Kryengritja shqiptare, pasojė e
diskriminimit
Shkruan:
Shqiptar OSEKU
Krismat jehuan, e krismat pushuan (pėr momentin) sėrish
nė Siujdhesėn Ilirike. Duhet pranuar qė kriza e fundit
nė IRJM (Ish republiken jugosllave tė Maqedonisė)
pjesėrisht u shkaktua nga prania e ca fetishistėve tė
kallashit nė tė dy palėt. Por kjo nuk ėshtė tėrė e
vėrteta. Arsyeja madhore pas krizės ėshtė nė fakt
diskriminimi strukturor, ndaj tė cilit ende janė tė
eksponuar shqiptarėt nė IRJM. Ky ėshtė njė kontekst i
cili ka rėnė ca nė prapavijė pas 11 Shtatorit, por i
cili paska, pra, ende mjaft potencial destruktiv sa pėr
ta hedhur nė erė stabilitetin e kėtij regjioni instabil.
Mjafton me njė lexim tė shkurtė tė mediave sllave nė
IRJM pėr tė kuptuar se pėr ēka bėhet fjalė. Ekziston njė
listė e shkurtė te www.onlinenewspapers.com, kliko te
Macedonia pėr pak albanofobi tė vjetėr nė paketim tė ri.
Sllavėt, qė ende dominojnė shtetin, na vėshtrojnė ende
ne shqiptarėve si trup i huaj nė ndėrtesėn "e tyre"
shtetėrore, si kancer, si tha njė akademik sllav jo fort
moti - e na trajtojnė konform kėsaj.
Jo qė s'ėshtė bėrė asgjė qėkur u firmos Ujdia e Ohrit nė
gusht 2001, pėrkundrazi. Policia nė IRJM ka rekrutuar ca
mė tepėr shqiptarė, e as sigurimi i shtetit as gjyqi
s'tė ndjek po e ngrite flamurin kombėtar. Shqipja ėshtė
bėrė gjuhė e dytė zyrtare nė komunat me banorėsi
shqiptare, e ėshtė propozuar qė shqipja tė folet edhe nė
parlament. Pasaportat lėshohen nė tė dy gjuhėt, njė
triumf i vėrtetė. Madje ka edhe plane konkrete pėr ta
zyrtarizuar Universitetin e Tetovės. Njė ndėrrim konkret
qė ėshtė lehtė ta shohėsh me sy lakuriq ėshtė p.sh. qė
tabelat e trafikut nė komunat dygjuhėsore kanė nisur tė
shkruhen nė tė dy gjuhėt.
Mirėpo, njėsoj tė pashme janė edhe prania brutale
policore nė vendbanimet shqiptare si dhe metodat e
vrazhda tė sigurimit tė shtetit. Policėt shqiptarė, si
thamė, janė ca mė shumė, por janė ende pakicė e me grada
tė ulėta. Procedura rekrutuese pėr polic ėshtė sajuar
ashtu qė mė shumė t'i tremb se sa t'i josh aspirantėt
shqiptarė. Sigurimi i shtetit nė IRJM, njė ndėr
institucionet mė albanofobike nė Evropėn Juglindore,
ėshtė gati bukvalisht pa asnjė kuadėr shqiptar, njėsoj
sikur efektivi i eprorėve tė ushtrisė. Gjyqėsia poashtu:
nė kryeqytetin Shkup, i treti pėrnga numri i shqiptarėve
nė Ballkan pas Tiranės e Prishtinės, ekziston vetėm njė
e punėsuar shqiptare nė prokurori, pastruesja: njėsoj si
para kryengritjes mė 2001. Ndonėse shteti zyrtarisht
ėshtė ndarė prej kishės ortodokse, njeriu sheh si
ndėrtohen kisha nė trojet e shtetit e me paret e shtetit
gjithandej, edhe nė vendbanime me shumicė shqiptare. Pėr
shqiptarėt myslimanė, tė cilėve shteti s'u ka dhėnė
kurrė as njė qindarkė pėr njė xhami, kjo ėshtė njė
flakareshė e valė. E fakti qė shteti s'ka ndarė fonde
pėr ta ndėrtuar asnjė shkollė tė re shqipe qė prej
viteve 1970, nė njė vend ku shtimi i shqiptarėve e ka
tejkaluar atė tė sllavėve gjatė tėrė kėtyre 20 vjetėve
tė fundit, si tė kuptohet prej shqiptarėve?
