Tema:Sektori jolegal ekonomik,njė kėrcnim dhe sfida mjaft serioze pėr aspiratat zhvillimore dhe integruese tė vendeve nė tranzicion

Shkruan:Mr.Rufi Osmani,Gostivar

Tema e ekonomis jolegale dhe fenomenet pėrcjellėse tė sajė tė personifikuara nė korupcion,ryshfetet dhe deformimet e tjera qė shoqėrojn kėtė fenomen destruktiv ekonomik dhe shoqėror janė gati se tema tė pėrditshme nė media,nė debate profesionale dhe politike dhe nė biseda tė pėrditshme ndėrmjet njerzive tė rėndomt.Ėshtė pėr tu veēuar paradoksi qė kosiston nė faktin se sa mė tepėr qė debatohet pėr fenomenin nė fjalė, i njejti jo vetėm qė nuk dobėsohet dhe elinimionohet por pėrkundrazi fiton nė intenzitet edhe mė tė madhė.
Tema nė fjalė ėshtė shkak dhe pėrmbajtje kryesore edhe e konfrontimin aktual politik ndėrmjet dy liderėve tė PSSH z.Ilir Meta dhe kryeministrit tė Shqipėrisė z.Nano.Autori do tė synon qė nėpėrmjet njė qasje tė kombinuar teoriko-praktike tė analizon problematikėn nė fjalė pa pretendime pėr tė dhėnė vlerėsimet mė meritore pėr temėn nė fjalė.

• Cila ėshtė praktika e deritshme e tranzicionit pėr problematikėn nė fjalė?

Gjatė dekadės qė e lam pas shumė ish vende socialiste qė kishin ekonomin e bazuar nė planifikimin qendror e nisėn procesin e tranzicionit duke synuar transformimin e ekonomive tė tyre nė ekonomi funksionale tė bazuara nė ligjshmėrit e tregut dhe nė pronėn private.Sukseshmėria e procesit nė fjalė krahas zbatimit tė reformave tė njė spektri mjaftė tė gjėrė legjislativ, pronėsor, strukturor,monetar dhe fiskal nėnkuptonte edhe krijimin e institucioneve funksionale dhe njė rol komplementar qeveritar nė raport me ekonomin e tregut.

Praktikat e deritashme tė procesit tė tranzicionit nė ekonomit jo tė suksesshme tranzitore kan nxjer nė pahė funksionimin e shtetit nė ekonomi si njė nga mangėsit kryesore tė periudhės sė deritashme dhe si sfidėn kryesore qė do tė shoqėron kėtė proces tė ndėrlikuar tė transformimit ekonomik nė tė ardhėmen.

Nė kuadėr tė njėrės nga strategjit e tranzicionit tė pagėzuar si ,,shok terapia,, e pėrfaqėsuar nga ekonomisti amerikan Xhefri Saks nė fazat e hershme tė tranzicionit elementet kryesore tė tranzicionit vlerėsoheshin se duhet tė jen liberalizimi i ēmimeve,stabilizimi makroekonomik dhe privatizimi i pronės shtetėrore.Pėrkrahėsit e kėsaj strategjie vlerėsonin se elementet nė fjalė do tė ishin tė mjaftueshme tė transformonin ekonomit nė tranzicion nė ekonomi funksionale tė tregut.Praktikat e deritashme tranzitore tek shumica e vendeve nė tranzicion dhe nė veēanti tek vendet e Europėsjuglindore konfirmuan pamjaftueshmėrin e tezave nė fjalė.Njė pamjaftueshmėri e kėtillė nė veēanti ėshtė evidente nė rastin e Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kosovės pavarsisht nga vonesat objektive nė zbatimin e procesit tė tranzicionit qė shoqėrojn Kosovėn.

Nė njė analizė tė tij Andrei Schleifer (1996) do tė konstatoj me tė drejtė se liberalizimi i ēmimeve do tė eliminon kontrollin e qeveris mbi ēmimet,stabilizimi do tė imponon njė politikės tė shtėrnguar buxhetore qeveritare dhe privatizimi do tė eliminon kontrollin e drejtpėrdrejt qeveritar mbi ndėrmarjet,mirėpo kėto ndrysh-ime janė tė mjaftueshme pėr tė shkatruar ekonomin e bazuar nė planifikimin qendror,por nuk janė tė mjaftueshme pėr tė transformuar kėto ekonomi nė ekonomi funksionale tė tregut.

Nga mė sipėr del nė sipėrfaqe e vėrteta se pėrkrahėsit e strategjisė sė ,,Shok terapis,, e nė ato suaza edhe institucionet kryesore ndėrkombėtare financiare dhe nė veēanti FMN si institucioni kryesor qė asistonte nė zbatimin e reformave tek vendet nė tranzicion e heshtėn me qėllim ose pa qėllim rolin qė qeveria (shteti) duhet ta luaj nė ambinetin e ri ekonomik tė bazuar nė ligjėshmėrit e tregut.

Tė arituar e deritashme tranzitore nė lėmin e ekonomisė dhe nė aspekt tė funksionalitetit kompatibil tė qeveris nė harmoni me kėrkesat e ekonomis sė tregut nė rastin e Shqipėrisė,Maqedonisė dhe Kosovės vėrtetojn nė tėrėsi konstatimin e mėsipėrm.Nė veēanti njė konstatim i tillė ėshtė tepėr adekuat nė rastin e Shqipėrisė,sepse qeverit e Shqipėrisė qė nga fillimi i zbatimit tė procesit tė tranzicionit zbatuan me pėrprikėri strategjin e ,,shok terapisė,,ndėrsa autoritetetet qeveritare tė Maqedonisė u pėrcaktuan dhe zbatuan strategjin e gradualizmit tranzitor.Zbatimi i procesit tė tranzicionit nė Kosovė i ka specifikat shtesė tė cilat e vėshtirėsojn edhe mė shumė kėtė proces si pasojė e statusit aktual politik tė Kosovės,mirėpo pasojat ekonomike vazhdojn tė ken trende tepėr negative nė tė gjitha drejtimet.

• Cili ėshtė niveli i funksionalitetit tė institucioneve politike ?

