshta i vetėm nė Botė ku janė tė pranishme tre fe tė ndryshme, por qė ka njė unitet mahnitės mes tyre. Bota ka ē'tė mėsoj nga kombi shqiptarė nė kėtė drejtim. Religjoni fetar Islam pėr FBKSH dhe AKSH ėshtė pasuri e vyer kombėtare, siē ėshtė edhe religjioni ortodoks dhe katolik shqiptarė. Me kėtė rast dua tė shpjegojė pozicionin e FBKSH dhe tė AKSH lidhur me insinuatat dashakeqėse qė bėjnė serbo-sllavomaqedono-grekėt. Ata mundohen tė "bindin" botėn se gjoja ne shqiptarėt luftojmė kundėr tyre pasi ata janė "ortodoks"! Domethėnė duan t'i japin luftės sonė antikoloniale karakter fetar! Ne nuk luftojmė kundėr ortodoksizmit, sepse kjo do tė ishte njė luftė paradoksale dhe vetvrasėse. Ne nuk mund tė luftojmė vetveten, sepse ėshtė njė realitet i padiskutueshėm qė kemi mbi 20 pėr qindė tė popullit etnik shqiptarė tė fesė ortodokse. FBKSH dhe AKSH ėshtė e vendosur pėr tė ndėrtuar njė shtet shqiptarė demokratik properėndimor nė Ballkan, me tė gjithė trojet tona dhe popullin qė jetonė nė to, pa bėrė as mė tė voglin dallim fetar.