Mė poshtė nė shoqėri, diskriminimi duket haptazi. Si
shqiptar nė IRJM sot ėshtė mė lehtė tė gjesh punė nėse
prezenton diplomė nga shkollat e natės nė Perėndim, se
sa nga universitetet nė Tetovė, nė Prishtinė, a nė
Tiranė (ky shembull NUK ėshtė vetėm hipotetik!). Nėse
zgjedh tė bėhesh ndėrmarrės, atėhere mund tė llogarisėsh
nė taksa mė tė rėnda e nė zhvatje, po jo nė kredite prej
bankave nė pronėsi sllave (tė vetmet qė fitojnė licencė
tė punės). Gruaja e vėllait tim, e lindur dhe e rritur
nė Stokholm tė Suedisė, mė tregoi javėn qė shkoi pas njė
vizite dyjavore nė Shkup, se si i qėnkesh kthyer goca e
tė motrės duke qarė prej kopshtit pėr ta pyetur tė ėmėn
nėse ishin vėrtet "shiftarė tė ndyrė"; edukatorja i
paskėsh thėnė kėshtu yllkės me tė derdhur ca qumėsht nė
pėrdhesė.
Kėto probleme i mundojnė shtetasit shqiptarė nė IRJM.
Por atje gjysma e shqiptarėve as qė numėrohen si shtetas,
pasi s'kanė mundur tė dėshmojnė se kanė jetuar atje
pandėrprerė qė prej 15 (!) vjetėsh - pra qė nga koha kur
IRJM-ja as qė ekzistonte si shtet.
Ta zėmė qė ti nė vitet 1980, si banor shqiptar nė
Republikėn Socialiste tė Maqedonisė, kėrkove e gjete
vend pėr studime pranė universitetit tė vetėm shqip nė
Jugosllavi, atij nė Prishtinė. Apo se gjete punė stinore
nė bujqėsinė kosovare, apo se t'u lėshua njė lejeqėndrim
1-vjeēar si punėtor krahu nė Zvicėr. Papritur shpėrthen
lufta civile - dhe befas ty s'tė pranojnė mė si shtetas
nė vendin ku je lindur, e ku e ke shtėpinė! Mė e
tmerrshmja ėshtė, se ky rregull aplikohet nė praktikė
vetėm pėr shqiptarėt e minoritetet tjera gjuhėsore e
fetare. Duke dashur ta ndėrrojnė realitetin demografik
tė shtetit, autoritetet u ofrojnė rregullisht shtetėsi
sllavėve ortodoksė, pa marrė parasysh se sa kanė banuar
- nėse kanė banuar fare - brenda shtetit. Fėmijė
mėrgimtarėsh sllavė ortodoksė, qė s'e kanė shkelur kurrė
kėmbėn nė IRJM, fitojnė p.sh. rregullisht pasaporta si
shtetas pa asnjė pengesė. Njė ish shtetas nė IRJM qė
ėshtė shqiptar dhe banon jashtė mė tregoi nė qershor pėr
njė eksperiment tė vetin: meqė ia kishin mohuar
pasaportėn para verimeve, ai e kish thirrur sėrish
ambasadėn e IRJM-sė me tė njėjtat tė dhėna, por kėsaj
here u prezentua si fėmijė i mėrgimtarėve sllavė
ortodoksė, i lindur e i rritur jashtė. Atij i premtuan
pasaportė brenda muajit, nėse mund prezentonte dokumenta.
Unė e kam dėgjuar me veshėt e mi tėrė bisedėn makabre
telefonike tė incizuar nė kasetė, e mund t'ju premtoj qė
ato shprehje qė i lėshonte personeli i ambasadės pėr
shqiptarėt do t'u kishin dhėnė burg pėr nxitje tė
urrejtjes etnike kudo nė Evropė, pos mundėsisht nė Serbi,
nė Greqi dhe, natyrisht, nė vet IRJM-nė.
Tėrė kėto, pra, vėrehen lehtė; por edhe mė tė ndjeshme
janė ato qė nuk vėrehen gjėkundi: investimet ekonomike
nė zonat shqiptare. Investimet e shtetit vejnė gati
qindpėrqind nė zonat sllave. Ndihmat bujqėsore u ndahen
bujqve sllavė; subvencionet industriale uzinave nė
pronėsi sllave; investimet rrugore bėhet nė trevat
lindore. Nė kryeqytetin e Shkupit tė vje turp kur shikon
se si shteti ka ndėrtuar ekskluzivisht nė pjesėn sllave
- as njė llambė rrugore s'ėshtė vėnė nė Qytetin e Vjetėr,
tė banuar historikisht prej shqiptarėve, qė prej viteve
1970.
