|
SHEFKI OLLOMANI
MALMÖ (SUEDI)
Shtator 2002
Hyrje
Shqiptarėt, si cdo popull tjetėr i botės, i kanė tė mirat dhe tė kėqiat e tyre.
Ata posedojnė vese pozitive dhe negative. Kanė baticat dhe zbaticat e tyre historike dhe tė pėrditėshme. Kanė plotė vyrtyte njerėzore dhe pėrplotė tė meta e veprime cnjerėzore.
Shqiptarėt janė edhe nė unitet edhe nė luftė me njėri-tjetrin. Ata janė edhe tė ndarė edhe tė bashkuar. Edhe te shqiptarėt e mbi ta vepron pandėrprerje ligji dialektik natyror me emrin ligji i luftės dhe i unitetit tė tė kundėrtave. Ky ligj nėnkupton se shqiptarėt, si komb, nuk janė vetėm tė ndarė, tė pėrcarė dhe tė armiqėsuar mesveti, por ata, nė tė njėjtėn kohė, janė edhe tė bashkuar, tė miqėsuar e tė solidarizuar mesveti. Kjo do tė thotė se nuk ka ndarje absolute, por as bashkim absolut.
Fenomenet dhe marrėdhėniet ndėrnjerėzore e ndėrshqiptare nuk zhvillohen nė rrafshin dyngjyrėsh: bardhė e zi, por ato zhvillohen nė njė rrafsh kolorit shumėngjyrėsh dhe shumėdimensional.
Ngjarjet dhe veprimet nuk zhvillohen nė hava, por nė kohė dhe hapsirė tė caktuar e konkrete. Kjo do tė thotė se cka ėshtė sot e bardhė, nesėr bėhet e zezė; cka ėshtė sot e drejtė, nesėr shndėrrohet nė tė padrejtė; nėse para 20 apo 30 vitesh njė veprim ka qenė i arsyeshėm, sot del se ai veprim ka qenė i gabueshėm, ose anasjelltas: qėndrimi dhe vendimi qė ėshtė vlerėsuar gabim para disa vitesh apo dekadash, sot koha dhe rrokullisja e ngjarjeve tregojnė se ai qėndrim apo vendim ( qoftė individual apo kolektiv) ka qenė i drejtė. Kjo do tė thotė se gjithcka ėshtė relative. E drejta dhe e padrejta, e mira dhe e keqja, e vėrteta dhe gėnjeshtra,
, ecin paralel, janė tė pandashme dhe bashkudhėtare tė pėrjetėshme por gjithmonė nė kohė dhe hapsirė tė caktuar, konkrete dhe objektive.
Nga ligji natyror dhe shoqėror i luftės dhe i unitetit tė tė kundėrtave,ne shumė lehtė dhe qartė mund tė nxjerrim pėrfundimin se: kombi shqiptar nuk ėshtė dhe aq i ndarė e i pėrcarė mesveti, sa qė duket apo shkruhet disa herė (pėrjashtuar kėtu ndarjen e tij me kufinj). Dhe nė tė njėjtėn kohė ai nuk ėshtė dhe aq i bashkuar, sic mund tė flitet e tė shkruhet disa herė.
Shqiptarėt nuk bėjnė pjesė nė asnjėrin ekstremitet. Ata qėndrojnė diku nė mes tė tė dy ekstremiteteve. Shqiptarėt janė tė ndarė, por nė tė njėjtėn kohė ata janė edhe tė bashkuar. Shqiptarėt janė popull dhe njerėz, si tė gjithė popujt e tjerė tė botės, ata nuk bėjnė pėrjashtim e dallim nga asgjė qė ėshtė natyrore, normale dhe njerėzore.
I CKA I NDAN SHQIPTARĖT?
