Ballkani nė prag tė ristrukturimeve tė mėdha
Moratoriumet shqiptare dhe strategjia e boshtit Beograd-Shkup
Ēasti historik kėrkon veprime tė pėrmasave historike. Kėto veprime nuk mund tė kryhen nė periferi tė piemontit shqiptar. Tirana zyrtare ėshtė nė radhė. Asgjė nuk do tė duhej lejuar t`i lihet stihisė.
Nga Sadri RAMABAJA
Luftrat qė lam pas dėshmuan se shkaqet e shpėrthimit ishin jo vetėm tė natyrės gjeopolitike, por edhe tė asaj kulturore dhe ekonomike. Ballkani ndodhet para ristrukturimeve tė mėdha. Koha pėr eksperimentim tashmė ka perenduar. Ata qė vonohen, duke kėrkuar solucione tė reja, mund tė jenė humbėsit e fundmė.
Kėmbanat e alarmit po bien. Ato nė fillim tė kėti viti filloi t`i tund ish-kryeministri iserb Zoran Gjingjiqi. Ndėrkaq strategjia e re serbe, si u shpreh pasuesi i Gjingjiqit
Zhivkoviqi, nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes serbe Politika , do tė pėrbėhet nga dy faza. Faza e parė, siaps tij, tashmė mund tė quhet e pėrmbyllur. Rikthimi dramatik i temės sė Kosovės nė institucionet ndėrkombėtare ishte pjesa e parė e kėsaj strategjie, qė e udhėhoqi Zorani i I-rė. Pjesa e dytė e strategjiosė, qė udhėhiqet tashmė nga Zorani i II-tė, ka tė bėjė me vazhdimin e punės sė Zoranit tė I-rė, por nė mėnyrė mė tė heshtur dhe mė subtile.
Strategjia aktuale srbe ndaj Kosovės dhe ēėshtjes shqiptare si tėrėsi tashmė ėshtė konsoliduar mirė. Ajo nė kuadėr tė procesit deballkanizues, ėshtė kompatibile me qėllimet e UE-sė dhe insiston mė shumė tė mbyllė ciklin e solucioneve eksperimentale. Mbėshtetja e heshtur e ideve tė Gjingjiqit dje pėr ndarjen e Kosovės dhe reagimi i butė ndaj deklaratave tė Georgievskit sot, dėshmon se UE-ja ėshtė para njė kursi tė ri pėr Evropen Juglindore. Ndėrkaq strategjia e Zhivkoviqit dhe Cervenkovskit ėshtė nė harmoni tė plotė me kėtė kurs tė ri tė UE-sė- krijimin e politikės sė fakteve tė kryera. Kjo luftė e sinkronizuar mirė nga tandemi
Zhivkoviq-Cervenkovski, e udhėhequr herė-herė edhe nė emėr tė luftės kundėr krimit nė ekonomi dhe politikė, sforcimit tė strukturave shtetrore tejet tė plogėshta dhe pėrmbushjes sė deficiteve demokratike, po mbeti pa pėrgjegjen e duhur, mundet qė tė dėmtojė rėndė ēėshtjen shqiptare.
Nė kėtė prizmė, veprimin intelegjent tė H.Thaēit lidhur me moratoriumin e kufizuar nė raport me statusin e Kosovės, duke insistuar nė kerkimin e garancioneve pėr periudhėn pasmoratoriumiane, nė njėrėn anė edhe alarmin qė u dha qendrave ndėkombėtare akti i dorėheqjes, respektivisht largimit, qoftė edhe i pėrkohshėm nga politika, i Arben Xhaferit, nė anėn tjetėr, unė jam i prirur t`i shoh si pėrgjigje ndaj kėsaj ofenzive. Nėse akti i H.Thaqit mund tė cilėsohet si veprim energjik dhe sprovė pėr njė pėrgjegje konkrete larg retorikės folkloriste tė kultivuar nga Rugova dhe C, akti i A.Xhaferit do tė mund tė shihej edhe si sfidė qė i bėhet trysnisė nė rritje nga qendra tė veēanta pėr t`vazhduar me eksperimente plotėsuese nė kurriz tė qenies dhe tėrėsisė etnike shqiptare ne Maqedoni dhe jo vetėm atje. Kėtė sfidė Xhaferi, ėshtė nė logjikėn politike tė ngjarjeve, tė pritet ta shoqėroj me veprim qė i shkon natyrės sė tij. Skena politike shqiptare, megjithatė, ka nevojė pėr korifenj tė mendimit politik racional. Ky mendim do duhej rrahur e formėsuar nė institucione shkencore pėr tė kaluar mė pas nė ato shtetrore.
Ndėrkaq ata qė pa gjykuar esull procesin e rrumbullaksimit tė shteteve nacinale nė kėtė cep tė Evropės vazhdojnė ta quajnė si tė jashtėkohėshėm, kanė nevojė pėr leksione politike plotėsuese. Tė rikujtojmė: kufijtė mes shteteve me demokraci shtetrore dhe shoqėrore po shndėrrohen nė koncepte relative, veēmas ata nė bashkėsinė e llojit tė vet, siē ėshtė UE-ja. Mirėpo, nė shtetet me deficit tė ndjeshėm demokratik, me shkallė tė lart tė krimit politik dhe ekonomik, me eruzionin moral nė ngjitje, ku nuk dihet se ku mbaron politika e ku fillon krimi, siē janė shtetet e Ballkanit, tė pretendosh edhe mė tej nė mundėsitė e suksesit dhe tė rikthhimit tė politikės, aktualisht, duket jo reale, punė Sizifi, vetmashtrim.
