Prejardhja e gjuhės shqipe dhe shkrimi i saj
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė
Ballkanit. Ajo ėshtė vazhdim i ilirishtes, i gjuhės sė
popullėsisė ilire qė ka banuar nė njė truall mjaft tė
gjerė tė Ballkanit Perėndimor ( ku pėrfshihet edhe
Shqipėria e sotme), tė paktėn qė nga mijėvjeēari i parė
i erės sonė.
Nga ilirishtja nuk kemi dokumente tė shkruara. Janė
ruajtur vetėm fjalė tė shkėputura, tė cilat shpjegohen
vetėm me anėn e shqipes si: Dardania ( emėr vendi, qė
lidhet me fjalėn shqipe dardhė), Delminium ( emėr vendi,
qė lidhet me fjalėn shqipe delme, dele), Dimalum emėr
vendi, qė lidhet me fjalėn shqipe di (dy), dhe (mal),
Barduli ( emėr njeriu, qė lidhet me emrin Bardhul e tė
dy me i bardhė).
Pushtimi romak i Ilirisė nuk e theu qėndresėn e fiseve
ilire. Me armė nė dorė ata mundėn, tė ruanin zakonet dhe
gjuhėn e tyre. Po kėshtu mė vonė shqiptarėt u qėndruan
sllavėve dhe turqve. Po kėto pushtime patėn edhe pasojat
nė gjuhė. Nėn ndikimin e gjuhės sė pushtuesve kanė hyrė
nė gjuhėn tone mjaft fjalė latine, sllave e turke.
Megjithatė shqipja mundi tė ruante tė paprekur pjesėn
kryesore tė fjalorit tė saj dhe gramatikėn, e cila ėshtė
themelore pėr tė pėrcaktuar natyrėn e njė gjuhe.
Megjithėse njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė Ballkanit,
shqipja ėshtė dokumentuar me shkrim shumė vonė. Para
shekullit XV nėpėr dokumente tė ndryshme hasen fjalė tė
shkėputura e ndonjė fjalė shqip. Libri i parė i shkruar
shqip ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut i vitit 1555 i cili
ka pėrmbajtje fetare. Libėr me vlera tė medha gjuhėsore.
Njė pikė referimi per studimin e ecurisė sė gjuhės
shqipe deri nė ditėt tona.Kjo vepėr ėshtė shkruar ne
dialektin e Veriut dhe nuk ėshtė larg gjuhės sė sotme.
Qėndresa e popullit tonė kundėr pushtuesit turk mori
zhvillim tė ri sidomos ne pjesėn e dytė tė shekullit
XIX. Kushtet politike e shoqėrore nxirrnin para
shqiptarėve nevojėn e bashkimit dhe tė luftės pėr
pavarėsi. Gjuha shihej prej atyre si njė nga iparet
kryesore dalluese tė njė kombi, prandaj ata bėnė njė
punė tė madhe pėr tė ngritur gjuhėn shqipe e pėr ta vėnė
atė krahas gjuhėve tė tjera tė pėrparuara.
Sė pari ata zgjidhėn ēėshtjen e alfabetit, duke formuar
alfabetin e Shoqėrisė sė Stambollit (1879), mjaft i
pėrshtatshėm pėr shqipen, me tė cilin u botuan veprat e
Naimit, Samiut etj.
Ky alfabet kishte ne bazė alfabetin latin dhe plotėsohej
me disa shkronja tė alfabetit grek. Mė vonė, mė 1908,
Kongresi i Manastirit miratoi alfabetin qė kemi sot.
Rilindasit bėnė njė punė tė mirė pėr normalizimin e
drejtshkrimit. Nė tėrė veprimtarinė e tyre, ata u
pėrpoqėn pėr njėsimin sa mė tė madh tė gjuhės mbi bazėn
e afrimit tė dialekteve. Punėn e tyre e ēuan mė pėrpara
patriotė shqiptarė tė shquar si L. Gurakuqi, A. Xhuvani
etj. Puna pėr njėsimin e drejtshkrimit u vu nė baza tė
plota shkencore pas Clirimit. rregullat qė zbatojmė ne
sot, u miratuan nga Kongresi i Drejtshkrimit (nėntor,
1972)