Prespa me shtėpi tė
bukura, por pa njerėz!?
Ēdo vend e ka simbolin e tij dhe ai mund tė lidhet me tė sotmen apo edhe tė kaluarėn. Ndėrkaq, kur bėhet fjalė pėr Prespėn, atėherė gjithmonė kemi parasysh tė ashtuquajturat shenja tė kėsaj ane dhe ato janė mollėt dhe mėrgimi. Fenomene kėto njėra mė e vjetėr se tjetra. Por, janė po kėto dy veprimtari tė ndryshme njėra nga tjetra, pėr tė cilėt mund tė thuhet se tani mė janė kthyer shėnja identifikimi pėr popullatėn e kėsaj ane, sepse njė shtėpi prespane ose ka njė bahēe me mollė, ose po, ka mėrguar nė dhe tė huaj
Mixhait POLLOZHANI
Pėrzgjedhja tematike e vizitės, tė realizuar kėtyre ditėve nė Prespė, filloi qė nė qytetin e Resnjės, dhe atė qė nga ndėrtesa e komunės sė kėtij qyteti. Mė saktė, qė nga zyra e urbanizmit tė Resnjės, ku pėr herė tė parė nė atė shėrbim me rėndėsi pėrgjegjės ishte zgjedhur njė kuadėr shqiptar.
Ndėrkohė, qė pothuajse qė nga ajo zyrė mori rrjedhėn ky reportazh, sidomos kur dėgjova njė prespan qė do tė mė shoqėronte gjatė kėsaj vizite nė Prespė, i cili u shpreh mallėngjyeshėm: Tė bėhem i sinqertė, se smė kishte vajtur ndonjėherė ndėr mend qė edhe nė zyrat e komunės sė Resnjės do tė flitet shqip. U shpreh kėshtu ngase jo qė nuk kishte asnjė shqiptar tė punėsuar nė komunėn e Resnjės, me pėrjashtim tė njė shqiptari qė kryente funksionin e nėnkryetarit tė komunės, por deri mė sot edhe shqiptari me shqiptarin kur shkonte pėr punė ishte i detyruar qė tė fliste maqedonisht!
Themi qė ky reportazh orientimin e duhur e mori pikėrisht nė atė zyrė, sepse aty mėsohej mjaft pėr hallet e shumta gjatė plotėsimit tė dokumentacionit pėr sigurimin e lejeve pėr ndėrtim jo vetėm tė shqiptarėve, por edhe tė tjerėve, tė cilėt muaj, apo vite tė tėra, burkoracitė administrative i detyronin tė zvarriten sporteleve tė shėrbimeve tė ndryshme komunale. Por, tani ata nuk e fshehnin kėnaqėsinė e tyre pėr atė se sa shpejt kryenin punėt nė atė shėrbim. Sidomos ata falėnderonin pėr mirėkuptimin qė hasnin te pėrgjegjėsi i ri i shėrbimit tė urbanizmit tė kėsaj komune, tek arkitekti Ali Hisa nga Struga. Pėr aq kohė sa qėndruam asaj dite nė Resnjė, disa qytetarė shqiptarė, maqedonas, turq, dėgjuam t'i falėnderohen pėrgjegjėsit nė fjalė pėr punėn e kryer.
Kranji dikur dhe sot
Ndonėse qėllimin e hartimit tė kėtij reportazhi e kishim pėrqendruar pikėrisht nė njėrin nga fshatrat mė tė njohur tė pellgut tė Prespės, Kranjit, megjithatė, kalimthi vėmendjen na tėrhoqen edhe sekuenca tjera me interes nga pėrditshmėria prespane.
Ndėr vendbanimet mė tė lashta tė asaj ane pa dyshim qė merret fshati Kranjė, i cili shtrihet bregut juglindor tė liqenit tė Prespės. Ky fshat, me shumė shtėpi tė bukura por me shumė pak njerėz, gjallėron nė njė shpatije paksa mė tė ėmbėl rrėzė Pelisterit. Atė fshat mespėrmes e ndan lumi ujėkthjellėt Shara. Gjatė qėndrimit nė kėtė fshat na shoqėroi njėri nga ata tė rinj tė rrallė shkollarė qė kishin mbetur nė vendlindje dhe ai ishte Mehmet Hoxha. Takimi me Mehmetin ishte edhe fati yni, sepse ai me dashamirėsi na tregoi shumė rrėfime dhe histori tė vjetra qė ndėrlidheshin me tė kaluarėn dhe tė tashmen e Kranjit. Mehmeti thoshte se shumicėn e kėtyre rrėfimeve i kishte dėgjuar nga gjyshi i tij, Nexhip Hoxha.