Teoria dhe praktika ekonomike tashmė kan qėndrime tė verifikuara se funksionimi i mirė i ekonomive tė tregut kėrkon dhe nėnkupton edhe ekzistimin e qeverive tė cilat janė efikase nė instalimin,pėrforcimin dhe zbatimin e rregullave tė lojės nė lidhje me konkurencėn,promovimin dhe ndarjen e objektivave sociale,plotėsimin e nevojave qeveritare pėr financa publike,mbrojtjen e tė drejtave tė pronės private dhe publike,prodhimin e tė mirave publike me cilėsi dhe sasi tė kėnaqėshme dhe nevojave tė tjera edhe nė lėmin e ekonomis.

Pėr tė ushtruar detyrimet e veta qeverit kan nevojė pėr institucione mirė tė zhvilluara tė udhėhequra nga personalitete kompetente,tė stimuluar nė mėnyrė tė institucionale dhe tė ndershme.

Institucionet e tilla rėndom nuk bėhen nė mėnyrė magjike,ato duhet tė krijohen nė njė periudhė tė gjatė dhe tepėr tė mundimshe nė veēanti tek vendet ekonomikisht tė varfėra dhe nė tė cilat kultura demokratike dhe depolitizimi i administratės publike janė nė fazat fillestare siē ėshtė rasti me vendet e analizuara.Nė vendet e zhvilluara industriale pėr krijimin e inistitucioneve tė tilla u desht tė kalojn shekuj dhe nė disa nga ato vende ato ende sot e kėsaj dite janė nė procesin e zhvillimit permanent dhe pėrmirėsimit tė vazhdueshėm.Nė ekonomit nė tranzicion krijimi i institucioneve tė tilla duhej tė bėhej pėr njė periudhė shumė tė shkurt kohore dhe nėn kushte shumė mė pakė tė volitshme ekonomike dhe politike.

Dhe pikėrisht resurset minimale materiale dhe humane nė dipozicionin,koha tepėr e shkurtėr nė dispozicion dhe mbi tė gjitha keqpėrdorimet e pushtetit nga elitat politike alternative ishin ndėr shkaqet kryesore tė dėshtimit tė krijimit tė institucioneve tė pavarura nė vendet e Europėsjuglinore nė pėrgjithsėsi dhe nė veēanti nė rastin e Shqipėrisė e Maqedonis dhe pjesėrisht nė rastin e Kosovės.

Pėr tė realizuar funksionin e vet nė mėnyrė tė dobishme dhe thelbėsore qeveria nuk duhet tė jet e madhe nė kuptimin e harxhimeve dhe tatimimit por e njejta duhet tė jet efikase nė realizimin e rolit tė saj rregullues nė ekonomi dhe nė shqėri nė pėrgjithėsi.

Maqedonia nė veēanti pėrbėn rastin e kundėrt nė kėtė aspekt duke pasur njė administrat tepėr tė madhe tė sektorit publik krahas jofuksionalitetit dhe politizimit tė skajshėm tė tė njejtės.

Nė kėtė kuptim politikat e kėqija mund tė krijojn mė tepėr dėm nė krahasim me moszbatimin e kurfarė politikave,menaxhmentet qeveritare politike nė Shqipėri dhe Maqedoni e kan vėrtetuar shumė herė kėtė konstatim tė mėsipėrm gati se nė tėrė periudhėn e deritashme tranzitore.

Si raste mė eklakante nė kėtė drejtim vlen tė pėrmenden tolerimi i krijimit dhe funksionimit deri nė bankrotin e tyre tė skemave piramidale te tė dy vendet,thyerja e embargos tė KB ndaj ish Jugosllavisė,manipulimet dhe keqpėrdorimet e skajshme me procesin e privatizimit,tolerimi i ekonomisė ilegale dhe evazionit tė gjėrė fiskal,tolerimi i kontrabandės dhe trafikut me njerėz dhe veprime tė tjera tė jashtėligjėshme.

Rasti i krijimit dhe tolerimit tė ekzistimit tė skemave piramidale si krijesa informale ekonomike nėn pėrkrahjen dhe mbykqirjen e drejtpėrdrejtė tė autoriteteve mė tė larta qeveritare tė Shqipėrisė deri nė vitin 1997 paraqet rastin e paprecedent tė papėrgjegjėsis mė tė lart politike nė historikun e ekzistimit tė shtetit shqiptarė,qė si pasojė kishte shkatrimin e plotė tė ekonomis dhe institucioneve tė vendit,varfėrimin e skajshėm tė popullsis civile,dėmtimin e popullsis dhe tė ekonomis nė vlerė absolute prej afėrsisht 2 miliard dollar amerikan dhe rrezikoi tė zhbėnte politikisht nė tėrėsi vet ekzistimin e shtetit shqiptarė.

Ekonomit e vendeve tė Europėsjuglindore dhe nė ato suaza nė veēanti ekonomit e Shqipėrisė,Maqedonisė dhe Kosovės karakterizohet me njė nivel tepėr tė lart tė evazionit fiskal dhe tė shėrbimeve tė varfėra publike nė tė gjitha nivelet qeverisėse.Objektivi kryesor i reformės fiskale te kėto vende ka qen dhe do tė jet edhe nė perspektiv rritja e tė ardhurave buxhetore duke zgjėruar bazėn tatimore krahas ngushtimit tė sektorit jolegal tė ekonomisė.Bėrėsit e politikave qeveritare nė kėto vende ballafaqohen me njė numėr tė madhė tė sfidave qė kan pėr synim stimulimin e rritjes sė tė ardhurave tatimore dhe pėrmirėsimin e funksionimit tė sektorit publik nė aspket pėrmbajtėsor.

Njė nga sėmundjet mė kanceroze tė ekonomive nė tranzicion pa dyshim ėshtė sektori mjaftė i zhvilluar i ekonomis informale( ekonomia jolegale) dhe dukurit shoqėruese tė sajė si korupcioni,ryshfeti dhe format e tjera tė keqpėrdorimeve tė pozitave publike nė nivele tė ndryshme qeveritare.Autorė tė ndryshėm lokal dhe ndėrkombėtar vlerėsojn se lartėsia e ekonomis jolegale nė kuadėr tė ekonomis sė pėrgjithshme nė vendet e Europės juglindore lėvizėn prej 30-60% nė raport me ekonomin legale dhe nė kėto suaza prin nė veēanti Shqipėria e shoqėruar me Maqedonin dhe Kosovėn.

