|
Problemi i shtetėsisė pėr shqiptarėt nė Maqedoni |
|
Ēėshtje e hapur dhe problem i vazhdueshėm Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Fatmir Dehari, thekson se ai personalisht ka ngritur kėtė ēėshtje nė disa instanca shtetėrore dhe partiake vetėm e vetėm pėr kapėrcyer kėtė problematikė tė rėndė qė, siē thotė ai, mė sė shumti i preokupon shqiptarėt. "E kemi ngritur si zgjidhje qė tė jepet njė impuls mė i madh nė partinė tonė dhe nė MPB. Kėrkojmė njė qasje mė tė shpejtė pėr zgjidhjen e kėsaj problematike, meqė ne i njohim shumė mirė restriksionet qė i ka ligji aktual. Propozoj qė sė shpejti tė niset iniciativa pėr hartimin e njė ligji tė ri, konfrom standardeve evropiane dhe realitetit qė ėshtė nė Maqedoni" Naser PAJAZITI Pse nuk jepet shtetėsia pėr mijėra qytetarė tė Maqedonisė dhe kur duhet tė mbyllet ky problem i rėndė, janė pyetje qė ēdo ditė referohen nga njerėzit qė nuk posedojnė kėtė tė drejtė, nė mesin e tė cilėve jam edhe unė si autor i kėtij shkrimi. Jam i lindur nė Kumanovė nė vitin 1976, nga njė familje e mesme shqiptare, e cila nga komuna e Bujanocit nė vitin 1961 ishte shpėrngulur nė Kumanovė. Gati se gjysmė shekulli jetojmė si familje nė Republikėn e Maqedonisė, qė nga koha e RSFJ-sė sė atėhershme, pjesė e sė cilės ishte dhe RM, unė ende nuk e posedoj shtetėsinė, kurse tė gjithė anėtarėt e familjes sime e kanė. Arsyet i di vetėm MPB, e cila mban tė drejtat speciale dhe diskrecionale. Kėtė e dinė edhe kryeministri apo kryetari i shtetit, por nuk e mbyllin kėtė padrejtėsi qė bie mbi kurriz tė qytetarit tė thjeshtė. Ja si fillon rrėfimi im, qė ndoshta mua mė duket si monoton: "Prindi im nė periudhėn e duhur pas pavarėsimit tė Maqedonisė lėshoi dokumentet pėr pranimin e shtetėsisė. Unė atėherė isha nė moshėn e mitur, ndėrsa nėnpunėsi i MPB-sė nė Kumanovė i kishte thėnė qė unė, si i mitur, nuk u dashka tė figuroj nė listėn e anėtarėve, pėr shkak se automatikisht do ta merrja shtetėsinė. Procedura u vonua gati se njė vit, familja mori dokumentin e shtetėsisė pa ndonjė problem se ka patur dėshmi, ndėrsa vetėm unė nuk figuroja aty. Pasi qė i sqaruam tė njėjtit zyrtar kėtė punė, ai lėshoi njė kėrkesė tė re pėr mua, e cila mė pas kishte mbetur njė kohė tė gjatė nėpėr sirtarėt e policisė dhe mė vonė u refuzua, meqė, sipas tyre, kisha mbushur 18 vjet. Ky ėshtė absurdi i burokracisė policore. Dhe mė pas fillojnė problemet e vazhdueshme. Lėshova dokumente tė reja pėr marrjen shtetėsisė nė fund tė vitit 1994 dhe mė pas fillova studimet nė Shqipėri me pasaportė pėr tė huaj, MPB vetėm pas tri viteve mė ktheu vendim tė ri se nuk mund tė jem shtetas i kėtij vendi pėr shkak se, siē thuhet nė vendim, "Naser Adem Pajaziti jeton nė Shqipėri pėr njė kohė tė gjatė dhe se nuk ka vendbanim 15-vjeēar nė Maqedoni". Ky ishte njė vendim nė bazė tė nenit tė famshėm 7, qė ruan tė drejtėn diskrecionale tė MPB-sė. Prej