Skėnderbeu Vasal? Disa kthjellime.
Nga Dr. Aurel Plasari
Marrėdhėniet juridike vasal-sovran mes Skėnderbeut dhe mbretit Alfons V tė Aragonės janė mėveshur tradicionalisht me njė kamuflazh historik. Ky kamuflazh e zė fillin te Barleti, i cili kėto marrėdhėnie vasal-sovran ka ngulmuar t'i pėrshkruajė me termat e "miqėsisė". Simbas mendėsisė sė kohės, Barletit duhej t'i dukej "poshtėruese" natyra e vėrtetė e kėtyre marrėdhėnieve juridiko-politike pėr njė figurė si Skėnderbeu. Porse dokumentet flasin ndryshe.
Ishte mars i vitit 1451 kur regjistrohen nė oborrin e Napolit prania e dy tė dėrguarve tė Skėnderbeut: peshkopit tė Krujės Stefan dhe domenikanit Nikollė de Berguzzi, tė shoqėruar edhe nga njė arbėr i quajtur Vicino ose Vichino, i pėrmendur si "majordom" i peshkopit tė Krujės. Mbretit Alfons i kėrkohej ndihmė pėr tė pėrballuar ekspeditėn osmane qė pritej pėr muajin prill, dhe mbreti premtonte ta jepte ndihmėn. Por prania e ambasadorėve tė Skėnderbeut nė oborrin e Napolit kishte tė bėnte me njė mision mė tė rėndėsishėm: mė 26 mars tė atij viti ata nėnshkruanin nė emėr tė tij me Mbretin e Aragonit, Napolit dhe Siqilisė njė traktat tė njohur si "i Gaetės", nga emri i vendit ku u nėnshkrua. Pėr t'u ikur hamendjeve, kujtoj se traktai nė fjalė ndodhet nė Arkivin e Kurorės sė Aragonės, reg. 2697, fl. 100. Atė e ka pasė njohur dhe pėrdorur Zurita nė veprėn e tij Anale tė Kurorės sė Aragonės, vėll. III, XV, fl. 322 verso; e kanė ribotuar edhe Cerone: La politica, XXVIII, I, 172-173; Radonic: Djuradj, nr. 38 dhe, pėr ata qė i tremb emri "Radonic", edhe Noli: George, appendix, nr. 11.
Traktati i Gaetės
Traktati u nėnshkrua jo vetėm nė emėr tė Skėnderbeut, por edhe tė "tė afėrmve tė tij baronė nė Arbėri: " ... e de soi parenti, baruni in Albania, de la parte altra", po aty). Ky traktat i njihte Mbretit tė Aragonit, Napolit dhe Siqilisė sovranitetin mbi "trojet e tė thėnit Gjergj" dhe mbi "trojet e Krujės dhe kėshtjellėn", nė shkėmbin tė ndihmės qė Mbreti do t'i jepte atij (Skėnderbeut) nė luftėn kundėrosmane. Nė termat e traktatit Skėnderbeu dhe ajo ēfarė mund tė quhet "lidhja familjare" e tij shpreheshin tė gatshėm tė njihnin sovranitetin e mbretit Alfons edhe mbi trojet apo kėshtjellat e tjera, qė do t'i fitonin me ndihmėn e tij. Kreu i Lidhjes, Skėnderbeu, shprehej i gatshėm tė vinte nė vendin qė do tė caktonte Mbreti pėr t'i bėrė atij betimin dhe pėr t'i shprehur nderimin si vasali sovranit, por mbasi tė kishin larguar osmanėt me ndihmėn e tij. Me pėrfundimin e kėtij traktati, krerėt abėr zotoheshin t'i dėrgonin pėrvit mbretit Alfons, kur osmanėt tė ishin dėbuar nga Arbėria, njė shumė tė hollash tė barabartė me haraēin qė Skėnderbeu dhe tė afėrmit e tij i detyroheshion sulltanit ("... cacciati li Turchi de le terre del dicto Sr Georgio, isso Sr Georgio et tucti li soi parenti daranno et pagaranno ciascuno anno a la prefacta Mtą lo tributo o heraci che per li presenti sono tenuti dare a lo Gran Turcho in lo tempo et secondo pagano a lo dicto Turcho", po aty).