1 Ideologjitė Nė cdo popull ekzistojnė dhe veprojnė ideologjitė. Kėtu nuk bėn pėrjashtim as populli ynė. Njeriu, si qenie inteligjente: me logjikė, vetėdije dhe ndėrgjegje, gjatė gjithė historisė sė tij tė lashtė, ka krijuar dhe zhvilluar lloj-lloj ideologjishė. Prandaj, nuk ka individ pa ideologji. Nga gjithė krijesat e gjalla tė kėsaj planete, vetėm njerėzit posedojnė ideologji.
Ideologjitė janė tė shumėllojshme. Meqenėse njerėzit nuk janė identikė, por cdo individ ėshtė qenie unike, atėherė kuptohet qė tė gjithė njerėzit nuk mund tė kenė njė ideologji. As edhe njė popull nuk mund tė ketė vetėm njė ideologji. Ekziston pluralizmi i ideve, i mendimeve, i pikėpamjeve, i qėndrimeve dhe pluralizmi i ideologjive.
Shqiptarėt nuk munden dhe nuk bėjnė pėrjashtim nga ekzistimi i pluralizmit tė ideve dhe ideologjive. Rreshtimi i shqiptarėve nė disa ideologji nuk ėshtė tragjedi, por njė fenomen i natyrshėm, nga i cili nuk mund tė shmanget. Pretendimi dhe tendenca pėr dominim vetėm tė njė ideologjie mbi tė tjerat do tė na conte nė njė luftė civile, nė vėllavrasje dhe nė diktaturė.
"Dėmet" qė shkaktojnė ideologjitė (por jo vetėm ato) janė: fėrkimet politike, polemikat e ashpėra, ofendimet reciproke, gara e egėr pėr pushtet, lufta klasore (tė pasur-tė varfėr),
etj., por kėto veprime brenda shoqėrisė shqiptare duhet tė zhvillohen nė kohė paqeje, nė njė shtet tė bashkuar shqiptar, ku dominon ligji dhe ku ėshtė vendosur sistemi i pluralizmit politik dhe demokracia e vėrtetė. Lufta ideologjike ndėrmjet shqiptarėve (individi me individ, grupi me grup apo partia me parti) nė kohė lufte e pushtimi, nė kohė kolonizimi e copėtimi tė trojeve tė tyre etnike ėshtė njė tragjedi, njė katastrofė dhe njė vetėvrasje kombėtare!
Shqiptarėve tė Shqipėrisė Etnike, aktualisht, nuk u duhen ideologjitė politike. E vetmja ideologji e tyre ėshtė dhe duhet tė jetė ideologjia kombėtare e clirimit dhe e ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike. Ideologjia mbi ideologjitė, qė sot duhet tė dominojė e tė rrėnjoset thellė nė mendjet dhe nė zemrat e shqiptarėve ėshtė:
Njė komb Njė shtet = Shqipėria e Ribashkuar
Etnike.
Vetėm pas ribashkimit kombėtar dhe ndėrtimit tė Shqipėrisė Etnike, shqiptarėt do tė kenė tė drejtė tė thirren nė ideologji individuale, grupore apo partiake, duke rrespektuar rregullat e lojės politike, tė konkurencės sė lirė dhe ligjet demokratike nė
fuqi.
2 - Karrierizmi Shqiptarėt i ndan edhe karrierizmi. Persona e politikanė tė caktuar janė aq egoistė e tė pangopur me pushtet, sa qė ata janė nė gjendje qė ta dėmtojnė shoqėrinė dhe cėshtjen kombėtare shqiptare, pėr hirė tė ruajtjes sė privilegjeve tė tyre dhe pozitės politike apo shtetėrore.
Karrierizmi dhe egoizmi i tepruar con shpesh nė kriminalitet, korrupsion dhe tradhėti ndaj interesave tė pėrgjithshme shoqėrore dhe kombėtare. Prandaj, karrierizmi dhe karrieristėt egoistė duhet tė largohen sa mė shpesh dhe sa mė shpejtė nga pozitat e tyre udhėheqėse, para se ata tė shkaktojnė dėme tė pariparueshme pėr shoqėrinė dhe cėshtjen tonė kombėtare.
