Republika Federative e Vardarit - alternativa e vetme paqėsore

  

Shkruan: Shefki Ollomani

H Y R J E

Bashkimi bėn fuqinė, - thotė urtėsia popullore. Por, jo ēdo bashkim bėn fuqinė. Ka bashkim dhe „bashkim“. Ka bashkim tė vullnetshėm dhe bashkim tė dhunėshėm.

Pjesa e kombit shqiptar dhe trojeve tė tij qė sot gjenden tė kolonizuara, tė ndara dhe tė pushtuara nga Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi bėjnė pjesė nė bashkimin e dhunėshėm tė trojeve shqiptare kėtyre shteteve shoviniste fqinje.

Bashkimi i vullnetshėm i popujve dhe shteteve bėhet nga shkaqe, interesa dhe rrethana tė caktuara historike, objektive dhe subjektive tė popujve qė bėjnė bashkimin. Dhe po nga rrethana e shkaqe tė caktuara historiko-politike, ekonomike e kulturore popujt bėjnė ēbashkimin dhe ndarjen e tyre. Bashkimi i dhunėshėm sjellė ēbashkimin e dhunėshėm, kurse bashkimi i vullnetshėm sjellė ndarjen e vullnetshme. Bashkimi dhe ndarja e popujve ėshtė njė e drejtė e tyre e patjetėrsueshme, ėshtė njė veprim i arsyeshėm dhe i nevojshėm nė bazė tė kohės, hapėsirės dhe rrethanave konkrete politike nė tė cilat bėhet bashkimi apo ndarja e popujve.

Me vullnetin e tyre popujt, zakonisht, bashkohen nė federata e konfederata, lidhje apo bashkėsi shtetesh dhe po me vullnetin e tyre ata dalin nga federata, konfederata apo bashkėsia shtetėrore. Shprehja e lirė e vullnetit tė popullit bėn pjesė nė tė drejtėn demokratike e tė ligjshme tė ēdo populli pėr vetėvendosje: tė vendosė vetė pėr bashkim me popujt tjerė apo pėr ndarje nga ata, si dhe tė vendosė vetė pėr formėn shtetėrore tė zhvillimit tė tij shoqėror, politik, juridik, ekonomik dhe kulturor.

I – PAK HISTORI

Kombi shqiptar ėshtė njėri ndėr popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit (Ilirikut) dhe Europės. Ai ėshtė popull autokton nė tokat ku jeton sot dhe ėshtė pasardhės i drejtpėrdrejtė i Ilirėve.

Si gjatė sundimit romako-bizantin, pushtimeve tė hershme e tė vonėshme sllave, ashtu edhe gjatė sundimit osman, populli ynė nuk e pushoi kurrė qėndresėn dhe luftėn e tij me shpatė, penė dhe pushkė nė dorė pėr liri, pavarėsi, bashkim kombėtar dhe progres shoqėror.

Me gjithė luftėrat dhe pėrpjekjet e parreshtura pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, populli shqiptar dhe trojet e tij etnike ende janė tė ndara nė katėr shtete shoviniste dhe kolonialiste fqinje: Serbia, Greqia, Maqedonia (IRJM) dhe Mali i zi.

Ndarja e kombit shqiptar dhe trojeve tė tij etnike ėshtė si rezultat i politikave grabitqare tė shteteve shoviniste fqinje dhe si rezultat i qėndrimeve antishqiptare e antidemokratike tė Fuqive tė Mėdha tė kohės, tė cilat pėrmes Kongresit tė Berlinit (1878), Konferencės sė Londrės (1913), Konferencės sė Versajės (1919) dhe Konferencės sė Parisit (1945), konfirmuan vazhdimisht ndarjen e kombit shqiptar dhe tė atdheut tė tij – Shqipėrisė.

Populli shqiptar nė Maqedoni dhe trojet e tij janė vazhdimėsi dhe pjesė integrale e kombit shqiptar dhe trojeve tė tij nė Ballkan – Shqipėrisė Etnike.

II – GJENDJA AKTUALE POLITIKO - EKONOMIKE E SHQIPTARĖVE NĖ ILIRIDĖ

Shqiptarėt nė Maqedoni pėrbėjnė mbi 40% tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė sė republikės.

Edhepse nė numėr shumė tė madh dhe autoktonė nė tokat e tyre, shqiptarėt kurrė nuk kanė qenė tė barabartė me maqedonasit.