kėsaj kohe kam dėrguar disa ankesa tė cilat nė disa raste kanė qenė pa pėrgjigje, nė disa raste me pėrgjigje refuzuese, vetėm e vetėm pėr tė mbrojtur tė drejtėn speciale tė policisė. Politikanėt shqiptarė gjithmonė kanė qenė tė pafuqishėm dhe nė disa raste gėnjeshtarė, duke parė vetėm interesat e tyre. Tani presim se ēka do tė sjellė paslufta. Diskriminimi ligjor godet shqiptarėt Mijėra kėrkesa pėr marrjen e shtetėsisė sė Republikės sė Maqedonisė, tė grumbulluara nėpėr sirtarė dhe zyra tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ende nuk kanė gjetur zgjidhje pėrfundimtare. Janė pyetje qė gati njė dekadė sillen nėpėr kokat e kryefamiljarėve dhe tė anėtarėve tė tjerė tė kėtyre familjeve. Kėta qytetarė, dita- ditės, janė tė anashkaluar nga pėrditshmėria, e disa prej tyre janė edhe tė padėshirueshėm pėr shtetin. Nga ky status i diferencimeve mė tė prekur janė shqiptarėt. Kėta qytetarė te Maqedonisė vazhdojnė endjet e tyre nėpėr zyra tė ndryshme, vrapojnė pas pushtetarėve premtues, avokatėve gėnjeshtarė dhe gjyqtarėve cinikė, duke harxhuar shuma tė majme parash. Familja shtatantarėshe e Remzije Ramushit ( 38 ) nga Kumanova, me vendbanim mbi 40 vjet, ende nuk disponon me dokumentin e shtetėsisė. Ajo thotė se me vdekjen e burrit tė saj gjatė vitit 1996 tė gjithė fėmijet kanė ngelur pa kėtė dokument dhe se hallet e kėsaj familjeje janė tė rėnda nėn ethet e varfėrisė. "Nuk kemi ēka tė bėjmė. Sikur tė mos ekzistojmė. Tė gjithė fėmijėt i kam tė vegjėl dhe pėr ēdo sėmundje, pėr shkak tė mungesės sė sigurimit, vėshtirė pėrballojmė kushtet e rėnda ", thotė Remzija, duke apeluar qė pushtetarėt shqiptarė njėherė e pėrgjithmonė tė zgjidhin kėtė problem tė rėndė. Edhe familja katėranėtarėshe e Zejnulla Rrahimit vazhdon tė mbetet pa shtetėsi. Ata janė nė Maqedoni me vendbanim tė pėrhershėm gati dyzet vjet. Nė rajonin e Shkupit, Kumanovės dhe Tetovės ky problem ėshtė mė i theksuar. Vetėm nė fshatin Sopot tė Kumanovės gati se gjysma e banorėve shqiptarė tė kėtij fshati qė janė me vendbanim tė pėrhershėm nuk posedojnė shtetėsinė. Sipas shifrave tė autoriteteve lokale, nga mėse 350 banorė, 160 prej tyre nuk kanė shtetėsi, sepse konsiderohen si tė ardhur, edhe pėrkundėr faktit se nė Maqedoni janė me dekada tė tėra. Sipas tė dhėnave, nė fshatin Llojan dhe Vaksincė tė Kumanovės po ashtu ka njė shifėr tė konsiderueshme tė banorėve qė nuk kanė fare shtetėsi, edhe pse dėshmojnė pėr jetesė shumėvjeēare nė Maqedoni. Gjendja e tillė mė alarmuese ėshtė nė disa lagje shqiptare tė Shkupit, ku gati tėrė familjet shqiptare janė pa shtetėsi. Sipas tė dhėnave tė shumta nga dėshmitarėt, nėpunės tė ndryshėm tė ministrisė pėrkatėse, nėpėrmjet kėtij ligji kanė bėrė padrejtėsi, pėrfitime dhe shantazhe tė ndryshme ndaj qytetarėve. Ligji konfuz i shtetėsisė, nė njė rast, ka mohuar shtetėsinė edhe tė njė gruaje tė moshuar 65-vjeēare, e cila, po sipas kėtij neni, konsiderohej si " persona non grata" nė shtet dhe qė "rrezikon integritetin e shtetit". Andaj, shtrohet ēėshtja se nė ēfarė baze merren vendimet e tilla tė shėmtuara? Ligji aktual dhe zgjidhjet e njėanshme Ligji aktual i shtetėsisė, i miratuar nė vitin 1992, ėshtė njė ligj i njėanshėm dhe jokonform standardeve ndėrkombėtare-qė i posedojnė shtetet e ndryshme demokratike, thonė shumica e avokatėve tė vendit, tė cilėt janė marrė me kėtė problematikė. Edhe pėrkundėr presioneve tė shumta ndėrkombėtare, vazhdon tė ndodh irritimi dhe anashkalimi i nevojave pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr shtetėsi. Pas apeleve tė shumta tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė punuar nė kėtė drejtim, grupi i ekspertėve i Maqedonisė, i formuar qė nė vitin1997, nuk e pa tė nevojshme tė pėrshpejtojė zgjidhjen e kėtij problemi. Shumica e politikanėve dhe juristėve shqiptarė vlerėsojnė se shkaqet e moszgjidhjes, nė bazė tė analizave komparative tė Konventės Evropiane pėr shtetėsi, janė pretekste tendencioze me prapavijė politike dhe demografike. Sipas tė dhėnave tė fundit, grupi i ekspertėve tė MPB-sė e ka filluar punėn pėr kėtė ēėshtje nė fillim tė viti 1999, mė pas nė vitin 2001 dhe nuk ka risi nga punėt e mėtejme. Njė version i kėtij ligji edhe mė tej, sipas sekretariatit tė Qeverisė, gjendet nė procedurė qeveritare, por tani ėshtė lėnė anash. Nenet sanksionuese tė ligjit rreth kėsaj ēėshtjeje ende kanė mbetur pa zgjidhje. Ndėr to pėrmendet neni 29, qė ka tė bėjė me kohėzgjatjen deri nė 15 vjet, neni 7 i kėtij ligji, qė ndalon marrjen e shtetėsisė pėr shkak tė "rrezikimit tė integritetit tė shtetit", edhe ate kėtė tė drejtė tė mėnyrė tė pavarur e mban vetėmse MPB, duke mos dhėnė sqarim nė rast tė refuzimit tė shtetėsisė. Neni tjetėr problematik ėshtė ai me numėr 9, i cili obligon qė tė gjithė tė interesuarit duhet tė dijnė gjuhėn maqedonase. Ish-ministri i Punėve tė Brendshme, Lube Boshkovski, nė disa raste ka shpėrndarė shtetėsi pėr tė gjithė ata maqedonas qė kudo janė nė botė nėpėrmjet njė procedure simbolike, duke marrė pasaportėn e Maqedonisė. Vetėm para zgjedhjeve parlamentare tė vitit tė kaluar Boshkovski ka ndarė mbi 3.500 shtetėsi pėr maqedonasit nga Shqipėria. Procedura pėr marrjen e shtetėsisė, posaēėrisht nga maqedonasit, vuri nė disponim edhe angazhimin e Drejtorisė pėr Migracion, e cila nėpėrmjet disa formularėve mundėsoi qė tė gjithė maqedonasit nė diasporė tė pajisen me shtetėsinė e Maqedonisė. Nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare, legjislativa e Maqedonisė duhet tė arrijė kompremisin e duhur pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Nė njė raport tė fundit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, me seli nė Bruksel, theksohet se mijėra shqiptarė janė tė diskriminuar nga ligji aktual i shtetėsisė sė Maqedonisė. Derisa pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė pėrkushtohen pėr ndryshimin e kėtij ligji, disponimi i pėrgjithshėm nė shtet ėshtė restriktiv, nė raport me dhėnien e shtetėsisė pėr shqiptarėt etnik. Vetė kryeministri Lubēo Georgievski, saherė qė i bie tė kritikojė qeverinė e mėparshme, pėrmend dhėnien e "njėqind mijė shtetėsive pėr shqiptarėt e Kosovės". Disa parti opozitare maqedonase vlerėsojnė se " ndryshime tė reja tė kėtij ligji do tė rrezikojnė baraspeshėn ndėretnike nė Maqedoni". Ministria e Punėve tė Brendshme, duke njohur arsyet e dėmeve nga ky ligj, gjithmonė ka heshtur nė kėtė drejtim, duke u bazuar vetėm nė ligjin konfuz. Kjo ministri tė dhėnat e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr shtetėsinė atėherė i kishte hedhur kategorikisht poshtė. Sipas tė dhėnave tė fundit tė MPB-sė, shtetėsi tė parregulluar kanė vetėm 11.151 persona dhe rreth njė numėr i vogėl i apatridėve-persona qė nuk kanė asnjė shtetėsi. Me problemet e tilla ėshtė marrė vazhdimisht edhe Avokati i Popullit, por duke qenė i pafuqishėm pėr zgjidhjen e kėsaj problematike. Nė raportin e fundit tė kėtij institucioni thuhet se njė pjesė e madhe e palėve tė ankuara pėrballen me problemin e shtetėsisė. Vėrejtjet e Avokatit tė Popullit nuk kanė gjetur mbėshtetje nė MPB vite me radhė, thonė pėrfaqėsues tė kėsaj zyre nė Shkup. Fatmir Dehari: "E kam ngritur kėtė ēėshtje" Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Fatmir Dehari, thekson se ai personalisht e ka ngritur kėtė ēėshtje nė disa instanca shtetėrore dhe partiake, vetėm e vetėm pėr ta kapėrcyer kėtė problem tė rėndė qė, siē thotė ai, mė sė shumti i preokupon shqiptarėt. "E kemi ngritur si zgjidhje qė tė jepet njė impuls mė i madh nė partinė tonė dhe nė MPB. Kėrkojmė njė qasje mė tė shpejtė pėr zgjidhjen e kėsaj problematike, meqė ne i njohim shumė mirė restriksionet qė i ka ligji aktual. Propozoj qė sė shpejti tė niset iniciativa pėr hartimin e njė ligji tė ri konfrom standardeve evropiane dhe realitetit qė ėshtė nė Maqedoni. Nė Qeveri dihet se ėshtė njė propozimligj i mbetur nė procedurė qė nga qeveria e kaluar, por ai ndoshta duhet tė ndryshohet ose tė formulohet ligj i ri. Po ashtu do tė ngrisim iniciativė qė tė gjitha lėndėt qė janė prezente nė MPB tė shqyrtohen njė nga njė dhe tė shihen qartė tė gjitha arsyet se pse ėshtė bėrė padrejtėsi apo mosdhėnie e shtetėsisė pėr tė gjithė ata qė kanė arsye pėr tė poseduar kėtė dokument kyē ", theksoi zėvendėsministri i MPB-sė Fatmir Dehari. Nė bazė tė tė dhėnave qė dalin nga Konventa Ndėrkombėtare mbi pakėsimin e rasteve pa shtetėsi, realiteti institucional te ne ishte dhe mbeti njė shkas diskriminues qė la pasoja tė vazhdueshme. Konventa Ndėrkombėtare pėr pakėsimin e rasteve pa shtetėsi, e viti 1965, e trajton nė pika tė veēanta kėtė ēėshtje. Duke konsideruar se ėshtė e dėshirueshme tė pakėsohen rastet pa shtetėsi, neni 1 i kėsaj konvente thotė: "ēdo shtet kontraktues i akordon shtetėsitė e tij njė personi tė lindur nė territorin e tij. Kjo shtetėsi, nė bazė tė ligjit, automatikisht, i akordohet nė ēastin e lindjes". Shtjellimi i neneve dhe paragrafėve tė tjerė tė kėsaj konvente ndėrkombėtare prezanton qartė tė drejtat themelore dhe kushtet reale pėr marrjen e shtetėsisė. BDI thotė se do ta zgjidh kėtė problem tė trashėguar Nevoja pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr shtetėsi ka alarmuar edhe subjektet politike shqiptare, tė cilat deri mė tani kanė qenė tė paafta pėr tė bėrė diēka mė tepėr nė kėtė drejtim. Bashkimi Demokratik pėr Integrim vlerėson se ēėshtja e shtetėsisė urgjentisht duhet tė zgjidhet konform rregullave tė reja demokratike dhe sipas standardeve tė Bashkimit Evropian. Njė zyrtar i lartė i kėsaj partie njoftoi se nė Qeveri ėshtė formuar komisioni qeveritar pėr shqyrtimin e propozimit pėr ndryshimin e Ligjit tė shtetėsisė. Nga ana tjetėr, deputeti i BDI-s, Talat Xhaferi, thekson se subjekti i tyre politik insiston se ēėshtja e shtetėsisė, qė ėshtė preokupuese pėr shqiptarėt, duhet sė shpejti tė rregullohet me ligj tė ri. "Propozimi pėr ndryshimin e kėtij ligji ėshtė nė procedurė qeveritare dhe ne si parti do t'i kushtojmė kujdes tė veēantė kėsaj ēėshtje tė ndjeshme. Do tė kėrkojmė shkurtimin e kohėzgjatjes, si dhe heqjen e disa pengesave ligjore, veēmas duke pasur parasysh standardet evropiane qė sugjerohen nga Kėshillii Evropės dhe instancat e tjera evropiane", deklaroi deputeti BDI-sė, Talat Xhaferi. Sekretari i pėrgjithshėm i Partisė pėr Prosporitet Demokratik, Naser Zyberi, thekson se ky problem ėshtė shumė i vjetėr nė Maqedoni dhe pėr kėtė ēėshtje janė zhvilluar shumė biseda. "Ēėshtja e shtetėsisė ėshtė ngritur edhe nė strukturat ndėrkombėtare, siē ėshtė edhe Kėshilli i Evropės, por Maqedonia ende mbetet si vend i rrallė qė diskriminon qytetarėt rreth marrjes sė shtetėsisė. Rreth nėntėdhjetė pėr qind tė kėrkesave tė shqiptarėve pėr marrjen e shtetėsisė janė refuzuar, edhe atė sipas nenit 7, qė i konsideron kėta qytetarė si persona tė rrezikshėm pėr shtetin. Pėrmes kėtij neni janė bėrė keqpėrdorime tė mėdha, meqė Drejtoria e Kundėrzbulimit mban tė drejtėn diskrecionale pėr refuzimin e shtetėsisė. Po ashtu kėrkohet edhe ndėrhyrje nė zvogėlimin e afateve nė marrjen e shtetėsisė ", deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i PPD-sė. Sipas tij, Maqedonia duhet tė zvogėlojė afatet pėr marrjen e shtetėsisė deri nė pesė vjet, edhe atė duke marrė parasysh pėrvojat e shteteve evroperėndimore. "Nė rast tė ndyshimeve, vlerėsojmė se duhet tė zgjidhet urgjentisht kjo ēėshtje, sidomos pėr shqiptarėt tė cilėt kanė prejardhje prej republikave tė ish-Jugosllavisė dhe nuk mund tė trajtohen si shtetasit e tjerė tė huaj. Me theks tė veēantė kėrkojmė heqjen e sė drejtės diskrecionale nga MPB-ja", theksoi