Nga bashkėbiseduesi ynė, por edhe nga tė tjerėt, mėsuam se xha Nexhipi ishte njė legjendė mė vete, sepse ai pėr shumėēka ishte i veēantė. Xha Nexhipi ishte 96 vjeē dhe ishte njeriu mė i moshuar, jo vetėm i Kranjit, por mbase edhe nė tėrė rrethinėn prespane. Edhe pse aq i moshuar, megjithatė fizikisht ai akoma mbahej fare mirė.
Pothuajse njė pjesė e historisė sė Kranjit, por edhe e atyre anėve, ndėrlidhej edhe me tė kaluarėn e kėtij plaku. Nė njė moshė tejet tė re, pra qė nė vitin 1926, xha Nexhipi kishte shkelur tokėn e premtuar, Amerikėn. Nė Amerikė, rrėfente ai, kishte hyrė ilegalisht nga Kanadaja. Dhe pėrderisa i rrėfente pėrjetimet e veta, ndėr mend tė shkonin shumė tė rinj shqiptarė, jo vetėm nga Prespa, por nga mbarė viset shqiptare, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite nėpėrmjet po tė njėjtave rrugė vazhdojnė mėnyrėn ilegale, qoftė nėpėr Kanada ose Meksikė, ikėn e tyre tė pakthyeshme nė Amerikė! Ashtu mbase ėshtė zbrazur edhe Prespa.
Nė Amerikė ai kishte ndejtur shtatė vjet, kurse vendqėndrimin e kishte pasur nė Loren, Ohajo. Derisa ka qėndruar atje, si shumė shqiptarė tjerė, kishte qenė aktiv nė Shoqatėn e shqiptarėve tė Bostonit. Gjatė viteve 1933/ 34, kur edhe e pėrfshin krizat e mėdha ekonomike Amerikėn, xha Nexhipi kthehet nė vendlindje, pėr tė mos e lėshuar kurrė mė atė.
Mėsuesi i parė i Kranjit
Krahas tjerave, historia e Kranjit lidhet edhe me shkollimin, dhe kėtė e pasqyron edhe njė e dhėnė tjetėr interesante. Nė kėtė fshat sot ruhen tri godina shkollore. Nė sheshin e fshatit pranė godinės sė vjetėr tė shkollės ishte ndėrtuar godina e re e shkollės, kurse nė afėrsi tė xhamisė ruhej mejtepi (shkolla fetare), kurse pranė asaj godine tė renovuar kishte mbetur edhe internati i lėnė pasdore.
Shoqėruesi ynė, Mehmeti, rrėfente se dikur nė tetėvjeēaren e Kranjit kanė mėsuar nxėnėsit e vendbanimeve tjera shqiptare, kurse pėr strehimin e nxėnėsve qė vinin nga fshatrat mė tė largėt ishte ndėrtuar edhe internati.
Edhe fillimi i shkollės shqipe nė Kranj mund tė thuhet se ndėrlidhej me aktivitetin e xha Nexhipit. Shkolla e parė shqipe aty ishte hapur nė vitin 1944, kurse mėsues i parė ishte emėruar pikėrisht xha Nexhipi, i cili asokohe jo vetėm qė ka ditur shkrim e lexim nė gjuhėn shqipe, por ka ditur tė lexojė dhe tė shkruajė edhe anglisht. Pėr ta mėsuar anglishten ai na rrėfeu se gjatė qėndrimit nė Amerikė ka ndjekur dy vite shkollė. Ndėrkaq, si mėsues ai kishte punuar deri nė vitin 1956, kur edhe arrijnė gjenerata e mėsuesve tė shkolluar. Vetė ai rrėfente se akoma edhe sot e flet anglishten dhe atė sidomos e ushtron kur vijnė kurbetēinjtė nga Amerika apo nga Australia.
Tė pėrkujtojmė edhe atė se shkolla fillore nė Kranj kishte vetėm katėr klasėt me mėsim nė ciklin e ulėt, kurse nga klasa e pestė mėsimin e vazhdojnė nė shkollėn e vetme tetėvjeēare nė gjuhėn shqipe, nė fshatin Podmoēan.
Plot katėr fshatra si Kranji nė mėrgim!