Sikurse vihet re, ėshtė fjala pėr njė traktat vasaliteti pa kurrfarė dyshimi nė terma. Skėnderbeu, qė kishte refuzuar deri me armė nė dorė sovranitetin e sulltanėve osmanė, pranonte me kėtė traktat tė bėhej vasal i mbretit Alfons V. Pse vallė ndodhte kėshtu? Ka qenė kjo pyetja e vjetėr e ngritur prej "kėndvėshtrimit osman", prej nga nuk ishte e lehtė tė kapej gjithė sa ndodhte nė ato kohėra nė Perėndim dhe si funksiononin atje aleancat dhe organizimet. Kėsaj pyetjeje mund t'i japin pėrgjigje sė toku specialistėt e historisė sė politikės, tė historisė sė religjioneve, tė historisė sė qytetėrimeve, tė historisė sė mendėsive etj.
Pėr Marinescu-n kushtet e kėtij traktati lėnė tė kuptohet gjendja e vėshtirė nė tė cilėn ndodheshin Skėnderbeu dhe krerėt e tjerė tė Lidhjes sė Lezhės; madje ai ėshtė i mendimit se zotėrimet e tyre dhe ato tė kreut tė tyre, Skėnderbeut, ndodheshin nė atė kohė nė duar tė osmanėve (Alphonse, 44). Traktate tė ngjashme lidhte mbreti Alfons edhe me zotėrinj (bujarė) tė tjerė arbėr, si me Aranitin. (Traktati me Aranitin po nė Arkivin e Kurorės sė Aragoėns, reg. 2691, fl. 101 recto -102 verso; ribot. Zurita: Anales. IV, 29). Madje Araniti, i cili tani shfaqej me titullin "kont i Arbėrisė" dhe kishte mėtime mbi Arbėrinė e jugut, autorizohej nga mbreti Alfons tė merrte nė emėr tė tij betimin e aleancės edhe prej zotėrinjve tė tjerė arbėr. Si shpėrblim mbreti Alfons u lidhte ēdonjėrit prej vasalėve njė pension vjetor prej 300 deri 1.4000 dukatesh dhe u premtonte strehim nė rast nevoje. Tė njėjtat marrėdhėnie praktikonte ai edhe me zotėrinj moreotė, si me vetė despotin e Moresė (Traktati me despotin Dimitėr Paleologu po nė Arkivin e Kurorės sė Aragonės, reg. 2697, fl. 98-99).
Njė politikė e kėtillė dėshmon faktin qė kryqėzata e planifikuar prej mbretit Alfons duhej tė fillonte nga Arbėria ose nga Moreja. Ka vėnė re Marinescu: "Zotėrimet dhe forcat e koalicionit familjar tė drejtuara prej luftėtarit arbėr duhej tė pėrbėnin bazėn e kėsaj ekspedite qė do ta bėnte mbretin Alfons V zot tė pellgut lindor tė Mesdheut, siē ishte tanimė i atij tė Perėndimit" (po aty, 45). Qė nėnteksti i kėtij traktati kishte tė bėnte pikėrisht me njė kryqėzatė tė tillė, kėtė e ka vėnė re edhe Noli kur ka shkruar: "Traktati ishte pėrfunduar me mendimin [was supposed] pėr tė pėrgatitur terrenin pėr njė kryqėzatė qė Alfonsi kishte projektuar, por qė nuk do ta vinte kurrė nė jetė" (George, 49).