pėrfaqėsuesi i PPD-sė. Zėdhėnėsi i Partisė Demokratike Shqiptare, Demush Bajrami, lidhur me ligjin aktual tė shtetėsisė dhe kėrkesat pėr ndryshim e tė njėjtit thekson se kėrkesa e qytetarėve shqiptarė ėshtė ndalu(a)r nė filtrat e "papėrshtatshmėrisė", qė tash e njė dekadė mė parė e kishte vendosur policia sekrete maqedonase. "Pra, e ashtuquajtura 'e drejtė diskrecionale', e cila ende vjen nė shprehje kur janė nė pyetje shqiptarėt, mbetet formula qė sjell telashe tė mėdha. Ka ndodhur nė disa raste qė edhe qytetarėve nė moshė tė shtyer (tė pleqėrisė) t'u mvishet etiketa 'i rrezikshėm pėr shtetin', edhe pse, kėta persona, shpesh ka ndodhur tė jenė edhe tė palėvizshėm. Kėtu ėshtė bėrė njė diskriminimim i hatashėm. PDSH gjithnjė e ka ngritur zėrin kundėr kėsaj padrejtėsie, e cila drejtpėrdrejt godet njė kategori qytetarėsh, pra ėshtė fjala pėr qytetarėt e pėrkatėsisė etnike shqiptare. Nė ish-pėrbėrjen e Parlamentit, PDSH kishte ngritur njė procedurė pėr ndryshimet nė ligjin ekzistues tė shtetėsisė. Mirėpo, pėr shkak tė rrethanave qė ishin krijuar nė atė kohė, ky ligj nuk arriti tė vijė nė rend dite, duke mbetur kėshtu tė presė ditė mė tė mira. Tė pėrkujtoj faktin se ky ligj gjeti zbatim nė kohėn e qeverisjes sė LSDM (l992) dhe tani mendojmė se ėshtė koha qė i njėjti tė gjendet nė procedurė parlamentare pėr t'u ndryshuar. PDSH do tė insistojė me kėmbėngulje qė pėrmbajtja e kėtij ligji t'u pėrgjigjet rrethanave faktike duke iu qasur realitetit tė kėtushėm dhe gjithsesi nė harmoni me standardet e KE-sė. Pra, kjo do tė nėnkuptonte njė ligj i cili do tė ishte pa tė ashtuquajturėn tė drejtė diskrecionale (pra, pa ndėrhyrjen e policisė sė fshehtė) dhe me kohėzgjatje mė tė favorshme qė e rregullon vendndodhjen (nga 15 vite sa ėshtė tani, nė 8 ose 5 vjet, siē ėshtė edhe nė shumė vende tė Evropės). Si variant mė i mirė dhe mė i kapshėm do tė ishte zbatimi i sė drejtės sė trashėguar. Kėshtu, tė gjithė ata, qė nė ditėn e mėvetėsimit tė Maqedonisė janė gjetur nė kėtė vend edhe t'u takojė me automatizėm e drejta pėr ta rregulluar statusin e shtetasit. ", shprehet zėdhėnėsi i PDSH-sė, Demush Bajrami. Rreth ēėshtjes sė shtetėsisė nėnkryetari i Partisė Demokratike Kombėtare, Fadil Bajrami, thekson se problemi i tillė i tangon me mijėra shqiptarė dhe se ėshtė e nevojshme qė menjėherė tė nxirret njė ligj i ri nga qeveria e re. "Dihet se me vite tė tėra problemi i tillė po preokupon mijėra shqiptarė tė cilėt me mungesėn e kėtij dokumenti pėrballen me probleme dhe pasoja tė ndryshme. Kjo gjendje ka izoluar shumė familje shqiptare dhe se gjendja e tillė qėllimisht ėshtė shkaktuar nga strukturat e caktuara shtetėrore. Kėrkojmė qė tė ndėrmerren masa pėr tė ndryshuar ligjin aktual dhe pėr tė miratuar njė ligj tė ri, qė do tė mundėsojė kushte tė lehta pėr marrjen e shtetėsisė, sidomos pėr shqiptarėt", deklaroi nėnkryetari i PDK-sė, Fadil Bajrami.
|