• Definimi i sektorit jolegal ekonomik

Sektori jolegal ekonomik nė pajtim me literaturėn e gjėrė dhe nė veēanti sipas definicioneve tė autorėve Schrage (1984) dhe Thomas (1992) pėrkufizohet si njė bashkėsi aktivitetesh qė nė parim ushtrohen legalisht dhe qė duhet ti nėnshtrohet tatimimit por qė nuk deklarohen si aktivitete komerciale legale dhe tė cilat nuk pėrfshihen nė kalkumimin e tė ardhurės kombėtare ose qė pjesėrisht pėrfshihen nė PBB siē ėshtė rasti me Shqipėrin.

jesėmarja nė sektorin jolegal ekonomik paraqet thyerje tė normave legale pavarėsisht qė aktivitetet nė fjalė nė njė farė mėnyre ushtrohen nė mėnyrė legale.Bartėsit e aktiviteteve tė sektorin informal ekonomik ose tė ashtuquajtuara ,,aktivitete tė nėntokės,, tentonj tė koruptojn autoritetet publike,ashtu qė ,,zyrtarėt dobėt tė paguar,, pranojn ryshfete si kėmbim pėr mbrojtjen ose pėr favorizime qė i bėhen sektorit jolegal duke dėmtuar interesin e shtetit.

Rrethi Vicioz i sektorit jolegal


Burimi: Alesina (1999)

Veprimet e kėsaj natyre pėrforcojn iniciativat pėr tė ngelur nė gjendjen e njė ekuilibri suboptimal me njė qeveri tė parėndėsishme publike dhe funksionalisht joefektive nė aspekt tė ofrimit dhe pėrmbushjes sė kėrkesave publike tė qytetarėve tė sajė dhe kryerjes sė funkisoneve qeveritare.Nė analizat e mė shumė autorėve tė mbrendshėm dhe tė jashtėm ėshtė argumentuar se politikat e gabuara nė ekonomi efektuojn ,,rethin vicioz,, qė e konstaton Alesina (1999) dhe tė cilat konvergjojn nė njė gjendje ekuilibruese me njė sektor tė gjėrė jolegal,grumbullim tė dobėt tė tatimeve,tė hyra tatimore tė ulta dhe shėrbime publike tė varfėra duke pėrforcuar motivimet ekonomike tė vazhdojn tė funksionojn edhe mė tej nė mėnyrė informale.Njė gjendje e kėsaj natyre ėshtė karakterist dalluese jo vetėm e qeverive qendrore tė vendeve tė analizuara por pa pėrjashtim kjo gjendje ėshtė nė veēanti shenjė dalluese e gati tė gjitha autoriteteve komunale pa pėrjashtim tek vendet e analizuara .

Nė kėto suaza vlen tė pėrmenden nė veēanti keqpėrdorimet e shumta qė bėheshin dhe qė vazhdojn tė bėhen me dhėnjen e kontigjenteve,koncesioneve dhe preferencave importuese firmave tė afėrta me qeveritarėt,pėrcaktimin e firmave fituese nė tenderėt pėr kryrejen e punėve publike nga kompani private,deklarimin e nėnvlerėsuar gjatė doganimit dhe tatimimit tė mallėrave tė importuara nė veēanti mallėrave qė tatimohen me TVSH dhe akciza,shitjet me diskonte maksimale prej mbi 90% tė vlerės kontabėl tė kompanive shtetėrore nė bazė tė kontratave direkte dhe raste tė tjera tė shumta tė keqpėrdorimeve masive nga ana e yrtarėve lokal dhe qendror.Opinioni publik nė Maqedoni i ka mjaftė tė freskėta aferat e kėsaj natyre qė lidheshin me dhėnien e kontigjenteve pėr importin e karburateneve,sheqerit dhe mallėrave tė tjera deficitare,dhėnien e kuotave pėr punėsime nė botėn e jashtėme,shitjen e rafineris OKTA,shitjen e Telekomit,aferėn me mjetet financiare nga Tajvani,shpėrndarja e mjeteve tė Telekomit pėr financime tė infrastrukurės komunale nga ana e ministris sė pushtetit lokal,privatizimet e shumta jotransparente, qė nga fillimi i kėtij procesi e deri mė sot.

Njė nga shumė aferat reale dhe potenciale e kėsaj natyre u paraqit paralelisht nė Maqedoni dhe Kosovė dhe kishte tė bėjė me tentativėn pėr krijimin e njė aviokompanie tė re nga disa afarist tė suksesshėm shqiptarė qė pėr motive korupcioni dhe ryshfeti vazhdon tė pengohet me papėrgjegjsin mė tė lartė nga qeveritar shqiptarė nė kuadėr tė qeverisė aktuale nė Maqedoni.Tentativa e njejtė nė Kosovė pėrfundoi me dhėnjen e koncesionit pėr fluturime njė aviokompanie tė jashtėme nga autoritetet ndėrkombėtare pėrkundėr faktit qė edhe konkuruesit kosovar i plotėsonin kushtet e parapara me tenderin e shpallur nga institucioni kompetent.Literatura e viteve tė fundit dhe nė ate kuadėr edhe FMN/ja ka pranuar definicionin sipas tė cilit nė sistemt e zhytura nė ryshfet dhe korrupcion iniciativat ekonomike janė tė shtrembėruara pasiqė ,,zyrtarėt qeveritar dhe individ privat tė favorizuar pranojn pjesė tė mėdha tė dobive-benificioneve publike ose paguajn pjesė mė tė vogla tė shpenzimeve tė tė mirave publike.

Pėr pasojė kemi investime mė tė ulta private ,mė pak tė hyra qeveritare dhe rritje tė varfėrisė dhe jobarazisė. Studime tė shumta tė kohės mė tė re konfirmojn ekzistimin e njė korelacioni negativ ndėrmjet korupcionit dhe rritės ekonomike duke potencuar rėndėsin kruciale tė pėrmirėsimit tė qeverisjes si element kyē i programit tė sukseshėm reformues ekonomik.

• Si tė kufizohet madhėsia e ekonomis jolegale ?

