Shqiptarėt paguajnė 1000 euro pėr njė pasaport serb
(c) Blic, Beograd
Mallėrat mė tė kėrkuar serbe nė Kosovė janė:
ēertifikatat e lindjes, vėrtetimet pėr shtetėsinė,
letėrnjoftimet dhe pasaportat. Pėrkundėr potencimit tė
vazhdueshėm tė liderėve shqiptarė se me federatėn
serbomalazeze si lidh gjė, shumė njerėz tė rėndomtė
presin para dyerve tė zyrave tė policisė (MUP-it) nėpėr
Kosovė dhe Serbinė qendrore me qėllim qė tė marrin
dokumente serbe, sepse ato, siē thotė shefi i MUP-it nė
Graēanicė, Sinisha Popoviē, janė tė vetmet dokumente qė
i njeh Evropa.
Sipas tė dhėnave zyrtare, tri vitet e fundit, qė nga
ardhja e misionit tė Kombeve tė Bashkuara, policia serbe
u ka dhėnė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera
rreth 200'000 pasaporta dhe 350'000 letėrnjoftime.
Qė nga mesi i vitit 1999 deri mė 2001, nė MUP-in e
Serbisė (Ministria e Punėve tė Brendshme e Serbisė), nė
ndėrtesėn e komitetit pėr Kosovė e Metohi, nė Prishtinė,
shqiptarėve u janė dhėnė 80'000 pasaporta dhe rreth 100
mijė letėrnjoftime. Kjo ka qenė periudha kur shqiptarėve,
sipas udhėzimeve tė MUP-it, pėr tė marrė njė pasaport ka
mjaftuar ta kenė njė dokument ēfarėdoqoftė me fotografi!
Eshtė e pabesueshme, thotė Popoviē se njė numėr i madh
shqiptarėsh janė "bėrė" nėnshtetas tė Serbisė dhe
Jugosllavisė nė bazė tė librezave tė shėndetėsisė apo
librezave tė nxėnėsve edhe pse janė dokumente qė mund tė
falsifikohen fare lehtė. Letėrnjoftimet dhe pasaportat
janė dhėnė kryesisht nė afat prej 2 deri nė 5 vite, dhe
tash MUP ka probleme tė mėdha me nėnshtetėsitė e "njohura",
tė cilat shqiptarėt po pėrpiqen t'i dėshmojnė me ndihmėn
e pasaportave dhe letėrnjoftimeve qė janė dhėnė nė atė
periudhė.
- Kėrkesat pėr marrjen e pasaportave verifikohen pėrmes
sistemit qė funksionon nė Nishka Banja. Kur tė bėhet
verifikimi, shtypet letėrnjoftimi ose pasaporti.
Verifikimi nuk mvaret nga policia, por nga librat e
amzės, thotė Popoviēi dhe shton se "regjistrat e tė
lindurve, tė nėnshtetėsisė dhe tė tjera tė shumicės sė
komunave tė Kosovės janė marrė mė 1999 dhe janė sjell nė
Serbi."
"Nuk janė marrė e ruajtur, pra nuk janė marrė librat e
regjistrimit e tė amzės nga komunat e Pejės, Klinės,
Skėnderajt, Gllogocit, Suharekės, Malishevės, Gjakovės
dhe Deēanit, kėshtu MUP-i dhe shėrbimet civile tė
Serbisė nuk i kanė tė dhėnat e atyre komunave. Ndėrsa
MUP-i nuk mund tė kontrollojė regjistrimin e mėvonshėm
qė bėhet nėpėr ofiēari nė bazė tė shkresave tė
verifikuara dhe kartonave tė letėrnjoftimit, tė mbetur
nė komunat e 'Kosmetit' , ose deklaratat e dy
dėshmitarėve se personi i panjohur ka lindur nė 'Kosovė
e Metohi'. Kėtė verifikim e bėjnė shqiptarėt, prandaj
nuk tė rrallė edhe keqpėrdorimet e ofiēarėve.