Idetė pėr ndarjen e Kosovės dhe tashti edhe pėr ndarjen e Maqedonisė nuk janė tė reja. Nė kėtė dhjetėvjetshin e fundit kanė defiluar sa e sa harta qė shenjonin vijat e mundshme kufitare mes shqiptarėve dhe serbėve nė njėrėn anė dhe shqipatrėve e maqedonėve sllav nė anėn tjetėr. Nė kancelaritė evropiane janė trajtuar nė mėnyrė tė veēantė veēmas hartat qė ishin punuar nga ekipi i Dobrica Qosiqit, pastaj ato tė Branislav Kėrstiqit, Dushan Batakoviqit, Aleksandėr Despiqit etj.
Ndėrkaq projekt pėr ndarjen e Maqedonisė ka hartuar edhe Akademia Maqedone e Shkencave dhe Arteve, qė qe bėrė publik nė kulmimin e luftės, por nuk qe pritur nė dy duar. Megjithatė nė atė projekt mbėshtetej dhe vazhdon tė mbėshtetet tėrė strategjia Georgievskit me C. Ndėrkaq Cervenkovski duket se ka trashėguar harta tjera tė ndarjes sė Maqedonisė.
Plane pėr ndarje kirurgjikale, mbėshtetur nė parimin etnik, tashmė dihet, kishte hartuar edhe ish Ministri i Jashtėm i SHBA-ve, Henri Kisinxheri, madje duke i precizuar dhe ndarė nė dy opcine tė mundshme. Opcini B i kėti projekti, qė parasheh ndarjen e Kosovės nė pjesėn veriore serbe dhe atė jugore shqiptare, me lėnjen e Veriut tė Mitrovicės dhe tri komunave tjera me popullsi shumicė serbe, nėn kontrollin e plotė serb, nėn hundėt e UNMIK-ut, tashmė ėshtė realitet. Pa aq sa ėshtė realitet strategjia pėr zhvatje edhe tė ndonjė pjese tė Anamoravės.
Ēėshtja ėshtė si tė pamundėsohet rrudhja e mėtejshme e hapėsirės jetėsore shqiptare shembėllim atyre rrudhjeve tė dhimbėshme qė pėsuam nė vitin 1878, 1913 dhe ricoptimit deri nė pėrimtsim tė vitit 1992. Ky proces a mund tė sfidohet pėrmes moratoriumeve, apo ka nevojė pėr diē mė tė pėrqėndruar, mė gjithėpėrfshirėse? Deri tashti ėshtė pranuar njėzėri nga elita politike shqiptare, se pavarėsia e Kosovės si tėrėsi dhe realizimi i Marrveshjes sė Ohrit pa ekuivoke, janė kushtet minimale, respektivisht kompromisi i shqiptarėve nė dobi tė paqes nė rajon, si pjesė e srategjisė sė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare. Nė realizimin e kėsaj strategjie ėshtė investuar shumė. Opinioni shqiptar tash e sa kohė ėshtė ushqyer me bindjen se tė shtruarit e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare pa insistuar nė tė drejtėn e plotė pėr vetvendosje, respektivisht nė tė drejtėn e krijimit tė shtetit-komb, do tė hasė nė mirėkuptimin e miqėve tanė dhe do tė jetė mė lehtė i realizueshėm. Ndėrkaq njė lagje sharlatanėsh politik vazhdon edhe sot e kėsaj dite tė luaj me ndjenjat e popullit, duke deklaruar se njohja e pavarsisė sė Kosovės ėshtė ēėshtje fare formale! Sidoqoftė realiteti duket se ėshtė larg dėshirave dhe gjakimeve tona tė ligjshme. Koha kėrkon politikanė qė kanė guximin ta pranojnė kėtė realitet dhe tė punojnė pėr ndryshimin e tij. Humbja e kohės nė kėrkim tė solucioneve qė na korrespondojnė me ato tė shteteve tė Evropės Perendimore, duke aluduar nė Zvicrėn, Belgjikėn, Gjermaninė a Austrinė etj. mund tė ketė tagrin e madh. Ēasti historik kėrkon veprime tė pėrmasave historike. Kėto veprime nuk mund tė kryhen nė periferi tė piemontit shqiptar. Konformizmi mė nuk kryen punė. Tirana zyrtare ėshtė nė radhė. Asgjė nuk do tė duhej lejuar t`i lihet stihisė. Pala shqiptare si terėsi duhet tė hidhet nė veprim, pa zhurmė, me tėrė potencialin qė disponon. Ndėrtimi i kėsaj strategjie do duhej mbėshtetur nė parimin e vetvendosjes sė popujve, qė i gėrshetuar me elementet gjeopolitikės si malgamė e mekanizmave euroatlantik, do tė ishte nė dobi tė interesave jetike shqiptare.