Risqet kryesore tė cilat kėrcėnojn realizimin e dy objektivave qeveritare afatgjate ,ate tė zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik dhe integrimin nė Bashkėsin Europiane rrjedhin kryesisht nga strukturat e involvuara nė pushtetet politike dhe nė sektorin ekonomik qė mbrojn pozicionet dhe interesat ekonomike qė kryesisht kan krijuar pasuri tė mėdha nga aktivitetet komerciale nė sektorin jolegal ekonomik.Ėshtė mjaftė sinjifikativ fakti qė pėrkundėr ngecjes rapide nė zhvillimin ekonomik, varfėris sė lartė dhe githėpėrfshirėse dhe papunėsis tepėr tė lart nė njėrėn anė gjithandej vendeve nė tranzicion edhe nė ato suaza edhe nė vendet e analizuara nuk mungojn ,,kapitalistėt e shumtė tranzitor,, tė cilėt kan krijuar pasuri tė mėdha ekonomike kryesisht nė kuadėr tė aktivitetit ekonomik jolegal.

Kundėrshtimi i vendosur dhe mundėsisht ndėrprerja e mėtejme e rritės sė sektorit jolegal ekonomik paraqet sfidėn kryesore politike,ashtu qė ngritja e mirėqenjes sociale duhet detyrimisht tė shoqėrohet me zvoglimin e sektorit jolegal ekonomik dhe tė arihet nė ngarkes tė ,,benicifioneve private,, tė atyre tė cilėt janė pjesėmarės dhe tė cilėt shfrytėzojn dobit nė kuadėr tė sektorit jolegal ekonomik.

Frekuenca dhe niveli i ,,Ryshfetit Tatimor,,

Pėrshkrimi

                Pėrqindja e firmave               
qė zbatojnė shpesh ryshfetin

Tatimi mesatar i ryshfetit
si pėrqindje e tė hyrave vjetore tė firmės

Vendet 1999 2002 1999 2002
Shqipėria 46,7 36,4 1,7 3,3
Bosna e Herc. 20,5 22,4 2,1 0,9
Bullgaria 23,0 32,8 1,3 1,9
Maqedonia 33,0 22,7 1,4 0,8
Sllovenia 7,7 7,1 1,0 0,8

Burimi:EBRD (2002,28)

Kompanit ekonomike nė Shqipėri paraqiten nė rolin e kampionit nė aspekt tė pagesės sė ryshfetit tatimor jo vetėm nė kuadėr tė vendeve tė ranguara nė tabelė por edhe mė gjėrė nė radhėn e vendeve tranziore europiane.

Njė gjendje e kėtillė tepėr negative nė lidhje me pagesėn tepėr tė lart tė ryshfetit taimor tė sektorit real tė ekonomisė ėshtė pasojė e praktikave koruptive qė tashmė janė bėrė ,,tradit menaxheriale,, e administratės publike nė tė gjitha nivelet piolitike si si parakusht pėr tė zhvilluar aktivitetin ekonomik formal dhe informal.

Nė kėtė drejtim vlen tė pėrmendet se ,,ryshfeti tatimor,, nuk paguhet sot vetėm nga ana e firmave eknomike,njė tatim i tillė jolegal paguhet intenzivisht nga shumica e qytetarėve kryesisht tė shtresave tė varfėra sociale edhe gjatė konsulencės mjekėsore nė institucionet e nivelit mė tė lart,gjatė regjistrimit tė studentėve nė fakultetet ku konkurenca ėshtė shumė e lart,gjatė marjes sė lejeve pėr ndėrtim,gjatė bėrjes sė kundėrvajtjeve ekonomike dhe joekonomike,gjatė proceseve gjyqėsore tė tė gjitha llojeve dhe kėshtu deri nė skajshmėri.

Vet autori i kėsaj analize ka qen i detyruar tė koruptoj mjek tė niveleve mė tė larta profesionale pėr tė pranuar nga ana e tyre shėrbime mjekėsore nė funksionim tė shėrimit tė prindit dhe tė shėndetit personal.Praktikat e deritashme tranzitore argumentojn lidhjet funksionale dhe koekzistimin e sektorit formal dhe joformal nė kuadėr tė ambientit tė pėrgjithshėm ekonomik,nė tė cilėn koekzistencė,paguesit e tatimeve ,,paguajn provision,, pėr tė mirat publike tek tė cilat ndėrmarjet qė ,,lirshėm kalojn,, kan qasje tė kufizuar.

Ndėrmarrjet qė funksionojn nė kuadėr tė sferės jolegale kan mundėsi tė ofrojn mallrat dhe shėrbimet me ēmime relativisht tė ulta pasiqė ato nuk paguajn tatime dhe nuk kontribuojn nė sigurimet sociale dhe kėshtu shpenzimet e fuqisė punėtore qė ato e kan tė angazhuar janė mė tė ulta se tek firmat qė i paguajn kėto kontribute dhe qė paguajn nė mėnyrė tė rregulltė tatimet qendrore dhe ato lokale.Si pasojė e kėsaj gjendje duale tė ekonomisė kemi deformimet e rėnda nė funksionimit e ekonomis sė tregut,krijimin e monopoleve informale dhe defomimeve tė rėnda nė lėmin e konkurencės qė ka pasoja tė deformimit tė rėndė jo vetėm ekonomik, politik dhe shoqėror nė pėrgjithėsi.Kėto dukuri degjenerative i hasim nė prakitiėn e pėrditshme tek vendet e analizuar duke filluar nga tregjet e gjelbėrta,shitjet nėpėr rrugė dhe deri tek vendet shitjet legale me shumiclė ose me pakicė.

Nė kėto suaza vlen tė pėrmendet rasti i njė kompanie private tregėtare nga Gostivari.Kompania nė fjalė nė periudhėn e deritashme tranziore prej 10 vitesh evidentoi rrit tė madhe ekonomike kryesisht nga aktiviteti joegal ekonomik i themeluesve tė sajė sepse rrita e kapitalit ekonomik tė saj nuk korespondon me asnjė tregues ekonomik dhe financiar nga aktiviteti formal i prezentuar nė llogarit pėrfundimtare tatimore para organeve tatimore nė periudhėn e dritashme tranzitore.Pėrkundėr rritės sė tillė enorme jolegale ekonomike kompania nė fjalė gati se gjatė tan vitit afarist dallohet me fenomenin e zbritjes enorme tė ēmimeve prej 50-100% nė gati tėrė asortimanin e sajė tregtarė.Njė praktikė komerciale e kėsaj natyre nga pozicionet monopoliste ka deformuar nė tėrėsi konkurencėn dhe tregtarėt tjerė i ka vėn para aktit tė kryer tė bankrotit tė pashmangshėm.

Pyetja e papėrgjigjur qė shtrohet nė kėtė rast ėshtė:Cili ėshtė bruto fitimi (marzha tregtare) legal i kompanis nė fjalė krahasuar me nivelin e zbritjes sė ēmimeve qė u ofron konsumatorėve potenciale tė sajė dhe pse njė evazion fiskal transparent i kėsaj natyre tolerohet nga organet tatimore ?.Rasti i kompanis tregėtare nga Gostivari mund tė haset me bollėk nė hapsirėn tregėtare te vendet e analizuara dhe nėse ju bie tė pyetni inspektorėt tatimor dhe financiar se si sqarohet fenomeni nlė fjalė,pėrgjigjeja ėshtė se nuk dijn gjė ose se nuk ėshtė kompetencė e tyre.

Kompanit tė cilat funksionojn nė ,,ekonomin nėn hije,, kan nevojė ,,tė mbrojn,, pozicionet e tyre dhe tentojn tė paguajn nė vend tė tatimeve-ryshfete zyrtarėve tė cilėt janė dobėt tė paguar dhe kėshtu dėmtojn integritetin dhe efektivitetin e qeverisė dhe aftėsin e sajė pėr tė ofruar shėrbime publike nė nivel tė mjaftueshėm dhe me cilėsi tė pranueshme. Shembuj mjaftė eklakant tė kėsaj natyre aktualisht janė komunat e Tetovės dhe tė Prishtinės.Mė saktėsisht nė Tetovė mjaftė karakteristikė janė vendbanimet nė mes tė dy universiteteve shqiptare.Pėrkundėr faktit qė nė kėto vedbanime nė vitet e fundit ėshtė duke u realizuar njė bum i vėrtet ndėrtimor,nė anėn tjetėr infrastruktura urbanistike nė tėrėsi ėshtė jokompatibile me kėtė ndėrtim intenziv banesor.

Nė rastin e Prishtinės deformimet janė edhe mė tė theskuara dhe pėrkundėr faktit qė Prishtina gati se ėshtė dyfishuar me banor dhe banesa oferta e tė mirave publike gati se nė tėrėsi mungon dhe nuk ėshtė nė harmoni as mė minimale me shtrirjen e e re gjeografike tė sajė dhe me nevojat urbanistike tė banorėve tė rinjė tė sajė.

Pyetja e papėrgjigjur qė demaskon ekzistimin e korupcionit masivė ėshtė se ku shkojn shumat e mėdha financiare tė tatimit komunal (taksat komunale ) qė detyrimisht duhet ti paguajn investitorėt dhe pse kėto shuma financiare nuk investohen pėr destinimin pėr tė cilin edhe paguhen?.

Njė shembull i kundėrt mjaftė pozitiv dhe inkurajues nė kėtė drejtim tė luftimit tė ekonomis jolegale dhe nė ato suaza edhe fenomenit tė zgjėruar tė korupcionit nė nivelin komunal pėrbėn rasti me komunėn e Tiranės nė mandatin aktual qeverisės tė kryebashkiakut z.Edi Rama.Fenomeni pozitiv nė fjalė fiton nė peshė nė veēanti duke pasur parasysh ambientin jostabėl ekonomik dhe njė ambienti politikė tepėr konfliktuoz krahas ekzistimit tė njė menaxhmenti qeveritar qendror jofunksional dhe tepėr tė koruptuar nė shtetin shqiptarė.

Pavarsisht nga skemat e rethit vicioz me njė politikė adekuate qeveritare ekonomia mund tė detyrohet te arij njė gjendje ekuilibri me njė nivel mė tė lartė tė diciplinės tatimore dhe njė qeverisje efektive e kėsaj natyre mund tė siguron shėrbime publike tė mjaftueshme dhe tė njė cilėsie mė tė lartė nė funksion tė pėrmbushjes sė interesave tė ekonomisė dhe tė qytetarėve.

• Ndikimet e sektorit jolegal nė rritėn ekonomike

Ndikimi i sektorit tė gjėrė jolegal ekonomik nė rritėn ekonomike nė kaudėr tė kornizės sė ,,ekuilibrit dual,, nėnkupton se ekonomia kėrkon impulse shtesė pėr tė gjet rrugėn virtuale drejt aritjes sė rezultateve optimale duke kombinuar angazhimet e pėrbashkėta qeveritare dhe tė kompanive ekonomike nė ndryshimin e ambientit tė pėrgjithshėm ekonomik.Nė kuadėr tė zbatimit tė reformave tė pėrgjithshme ekonomike dhe politike nė kuadėr tė procesit tė Asociimit dhe Stabilizimit tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė krahasuar me pėrvojat e vendeve tė tjera tranzitore duhet tė potencohet se ekziston njė lidhje e ngusht ndėrmjet angazhimeve pėr bashkangjitje BE dhe zbritjes serioze tė aktivitetit informal ekonomik.Ėshtė fakt se vendet tė cilat janė ftuar ti bashkangjiten BE dhe qė nga viti 2004 edhe do tė jen anėtare tė plotėfuqishme tė BE/sė kan trende tė dukshme pozitve nė drejtim tė eliminimit tė sektorit informal tė ekonomis.

Pėrkundrazi tek vendet tjera nė tranzicion tė cilat janė larg pėrmbushjes sė kritereve tė konvergjencės reale integrative ekonomike ėshtė evidente tendenca e keqėsimit tė mėtejm tė gjendjes ekzistuese dhe rritjes sė sektorit informal tė ekonomis krahasur me gjendjen nė fazėn fillestare tė procesit tė tranzicionit ekonomik.Tė dhėnat edhe tė viteve tė fundit tė publikuara nga FMN,Banka Botėrore dhe insitucione tė tjera ndėrkombėtare konfirmojn tendecat e ngjajshme nė grupacionet alternative tė vendeve nė tranzicion nė varshmėri nga tė ariturat nė zbatimin e reformave ekonomike dhe nė plotėsimin e standareve dhe kritereve tė parapara me marrėveshjet pėr Asociim dhe Stabilizim me BE.