Nė prill 1452 dokumentet regjistrojnė se mbreti Alfons pėrcillte nė Romė domenikanin Nikollė de Berguzi, ambasador i njė prijėsi tė quajtur Muzakė dhe prijėsish tė tjerė arbėr. Ai i kishte sjellė Mbretit njoftimin se Pal dhe Nikollė Dukagjini, sė toku me disa krerė tė tjerė mė pak tė rėndėsishėm, kishin kaluar nė anėn e osmanėve dhe i qenė kundėrvėnė Lidhjes sė Lezhės. Kėsaj radhe mbreti Alfons i lutej Papės tė ndėrhynte pranė dy Dukagjinėve qė tė braktisnin "tė pafetė" dhe, nė rast se nuk bindeshin, ai i sugjeronte Shenjtėrisė sė Tij t'i shkishėronte (ACA, Reg. 2549, fl. 157; Marinesco: Alphonse, 57, shėn 1). Kėtė ndėrhyrje pranė Atit tė Shenjtė mbreti Alfons e bėnte, sikundėr e pohonte vetė, jo vetėm pėr hir tė mbrojtjes sė fesė, por edhe se shumė prijės arbėr ishin vėnė tanimė nėn proteksionin e tij (po aty).
Zbatimet e traktatit
Nė zbatim tė traktatit tė Gaetės mes mbretit Alfons dhe Skėnderbeut regjistrohet njė komunikim i dendur. Vetėm mė 14 maj Mbreti i Napolit i dėrgonte atij tri mesazhe, nė tė cilat i drejtohej me "I nderueshmi dhe i madhėrueshmi besniku ynė i dashur" ("Espectabilis et magnifice devote noster dilecte"), apo me "Burrė i madhėrueshėm, besnik yni i dashur" ("Magnifice vir, devote noster dilecte") etj. Ndėrkohė qė mbreti Alfons e kishte furnizuar peshkopin e Krujės, nė largimin nga oborri i tij, me drithė, salnitėr (nitrat potasi) dhe squfur pėr Skėnderbeun (ACA, Reg. 2655, fl. 135 verso). Nė fund tė majit ai dėrgonte nė Arbėri oficerin e Zyrės sė thesarit Bernard Vaquer me njėqind kėmbėsorė dhe nozullimet pėrkatėse. I pajisur edhe me njė kopje tė vetė traktatit, Vaquer-i duhej tė fillonte zbatimin e tij simbas kapitujve tė nėnshkruar. Mbreti Alfons ia rekomandonte atė Skėnderbeut me njė shkresė nė latinishte (ACA, Reg. 2655, fl. 133), ndėrsa udhėzimet e veprimeve qė do tė kryente pėr marrjen nė dorėzim tė kėshtjellės dhe qytetit tė Krujės i jepeshin Vaquer-it hollėsisht me njė shkresė tė 29 majit nė katalanishte (ACA, Reg. 2655, fl. 135 verso). Mbas marrjes nė dorėzim tė kėshtjellės dhe qytetit, me trupėn 100 kėmbėsorėsh qė sillte me vete komisari i Mbretit do tė formonte garnizonin pėr mbrojtjen e saj, do t'u kėrkonte banorėve tė qytetit "betimin e besnikėrisė", do tė fillonte nxjerrjen e taksave etj.(po aty). Me sa duket, pėr tė bashkėrenduar frontin e kryqėzatės mbreti Alfons njoftonte edhe Janko Hunyadi-n pėr dėrgimin e komisarit pranė Skėnderbeut (ACA, Reg. 2655, fl. 134 verso).
Studiuesi i marrėdhėnieve tė mbretit Alfons me Skėnderbeun ka shėnuar pėr kėtė moment: "Duke filluar prej muajit qershor 1451 Kruja, me tė cilėn qėndresa e Skėnderbeut ishte lidhur gjithmonė deri kėtu, nuk do t'i pėrkiste mė luftėtarit arbėr. Pėr vite me radhė njė garnizon napolitan i komanduar prej katalanėsh do tė vendoset nė kėtė "fole shqiponjash" tė Arbėrisė, ndėrsa Kastrioti do tė vijojė jashtė saj luftėn qė e ka bėrė tė famshėm" (Marinescu: Alphonse, 48).
