Politika dhe dipllomacia shqiptare

    

   
Dr. Luftulla H. Peza

Ndjek me vemendje zhvillimet nė Shqipėri dhe nė mbarė trevėn shqiptare nė Ballkan dhe nė diasporė. Ēdo sukses dhe ēdo gjė e mirė qė ndodh mė gėzon pa masė dhe mė jep jetė e lumturi. Por fatkeqėsisht pak vihen re tė tilla ngjarje nė Shqipėri. Situata ekonomike ėshtė e rėndė dhe nuk po bėhen hapa pėrpara. Rrogat e punonjėsve dhe pensionet janė fare tė vogla dhe as nuk bėhet fare fjalė pėr pagėn minimale. Shkencėtarėt, artistėt dhe tė shkolluarit e tjerė paguhen nė mėnyrė qesharake dhe si pasojė rinia e shkolluar fatkeqėsisht po len vendin pėr tė bėrė punra tė zeza nė vendet e tjera. Fqinjėt tanė bėjnė pėrparime tė pėrditėshme dhe po ngjiten nė shkallėn e tė ardhurave pėr frymė tė popullsisė, pėr punėsimin dhe pėr ngritjen e nivelit tė jetesės nė pėrgjithėsi.
Nė fushėn politike, mė duket, se situata nė Shqipėri ėshtė edhe mė e vėshtirė. Ndėrsa janė zbutur shumė grindjet personale ndėrmjet politikanėve, veti kjo vetėm e potikanėve shqiptarė, politika dhe dipllomacia shqiptare nė marėdhėniet ndėrkombėtare ėshtė shumė e dobėt dhe gjithnjė po bėn hapa prapa. Ēdo vend i ka zgjedhur politikanėt e vet, qė tė mbrojnė interesat e tij, ndryshe nuk kishte pse ti paguante ato. Politikanėt tanė mudnohen tė bėjnė "politikė tė madhe botėrore" edhe pse kėtė kush nuk ja u kėrkon. Bota sot ėshtė ndarė nė popuj e shtete tė ndryshme dhe tė gjitha qeveritė mbrojnė interesat e popullit tė vet, shpesh duke dėmtuar interesat e popujve tė tjerė. Nuk quhet "nacionalizėn" apo "mbyllje nė vetvete" nė se qeveritarėt apo politikanėt mbrojnė interesat e vendit tė vet. Por mua mė duket se po mbrohen interesat e vendeve tė tjera pa qen nevoja dhe pa na i kėrkuar kush kėtė shėrbim. 
Shqiptarėt sot jetojnė kryesisht nė trojet e tyre, por fatkeqėsiht, tė shpėrndarė nė pesė shtete. Pėrveē Shqipėrisė, vendit amė, siē e quajnė tė gjithė shqiptarėt, mė shumė se gjysma e popullsisė shqiptare jeton nė vendet fqinj: Mali i Zi, Serbi, Maqedoni dhe Greqi. Kosova, krahina mė madhe shqiptare, rrėmbyer Shqipėrisė mė 1913, ėshtė aktualisht protektorat ndėrkombėtar dhe po shkon drejtė pavarėsisė. Kaq padrejtėsisht u sollėn me shqiptarėt jovetėm fqinjėt tanė tė egėr, por dhe shtetet evropiane sa gati 2/3 e territorit qė i pėrkishte shqiptarėve para vitit 1913 u lanė jashtė teritorit tė Shqipėrisė sė njohur si shtet i pavarur mė 1912. Dhe ēeshtja shqiptare do tė kishte shkuar edhe shumė mė keq nė se miku ynė i madh dhe i vjetėr SHBA dhe presidenti U. Uillson nė konferencėn e paqes nė Paris pas luftės sė parė botėrore nuk do tė kishin kundėrshtuar me forcė propozimin e Anglisė, Francės, Italisė dhe Rusisė pėr ndarjen pėrfundimtare tė Shqipėrisė ndėrmjet fqinjėve tė saj. 
Republika e Shqipėrisė qe e para qė njohu Republikėn e Maqedonisė, nė njė kohė qė vendet e tjera si Greqia, ende nuk e kan bėrė njė hap tė tillė. Ē far pėrfituan nga ky xhest i lartė ndaj fqinjit populli shqiptar? Asgjė. Pėrkundrazi shqiptarėve, qė jetojnė nė trojet e tyre nė kėtė vend ju shtua dhuna dhe ju ngushtua frymėmarja. Pėr tė siguruar tė drejtat e tyre pėr liri, arsim, punėsim etj. ata u detyruan tė rrėmbejnė armėt e tė luftojnė kundra pushtetit arrogant e shtypės sllavomaqedon. Shumė ndihma ushtarake mori qeveria maqedonase nga aleatėt e saj Rusia, Serbia, Ukraina etj. pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare. Asnjė mbėshtetje politike e ndihmė nuk morėn luftėtarėt shqiptarė nga qeveria shqiptare, megjithse e meritonin kėtė. Nė kėtė konflikt politika dhe dipllomacia shqiptare do tė kishin sjell dobi tėmadhe nė kuadėr ballkanik e europian, po tė ishin afruar tek tė dy palėt nė konflikt pėr sheshimin e mosmarėveshjeve, por e humbėn shansin nga qėndrimi nė pozitat e "internacionalizmit ndėrkombėtar". E kėsisoj puna shkoi gjer tek pėrdorimi i armėve. Edhe sot Shqipėria dhe politikanėt e saj nuk luajnė rolin e duhur pėr tė shtyrė qeveritaėt maqedonas tė zbatojnė Marėveshjen e Ohrit, e cila u mbajt mė ndėrhyrjen e ShBA dhe Bashkimit Europian, me anė tė sė cilės u ul tensioni dhe armėt nė Maqedoni. Nė takimin e fundit qė patėn kryeministrat shqiptarė e maqedonas nė Liqenas u fol mbi tė drejtat e minoriteteve nė tė dy vendet, ku dihet se shqiptarėt nė Maqedoni nuk janė minoritet, por popullsi shtetformuese me 40 % tė popullatės sė vendit. Anjė fjalė pėr zbatimin e marėveshjes sė Ohrit nga qeveria Maqedone apo njohjen e Universitetit shqiptarė 10 vjeēarė tė Tetovės apo ēeshtje tė tjera, qė i interesojnė popullsisė shqiptare nuk u tha nė kėtė takim. Shkojnė e vijnė ministrat tanė nė Maqedoni dhe nė bisedimet e bėra gjithmonė fitojnė maqedonėsit. Pse ndodh kjo? Nga paaftėsia e politikanėve tanė apo e kėshilltarėve tė tyre? Shqipėria marėdhėniet e mira me Maqedoninė duhet ti kushtėzojė me zbatimin e marėveshjes sė Ohrit, me njohjen e Universitetit tė Tetovės nga qeveria maqedonase dhe tė drejtat e tjera tė shqiptarėve qė jetojnė atje. Ahere edhe zyrtarėt maqedonės do to shihnin gjėrat me syrin e realitetit dhe do tė gjenin tryezėn e rrumbullakėt me shqiptarėt. Kjo ėshtė nė interes tė ruajtjes sė paqes nė rajon dhe nė interes tė popullsisė shqiptarėve.
