ZGJEDHJET NĖ BASHKĖSINĖ
ISLAME SI SHKAS
Padronėt fitnexhinj dhe vehabitėt perfidė
Nga fillimi i muajit tetor u mbajtėn zgjedhjet nė BI tė
Maqedonisė. Konkretisht u mbajtėn zgjedhjet pėr myfti
nėpėr Myftinitė e Bashkėsisė Islame nė tė gjitha qytetet
e Maqedonisė. Epilogun e kėtyre zgjedhjeve e pėrcolla me
afshin mė tė madh. Thjesht me padurim prisja tė dėgjoj
pėr emrat e myftinjve tė rinj. Pėrshtypje tė thellė,
parasėgjithash, mė bėri zgjedhja pėr myfti nė Kumanovė e
Haxhi Jakup Hasipit. Kjo thjesht pėr faktin se, Jakup
efendiu-ky hoxhė e patriot zulmėmadh, ka kohė qė me
veprimtarinė e begatė prej fetari e atdhetari tė zjarrtė
i ka dhėnė gjallėri tė njėmendtė jetės fetare dhe
kombėtare nė trevat iliro-dardano-shqiptare nė Maqedoni
dhe mė gjerė. Personaliteti i tij me tė drejtė tė
pėrkujton gjithė atė plejadė tė hoxhallarėve kolosė nga
periudha e Rilindjes Kombėtare dhe pas saj, tė cilėt
nėpėr shekuj mbajtėn ndezur prushin e shqiptarizmės. Me
kėtė rast Jakup efendiut i dėshirojmė sukses nė punėn e
tij.
Gostivarasit kanė bėrė njė hap jashtėzakonisht tė
shkėlqyeshėm me rizgjedhjen e profesor Shaqir Fetahut nė
postin e myftiut. Figurė ky poliedrike: orator i
shkėlqyeshėm si vaiz, profesor i admirueshėm nga
nxėnėsit e Medresesė Isa Beu, publicist, pėrkthyes,
punėtor i zellshėm dhe kreativ nė tė gjitha organet e
Bashkėsisė Islame ku punoi dhe njė Mufti perspektiv pėr
Gostivarin dhe mė gjerė. Aferim gostivaras! Tė lumtė
Shaqir efendi!
Dibra kreshnike votoi sėrish pėr profesor Ruzhdi Latėn.
Natyrisht! Pse, pėr kė tjetėr do tė votonte Dibra e
Mulla Vehbi Agollit, Hoxhė Vokės-Said Najdenit, Hasan
Muglicės, Haxhi Vildanit e shumė e shumė hoxhallarėve tė
tjerė atdhetarė? Lexues tė nderuar, vallė ka nevojė pėr
ndonjė koment tjetėr!
Nė postin e myftiut nė Shkup u rizgjodh Hafėz Zenun
Berisha. Personalitet ky i regjur nė rrafshin
administrativo-juridik tė Bashkėsisė Islame, i cili me
dekada ka dhėnė kontribut tė ēmueshėm nė avansimin e
jetės fetare nė vend. Prandaj edhe Shkupi ka bėrė mirė
qė ka dhėnė votėn pėr tė. Pse, pėr kė tjetėr tė jipte
votėn? Pėr Taxhudin efendiun? Po Taxhudin efendiu,
pėrjashto kėtu ilmin ose dijen e tij tė thellė mbi
skolastikėn islame (pėr ēgjė ia heqim kėsulėn), ska i
gjori haber fare nė rrafshin administrativo-juridik,
edhe atė jo vetėm tė jetės fetare (pėr kėtė ai ėshtė i
vetvetėdijshėm, por...hmmm!). Madje, pėr mė keq, ai
naivisht ėshtė bėrė viktimė e ca padronėve tė tij
fitnexhinj, tė cilėt nėpėrmes tij me ēdo kusht synonin
tė eliminonin Hafėz Zenunin. Padronėve tė gjorė (emrat e
tyre veēmė janė sekret publik) fitneja u shkoi huq.
Por, me kėtė rast u tėrheqi vėrejtjen qė tė mbledhin
mend nė zgjedhjet e radhės, sepse falė fitnes sė tyre
nėse jo kėtė herė bėn vaki qė nė tė ardhmen nė kėtė post
(pra tė myftiut) apo nė ndonjė post tjetėr mė tė lartė
tė ngjitet ndonjė monstrum nga rradhėt e VEHABITĖVE (ruana
Zot!), pėrkatėsisht nga rradhėt e selamalejqumave-sikundėr
i quajnė ndryshe shkupjanasit. Deklaratat e shtabeve tė
Taxhudin Bislimit dhe tė vehabitėve, tė cilat i lexova
nė Fakti, kundėrmonin erė blasfemie. O Zot, gėnjeshtra
ėshtė blasfemia mė e madhe! Vehabitėt, si perfidė qė
janė, nė deklaratėn e tyre, ose thėnė mė thuktė nė
deklaratėn e njėrit nga mesi i kryevehabinjve dhėnė
pėr shtyp (shih nė Fakti: Ndal dhunės, pėrēarjes,
copėtimit tė mėtutjeshėm nė BIM, nr.711(1641), 9 tetor
2003), eksplikon se ka tėrhequr kandidaturėn e tij nga
gara pėr myfti pėr ti ikur fitnes qė, sipas tij,
qenkėsh bėrė nga ata tė Bashkėsisė Islame. Ndėrkaq,
shtabistėt e Taxhudinit, nė deklaratėn e tyre harakiri
(Fakti, 15 tetor tė kėtij viti) bėnin be e rrufe se
janė bėrė manipulime nė votim nga ithtarėt e fituesit.
Pash Zotin, po ku ka mė fitnexhinj se vehabitėt, tė
cilėt fitnen e kanė virtyt ose dogmė inherente tė
komplet koncepcionit tė tyre doktrinor dhe ku mund tė
gjesh mė fitnexhinj se padronėt e apostrofuar mė lartė
tė cilėt nuk kanė pasur lot nė sy tė manipulojnė
myzevirēe me padjallėzinė, sinqeritetin dhe
virtytshmėrinė e njė imami tė vyeshėm dhe profesori tė
nderuar mr.Taxhudin ef. Bislimi.
Pėrsėris: nė kėtė rast ka bėrė mirė Shkupi qė si dha
votėn as skolastikut - i cili, pėr mendimin tim,
Myftininė do ta shpiente nė epokėn e tėrllikut
mesjetar, dhe as vehabiut i cili Myftininė do ta
shndėrronte nė butik shallvaresh e fustanellash apo,
mozomėkeq, nė ahure a grazhd devesh.
Mė nė fund, uroj qė tė gjithė myftinjt e sapozgjedhur tė
vėndojnė nga njė guriēkė nė godinėn e Fesė e tė Atdheut
tonė.
Qatip Hoxha, Saraj.