Nė maj 1452 mbreti Alfons dėrgonte nė Arbėri si guvernator tė Krujės, ish-kryevendi i Skėnderbeut, kalorėsin katalan Ramon d'Ortafį nė rangun "nėnmbret nė Arbėri". Detyrat e tij, tė pėrcaktuara mė udhėzimiet e 23, 24, 25 dhe 26 prillit, ishin: tė mbikėqyrte sigurinė e qytetit dhe ruajtjen e "fesė sė Krishtit" mes popullsisė (me sa dukej nga islamizmi qė kishte filluar tė depėrtonte), tė pėrpiqej tė shtinte rish nė dorė kėshtjellat e marra prej osmanėve dhe, po tė ishte e mundur, tė fitonte territore tė reja. Komandant i ri nė kėshtjellė emėrohej njė katalan i quajtur Pere Scuder, qė zėvendėsonte kėshtjellarin e mėparshėm Juan de Castro; guvernatori i ri sillte me vete si armė dhe municione, ashtu edhe drithėra dhe verėra. Skėnderbeut si vasal i sillej dhuratė simbolike njė cohė e qėndisur nė flori dhe njėzet copė pėlhura ngjyrash tė ndryshme (Minieri-Riccio: Alcuni fatti, vėll. IV, fash. III, f. 418). Po ta dėgjojmė edhe njė herė Marinescu-n, ai ka dalė nė kėtė pėrfundim: "Duke filluar prej kėtij momenti deri mė 1458 tė gjithė fitoret qė deri mė tani i janė atribuar vetėm Skėnderbeut, duhen llogaritur tė arritura gjithmonė me ndihmėn e mbretit tė Napolit" (Alphonse, 61).
Nė planet e "kryzėzatės"
1453-shi ėshtė edhe vit i njė vizite "gati tė fshehtė" tė Skėnderbeut nė Romė dhe Napoli, e cila duket t'i ketė shpėtuar edhe syrit tė vetė Barletit. Pikėsėpari, me ndryshimin e politikės sė saj lindore ndaj rėnies troditėse tė Kostandinopojės nė duart e osmanėve, nė shtator 1453 Republika e Venedikut i kishte pėrtėritur klauzat e traktatit me Skėnderbeun. Kėshtu prej njė dokumenti tė 9 tetorit 1453 mėsohet se senati i Republikės ka porositur Pietro Marcello-n, proveditor nė Lezhė, tė shoqėronte Skėnderbeun nė njė vizitė nė Romė dhe Napoli simbas kėrkesės sė kėtij (ASV, Senato Deliberazioni da Mar, V, fl. 8; Ljubic: Listine, X, nr. XXV). Halkokondyli e shėnon si njė "dėrgatė" tė Skėnderbeut tė Papa i Romės dhe te mbreti Alfons (Historiarum, VIII, 432-433), por vizitėn e kanė shėnuar edhe Hopf-i, Marinescu, Pall-i, Noli. Ndėrsa Anonimi Raguzan dhe Ragnina kanė regjistruar kthimin e Skėnderbeut, i cili vinte nga Puglia, nėpėrmjet Raguzės.
Gjatė kėsaj vizite nė oborrin e Napolit duket tė jetė biseduar plani i fushatės pėr Beratin, sikundėr mendon Noli (George, 50-51), por me siguri edhe aspekte ushtarake tė kryqėzatės sė pritshme, si do tė kuptohet nga projekti pėr organizmin e kėsaj kryqėzate qė mbreti Alfons do t'ia paraqiste Papės nė kuvendin e 1453-1454-s (Marinesco: Alphonse, 69-79; Pall: Skanderbeg, f. 15). Nga ana tjetėr, nė oborrin papnor ėshtė diskutuar, pa dyshim, projekti i parashikuar nga "bulla kryqtare" e Papės dhe i hartuar pikėrisht nga mbreti Alfons. Duket kjo si njė ndėrkohė e shkurtėr pėrparimesh pėr Skėnderbeun. Nga fundi i nėntorit, nėpėrmjet kapelanit tė Krujės Ilia, ai e njoftonte mbretin Alfons se kishte shtėnė nė dorė njė territor tė ri dhe njė kėshtjellė (ACA, Reg. 2660, fl. 48). Nė pėrgjigjen e tij tė 7 dhjetorit sovrani e siguronte vasalin se nėnmbreti Ramon d'Ortafą do tė kthente sė shpejti pranė tij pėr tė vijuar luftėn kundėr osmanėve "sot mė shumė se kurrė" (po aty), ndėrsa kėshtjellarit tė Krujės, katalanit Pere Scuder, i premtonte nė njė mesazh katalanisht ndihma dhe nozullime me rastin e kthimit tė nėnmbretit (ACA, Reg. 2661, fl. 48).