E njenjta gjendje ndodh edhe nė marėshėniet me Greqinė. Nė takimin me kryeministrin tonė grekoamerikani arkaik Nikolla Geixh pati guximin e transmentoi mendimet e shovinistėve grekė pėrsa i pėrket Shqipėrisė sė jugut dhe minoritetit grekė nė Shqipėri. Lidhur me ēeshtjen e tė drejtave tė minoritave grekė Shqipėria i ka plotėsuar tė gjitha detyrimet e saj dhe gjithmonė i ka trajtuar ato tė barabartė me qytetarėt e saj: ata kanė shkollat nė greqisht dhe tė drejtat e tjera qė rjedhin nga kushtetuta jonė. Po pala greke pse nuk ju krijon lehtėsira e duhura e tu japė minoritarėve grekė qė jetojnė nė Shqipėri tė njėnjta tė drejta si dhe qytetarėt grekė? Tu japė shtetėsinė greke se atij kombi i pėrkasin, ti paisė me pasaportat pėrkatėse ashtu si dhe qytetarėt e Greqisė etj. kėrkesa tė pėrsėritura tė minoritarėve. Kėshtu qė nuk ėshtė Shqipėria ajo qė minoritarėt grekė i trajton si qytetyrė tė dorės sė dytė, por ėshtė Greqia. 
Nga ana tjetėr Greqia ende nuk ka hequr ligjin e luftės me Shqipėrinė, qė pėrbėn turp nė shekullin tonė. Greqia, e cila mbahet si vend demokratik, duhet tė ndryshojė ligjet fashiste ndaj popullsisė shqiptare qė jeton nė veri tė vendit. Ajo duhet tu kėthejė popullsisė ēame pronat e grabitura padrejtėsisht dhe ti lejojė ato tė kėthehen nė trojet e tyre. Ēfar tė drejtash gėzon popullsia shqiptare nė Greqi: asnjė shkollė shqipe dhe shqiptarėve as nuk ju ėshtė njohur e drejta mbi pronat e tyre. Tė gjitha kėto i binte pėr detyrė e duhet tja kishte thėnė Niko Geixhit kryeministri ynė, e jo tė mirėpriste akuzat e tij. Qeveria shqiptare duhet tė mbėshtesė me forcė Organiatėn Atdhetare Ēamėria nė kėrkesat e saj tė ligjėshme dhe ta ngrejė problemin Ēam edhe nė organizmat ndėrkombėtarė pėr tu zgjidhur kjo padrejtėsi e madhe. Mjaft herė autoritetet greke kanė pėrdorur padrejtėsisht shkopinjtė e gomės dhe qentė ndaj emigrantėve shqiptarė, duke i hequr me forcė nga banesat e qendrat e punės, duke ju grabitur paratė e fituara e grisur dokumentat, qė blihen aq shtrenjtė nė ambasadėn greke, dhe qeveria shqiptare ka bėrė sehir ose ėshtė kėthyer nė folėse tė autoriteve greke. Duke ndejtur pa zgjidhje kėto probleme acarohen marėdhėniet midis dy popujve tanė dhe kėto dukuri mund tė ēojnė nė ashpėrsim tė mėtejshėm tė marėdhėnieve midis dy popujve e vendeve fqinj. 
Jugosllavia ose Sėrbia janė njė fushė tjetėr ku politika dhe dipllomacia shqiptare kanė shėnuar hapa prapa. Qeverisė jugosllave i duhet tė paraqitet nė botė si vend demokratik e paqėsor, pas asaj kasaphane qė bėri nė Kosovė. Ajo po pėrpiqet me tė gjitha forcat qė tė ruaj pushtetin mbi koloninė e vjetėr- Kosovėn, tashti nėn administrimin e OKB. Ende qeveritarėt serbė nuk i kan kėrkuar falje as popullit shqiptar tė Kosovės e as popullsisė kufitare pėr gjakun e derdhur dhe dėmet e pallogaritėshme gjatė luftės. Ėshtė detyrė e qeverive tė Kosovės dhe Shqitare qė tė bėjnė llogaritė e dėmeve dhe tė kėrkojnė dėmshpėrblimin e duhur nga Serbia. 
Megjithkėtė delegacione nga tė dy vendet kanė ndėrruar mendime e kanė marrė vendime, por nė to politikanėt dhe dipllomatėt shqiptarė janė paraqitur gjithmonė inferior dhe nuk kanė ditur tė parashtrojnė pėr zgjidhje problemet qė janė midis dy vendeve. U bė marėveshja diskriminuese, nė bazė tė sė cilės mjekėt tanė kirurgė do tė shkojnė tė shkollohen ne Beograd, megjithse Beogradi nuk ėshtė ndonjė qendėr as mjeksore e as shkencore e nivelit europian. Pėr tė mėsuar kirurgėt tanė tė rinjė kanė mjaft tek pėrvoja mjaft e pasur nė lėmin e kirurgjisė e Dr. Shirokės, Dr. Zymės, Dr. Canit etj., tė cilėt kanė qenė specialistė mjaft tė shquar nė fushat e tyre dhe tek profesorėt e tyre tė kirurgjisė. Prandaj marėveshje e bėrė duhet tė jetė e ndėrsjelltė, pėr tė mėsuar tė dy palėt nga njėra tjetra. Nė formėn e bėrė ajo mė duket tendencioze dhe qėllimkeqe. 
Dipllomacia jonė duhet tė lėvizė mė tepėr ndaj Serbisė e Jugosllavisė dhe tė mos mjaftohet nė disa vizita apo darka pritje-pėrcjellje. E para, pėr mendimin tim, ėshtė e domosdoshme pėr lidhje mė tė ngushta me Malin e Zi, ndėrsa nė marėdhėniet e reja me Serbinė duhet tė varet shumė qėndrimi qė mban ajo me gjykatėn e Hagės dhe ndaj Kosovės. Kriminelėt e luftės ende shėtisin tė lirė nė Beograd dhe atje ende thuren plane tė reja shtypėse ndaj popullit shqiptar tė Kosovės dhe nė Kosovėn pėrėndimore. Pėr deri sa ėshtė kjo gjendje politikanėt dhe dipllomatėt shqiptarė nuk duhet tė hanė ēdo karamele qė shpėrndan Beogradi. Dėmshpėrblimet e luftės, dorėzimi i kriminelėve tė luftės dhe qėndrim i ri e paqėsorė ndaj popullsisė shqiptare e Kosovės, kėto duhet tė jenė kėrkesat minimale tonat , tė cilat duhet ti afrojmė si konpensim tė afrimit mė afėr me Beogradin.
Pėr tė qenė mė tė sigurtė dhe mė tė suksesėshėm nė qėndrimet e tyre politikanėt shqiptar duhet tė kordinojnė punėt ndėrmjet tyre. Ėshtė e domosdoshme tė bėhet metodė pune takimet e vazhdueshme dhe ndėrrimet e mendimeve pėr tė pėrpunuar strategjinė dhe taktikat e pėrbashkėta pėr ēeshtjet themelore qė na preokupojnė ne dhe Ballkanin. Mjaft i dėshėruar do tė ishte takimi ndėrmjet partive politike, udhėheqėsve dhe politikanėve shqiptarė tė tė gjitha trevave. Tė gjithė popujt po bėjnė hapa drejt Evropės sė Bashkuar, por tė gjithė po pėrpiqen tė arrijnė atje me dinjitet dhe ballė lart. Le tė bashkohemi nė radhė tė parė ndėrmjet vedit dhe pastaj tė bashkuar tė shkojmė drejtė Europės.
Kėto ishin disa ēeshtje tė politikės dhe dipllomacisė shqiptare, tė cilat i kanė sjellė dobi kundėrshtarit nga gabimet e rėnda tonat. Populli ynė i kundėrshton kėto qėndrime dhe nė shtyp e gjetkė mjaft artikuj e debate e kanė treguar kėtė. Shteti modern shqiptar ka mbi 90 vjet jetė dhe dipllomacia jonė nuk ėshtė nė fazėn foshnjore. Mjaft politikanė dhe dipllomatė tė shquar ka dhėnė populli shqiptar. Ismail Qemali, Isa Boletini, Ded Gjoluli etj. kanė gėzuar respektin e thellė ndėr bashkėkohėsit e tyre brenda dhe jashtė vendit. Nė kohėn tonė nė kėtė fushė shquhet Sabri Godo, i cili me qėndrimet e tij ka fituar admirim brenda dhe jashtė vendit. Kėto janė shembuj tė qartė ku duhet tė shikojnė dipllomatėt tanė nė veprimtarinė e tyre. 