Njė shkas tjetėr i krizės ėshtė, natyrisht, edhe fakti
se Perėndimi s'po nxiton qė t'i ndreq kėto defekte, tė
trashėguara nga epoka e Titos. Perėndimi ka prezencė tė
fortė fizike nė IRJM qė prej luftimeve etnike mė 2001,
po i ka dhėnė barot mė tepėr pėr t'i arsyetuar zhagitjet
sllave, se sa pėr t'i shpejtuar reformat. Gjatė kėtyre
dy vjetėve, misionet perėndimore nė IRJM p.sh. e kanė
nxjerrė fyshekun sa herė qė u ka ardhur nė shėnjestėr
sigurimi i shtetit: duke i brutalizuar shqiptarėt nė
gjah pas armėve ilegale (veni re: jo sllavėt, ndonėse
ata s'i kanė kthyer ende mėse gjysmė milioni kallashė tė
ndarė prej shtetit mė 2001, sipas shėnimeve tė vet
sigurimit tė shtetit); duke keqtrajtuar, rrahur,
arrestuar paligjshėm, e besa edhe duke vrarė shqiptarė,
etj etj.
Kritika s'vjen prej shqiptarėve: si mė properėndimorėt
nė regjion qė janė, ata mbajnė gojėn. Por kritikojnė
organizatat ndėrkombėtare pėr tė drejta tė njeriut, tė
cilat kėrkojnė kontroll tė forcuar civil mbi sigurimin e
shtetit. Mjerisht, nė IRJM s'frymon kush nė zyrat e
shtetit pa urdhėruar Perėndimi, gjersa ky, si duket, ka
vendosur ta bėjė n'asgjė diskriminimin e vazhduar tė
shqiptarėve.
Nė dritėn e kėtyre fakteve, ėshtė lehtė tė kuptosh se
nga buron tėrė ai vrer i shqiptarėve nė IRJM. Kėtu
s'bėhet fjalė pėr njė organizatė fanatike qė do ta
ndėrrojė kufirin, as bėhet fjalė pėr njė rebel qė ka
vendosur ta loz Xheronimon gjer nė fundin e hidhur. Dhe,
dora nė zemėr, s'bėhet fjala as vetėm pėr sigurimin e
shtetit. Po pėr njė diskriminim strukturor e sistematik,
qė zė tharmin e dėshpėrimit e tė urrejtjes kundėr njė
shteti tė tėhuajsuar, qė s'ėshtė as mbrojtės as gjyqtar
i paanshėm por armik: njė kėrcėnim jetik, qė mbase ėshtė
kufizuar ca pėrmes njė kryengritjeje, po qė ende tė rri
nė pusi e tė vėrsulet sapo t'i jepet rasti.
Kėto janė pėrvojat e shqiptarėve nė IRJM edhe sot e
kėsaj dite, 4 vjet pasi u mbushėn mendjen t'i ulin armėt
me premtime tė njė jete mė tė mirė. E kėto pėrvoja duhet
zėvendėsuar urgjentisht me tjera, ndryshe gjakderdhjet
do tė pasojnė prapė. Nė vazhdim, pas ēdo incidenti bėhet
gjithnjė e mė vėshtirė tė argumentosh p.sh. me AKSH-nė.
Nėse njė shtet s'tė pranon assesi si shtetas tė
barabartė, ē'tė drejtė paska atėhere tė ta kėrkojė
bindjen!? A s'ėshtė vėrtet e drejtė, madje detyrim, qė
ta luftosh njė shtet tė tillė?
Njė pakicė e shqiptarėve ngurron ende ta nxjerrė kėtė
pėrfundim. Njė shumicė, mjerisht, atė tashmė e ka
nxjerrur, por ngurron tė veprojė konform tij. Shqipėria
e vobegėt dhe Kosova me lakun serb ende rreth qafės
doemoes qė ndikojnė nė kėtė ngurrim. Por kjo s'ėshtė
zgjidhje fatlume nė afat tė gjatė.
Mbase nuk shpėrtheu as kėsaj radhe, e mbase nuk
shpėrthen as nė verėn e ardhshme. Por nėse reformat nė
IRJM ngecin edhe mė tej, atėhere njė kryengritje e re do
tė jetė bukė e gatuar. E kur tė vijė ajo ditė, unė pėr
vete do ta fajėsoj mė shumė bashkėsinė ndėrkombėtare, e
nė radhė tė parė evropianėt, se sa fetishistėt e armėve
ndėr shqiptarėt e sllavėt.