Nė fillim tė vitit 1454 si Skėnderbeu ashtu dhe rektorėt e Republikės sė Venedikut e lajmėronin Mbretin e Aragonės, Napolit dhe Siqilisė se osmanėt po gatitnin njė ekspeditė kundėr Arbėrisė dhe zotėrimeve tė Venedikut nė Arbėri. Republika vendosi qė oficerėt e saj tė bashkonin forcat e tyre me ato tė Skėnderbeut pėr t'u bėrė ballė mė mirė "tė pafeve" (ASV, Senato Deliberazioni da Mar, V, fl. 19; Ljubic: Listine, X, nr. XXXIII). Nga ana e tij, Skėnderbeu iu drejtua pėr ndihmė si sovranit tė vet, mbretit Alfons, ashtu edhe Papės. Nga sa njė Sceva de Curte i relatonte Dukės sė Milanos, Papa i kishte dėrguar 3.000 dukate, ndėrsa mbreti Alfons 500 kėmbėsorė dhe njė shumė tė hollash (ASM, Carteggio gen. Sforzasco, ad annum 1454). Mesazhi i mbretit Alfons, i datės 29 mars 1454, fillonte me: "I mrekullueshmi dhe i pamposhturi burrė Gjergj Kastrioti, komandant i madhėrueshėm njerėzish tė armatosur, i shumėdashuri ynė" ("Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandabech, gentium armorum magnanimo capitaneo, nobis plurimum dilecto").
Mė 14 qershor tė atij viti regjistrohet kthimi nė Krujė i nėnmbretit Ramon d'Ortafą, qė kishte munguar pėr disa kohė. Nėnmbreti vinte me rekomandimet e Mbretit pėr Skėnderbeun, por edhe pėr Gojko Stresin, Ivan Stresin, Gjin Muzakėn, Muzakė Topian dhe njė Aranit me emėr tė palexueshėm mirė nė dokument (ACA, Reg. 2799, fl. CXV verso). Vihet se se nė letrėn kredenciale pėrkatėse tė mbretit Alfons Skėnderbeu thirret pėrsėri, po ashtu si mė 29 mars, me titullin e ri: "Komandant i pėrgjithshėm i njerėzve tanė tė armatosur nė viset e Arbėrisė" ("Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandarbech, gentium armorum nostrarum in partibus Albanie generali capitaneo, consiliario fideli nobis dilecto"). Nga sa kuptohet prej kėsaj letre, tani Ramon d'Ortafą-sė i jepej njė autoritet edhe mė i madh: ai ngarkohej pėr tė ndihmuar "bestarėt e Krishtit" jo vetėm nė Arbėri, por edhe nė "Sklavoni" dhe Greqi. Misioni i Ramon d'Ortafą-sė, njėherėsh politik dhe fetar, lė tė nėnkuptohet se nė zonat e dyndjes osmane kishte filluar njė proces braktisjeje tė krishterizmit dhe pėrqafimi tė Islamit. Njėherėsh me nėnmbretin, mbreti Alfons dėrgonte nė Arbėri njė Fra Lorenzo da Palerino dhe njė Fra Giovanni dell'Aquila me nga njė flamur taftaje me kryq tė bardhė qėndisur nė mes si simbol i kryqėzatės qė po fillonte (Minieri-Riccio: Alcuni fatti, IV, III, 418 (me datėn gabim); Cerone: La politica, XXVII, 775 (me datė gabim); Jorga: Geschichte des Osmanischen, II, 46; Marinesco: Alphonse, 82): tė gjitha simbole tė qarta se lufta do tė bėhej nė emėr tė Alfonsit, si sovran dhe zotėrues i atij rajoni.