Konkretisht ofiēari i ngarkuar pėr Podujevėn ia ka dhėnė
ēertifikatėn nga regjistri i tė lindurve dhe vėrtetimin
nga regjistri i nėnshtetėsisė njėfarė Jetmir Rrahmanit,
gjoja i lindur nė Podujevė, edhe pse personi nuk ėshtė i
evidentuar si qytetar i Serbisė. Raste tė tilla ka shumė
sidomos nga 'Metohia' (Dukagjini, shėn i red.). Nė zyrat
e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė nė
Graēanicė, Fushė-Kosovė, nė fshatrat Gushtericė dhe
Lepinė tė Lypjanit brenda ditės paraqiten rreth 400
kėrkesa pėr dokumente tė ndryshme. Pesė herė mė shumė
kėrkesa bėhen nė zyrat qė janė shpėrngulur nga Peja nė
Kragujevc, nga Prizreni nė Krushec, nga Gjilani nė
Bujanoc, nga Ferizaji nė Leskoc! Vitin e fundit janė
refuzuar ose janė kthyer prapa pėr verifikim tė mėtejmė
shumė dhjetramijėra kėrkesa tė shqiptarėve qė janė
pėrpjekur tė marrin pasaporta tė rinj (tė kaltėr)
jugosllav edhe pse nuk kanė lindur nė 'Kosovė e Metohi'
dhe as qė janė me origjinė nga kjo krahinė, thotė
Popoviē.
Faktin se mallėrat mė tė kėrkuara nė Kosovė janė
letėrnjoftimet dhe pasaportat serbė e vėrteton fakti se
dhjetėra shqiptarė, nėpunės tė ish-sigurimit tė shtetit,
kanė hapur agjenci pėr ndėrmjetėsim dhe marrjen e
dokumentacionit nėpėr komunat e Kosovės. Njėfarė Bajram
Gllavniku e ka hapur agjencinė nė stacionin e autobusėve
nė Podujevė, ndėrkaq ėshtė sekret publik se nuk ka
avokat serb nė Prishtinė i cili nuk ndėrmjetėson
nxjerrjen e letėrnjoftimeve dhe pasaportave pėr
shqiptarėt. I lidhur me ofiēarėt e Kosovės qendrore, qė
tash funksionojnė nė Serbi, Bajram Gllavniku pėr ēdo
ditė nė pikėkalimin administrativ nė Merdar ose nė
motelin 'Rado' te Kurshumlia dorėzon listėn me emrat e
shqiptarėve tė cilėt kanė nevojė pėr ēertifikata ose
vėrtetime pėr nėnshtetėsinė.
Njė ditė apo dy mė vonė, ofiēari J.Z. ia dorėzon
Gllavnikut personalisht ēertifikatat e mbushura e tė
vulosura dhe merr pėr kėtė kompensimin, thotė D.
Miēalloviē, polic i punktit nė Merdar.
Problemi qėndron se shėrbimi i ofiēarisė nė Graēanicė
pėrmes tė cilit jipen ēertifikatat e lindjes, tė cilat
aktualisht te ndėrmjetėsuesit kushtojnė prej 100 deri nė
150 euro pėr copė, funksionon nė zyrat e Kombeve tė
Bashkuara dhe ndaj punės sė tij, siē thotė Popoviēi, MUP
nuk ka kontroll. Para njė muaji shėrbimet e ofiēarisė
nga 'Kosova e Metohia' tė vendosura nė Serbi, janė vėnė
nėn mbikėqyrje tė sekretariateve tė komunave ku janė
vendosur, prandaj falsifikimi i vulės dhe nėnshkrimit tė
ēertifikatave mund tė bėhet fare leht. Veē kėsaj
kurorėzimet ose regjistrimi nė librat e amzės bėhet nė
mungesė dhe pėrmes pėrfaqėsuesit. Ky shėrbim kushton
prej 1000 deri nė 1500 euro dhe realizohet pėrmes
avokatėve serbė, nė emėr tė tė cilėve arrijnė
autorizimet e vėrtetuara nė konsullatat serbomalazeze nė
shtetet pėrendimore.
Sipas Popoviēit keqpėrdorimet mė tė mėdha lidhur me
dhėnien e nėnshtetėsisė serbe shqiptarėve tė cilat gjoja
janė me origjinė nga 'Kosmeti', bėhen nė rrethet e Pejės,
Prizrenit dhe Gjilanit, sepse deri te dokumentet
personale dhe tė udhėtimit vihet pėrmes ndėrmjetėsuesit.
Pėr ēdo ditė shumė minibus me ndėrmjetėsues nga Prizreni,
Peja, Ferizaji ose Shtimja kalojnė nėpėr Merdar dhe
shkojnė nė Krushec, Leskoc ose Kragujevc.
Ndėrmjetėsuesit e kryejn punėn nė kafenen "Gexha" te
Krusheci, ku bėhen transaksionet. Letėrnjoftimi ose
pasaporti i kushton ndėrmjetėsuesit nga 200 deri nė 400
euro, ndėrsa pala paguan prej 600 deri nė 1000 euro, qė,
sipas punktit tė policisė nė Merdar, dėshmon pėr
veprimtari tė madhe dobiprurėse tė shqiptarėve dhe
serbėve, dhe pėr tė cilėn ėshtė e njoftuar udhėheqja e
Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė.