SHQIPTARET KUNDER VETVETES
Akad.Rexhep Qosja
Historiani i njohur kroat, Millan Shufllaj, ne vepren "Serbet
dhe
Shqiptaret" shkruan se dikur shqiptaret ishin nje "faktor
i forte historik"
ne Ballkan. Per nga numri dhe per nga shtrirja
territoriale, ata ishin te
barabarte me greket, me bullgaret dhe me serbet. Duke
filluar prej gjysmes
se shekullit XIX-te fatet historike te ketyre kater
popujve kryesore te
Ballkanit do te ndryshojne shume. Per dallim prej
grekeve, prej bullgareve
dhe prej serbeve, qe do te vijne duke u pershtrire
territorialisht dhe duke
u rritur ne numer ne vendet e veta, shqiptaret do te
vijne duke u tkurrur
territorialisht dhe duke u shperngulur ne Turqi apo edhe
ne shtetet e tjera
evropiane e ne SHBA-te.
Ne shume pikepamje ata edhe sot jane te pabarabarte.
Shqiptaret jane popull i ndare ne disa shtete, kurse
sovrane vetem ne nje
shtet - ne Shqiperi e nen protektoratin e Organizates se
Kombeve te
Bashkuara ne Kosove. Zhvillimi qytetor i shqiptareve
ende nuk mund te
krahasohet me zhvillimin qytetor te popujve evropiane,
madje, as te popujve
ballkanike.
Rruge te gjera automobilistike ne tokat shqiptare teksa
kane filluar te
behen, kurse per lidhje te viseve shqiptare me hekurudha
moderne pothuajse
ende nuk flitet! Qytetet shqiptare kane infrastrukture
teper te vjeteruar.
Ne shume qytete ende nuk plotesohen nevojat e popullsise
me uje te pijes.
Shqiptaret sot per sot jane i vetmi popull evropian, qe
nje pjese te madhe
te kohes e kalojne ne terr - nuk kane energji elektrike
te mjaftueshme!
Shqiptaret vazhdojne te jene populli me i varfer ne
Evrope.
Dhe, sic mund te degjohet, shqiptaret qendrojne me larg
dites se inkuadrimit
ne Bashkimin Evropian se popujt e tjere ballkanike.
Per te gjitha keto arsye, shqiptaret me masivisht se
popujt e tjere
ballkanike vazhdojne te shperngulen prej vendit te vet
dhe te kerkojne
kushte per jetese me te mire ne vende te tjera ne Evrope,
ne SHBA-te dhe ne
Kanada.
* * *
Mund te paraqiten edhe te dhena te tjera, me pak a me
shume deshperuese, qe
do ta deshmojne pabarazine tone ne zhvillimin historik
me popujt e tjere
ballkanike.
Ne fund te ketyre pohimeve, pashmangshem, shtrohen
pyetjet: pse iu ka ngjare
keshtu shqiptareve? Pse jane vonuar historikisht? Pse
deri sot nuk kane
arritur te zgjidhin ceshtjet themelore sic jane ceshtja
kombetare, ceshtja
sociale dhe ceshtja politike.
Ne keto pyetje, heret me te shpeshta jepen pergjigje qe
jane bere aksiome e
historiografise, e publicistikes, e letersise dhe e
politikes sone: kemi
pasur fat te keq historik! Te vendosur ne udhekryqin
ballkanik, jemi bere
pre e synimeve pushtuese te fuqive te medha qe ishin
nisur prej lindjes
drejt Perendimit dhe te fuqive te medha qe ishin nisur
prej Perendimit drejt
Lindjes. Fqite e medha evropiane, pastaj, pa kurrfare
pergjegjesie
historike, i cenonin rende interesat tona historike duke
kenaqur ambiciet
pershtrirese te fqinjeve ballkanike, satelite te tyre e
duke krijuar
baraspeshe te ndersjelle aq sa me cenimin e interesave
te shqiptareve mund
te ndikohej ne ate baraspeshe. Dhe, keshtu historia dhe
gjeografia jane bere
paracaktuese te fatit tone!
Gjendja jone e sotme eshte pasoje e fatit te tille ne te
kaluaren, ne te
vertete e fatit tone te tille deri ne dhjetevjeteshin e
fundit te shekullit
te kaluar, qe s'kemi mundur ta ndryshojme!
Keshtu e kemi mesuar historine ne shkolla fillore, ne
shkolla te mesme dhe
ne fakultete. Dhe, keshtu e mesojne femijet tane edhe me
tej.
Te gjitha keto ne mase te madhe jane te verteta.
Rrethanat historike, deri
rreth 15 vjeteve te fundit, vertet ishin cenuese per
interesin tone
kombetar!
Por, a mjafton nje shpjegim i tille? A mund te
shpjegohet historia jone e
djeshme dhe gjendja jone e sotme vetem me fajesimin e
rrethanave historike
dhe te gjeografise? Pergjigjia ime eshte: vetem
pjeserisht. Historine e
Ballkanit s'e kemi jetuar vetem ne dhe ne gjeografine e
Ballkanit s'e kemi
bere shtepine vetem ne. Me fajesimin e historise e te
gjeografise behen dy
gabime: e para, percaktues i fatit tone histroik
shpallet fataliteti, qe nuk
mund te quhet kurrfare faktori real dhe, e dyta, mohohet
roli yne ne
percaktimin e fatit vetjak.
Asnje popull, qe eshte mbajtur ne histori, sic jemi
mbajtur edhe ne, nuk
mund te quhet i parol ne fatin e vet historik. Asnje
popull, qe ka krijuar
gjuhen dhe kulturen e tij, nuk mund te shikohet si
objekt historik, te cilin
e perdorin rrethanat si te duan e kur te duan. Historia
nuk eshte e perbere
vetem prej armiqve, qe mund te bejne cdo gje dhe prej
viktimave te tyre,
fatzeza, qe nuk mund te bejne asgje. Nuk eshte thene kot,
per popujt si per
individett: sekush eshte farkues i fatit te vet.
Shpjegimi i fatit historik
te nje populli vetem me fajesimin e te tjereve, madje,
me paracaktimin e
fatit te tij nga fataliteti sjell perfundim teper te
padeshiruar: sjell
mohimin e identitetit te atij populli, te qenies se tij
si subjekt ne
krijimin e historise se vet, sjell mohimin e
pergjegjshmerise se tij per
vetveten. "Ne qofte se populli eshte bashkesi vepruese
kulturore,- thote nje
filozof, - domethene ne qofte se populli jeton duke e
ndier veten subjekt ne
jete, qe pergjigjet per vetveten, menyra me e suksesshme
per mohimin e tij
eshte qe ta privosh nga ndjenja e pergjegjshmerise dhe
ta besh te besoje se
duhet te vazhdoje te jetoje ashtu sic jeton apo sic i
urdherohet te jetoje
per shkak se s'qenka i zoti te beje gje per veten, per
shkak te papjekurise
apo per shkak te rrethanave te jashtme... I burgosuri qe
beson se nuk ka
kurrfare lirie behet ose denoncues ose provokator posa
t'i jepet mundesia te
behet i tille".
Po u pajtuam se gjendja jone e sotme eshte sic u
pershkrua shkurtimisht me
lart dhe po u pajtuam se as nuk mundemi, as nuk guxojme
ta privojne veten
nga pergjeegjesia per vetveten, pashmangshme, shtrohet:
A kemi bere cka eshte dashur te bejme dhe cka kemi
mundur te bejme qe te mos
na ngjajne fatkeqesite historike qe na kane ngjare?
Mos kemi bere, ne te vertete mos vazhdojne te bejme edhe
cka nuk do te duhej
tebejme?
Ne keto pyetje nuk do te pergjigjem duke kerkuar te
dhena per ato qe jane
bere e per ato qe s'jane bere, per ato qe jane bere ne
pajtim me prirjen
historike dhe per ato qe jane bere ne kundershtim me te
ne kohe me te
larget. Nuk do t'u pergjigjem duke iu kthyer ngjarjeve,
veprimeve a
mosveprimeve ne vitet 1878, 1912-1914, 1924, 1943. E te
tjera. Do te flas
vetem per ato qe jane bere dhe per ato qe jane bere si
s'do te duhej te
beheshin qe nga viti kur eshte ngritur perdja ne skenen
ne te cilen luhej
drama jone historike: qe nga viti 1981, kur, ne te
vertete, ka filluar
ndryshimi i historise shqiptare.
Veprimet kunderhistorike
1.Ne vitin 1981, studentet e Universitetit te Kosoves do
te ngrihen ne
demonstrata, ne te cilat do te shtrojne kerkesa per
ndryshimin e gjendjes ne
te cilen mbaheshin shqiptaret. Sic dihet, ne te do te
shtrohet kerkesa per
Kosoven republike me te drejte te vetevendosjes si
gjashte republikat
jugosllave. Regjimi serb, me pajtimin e te gjitha
republikave jugosllave, do
t'i shuaje ne gjak ato demonstrata. Do te burgosen shume
te rinj. Mandej do
te zhvillohet i ashtuquajturi proces i diferencimit
ideo-politik, qe bazohej
ne denimin me cdo kusht te demonstratave. Kosova
republike do te shpallet
parulle armiqesore, nacionaliste dhe irredentiste, qe
kishte per synim
rrenimin e Jugosllavise dhe te te ashtuquajturin
bashkim-vellazerim mbi te
cilin pretendohej te mbahej ky shtet. Anetaret e LK-se
do te jene te
obliguar te deklarohen publikisht kunder kesaj kerkese
ose te pesojne
pasojat: largim prej LK-se, largim prej punes apo, madje,
burgosje!
Politikanet dhe intelektuale shqiptare do ta udheheqin
kete proces dhe do te
shkojne neper mbledhje per t'i diferencuar te tjeret,
prej te cileve do te
kerkojne qe ta shqiptojne zeshem ate formulen partiake:
e denoj
vendosmerisht parullen armiqesore Kosova republike!
C'eshte e verteta, nuk do te kene nevoje qe ta
perserisin formulen dy here:
kundershtare do te kene pak e vullnetare per distancim
rrenjesor nga
demonstruesit - per se tepermi!
Kam pare e degjuar se si profesore universiteti,
akademike, shkrimtare,
piktore, kompozitore se me cfare lehtesie, pa brejtje te
ndergjegjes,
denojne nje kerkese te drejte - kerkesen per Kosoven
republike, kurse
Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosoves do te mbaje
mbledhje te
vecante, qe do te transmetohet ne radio e ne televizion,
si shembull per
popullin se si, me cfare vendosmerie, duhet te
denoheshin demonstruesit e te
quhej armiqesore kerkesa e tyre historike!
* * *
Nuk ka dyshim se pjesemarrja e klases politike dhe e
inteligjences ne
procesin e diferencimit do te kete ndikim te madh ne
popull dhe do te
shprehet si traumatizim i tij shpirteror!
Sot, 22 vjet me vone, mund te besohet: sikur klasa
politike dhe inteligjenca
apo, madje, vetem inteligjenca, te ishte solidarizuar me
te rinjte, studente
dhe nxenes te shkollave te mesme, regjimi serb nuk do te
mund te burgoste
gjithe popullin shqiptar dhe t'i linte politikanet pa
popull. Por,
baballaret s'deshen te pranojne misionin qe ua kishte
caktuar historia: ua
lane, si barre, bijeve!
Ishte kjo sjellje kunderhistorike e kjo domethene pune e
madhe e jona kunder
vetvetes.
* * *
2.Ne vitin 1989, ne perpjekje e siper per ta nenshtruar
edhe me teper
Kosoven, regjimi serb do ta ndryshoje Kushtetuten e
Republikes, dhe do te
sjelle shume nderrime ne kushtetutat e te dy krahinave -
Kosoves e
Vojvodines. Perpara se te mbahej mbledhja e Kuvendit
kosovar ne te cilen do
te miratohej Kushtetuta e ndryshuar e Kosoves, regjimi
serb kishte
organizuar fushate per ta bindur popullin shqiptar se me
ato ndryshime,
Kosoves gjoja nuk po i tkurrej autonomia! Ne kete
fushate, te cuar deri ne
fund me shpjegime te genjeshterta, do te marrin pjese jo
vetem politikane,
por edhe intelektuale - juriste, ekonomiste,
politikologe, sociologe,
shkrimtare, akademike! Degjuesve te mbledhur neper salla
te institucioneve
te arsimit, te shkences, te administrates, te
kolektivave te tjera punuese,
u thuhej: me ndryshimet e bera ne Kushtetute, Kosova nuk
humb asgje. Bash
asgje! Dhe, ne fund te kesaj fushate, Kuvendi i Kosoves
me sa me kujtohet,
me 9 vota kunder dhe nje abstenim, do ta miratoje
Kushtetuten, ne te cilen
Kosoves do t'i merreshin kompetencat me te rendesishme
te njohura me
Kushtetuten e vitit 1974, mes te cilave edhe te drejten
e te ashtuquajturit
planifikim te territorit. Ne Kosove me s'mund te behej
asnje kasolle pa
lejen e Beogradit!
Cka te thuhet per kete veprim te rende kunderhistorik?
Mund te besohet se, sikur Kuvendi kosovar, i perbere
prej 120 deputetesh mes
te cileve 100 shqiptare, te refuzonte miratimin e asaj
Kushtetute nencmuese
per Kosoven, pushtetaret serbe veshtire se do ta
urdheronin burgosjen e
krejt nje Kuvendi, perpos te tjerash edhe pse per kete
nuk do te mund te
sigurohej njezeshmeri ne Kryesine e Jugosllavise ne ate
kohe. Ky pohim mund
te jete aq me i besueshem per shkak se ishte viti 1989,
kur themelet e
komunizmit po rrenoheshin dhe kur institucionet
nderkombetare gjithnje e me
dukshem po kerkonin llogari prej vendeve komuniste per
shkeljen e te
drejtave te qytetareve, ne menyre te vecante te
pjesetareve te kombesive, te
cilave nuk u njihej e drejta shtetkrijuese.
Por, klasa politike dhe nje numer i madh i
intelektualeve ishin te vendosur
te ruanin privilegjet e veta, qofte edhe duke vepruar
kunder interesave te
pergjithshme, domethene kunder ardhmerise se Kosoves.
Une nuk mund ta di a i ka brejtur ndergjegjia ata
deputete per votimin e
tyre kunder ardhmerise se Kosoves, por e di se ate dite,
posa te shpallet
lajmi per miratimin e asaj kushtetute, te rinjte do te
cohen ne demonstrata
dhe neper rruget e Kosoves do te mbesin te vrare, sa me
kujtohet, 34 prej
tyre.
* * *
3.Ne fund te vitit 1991, ne Shqiperi, ishte dhene nisma
per pajtim e bashkim
kombetar. Pavaresisht cila force politike, cili grup
politiko-intelektual a,
me ne fund, cili individ mund ta kishte dhene kete nisme
i pari, ajo u
pergjigjej interesave te te gjithe shqiptareve. Ideja e
pajtimit kombetar
nuk eshte shpikje e jona kombetare. Ideja e pajtimit
kombetar i takon ciklit
te ideve te medha, per pranimin dhe zbatimin e se ciles
nevojiten mendje dhe
zemra te medha. Konfliktet qe ishin shfaqur ne Shqiperi
ne ate kohe, si
pasoje e shkeljeve te renda te te drejtave te njeriut
gjate regjimit
komunist, pajtimi kombetar do te mund t'i zbuste ne mos
t'i ndalte dhe, ne
kete menyre do te nxiste tolerance e bashkepunim mes
qytetareve ne t` mire
te Shqiperise dhe te shqiptareve. Me kete nisme
Shqiperise, ne te vertete i
tregohej rruga qe kishin ndjekur Kroacia dhe Sllovenia,
ku ishte pranuar
ideja e pajtimit kombetar mes komunisteve dhe te
perndjekurve te tyre te
shumte e te ndryshem. Por, disa forca politike ne
Shqiperi e ne Kosove e
kundershtuan ashper kete nisme, duke i hapur rruge
keshtu konflikteve edhe
me te medha ne jeten kombetare.
Kjo ishte nje prej puneve tona me te medha kunder
vetvetes ne fund te
shekullit XX.
* * *
Ndoshta te gjithe, edhe me tej, nuk e pranojne pohimin e
vertete se refuzimi
i nismes per pajtim kombetar e solli Shqiperine ne
pragun e luftes qytetare
ne vitin 1997, prej se ciles e shpetoi Evropa, e cila
gjate e kishte
trajtuar si te braktisuren e saj te harruar. Kur do t'u
vije uji te fyti,
refuzuesit e nismes do te kerkojne pajtim kombetar, por
tashme ishte bere
vone: tagra tragjike duhej te paguhej. Prandaj, punes
sone kunder vetvetes
tagren me te shtrenjte do t'ia paguajne, si gjithmone,
me te pafajshmit dhe
do t'ia paguajne ne toke e ne det!
Une nuk mund ta di a i ka brejtur ndergjegjia refuzuesit
e nismes per pajtim
kombetar, por e di se, pos te tjerash, edhe 84 burra,
gra e femije qe gjeten
varrin ne fund te Adriatikut, bien ne shpirtin e tyre.