3 - Mostoleranca, inati, urrejtja,
Ne, shqiptarėve, na ndan edhe mostoleranca, inati, kokėfortėsia, sedra e sėmurė, urrejtja ndaj njėri-tjetrit, etj. Ne, nga natyra, jemi pak si shumė temperamentė dhe nervozė. Nxehemi e hidhėrohemi shpejtė, por ftohemi dhe pajtohemi shumė ngadalė. Jemi inatcorė tė mėdhenj. Sjemi tolerantė ndaj njėri-tjetrit dhe ngulim kėmbė si mushkė xinxare edhe atėherė kur nuk e kemi drejt, edhe atėherė kur argumentet dhe faktet e gjalla jo vetėm qė flasin, por edhe cirren e bėrtasin.
Por, si inatcorė qė jemi, as shohim dhe as dėgjojmė!
Sjemi sa duhet zemėrgjerė qė tė falim gabimet e tė tjerėve. Edhe faljen disa herė e bėjmė tė pėrkohėshme, tė pjesėshme dhe me gjysėmzemre. Duam tė ecim pėrpara me botėn e civilizuar perėndimore, por kokėn gjithmonė e kthejmė prapa, duke u marrė me tė kaluarėn, qofshin ato edhe gjėra tė tejkaluara e tė vdekura. Nuk jemi tė sinqertė me njėri-tjetrin dhe nuk mėsojmė sa duhet nga gabimet tona.
Mbi tė gjitha jemi naivė e mendjelehtė, sa qė pėr gjėra shumė tė vogla jemi nė gjendje qė ta luftojmė me tėrbim dhe me njė urrejtje organike njėri-tjetrin, apo partia-partinė! Urrejtja organike politike dhe personale ėshtė sot njė realitet i hidhur dhe i prekshėm qė dominon skenėn politike mbi dhjetėvjecare nė Shqipėri, Kosovė dhe Iliridė. Lufta dhe urrejtja organike midis partive politike dhe liderėve partiakė shqiptarė, janė shkaku kryesor pse sot shqiptarėt si komb janė aq tė pėrcarė, aq tė varfėr dhe aq tė ndarė!
Deviza: Opozitarė, por vėllezėr!, duhet tė jetė e shenjtė pėr cdo politikan shqiptar.
4 Lokalizmi dhe krahinarizmi Kjo ėshtė plaga mė e madhe, mė e pėrgjakur dhe mė vdekjeprurėse e kombit shqiptar! Pra, ndarja lokaliste, bajraktariste, fisnore, klanore dhe krahinore e shqiptarėve ndėr shekuj dhe mijėvjecarė. Kėtė plagė e kemi trashėgim (mjerisht) qė nga paraardhėsit tanė antikė pellazgo-ilirėt.
Kjo ndarje dhe pėrcarje, kjo plagė mijėravjercare, ende kullon gjak, ende sėshtė mbyllur, ende sėshtė shėruar! Fatkeqėsisht, pėrkundrazi, ende po gangrenoset edhe nė fillim tė shekullit tė ri tė mileniumit tė tretė tė erės sonė! Dhe nga kush se? Nga vetė shqiptarėt lokalistė, karrieristė, bajraktarė e fisnorė! Nga ata qė vetes i thonė liderė, kryetarė partishė dhe kryetarė shtetesh tė pashpallura e tė leckosura! Dhe kjo ndodhė gjithmonė nėn slloganin: "Mė mirė i pari nė fshat, se i dyti apo i treti nė qytet"!
