|
"Ēdo gjė politikė". Kė na pėrkujton kjo parullė?! Refren i mėr-zitshėm, gjithnjė polemik, shu-mė-shumė, si shumė po tirret lėmshi "i tė drejtave" "tė garantuara" me tė gjitha ligjet e shtetit. Kushtetutat e shteteve qė mbajnė traditė tė moēme politike, kushtetutėn e kanė tė pėrmbledhur me nja dhjetė a pesėmbėdhjetė faqe. Kushtetua e Maqedonisė duket si njė enciklopedi. Ose mė duket mua qė jam shqiptare! Mbase.
Pra, rrofshin ligjet "nė fuqi"! Pastaj kė e shkelin ato, kėrkojmė ndihmė Kushtetutėn. Ligjet, se Kushetuta "pėrton" tė detajizojė mijėra probleme "kontestesh", kontestesh qė pastaj me ligje tė veēanta duhet t'i zgjidh administrata gjyqėsore.
Politizimi i ligjeve, mė i ndotur se nė kohėrat e "lashta" komuniste, ėshtė bėrė njė refren i pėrditshmėrisė sonė, sidomos nė "ambientin" shqiptar, nė "departamentin" e "popullit tė politizuar", tėtėdhjetė vjet, hiē mė pak, - vijė e vistėr! Po a nuk po futemi gjithnjė e mė thellė nė brendinė esenciale tė "demokratizimit" tė shoqėrisė? Si quhet "demokracia" nė ato vende ku as ligjet zyrtare shtetėrore nuk pėrfillen, dhe jo qė nuk i pėrfill shteti dhe pushteti, por edhe "vox populi"?
Kurse populli ka qėlluar tė jetė - maqedon!
Ligjet qė i sjell shteti maqedon (pak ed-he i shqiptarėve), nuk i pėrfill vox-si i popu-llit maqedon, (pasiqė ai tashmė ėshtė bindur se ekziston sa pėr vete, dhe nuk i duhet mė ndonjė popull tjetėr)!
Ēėshtja e Manastirit. Qyteti nė gjeogra-finė e harruar shqiptare, ku Atė Gjergj Fisha, bashkė me doajenė rilindas, vendosi alfabetin shqip. Kėtu, ku dikur u shkrua germa e parė shqipe, sot mungon shkolla shqipe.
A ka sot shqiptarė nė Manastir? Po. E pse nuk ka shkollė shqipe nė Manastir? Pyetni Gale Galevin (ministėr aktual i arsimit nė Maqedoni). Ai (nuk do) tė pėrgjigjet duke u zgėrdhirė si ai... dhe si ai - ai i Notėr Dam de Parist!
U bė politikė, siē ishte politikė, arsimi. Por arsimi shqiptar. Nuk e kam fjalėn pėr Tetovėn. Jo. Ende jemi nė Manastir. Ēėshtje ėshtė ēėshtja e Manastirit!
Ēėshtja e Manastirit, (sikur shqiptarėt tė mos ishin shqiptarė), do tė ishte denjua "temė sensacionale botėrore": populli maqedon i kėtij qyteti ngritet nė demostrata kundėr shkollės sė njė populli tjetėr, qė rastėsisht ka qėlluar shqiptar dhe autokton.
Nė Manastir u ngritėn nė kėmbė "prin-dėrit" maqedonė, i nxorėn nė krye "pėrfaqėsuesit" e tyre politikė, dhe me parulla demo-kratike kundėrshtuan hapjen e paraleleve shqipe nė shkollat e Manastirit.
Ministria e Arsimit ende ekziston nė Ma-qedoni, por ja, para popullit maqedon. Ky ėshtė i pari qė vendos, pastaj ministria. Pos kėsaj, asnjė "instancė" tjetėr shtetėrore a pu-shtetore, nuk e pa tė rrugės "ta analizojė" - a kanė, ore, tė drejtė me "ligje" e me "kush-tetutė" tė shkollohen shtetarėt e Maqedonisė?!? Po - veē jo - shqiptarėt e Manastririt! Shqiptarėt - jo! Ndoshta "ligji" dhe "kushtetuta" thonė - po, por vox populli, populli maqedon, thotė - jo! Jo dhe jo!
Sikur tė mos frikėsohesha mos po bij nė ndonjė patetikė tė thellė, do tė thoja: ēfarė civilizate ka njė popull "pushtetmbajtės" me ndihmėn e patericave sllave, njė popull qė pengon shkollimin e njė populli tjetėr? Nuk mund tė them se ata qė "hanė" shkolla janė kanibalė! E kush nuk ėshtė kanibal, kuptohet, ėshtė i civilizuar! Si maqedonėt mė! S'ke ku shkon mė larg!
Megjithatė, edhe njė herė, (si mijėra he-rė) koniuktura shtetėrore maqedonase "u k-orruptua" para "ambicieve" "egocentrike" tė shqiptarėve, qė, ēudi, kėrkojnė tė shkollo-hen nė gjuhėn shqipe.
Ministria pėr Arsim, krye me krejt Mi-nistrinė, nuk lėshoi kėtė "rast" qė i dha mu-ndėsi ta shprehė gatishmerinė pėr ta mbrojtur ligjin dhe arsimin shqiptar. Mirėpo nga ministria vetė ministri tha se nuk ka fuqi tė mbrohet para popullit tė tij tė tėrbuar, duke vėnė nė kokė kopertinat e kushtetutės dhe tė ligjit. Mos tė marrtė populli pėrpara!
Masandej - zėvendėsministri. Quhet Fe-jzullah Shabani. Ky Fejzullahu tha se ēėsh-tja e paraleleve shqipe nė Manastir, ka nge-lur "e hapur", ēka s'bėn vaki, mbase edhe mund tė "mbyllet" po aq sa rri "hapur". Ha-pur rrinte qė nga qeshori (kur bėhen planregjistrimet) deri nė shtator (kur fillojnė mėsimet), e qė ende nė (fund tetori) nuk fillojnė.
- Po ēka keni ndėrmarrė "nė kėtė drejt-im", zotėri zėvendėsministėr?
- Ministria pėr Arsim nuk ka ndėrmarrė asgjė nė "kėtė drejtim"!
Po ky ministėr kishte lejuar "shpalljen e konkurseve", por pėr gjashtė paralele maqedonase, e pėr asnjė shqiptare. Nėse populli maqedon ėshtė kundėr shkollės shqipe, kur Ministria ka shpallur konkursin pėr paralele maqedonishte, a populli, a shteti i ka pengu-ar qė tė shpallet konkursi edhe pėr paralelet shqipe?
Jo vetėm patetike, por edhe shumė joor-igjinale do tė dukem, sikur tė them kėtu, se haptas, madje edhe ata qė shpallin konkurse pėr "paralele"nė maqedonishte, e shpallin zyrtarisht faktin politik qė dėshmon se sh-qiptarėt nė Maqedoni vazhdojnė tė jenė qy-tetarė tė rendit tė dytė.
Zėvendės Nasufi, mė masandej, pohon edhe se "kėrkesėn tonė pėr tė hapur paralele shqip nė kėtė qytet, ministri Gale Galev e pranoi pa u hamendur, mirėpo jehona kun-dėr kėsaj paraleleje, duke bėrė presion nė tė, e detyruan qė tė mos insistojė nė kėrkesėn tonė. Prandaj ēėshtja ka mbetur e
hapur"! ( Opinioni - Nga Laura Papraniku )
|