Indeksi i Korupcionit tė perceptuar

Pėrshkrimi 1999 2000 2001
Vendi Radhitja Rezultati Radhitja Rezultati Radhitja Rezultati
Estonia 27 5,7 27 5,7 29 5,6
Hungaria 31 5,2 32 5,2 33 4,9
Lituania 50 3,8 p.r. p.r. 36 4,8
Bullgaria 63 3,3 52 3,5 45 4,0
Polonia 44 4,2 43 4,1 45 4,0
Kroacia 74 2,7 51 3,7 51 3,8
Sllovakia 53 3,7 52 3,5 52 3,7
Letonia 58 3,4 57 3,4 52 3,7
Ēekia 39 4,6 42 4,3 52 3,7
Turqia 54 3,6 50 3,8 64 3,2
Maqedonia 63 3,3 p.r. p.r. p.r. p.r.
Rumania 63 3,3 68 2,9 77 2,6
Shqipėria 84 2,3 p.r. p.r. 81 2,5
Gjeorigjia 85 2,3 p.r. p.r. 85 2,4
Moldavia 75 2,6 74 2,6 93 2,1

Burimi:Transparency Internacional

a) Radhitja ėshtė bėrė nė vitin 1999 nė kuadėr tė 99 vendeve, nė vitin 2000 nė kuadėr tė 90 vendeve,ndėrsa nė vitin 2001 nė kuadėr tė 102 vendeve.

b) Rezultati prej 10 pikėve tė indeksit nėnkupton ,,pastėrtin e lartė,,pėrderisa rezultati prej 0 pikėve tė indeksit nėnkupton ,,korupcionin mkasimal,,.

Pjesėmarės individual nė kuadėr tė ekonomis jolegale pavarsisht nga statusi i tyre si punėtor,konsumator,votues ose tatimpagues pėrfitojn nga statuskuoja pasiqė kjo situat rrit benificionet e tyre nė dėm tė interesit shtetėror.

Nė mėnyrė analoge kompanit qė janė tė kyēura nė kėto aktivitete infromale pėrfitojn nga shpenzimet e ulta tė pagave dhe rregullimi (zvoglimi) i detyrimit tatimor dhe nė kėtė mėnyrė ato pėrmirėsojn aftėsit konkuruese tė tyre dhe pozicionin e tyre nė treg nė raport me konkurentėt e tyre.Si rezultat i tė mėsipėrmes politikanėt e zgjedhur nuk dėshirojn tė propozojn dhe zbatojn reforma qė kufizojn privilegjet dhe pėrparėsit ekonomike tė votuesve tė tyre dhe tė kopmanive tė cilėt kan sponsoruar dhe pėrkrahur financiarisht kampanjat e tyre elektorale.

Nė kėtė drejtim janė mjaftė sinjifikative rezultatet e konstatuara nga revizionet financiare tė realizuara nga Drejtoria e tė hyrave publike tė Maqedonisė gjatė vitit 2003 ndaj partive politike mė tė mėdha nė vend nė lidhje me burimet e financimit tė aktiviteteve politike nga zgjedhjet e fundit parlamentare.Raportet e publikuara nė media nė lidhje me burimet finaciare tė partive politike mė tė mėdha nė vend pa pėrjashtim vėrtetojn mėnyrėn jolegale tė financimit tė aktiviteteve tė tyre,fakt ky qė argumenton nė mėnyrė mė bindėse se pse nė Maqedoni lulėzon ekonomia jolegale dhe evazioni i gjėrė fiskal.

Konstatimi qė nuk do koment me kėtė rast ėshtė:Nuk mund tė pritni nga z.Geogrievski dje dhe sot nga z.Cėrvenkoski sė bashku me aleatėt e tyre politikė shqiptarė tė luftojn ekonomin jolegale dhe evazonin fiskal sepse tė njejtit u prijn subjekteve politike qė financohen pikėrisht nga burime financiare jolegale qė bazėn e kan nė ekonomin jolegale.

Kundėrshtia nė mes ,,tė mirave publike,, dhe ,,shpenzimeve private,, sqaron nė shkallė tė gjėrė zhvillimet e ekonomis paralele mjaftė tė gjėrė dhe vėshtirėsit me rėndėsi gati se tė njejtė nė rikthimin e trendit nga benificionet qė kompanit tatimpaguese i shfrytėzojn tė transformohen nga tė mirat edhe shėrbimet publike dhe tė eliminojn evazionin fiskal.

Nė mėnyrė kosekuente sa mė e thellė tė jet shkalla e evazionit fiskal ,shpenzimet publike do tė duhet tė pėsojn shkurtime tė mėtejme,fakt ky qė ėshtė mjaftė transparent nėse analizohen buxhetet fiskale tė vendeve tė analizuara nė periudhėn e deritashem tranzitore dhe nė veēanti buxhetet fiskale tė autoritetve komunale .

Pėr kontrast shumė vende nė zhvillim dhe nė veēanti vendet nė tranzicion dhe nė ate kuadėr edhe Shqipėria,Maqedonia dhe Kosova tentojn tė udhėhiqen nga qeveri joefikase nė aspekt tė grumbullimit tė tatimeve nė kuadėr tė njė infrastrukture tė dobėt publike dhe me njė sektor mjaftė tė zhvilluar jolegal nė dimensionet e konkurimit me sektorin formal ekonomik.

Duke pasur parasysh faktin se nė vendet e analizuara ekzistojn tė dhėna dhe evidenca tė pamjaftueshme nė lidhje me sektorin zyrtar tė ekonomis edhe tė dhėnat pėr sektorin jolegale kryesisht janė tė supozuara.Vlerėsimi aktual i PBB/sė nė Shqipėri pėrfshin nė vete edhe aktivitetin ekonomik informal nė nivelin e 30% tė prodhimit tė pėrgjithshėm kombėtar pėrkundėr supozimve se ky sektor tejkalon 50% e aktivitetittė pėrgjithsėm ekonomik.