Lokalizmi krahinor dhe bajraktarizmi fisnor kanė bėrė qė tė parcializohet cėshtja kombėtare shqiptare. Kanė bėrė qė ajo, nga njė cėshtje kardinale e jetėsore e shtruar pėr zgjidhje para kombit tonė dhe faktorėve relevantė ndėrkombėtarė, tė shndėrrohet nė njė cėshtje autonomiste dhe e tė drejtave tė njeriut. Lokalizmi krahinor dhe bajraktarizmi fisnor i liderėve shqiptarė dhe partive tė tyre politike, e kanė transformuar cėshtjen kombėtare shqiptare Shqipėrinė Etnike, nga njė cėshtje madhore pėr dekolonizim, clirim dhe ribashkim kombėtar, nė njė neokolonizim dhe ricopėtim tė Shqipėrisė Etnike!
Po tė pranojmė, kushtimisht (qoftė edhe pėr njė moment), se ja: u krijua shteti i pavarur i Kosovės, u krijua edhe shteti i Iliridės, u krijua dhe shteti i Camėrisė, bile u krijua edhe shteti i Malėsisė sė Madhe. Cdo tė ndodhė atėherė? Me siguri do tė ndodhė ajo qė ka ndodhur dhe ndodhė me shtetet sllave, tė cilat janė nė luftė dhe armiqėsi tė pėrhershme me njėri-tjetrin.
Shembėll i freskėt ėshtė lufta e fundit serbo-kroate, kroato-boshnjake dhe serbo-boshnjake. Tė gjithė kėto popuj e shtete janė me etnogjenezė tė pėrbashkėt sllave, me gjak e gjuhė tė pėrbashkėt, por me religjione, me emra dhe me flamuj tė ndryshėm dhe tė ndarė nga kufinj shtetėrorė. Edhe shqiptarėt janė me tre religjione dhe po tu ndryshohet flamuri dhe emri kombėtar, dhe po tė ndahen nė shtete me kufinj ndėrshqiptar, atėherė e pėrbashkėt do tu mbetet vetėm gjuha, por edhe ajo do tė largohet dita-ditės nė disa dialekte zyrtare. Kėshtu, nga 7 milionė shqiptarėt do tė formoheshin kombe dhe shtete tė reja, tė cilat pėrvec gjuhės, tė pėrbashkėt do tė kishin edhe grindjet e vazhdueshme ndėrshtetrore dhe pėrpjekjet reciproke pėr dominim. Ne nuk jemi komb i madh si sllavėt apo arabėt, qė tė ndahemi e tė krijojmė disa shtete "shqiptare".
Cfarė shanse pėr bashkim do tė kishin shtetet dhe popujt qė veten nuk do ta quanin mė
Shqipėri dhe shqiptarė, por do ta quanin Kosovė e kosovarė (vec kanė filluar me tė madhe liderėt e disa partive politike tė Kosovės qė veten dhe popullin ta quajnė jo shqiptarė, por kosovarė!), Iliridė e iliridas, Camėri e camė, Malėsi e Madhe e malėsorė? Dhe, pastaj, do tė kishin flamujt e ndryshėm shtetėrorė nga njėri-tjetri (LDK-ja vec e ka qepur flamurin e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės, i cili dallon nga Flamuri Kombėtar Shqiptar!), do tė kishin religjione tė ndryshme zyrtare, nivele tė ndryshme tė zhvillimit demokratik dhe ekonomik, kulturor dhe arsimor!
Njė bashkim shtetesh shqiptare do tė ishte i pamundur. Ndryshe ėshtė kur tė ndajnė me dhunė tė huajtė dhe ndryshe ėshtė kur ndahesh vetė vullnetarisht. Prandaj, shqiptarėt duhet ta luftojnė lokalizmin krahinor dhe bajraktarizmin fisnor. Duhet ta kundėrshtojnė politikėn parcialiste qė zhvillojnė disa parti nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Iliridė dhe nė Malėsinė e Madhe. Sepse politika parcialiste ėshtė politikė ndarėse, pėrcarėse dhe thellėsisht antikombėtare e antishqiptare.