Mikpritja e njohur prespane pa dyshim qė nuk mungoi as edhe asaj dite, sepse kudo qė prespanėt tė prisnin me gjithė shpirt. Ndonėse edhe nė shenjė qortimi, ata megjithatė shprehnin falėnderimet e tyre pėr kėtė vizitė, sepse ata e ndjenin veten se janė lėnė nė harresė, siē thoshin, qoftė nga politika, ashtu dhe nga shtypi shqiptar.
Tė rralla ishin shtėpitė ku na ftonin me fjalėn e ngrohtė urdhėroni! Jo pse nuk donin, por ato shtėpi ishin bosh, pa njeri, sepse pronarėt e tyre ishin nė mėrgim. Pėr kėtė flasin edhe tė dhėnat e hidhura, por mjerisht tė sakta.
Ne kemi mbetur shumė pak nė krahasim me ata qė janė nė kurbet. Atje ka edhe katėr pesė-herė mė tepėr banorė se sa ka aktualisht Kranji, shprehej i dėshpėruar Mehmeti. Shoqėruesi ynė thoshte se nė Kranj momentalisht jetojnė rreth 500 banorė, kurse sipas tė dhėnave qė i kishin nxjerrur nga regjistrimi intern, i bėrė krahas atij zyrtar nė vitin 1994, i bėrė pėr nevojat e tyre, dukej se nga Kranji nė botėn e jashtme kishin mėrguar gjithsej 2.730 banorė. Mė shumė tė mėrguar ka nė Australi, Kanada, Amerikė, kurse mė pak nė shtetet e Evropės. Ndėrkaq, nga 270 shtėpi, sa numėroin sot Kranji, vetėm nė 116 prej tyre jetojnė njerėz, kurse 150 shtėpitė janė tė mbyllura, thoshte bashkėbiseduesi.
Me mėrgimin ne prespanėt shumė herėt jemi pėrballur
Mendohet se qė nė fillim tė shekullit tė kaluar kanė kaluar oqeanin, kanė shkelur Amerikėn. Dhe, kėshtu, pėr njė shekull me radhė vazhdon edhe sot e kėsaj dite. Por, vala mė e madhe e shpėrnguljes ka marrė hov kah fundi viteve '80, sidomos kah viti 1988/89, kur kishin lėshuar vendlindjen shumė shkollarė, jo vetėm nga Kranji, por edhe nga gjitha fshatrat tjerė tė Prespės, rrėfen Mehmeti.
Shumė nga ata shkollarė qė i njihja kanė ikur, disa nuk kanė ardhur fare qėkur kanė mėrguar, por ka dhe qė vijnė gjatė verės. Edhe kėsaj vere pritet tė vijnė shumica prej tyre, thotė ai.
Gėrnēari ndėrton pallat tė kulturės
Por, rruga pėr tė shkuar nė Kranj sė pari kalon Podmoēanin dhe Gėrnēarin, fshat ky qė nė njė farė mėnyre ėshtė kthyer nė njė qendėr pėr shqiptarėt e kėsaj ane. Nė radhė tė parė aty ėshtė shkolla e vetme tetėvjeēare nė gjuhėn shqipe, ku mėsojnė nxėnėsit e tė gjitha vendbanimeve shqiptare.
Asaj dite disa gėrnēaras shfrytėzuan rastin qė nė takimin me ministrin e Arsimit, Aziz Pollozhani, pėr tė shfaqur kėrkesat e tyre, e sidomos pėr tia bėrė me dije pėr gjendjen e godinės shkollore nė kėtė fshat, e cila ėshtė tepėr e vjetėruar, dhe se duhet ndėrtuar njė godinė e re shkollore. Me gjasė ndėrtimi i godinės sė re shkollore do tė mbetet pak pėr mė vonė, kurse tani bėheshin pėrgatitjet pėr projektin qė ai tė futet nė programin financiar qeveritar, sa mė shpejt qė ėshtė e mundur.
Por, gėrnēarasit momentalisht nė plan tė parė kishin vėnė ndėrtimin e Pallatit tė kulturės nė fshatin e tyre. Tanimė pothuajse tė gjitha punėt pėrgatitore kishin pėrfunduar, sa qė edhe ishin siguruar edhe mjetet financiare, pėr ēgjė nga drejtuesit e kėshillit pėr ndėrtimin e pallatit mėsuam se qesen e kishte zgjidhur USAID-i amerikan. Pėr kėtė na njoftoi edhe kryetari i Komunės sė Resnjės, cili veēoi se pikėrisht atyre ditėve ishte nėnshkruar drafti pėr realizimin e kėtij projekti. Por, duhej qė tė kryheshin edhe ca formalitete juridike tė nevojshme pėr nėnshkrimin e lejes pėr ndėrtim.