Tė dhėnat nė lidhje me grumbullimin e tatimeve nė kėto tre vende rekomadojn se vlerėsimi i sektorit jolegal tė ekonomis nė veēanti nė Shqipėri ėshtė i nėnēmuar.Tė dhėnat e publikuara nė lidhje me vendet e analizuara tė Europės juglindore nxjerin nė sipėrfaqe dallimet esenciale nė mes tė vendeve nė tranzicion ku niveli i grumbullimit tė tatimeve duke pėrfshirė edhe kontributet sociale tejkalon 30% e PBB/sė,pėrkundrazi nė Shqipėri pjesėmarja e tatimeve dhe kontributeve sociale mezi arin 20% tė PBB/sė pėrfundimisht me vitin 2001.

Shkaku pėr dallimin e lartė nė performansat tatimore nė rastin e Shqipėrsiė kryesisht dhe tė Maqedonisė e Kosovės pjesėrisht nuk qėndron nė lartėsin e normave tatimore sepse tė njejtat janė ndėr mė tė ultat krahasuar me vendet e tjera nė tranzicion,por arsyeja kryesore i adresohet efikasitetit tė ulėt tė administratės tatimore nė grumbullimin e tatimeve krahasuar me vendet e tjera.

Tolerimi i kontrabandės,mosprezentimi i faturave reale gjatė importit dhe gjatė shitėblejres,falsifikimi i bilanceve tė pagesave,tė rezultatit financiar dhe tė bilancit tatimor dhe nė pėrgjithėsi dobėsia e adminsitratės tatimore kan qen dhe janė shkaktar kryesore tė grumbullimit tė kufizuar tė tė ardhurave buxhetore dhe si pasojė aftėsis sė kufizuar qeveritare pėr tė ofruar tė mira dhe shėrbime publike tė njė niveli tė kėnaqėshėm me sasi dhe cilėsi pėr qytetarėt dhe elektoratin qė i ka zgjedhur.

Nė veēanti gjendja e dobėt e tė ardhurave fiskale sqarohet edhe me fenomenin mjaftė tė zhvilluar tė ,,pagesave paralele,, qė ekziston nė kuadėr tė sektorit tė ekonomis te vendet e analizuara nė tranzicion .

Nga autoritetet financiare ndėrkombėtare (FMN dhe Banka Botėrore) Doganat dhe Administrata tatimore janė identifikuar si sektorėt e administratės shtetėrore tė cilėt i nėnshtrohen mė sė tepėrmi dukurive tė ryshfetit dhe korupcionit. Kombinimi i grumbullimit tė ulėt tė tatimeve,normat mesatare tė tatimeve dhe niveli i lart i ,,tatimit tė ryshfetit,, janė karakteristika dalluese tė ekonomis informale tek tė gjitha vendet me nivel tė ulėt zhvillimor ekonomik.Aktivitetet informale ekonomike kryesishit realizohen nėpėrmjet pagesės me para tė gatshme (cash) dhe pėrqindja e parave tė gatshme nė qarkullim nė raport me PBB/nė e pėrgjthshme paraqet njė sinjal tė fuqishėm pėr prezencėn e sektorit mjaftė tė fuqishėm informal ekonomik.

Krahasuar me nivelin e tė ardhurave pėr banorė qė kan vendet e analizuara dhe qarkullimit tė parave tė gatshme nė valut tė vendit dhe tė huaj nė krahasim me vendet fqinje dhe ato tranzitore tė EJL,niveli i parave tė gatshme ėshtė mė i larti nė kuadėr tė vedneve tė EJL.Niveli kaq i lart i parave tė gatshme qė nė parim qarkullon jashtė institucioneve legale finaciare dhe bankare dhe i dedikohet kryesisht pėrkrahjes dhe funksionimit tė sektorit informal ekonomik.

• Rekomandimet e mundshme,

Sektori jolegal ekonomik nė vendet e analizuara merė pjesė me njė pjesė tė kosiderueshme nė aktivitetin e pėrgjithshėm ekonomik,kjo pjesėmarje sipas vlerėsimeve tė autorėve tė ndryshėm nė vendet e analizuara lėvizėn nga 30-60% tė aktivitetit tė pėrgjithsėm ekonomik.Duhet tė theksohet me kėtė rast se pjesėmarės nė ekonomin jolegale nuk janė vetėm kompanit ekonomike qė ushtrojn aktivitetet jolegal por nė kėtė aktivitet drejtpėrdrejtė janė tė inkuadruar tė gjithė pjesėmarėsit tė cilėt shtetit nuk ia paguajn detyrimet fiskale.

Nė kuadėr tė kėtyre pjesėmarėsve joekonomik majftė aktivė nė veēanti dallohen:kėngėtarėt,mjekėt,punonjėsit e arsimit,avokatėt,ekonomistėt,inxhinierėt, ndėrtimtarėt dhe njė armat e tėrė e intelektualėve dhe veprimtarėve tė tė gjithė spektrit qė ushtrojn aktivitet lolegal nė aspekt tatimor.

Protestat e shumta tė shtresave tė ndryshme sociale si tė papunėve,ish tė punėsuarėve nė kompanit shtetėrore,tė pėrndjekurėve dhe tė dėmtuarėve nga luftat dhe regjimet diktatoriale,tė punėsuarėve nė arsim,shėndetėsi dhe nė sektorin publik nė pėrgjithėsi janė reflekset mė transparente tė ekzistimit tė sektorit tė fuqishėm jolegal ekonomik dhe tė pafuqisė buxhetore dhe ekonomike tė vendeve tė analizuara me perspektiva tėpėr tė zymta pėr tė tejkaluar kolapsin buxhetor dhe ekonomik.

Tė ardhurat buxhetore krahasuar me performansat ekonomike tė pėrgjthshme janė mjaftė tė dobėta,sektori privat ekonomik kryesisht ėshtė i destimuluar nga raportet e dobėta tė tatimpaguesve dhe shėrbimeve tė dobta publike,ambientit joadekuat tatimor,kėrkesave tė shumta pėr leje dhe licenca,ekzistimit tė pjesėmarėsve tė shumtė me pėrparėsi krahasimore nė tregun informal dhe infrastrukurės sė dobėt publike.

