Popovski: Gjendja e tanishme ėshtė mė e mira pėr Kosovėn


Southeast European Times: Kartat e para tė identitetit nė gjuhėn shqipe u nxorrėn kohėt e fundit nė Maqedoni dhe anėtarėt shqiptarė tė parlamentit kanė filluar tė flasin gjuhėn e tyre nė parlament. A ėshtė bėrė realitet Marrėveshja e Ohrit nė Maqedoni dhe a duhet bėrė diēka tjetėr?

Kryetari i Parlamentit maqedonas Nikola Popovski: Nga kėndvėshtrimi i kėtij parlamenti duhen bėrė tre gjėra pėr tė pėrfunduar zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit: ndryshimet kushtetuese, tė cilat tashmė kanė pėrfunduar; ligje tė reja si rezultat i kėtyre ndryshimeve, tė cilat do tė miratohen deri nė shtator dhe procesi i decentralizimit, i cili do tė zgjasė mė shumė dhe qė ėshtė planifikuar tė pėrfundojė deri nė verėn e vitit tė ardhshėm. Periudha kohore pėr tė cilėn ėshtė rėnė dakord do tė respektohet. Unė nuk kam asnjė dyshim nė lidhje me kėtė, sepse nuk presim probleme politike. Ēėshtjet mė tė ndėrlikuara -- tė tilla si pasaportat e reja, pėrdorimi i gjuhės shqipe nė parlament dhe nė institucionet e tjera -- i kemi lėnė pas. Ka mbetur vetėm njė ligj, i cili mund tė provokojė disa probleme. Ai ėshtė ligji mbi pėrdorimin e simboleve shtetėrorė dhe kombėtarė. Megjithatė, unė pres dhe pak a shumė kam besim se do tė biem dakord edhe mbi tė.

SE Times: Si e vlerėsoni nivelin e zbatimit tė dispozitave tė Marrėveshjes sė Ohrit nė lidhje me pėrdorimin e gjuhės shqipe?

Popovski: Marrėveshja e Ohrit ėshtė shumė e saktė dhe e qartė. Ajo pėrfshin tė gjitha ndryshimet dhe shtesat kushtetuese dhe na tregon se nė cilin drejtim duhet tė ndryshojnė ligjet. Ne jemi duke e zbatuar atė. Pėrdorimi i shqipes si njė gjuhė e dytė zyrtare nė Maqedoni ėshtė duke u zbatuar deri nė atė masė qė kėrkohej nga marrėveshja. Ky nuk ėshtė njė pėrdorim absolut, i pėrgjithshėm i gjuhės shqipe, sepse ky rregull u siguron tė drejtėn shqiptarėve qė tė pėrdorin gjuhėn e tyre si qytetarė nė komunikimet me institucionet, jo nė vetė institucionet. Kjo ėshtė mėnyra sesi ėshtė shkruar nė Kushtetutė dhe nė Marrėveshjen e Ohrit dhe sesi ėshtė nėnshkruar nga partitė politike dhe pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare.

SE Times: Veprimet mė tė fundit tė partive tė opozitės -- veēanėrisht vendimi pėr tė bojkotuar parlamentin dhe ideja e ndarjes mbi vijat etnike -- kanė patur ndonjė ndikim mbi zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe mbi stabilitetin politik nė Maqedoni?

Popovski: Qė nė momentin qė u paraqitėn kėto ide, publiku i dėnoi ato dhe kjo ėshtė arsyeja se pse ato nuk meritojnė asnjė vėmendje. Nė lidhje me bojkotimin e parlamentit, kjo gjendje ėshtė duke vazhduar tashmė pėr disa javė. Partia Demokratike e Shqiptarėve synon qė ky bojkot tė vazhdojė mė gjatė, por unė mendoj se ata do t’a kuptojnė shumė shpejt se ai ėshtė njė gabim dhe atėherė do tė kthehen pėrsėri. Kjo nuk ėshtė mėnyra pėr tė arritur ndonjė gjė.

SE Times: Ju keni planifikuar tė disiplinoni parlamentarėt e korruptuar. A jeni duke patur sukses?