Shqiptarėt duhet tė bashkohen dhe tė luftojnė pėr clirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike. Tė gjitha politikat dhe teoritė tjera cojnė nė ripushtim, rikolonizim, ricopėtim dhe rindarje tė trojeve etnike shqiptare.
II CKA I BASHKON SHQIPTARĖT?
1 Gjaku dhe gjuha Shqiptarėt i ndajnė shumė gjėra, por mbi tė gjitha ata i bashkon gjaku dhe gjuha e tyre. I bashkon etnogjeneza e tyre e pėrbashkėt. I bashkon trungu i fortė antik pellazgo-ilir. I bashkojnė gjenet e njėjta dhe formimi i tyre psiqik e shpirtėror, qė e ka burimin nga parahistoria njerėzore. I bashkon arti dhe kultura e njėjtė. I bashkon gjuha e unifikuar letrare dhe alfabeti i pėrbashkėt latin. I bashkon emri Shqipėri dhe shqiptar. I bashkon kombi shqiptar.
2 Besa dhe burrėria Shqiptarėt, pėrvec tjerash, i bashkon edhe Besa dhe Burrėria e tyre e fortė, unike dhe legjendare. Besa dhe burrėria e shquajnė kombin tonė nga kombet tjera. Ato janė karakteristikat dalluese tė karakterit tė shqiptarit, nga tė cilat ndėr shekuj e mijėvjecarė ka rrezatuar vetėm besnikėri, ciltėrsi, ardhedashuri, qėndresė dhe liri. Besa dhe burrėria shqiptare ende jetojnė nė zemrat dhe nė shpirtin e shqiptarėve, duke i fisnikėruar dhe bashkuar ata vazhdimisht, pėrballė cdo armiku e furtune.
3 Arti dhe kultura Shqiptarėt i bashkon edhe arti e kultura e tyre e lashtė dhe e re.
Arti dhe kultura e tyre e zhvilluar, autentike dhe origjinale. Njė art dhe kulturė e pastėr, e qytetėruar e humaniste. E zhveshur nga cdo nacionalizėm, shovenizėm dhe racizėm. Njė art dhe kulturė e fortė qė cau mes pėr mes mijėvjecarėve tė pushtimeve tė huaja dhe errėsirės dekadente tė mesjetės. Njė art dhe kulturė qė synon ardhmėrinė mė humane e paqėsore tė njerėzimit.
4 Atdheu Shqipėria Etnike Pėrvec gjakut e gjuhės, besės e burrėrisė, artit e kulturės,
, shqiptarėt mbi tė gjitha i bashkon atdheu i tyre i shenjtė
Shqipėria Etnike. Shqiptari, qė kur smbahet mend, ka pasur njė nderim dhe dashuri hyjnore pėr tokėn e tij, pėr atdheun e tij: Ilirinė Arbėrinė Shqipėrinė.
Iliro-shqiptari e ka dashur dhe e don perėndinė, jetėn, kombin, lirinė, familjen, popujt tjerė, mirėqenien, gjuhėn, artin, kulturėn, arsimin,
, por, mbi tė gjitha ai e ka dashur dhe e don tokėn e tij - Atdheun, sepse pa tokė e atdhe, nuk ka as jetė, as komb, as liri,
Kur ka qenė nė rrezik jeta e Atdheut, iliro-shqiptari kurrė nuk e ka kursyer jetėn e tij, e ka dhėnė atė nė altarin e lirisė nė fushėbetejė, me kėngė nė gojė e armė nė dorė, qė tė jetojė Atdheu. Deviza e tij luftarake dhe jetėsore qe dhe
mbeti: Atdheu mbi tė gjitha!
Prandaj, edhe dje, edhe sot, edhe nesėr, brohoritja e shqiptarit ishte, ėshtė dhe do tė jetė:
Shqipėria Etnike mbi tė gjitha!
|