Dalja nga pozita e njė ,,ekuilibri suboptimal,, kėrkon angazhime mjaftė serioze dhe gjithpėrfshirėse qeveritare dhe tė spektrit mė tė gjėrė civil.Themelimi i komisioneve anti-korpucion nė Maqedoni dhe anti-trafiqeve nė Shqipėri kryesisht janė shėndruar nė ,,gjuetar rasti,, ndaj pasuris dhe pronės formale tė politikan-ėve por pa rezultate konkrete nė zbulimin dhe luftimin e kanaleve institucionale dhe joinstitucioanle qė mundėsojn dhe gjenerojn ekonomin jolegale nė pėrmasa tė mėdha dhe tė pakontrollueshme.

Sfida principiele e qeverive tė vendeve tė analizuara ka tė bėjė me ndėrmarjen e masave institucionale me objektiv tė pėrmirėsimit tė qeverisjes dhe pėrforcimit tė institucioneve publike,nė veēanti pėrmirėsimin e menaxhmentit doganor,admin-istratės tatimore,shėrbimit policor,prokuroris dhe gjykatave .

Nė rastet e Shqipėrisė,Maqedonisė dhe Kosovės nuk bėhet fjalė pėr norma tė larta tė tė gjitha llojeve tė tatimeve,por pėr zbatimin joefektiv dhe tė bazuar nė tė drejtėn e diskrecionit tė ligjeve tatimore dhe tė rregullativės qeveritare qė ka efektuar krijimin e kushteve tė volitshme pėr zhvillimin dhe rritėn e ekonomis informale.Qeverit e vendeve tė analizuara duhet detyrimisht tė gjejn burime financiare tė sigurta dhe tė mjaftueshme me synim tė ritjes sė shpėrblimeve nė paga dhe nė kompenzime tė tjera pėr tė punėsuarit nė administratėn publike me objektiv eliminimin e evazionit fiskal qė si efekt prapavajtės do tė kishte relacione mė pozitive dhe stimulative tė tatimpaguesve dhe tė shtetit.

Lufta kundėr evazionit fiskal nuk duhet tė jet vetėm prioritet strategjik i ministris sė financave dhe administratės tatimore por nė evitimin e evazionit fiskalė duhet tė ken angazhim mjaftė konkret edhe kompanit dhe qytetarėt e angazhuara nė sektorin formal ekonomik,me ēka do tė eliminon disavantazhet e kostos qė i kan ndaj sektoit jolegal tė ekononomis.

Vlen tė pėrmendet me kėtė rast se qeveria e koalicionit LSDM-BDI nė Maqedoni pėrkundėr fakti qė luftimit tė ekonomis jolegale dhe korupcionit iu qas me mjaftė entuaziaėm dhe pompozitet medial nė pėrfundim tė mandatit tė sajė njėvjeēar do tė evidenton rezultate tepėr simbolike si pasojė e faktit qė kėtė luftė e menaxhon nga pozicionet revanshiste,nė mėnyrė selektive dhe se qarqe tė larta qeverisėse tė koalicionit nė fjalė tashmė hapur bashkėpunojn me bartėsit e ekonomis jolegale dhe janė thellė tė zhytur nė korupcion masiv.

Analizuar nga kėndvėshtrimi specifik i njė spektri tė mallėrave siē janė (prodhimet e duhanit,derivatet e naftės,kafeja dhe pijet alkoholike) qė kryesisht i dedikohen sektorit informal tė ekonomis si pasojė e faktit se levėrdia nga evazioni fiskal ėshtė mjaftė e lartė,sektori formal i ekonomis qė ėshtė aktiv nė tregun e mallėrave tė pėrmendura do tė duhej tė jet mjaftė i interesuar tė bashkėpunon me strukturat qeveritare me objektiv tė eliminimit tė konkurencės jolegale dhe evazionit fiskal .

Sektori komercial bankar nė bashkėpunim me administratėn doganore dhe tatimore duhet tė pėrkrahi pėrpjekjet qeveritare pėr eliminimin e pagesės me para tė gatshme tė detyrimeve doganore dhe tatimore duke zbatuar depozitimin direkt nė pikat kufitare ose duke pėrdor instrumentet pagesore tė kartave kreditore.Evitimi i evazionit fiskal nė shkallė tė gjėrė do tė krijonte njė ambient tė pėrshtatshėm biznesi nė kuadėr tė njė konkurence fer,do tė pėrmirėsoheshin shėrbimet publike do tė zbriteshin tatimet nė afat tė mesėm dhe do tė krijohej njė klimė mė e volitshme pėr investime,rritė ekonomike mė tė shpejt,pėrmirėsim gradual tė standardit jetėsor,zvoglim tė varfėrisė dhe qeverisje mė tė pėrgjegjėshme.

Duhet tė konstatohet me keqardhje se vetėdija kritike politike,ekonomike dhe civile tek vendet e analizuara sipas bindjeve dhe informatave qė i posedon autori ėshtė nė nivele mjaftė tė ulėt nė raport me problematikėn e analizuar. Luftimi i sektorit informal ekonomik dhe dukurive pėrcjellėse tė tij duhet tė nėnkuptohet dhe praktikohet si pėrgjegjėsi dhe detyrim i pėrbashkėt i pushtetit politikė,sektorit tė ekonomis legale dhe popullsisė,sepse vetėm njė bashkėpunim dhe bashkėrendim funkisonal i kėsaj natyre mund tė siguron kornizėn e pėrshtatshme pėr luftimin me sukses tė kėsaj dukurie tepėr negative dhe me pasoja kriminalizuese jo vetėm tė ekonomis,institucioneve por edhe tė shoqėris nė pėrgjithėsi.

Nė pėrfundim tė kėsaj analize vlen tė pėrmendet konstatimi i ekonomistit tė madhė Joseph Shumpeter i cili pėr temėn e tatimeve thotė:Shpirti i njė populli, niveli i tij kulturor,struktura e tij shoqėrore,veprat tė cilat politika e tij mund ti pregadit,tė gjitha ato edhe shumė mė tepėr janė tė regjistruara nė historin e tij tatimore.Ai qė di ti dėgjoj kėto porosi do tė dij tė dėgjoj klithmat e historis botėrore mė qart se nga ēdo burim tjetėr.


Nė Gostivar mė 20.08