Nė angazhim pėr kompletimin e dokumentacionit gjegjės pėr sigurimin e lejės sė ndėrtimit ishte vėnė edhe pėrgjegjėsi i urbanizmit pėr komunėn e Resnjės, arkitekt Aliu. Pėr pėrshpjetimin e fillimit tė ndėrtimit tė pallatit tė kulturės gėrnēarasit prisnin edhe ndihmėn e qeveritarėve shqiptarė.
Asamati pa turistė, por me xhami
Edhe Asamati, i cili shtrihet buzė liqenit tė Prespės, njė fshat i vogėl, por mirė i rregulluar, dikur ka qenė edhe njė pikė mjaft atraktive turistike. Pak mė andej ngrihej njė lagje tjetėr, akoma mė atraktive, me uikend-shtėpiza tė cilat i takonin lagjes turistike Pretor. Edhe ata pak banorė tė Asamatit, edhe aq sa kishin mbetur, dukej se dita-ditės shumė mė shumė po i rrėmbente rruga e kurbetit.
Po bėhen disa vite qė kur nuk vijnė mysafirė pėr tė pushuar gjatė verės, vetėm vijnė njerėzit tanė nga mėrgimi. Ja, i shikoni kėto pushimore, kėto kamp-shtėpiza, mė herėt gumėzhinin nga zhurma e turistėve, sidomos nga fėmijėt qė pėr ēdo vit vinin nga viset tjera. Ato vite jetohej mirė kėtu nė Arvat. Por, tani, siē e shikoni
, ankohej njė asamatas qė asaj dite e takuam rastėsisht nė rrugė.
Por, dhe pėrkrah rrugės sė pandalur tė mėrgimit, si dhe vėshtirėsive tjera, jeta megjithatė nė atė fshat buzėliqenas pėrsėri vazhdon, do tė shtonim ne.
Nga shoqėruesi ynė mėsuam se asamatasit kishin vendosur qė nė fshatin e tyre tė ndėrtojnė xhami tė re. Nė tė vėrtetė, nė kėtė fshat nuk ka pasur xhami. Ndėrtimin e xhamisė kishin premtuar se do ta financonin tėrėsisht kurbetēinjtė jo vetėm nga Asamati, por edhe mėrgimtarėt tjerė tė nėnqiellit prespan.
Mėrgimtarėt shkojnė - vijnė mollėt!
Edhe pėrkrah ankesave tė prespanėve se do tė mungojnė turistėt, ata shprehnin kėnaqėsinė e tyre se, megjithatė, gjatė verės gjithēka do tė bėhej mė e gjallė nė Prespė. Sidomos nėpėr vendbanimet shqiptare. Edhe pėr pak muaj pritet tė arrijnė kurbetēinjtė prespanė nga tė katėr anėt e botės.
Gjatė verės Prespa jo vetėm qė do tė marrė pamjen e vėrtetė, por kėtė nėnqiell buzliqenas e presin edhe festat tanimė tradicionale. Nga njėra anė, do tė jenė dasmat e shumta, qė zakonisht mėrgimtarėt i bėjnė verės, atėherė kur tė gjithė vijnė nė vendlindje, ndėrsa nga ana tjetėr i pret edhe njė festė tradicionale, akoma mė e madhe e ato janė Ditėt e kurbetēinjve prespanė, tė cilat organizohen tash disa vite me radhė.
Organizatorėt e kėtij manifestimi po bėnin pėrgatitjet e nevojshme pėr t'i organizuar sa mė mirė Ditėt e kurbetēinjve. Kėtė festė me padurim e pret e tėrė popullata prespane, sepse atyre diteve prespanėt ēmallen me njėri-tjetrin. Ndėrkaq, mė tė rinjtė do tė njoftohen midis tyre, por kuptohet edhe mund tė lidhin ndonjė dashuri apo edhe fejesė.
Dhe kur kurbetēinjtė do tė jenė kthyer sėrish nėpėr vendet ku kanė mėrguar, prespanėt qė do tė mbeten nė vendlindje do t'u kthehen mollėve tė tyre. Doemos, sepse me to e sigurojnė ekzistencėn. Ndonėse sivjet ishin paksa me drojė se mos i ka dėmtuar akulli qė i kaploi ditė mė parė, megjithatė ata shpresonin se mollėt e sivjetme do tė jenė tė mira. Nė tė njėjtėn kohė ata dėshironin qė t'u hapen rrugėt e tregjeve pėr t'i shitur jo vetėm brenda, por edhe jashtė Maqedonisė.