Popovski: Ky parlament nuk ka fuqi ekzekutive pėr tė korruptuar vetveten. I kaluari ishte shumė i korruptuar sepse shumė parlamentarė u pėrfshinė nė institucione dhe ndėrmarrje shtetėrore, si anėtarė tė bordeve ekzekutivė dhe funksione tė ngjashėm. Me ligjin e ri, nė Maqedoni kjo praktikė ka pėrfunduar dhe qė nga ky moment nuk ka asnjė mundėsi pėr pėrdorimin e fondeve publikė pėr pasurim personal apo tė funksioneve publikė pėr privilegje personalė. Pėr tė qėnė tė saktė, fjala "i korruptuar" nuk ekziston pėr kėtė parlament. Nėse mė pyesni mua, unė mendoj se kjo qeveri ka treguar njė ambicje serioze pėr tė luftuar korrupsionin. Nė klimėn e tanishme, askush nuk mendon tė pėrdorė para publike pėr pėrfitim personale, sepse tė gjithė e dinė se do tė ndėshkohen. Kjo funksionon.

SE Times: Cili ėshtė mendimi juaj mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės dhe ndikimin e tij tė mundshėm nė vendet fqinjė?

Popovski: Statusi i ardhshėm politik i Kosovės do tė vendoset nga OKB, nė tė cilėn Maqedonia ėshtė anėtare. Nėse Kėshilli i Sigurimit vendos qė protektorati duhet tė bėhet i pavarur dhe do t’i japė atij status ndėrkombėtar, ne do t’a respektojmė atė vendim, sepse jemi pjesė e familjes sė OKB-sė. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se gjendja nuk do tė ketė njė ndikim mbi Maqedoninė. Pavarėsia e Kosovės nuk do tė ketė ndikim mbi Shtetet e Bashkuara, Britaninė e Madhe apo Rusinė, por do tė ketė disa pasoja pėr vendet fqinjė, pėrfshirė vendin tonė. Duke patur kėtė parasysh, do tė jetė e drejtė nėse bashkėsia ndėrkombėtare merr nė konsideratė qėndrimet dhe pozicionet e vendeve fqinjė.

Personalisht, unė mendoj se statusi afat-gjatė i Kosovės duhet tė jetė ai qė ėshtė tani, gjendja e tanishme. Bashkėsia ndėrkombėtare ka mundėsi tė mėdha pėr tė pakėsuar krimet dhe tensionet dhe mė nė pėrgjithėsi pėr tė ndalur eksportimin e paqėndrueshmėrisė nė rajon. Nėse bashkėsia ndėrkombėtare qėndron pesė deri nė dhjetė vjet, ajo do t’a stabilizojė Kosovėn krejtėsisht, por ēdo synim pėr t’a ndarė atė, ose pėr t’ia kthyer pėrsėri Serbisė apo pėr t’a bėrė atė njė shtet tė pavarur, ka tė ngjarė tė krijojė pasiguri tė reja nė Ballkan. Ne tashmė jemi tė lodhur prej kėtyre lloj situatash.

SE Times: Maqedonia ėshtė duke menduar seriozisht nė lidhje me nėnshkrimin e njė marrėveshje reciproke me Shtetet e Bashkuara mbi Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale (ICC). Duke mbajtur parasysh se Maqedonia ka ratifikuar Statutin e Romės nė lidhje me ICC-nė, a shikoni ndonjė kontradiktė dhe a duhet qė parlamenti tė ketė fjalėn e fundit?

Popovski: Kjo ēėshtje ka lidhje me njė marrėveshje dypalėshe ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Maqedonisė. Nė kėtė kohė, nuk ka asnjė propozim apo iniciativė nė parlament nė lidhje me njė marrėveshje tė tillė. Nėse qeveria maqedonase vendos tė pranojė kėrkesėn e SH.B.A.-sė, nuk ka asnjė alternativė tjetėr, por qė parlamenti t’a pranojė atė. Ende ėshtė shumė shpejt pėr tė diskutuar mbi kėtė ēėshtje, sepse ne presim njė debat nė Ministrinė e Jashtme nė lidhje me atė nėsė ėshtė mirė apo keq pėr t’a nėnshkruar marrėveshjen. Nuk ka asnjė kontradiktė ndėrmjet ratifikimit tė mėparshėm tė Statutit tė Romės dhe kėsaj marrėveshje dypalėshe me Shtetet e Bashkuara; problemi ėshtė se kjo ēėshtje ka mė shumė njė natyrė politike sesa ligjore. (Sllobodanka Jovanovska)