* * *
4.Ne nentor te vitit 1997, ne Drenice per here te pare
do te shihen
uniformat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Po fillonte
lufta vetembrojtese
nga regjimi serb ne Kosove. Pjestaret e UCK-se kishin
vendosur ta
shfrytezonin te drejten natyrore per vetembrojtje
kolektive, e cila popujve
u njihet edhe me paragrafin 51 te Kartes se Kombeve te
Bashkuara. Disa muaj
me vone, derisa ne Drenice e ne vise te tjera te Kosoves
Perendimore po
behej lufte, kurse forcat policore dhe paraushtarake
serbe masakronin
civile, zhduknin familje e digjnin fshatra, partite
politike te mbledhura
rreth LDK-se, do te organizojne te ashtuquajturat "zgjedhje
te lira e
demokratike!" Derisa nje pjese e vogel e popullit
shqiptar ishte ngritur ne
lufte vetembrojtese, e cila shpejt do te behet lufte
clirimtare, pjesa
tjeter, ne numer shume me e madhe, do te marre pjese ne
keto zgjedhje! Ishte
kjo nje pamje e papare historike: ne njeren ane rreth
trupave te pajete te
deshmoreve, te femijeve e te grave degjoheshin vaj e
kuje, ne anen tjeter,
rreth te zgjedhurve ne ato zgjedhje "te lira e
demokratike" nen cizmet e
kasapit ballkanik, Mollosheviq, do te coheshin gotat e
gezimit per fitore ne
zgjedhje! Per me keq, organizuesit e ketyre zgjedhjeve
do te bejne cmos qe
t'i kompromentojne prijesit e saj politike e ushtarake,
duke i quajtur here
agjente te Serbise, here marksiste-leniniste, qe duan te
bejne Kuben ne
zemer te Evropes, kurse krejt UCK-ne organizate te
perbere prej njerezish te
frustruar, te cilet ngarkesave te veta duan t'u gjejne
zgjidhje, duke futur
te tjeret ne luften, qe cenon te sotmen dhe te ardhmen e
Kosoves!
Njekohesisht do te cojne grupe veprimtaresh ne Drenice
per ta bindur
popullin qe te mos u lejoje strehim e te mos u jape
ushqim atyre qe po
prishnin rendin demokratik, qe, thuhej, e kishte
vendosur LDK-ja ne Kosove
qe nga zgjedhjet e para shumepartiake!
Kjo, pa dyshim, ishte puna jone me e turpshme kunder
vetvetes ne
dhjetevjeteshin e fundit te shekullit XX.
Por, puna jone kunder vetvetes ne kete kohe nuk do te
marre fund me kaq. Ne
vere te vitit 1998, kur perfaqesues te SHBA-ve dhe te
Bashkimit Evropian po
benin takimet e para me perfaqesues te UCK-se dhe kur
faktori nderkombetar
jepte shenjat e para per njohje te luftes se saj si
lufte e drejte, e
imponuar, per vetembrojtje, ne Kosove do te duket edhe
nje formacion
ushtarak shqiptar, por me emer tjeterr: me emrin Forcat
e Armatosura te
Republikes se Kosoves (FARK)! Shqiptaret e Kosoves se
vogel, qe kishin
perballe nje armik-policine, paraushtaraket dhe ushtrine
serbe, tani e tutje
do te kene dy ushtri te veta, me dy uniforma te ndryshme,
me dy komanda te
ndryshme dhe me dy udheheqje politike te ndryshme!
Kjo ishte cudia tjeter e madhe, qe brenda nje kohe te
shkurter po ngjante ne
Kosove.
Nuk ka dyshim se prijesit politike te kesaj ushtrie te
dyte po e krijonin
ate, pikerisht, kur po njihej Ushtria Clirimtare e
Kosoves, ne radhe te pare
per te siguruar gjasat per pushtet ne Kosoven e pas
luftes.
Mund te merret me mend se cka do te ngjante krejt neper
fushat e malet,
neper luginat e kodrinat e Kosoves, sikur ushtaret dhe
oficeret e rekrutuar
ne kete ushtri te mos e kishin kuptuar se interesi dhe
morali i luftes
clirimtare e mohonte qenien e dy ushtrive te ndryshme
kombetare, prandaj ata
do te veshin uniformat e UCK-se dhe do te behen ushtare
e oficere te saj.
Dhe, keshtu, luftetaret deklarohen kunder ndasise ne te
cilen i kishin futur
politikanet!
A i mundon ndergjegjia per kete ata njerez te politikes,
e do te duhej t'i
mundonte, une nuk mund ta di, por e di se ata vazhdojne
te ndertojne
karriera politike e te cmohen prej zgjedhesve thuajse
s'e kane renduar
shpirtin me kurrfare faji dhe thuajse s'i kane sjelle
Kosoves kurrfare demi!
Edhe keshtu ne punojme kunder vetevetes!