Me qėndrime tė reja ndaj partnerėve tanė ballkanikė dhe mė gjėrė, tė bazuara gjithmonė mbi interesat tona kombėtare, politikanėt tanė do tė fitonin respektin e humbur nė popullin e vet dhe dipllomacia jonė do tė fitonte respekt ndėrkombėtar. Politikani qė nuk mbron interesat e kombit tė vet dhe nuk gėzon respektin e tij nuk hecėn dot larg. Politika botėrore e shfrytėzon atė pėr momentin e caktuar dhe mė pas e hedh nė kosh, si njė limon tė shtrydhur. Edhe bashkėatdhetarėt e tij pėr bėmat, dėmet dhe mashtrimet nė vend ti sjellin lule do ta pėshtyjnė mbi varr. Ky ėshtė fati i politikanėve qė nuk pėrfillin interesat e popullit tė vet.

  • Dr. Luftulla H. Peza, Pragė


    Ka lindur mė 1938 nė Tiranė, mė 1962 ka mbaruar universitetin e Karlit nė Pragė pėr gjeologji dhe paleontologji. Ėshtė doktor i shkencave nė kėto fusha. Mjaft vite ka punuar nė Institutin e Gjeologjisė nė Tiranė si gjeolog dhe paleontolog, tashti punon nė kėtė fushė nė Institutin e gjeologjisė sė Akademisė sė shkencave tė Ēekisė, nė Pragė. Merret me studimin e depozitimeve mesozoike dhe sidomos kretake nė Albanide dhe me molusqėt e tyre. Ka marrė pjesė nė mbi 40 simpoziume e kongrese shkencore kombėtare dhe ndėrkombėtare, ku ka referuar mbi 50 referate shkencore. Ka botuar mbi 200 punime shkencore nė shtypin shkencor shqiptar dhe tė huaj. 
    Gjatė karierės sė tij shkencore ka zbuluar mjaft dukuri gjeologjike dhe tektonike nė Albanide e Iliride (Ballkani Pėrėndimor) e mė gjėrė, qė mė parė nuk njiheshin nė kėtė truall. Nėnzona e Valbonės, e zbuluar pėr herė tė parė nė Alpet e Shqipėrisė sė Veriut ėshtė kontribut i kėrkimeve tė tij shkencore bashkė me Prof. Abedin Xhomon dhe Prof. Polikron Theodhorin (1969). Mė pas depozitimet e kėsaj nėnzone u gjetėn nga studjuesit francezė edhe nė Dinaride e Helenide (1970), duke vėrtetuar pėrhapjen e saj nė tė gjithė Iliridet. Disa faza orogjenike gjatė jurasikut tė vonė dhe kretakut, tė panjohura mė parė, janė zbuluar nga ky studjues nė zonėn e Mirditės (Shqipėria lindore), shoqėruar me ngritje tė truallit mbi nivelin e detit dhe vidhisje tė masave tė mėdha shkėmbore. Disa gjini dhe mjaft lloje tė reja molusqėsh fosilė (kėrminj, rudistė, etj.) mbajnė njėkohėsisht autorėsinė e tij. Ka fituar gradat shkencore Kandidat i Shkencave (1981), Doktor i Shkencave (1988) si dhe titullin shkencor Bashkėpunėtor i Vjetėr Shkencor (Docent)(1985). Zotėron disa gjuhė tė huaja.