Ēfarė duket edhe mė me rėndėsi, tani nėnmbretit i jepej edhe autorizimi pėr tė prerė monedha nė Krujė, me tė njėjtėn peshė dhe tė njėjtėn datė tė atyre qė priteshin nė tė njėjtėn kohė nė Napoli (ACA, Reg. 2799, fl. 114 verso -115; Pisko: Scanderbeg, 67, e interpreton gabim sikur tė ishte Skėnderbeu qė i kishte lejuar mbretit Alfons tė priste monedha nė Krujė; gabimin e ka nga Summonte: Historia, II; e qorton gabimin Marinesco: Alphonse, 81 shėn. 2). Sovraniteti i Mbretit tė Aragonės, Napolit dhe Siqilisė edhe mbi zotėrimet e Skėnderbeut dhe "baronėve tė tjerė tė Arbėrisė" bėhej kėsisoj i plotė: nga flamujt aragonezė nėn tė cilėt luftohej te prerja e monedhave napolitane brenda nė qytet.
Mbasalfonsiana
Mė 27 korrik tė 1458-s mbreti Alfons, sovrani i Skėnderbeut, mbėshtetės i tij i fuqishėm dhe madje mik i tiji, vdiste nė Napoli. Nė oborrin e sovranit tė tij Skėnderbeu dėrgoi tre nga komandantėt e vet mė tė rėndėsishėm: Tanush Topinė, Vladan Gjuricėn dhe Angjelin Muzakėn. Sikundėr Marinescu e ka vėnė re, me vdekjen e mbretit Alfons jo vetėm fikej ėndrra aragonase pėr njė perandori tė madhe mesdhetare, por bjerej edhe projekti konkret pėr kryqėzatėn nė tė cilėn Skėnderbeut i parashikohej rol udhėheqės (Alphonse, 133-134). Mbas kėsaj shpresat pėr kryqėzatė, dhe pėr pėrfshirje nė tė, Skėnderbeu mund t'i mbėshteste vetėm tė Papati.
Kur mė 1461 Skėnderbeu ndėrmerrte fushatėn fushatėn nė Itali pėr tė ndihmuar djalin e Alfonsit tė cilit i rrezikohej pushteti, veē aspektit "miqėsor", nė lidhjet me tė birin e mbretit Alfons duhet tė ketė ndikuar edhe njė vijimėsi juridiko-politike e marrėdhėnieve tė vasalitetit. Marinescu ka shėnuar se Ferrante-ja, edhe mbas vdekjes sė t'et, "shpesh i dėrgoi [Skėnderbeut] nozullime, municione dhe trupa, sikurse kishte bėrė vijimisht i ati mbas vitit 1451" (Alphonse, 194). Nė letėrkėmbimin me princin e Tarentit Giovanni Antonio Orsinimė 1460, mes argumenteve tė tjera pėr ekspeditėn nė Apulķ (Puglia), Skėnderbeu i formulonte Princit nė fjalė devotshmėrinė ndaj Alfonsit: "... ai Mbret i i shenjtė dhe i pavdekshėm i Aragonės, tė cilin as unė dhe asnjė nga vasalėt e mi nuk mund ta kujtojmė pa lot [...] kėshillat, ndihmat nė tė holla dhe nderet dhe veprat e shenjta tė atij Mbreti engjėllor qenė ato qė na ruajtėn dhe mbrojtėn mua dhe vasalėt e mi nga shtypjet dhe duart mizore tė turqve armiq tanė dhe tė besimit katolik, dhe sikur unė tė isha mundur, Italia me siguri do tė kishte ndier prej mundjes sime" (Makuev: Monumenta Slav., II, 120-124; Pisko: Skanderbeg, 150-152; Noli: George, appendix nr. 31 etj.). Ai mburrej pėr fitoret qė kishte arritur duke pasur kundėr fuqisė osmane vetėm Krujėn, pėr tė cilėn thoshte: "sot ėshtė Shtėpi e Aragonės dhe e Madhėrisė sė Tij" ("... et essendomi restata sola la citą de Croya, la quale hogi č de casa de Aragona et de Soa Mtą", po aty), dėshmi me vlerė pėr tė dėftuar se ekzistonte ende diēka nga lidhja e vasalitetit edhe me mbretin Ferrante.