Shqiptarėt e Iliridės kanė qenė dhe janė tė shtypur e tė diskriminuar politikisht, juridikisht dhe ekonomikisht nga ana e pushtetmbajtėsve maqedonas.

Shqiptarėt janė diskriminuar e po nėpėrkėmben edhe sot nė fushėn e arsimit, kulturės, punėsimit dhe tė drejtave tjera kombėtare e njerėzore.

As nė polici, ushtri dhe nė administratėn publike, shqiptarėt nuk janė tė pėrfshirė nė pėrputhje me numrin e tyre real tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė sė republikės, sepse numrin e vėrtetė tė shqiptarėve e kanė fshehur tė gjitha regjimet e deritashme maqedonase.

Mbi shqiptarėt ėshtė ushtruar dhe po zbatohet ende njė politikė denigruese, mospėrfillėse, johumane dhe antishqiptare nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore-politike.

Kėrkesat dhe vullneti politik i shqiptarėve janė mohuar dhe shkelur me dhunė policore-ushtarake me dekada tė tėra nga regjimet maqedonase.

As pas luftės gjysmėvjeēare tė UĒK-sė dhe aprovimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, shqiptarėt nė Maqedoni nuk i kanė realizuar aspiratat e tyre kombėtare pėr drejtėsi dhe barazi me maqedonasit.

Marrėveshja e Ohrit jo vetėm nuk e ka tejkaluar, por as nuk e ka arritur pėrmbajtjen e Kushtetutės sė Republikės Socialiste tė Maqedonisė sė viteve 70-tė dhe 80-tė tė shekullit tė kaluar.

Aktualisht shqiptarėt nė Maqedoni janė tė pakėnaqur me pozitėn e tyre politike, juridike, ekonomike e kulturore, sepse kushtetuta dhe ligjet nė fuqi nuk ua njohin tė drejtėn e kombit shtetformues dhe gjuhėn shqipe si gjuhė zyrtare shtetėrore. Shqiptarėt e Iliridės ende janė pakicė kombėtare nė Republikėn e Maqedonisė unitariste.

III – PARIMET E PĖRGJITHSHME DEMOKRATIKE TĖ SHQIPTARĖVE NĖ MAQEDONI

Shqiptarėt e Iliridės angazhohen pėr realizimin praktik tė sė drejtės sė popujve pėr tė shprehur vullnetin e tyre politik pėrmes Referendumit Popullor, duke vetėvendosur pėr shtetin nė tė cilin duan tė jetojnė dhe pėr formėn shtetėrore qė duan tė formojnė, gjithmonė sipas Kartės sė OKB-sė: mbi tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje deri nė shkėputje.

Shqiptarėt e Iliridės punojnė pėr rrespektimin e tė drejtave themelore njerėzore, tė drejtėn e shprehjes sė lirė tė mendimit, tė drejtėn e organizimit politik, tė drejtėn e protestimit paqėsor, tė drejtėn e arsimimit, tė punėsimit dhe besimit sipas ligjeve demokratike tė sistemit shumėpartiak dhe pluralizmit politik tė sanksionuara nė Konventėn e Gjenevės tė vitit 1951.

Shqiptarėt e Iliridės kėrkojnė tė bėhet regjistrimi real dhe transparent i popullsisė nė Maqedoni, nėn kontrollin e rreptė tė tyre dhe tė ndėrkombėtarėve dhe me theks tė veēantė tė dihet numri i vėrtetė i shqiptarėve.

Shqiptarėt e Iliridės e pranojnė dialogun politik demokratik dhe marrėveshjen pėr zgjidhjen e tė gjitha ēėshtjeve tė hapura politike, ekonomike e sociale qė i preokupojnė dy popujt tanė dhe grupet tjera etnike nė Maqedoni.

Shqiptarėt e Iliridės janė pėr integrime politiko-ekonomike dhe ushtarake rajonale dhe europiane, por pasi tė jetė arritur integrimi i brendshėm ndėrshqiptar.

Shqiptarėt e Iliridės janė pėrcaktuar pėr ekonominė e tregut tė lirė, pėr qarkullimin e lirė tė njerėzve, tė vlerave materiale e tė kapitalit, duke iu nėnshtruar ligjeve tė konkurencės demokratike.

Shqiptarėt e Iliridės angazhohen pėr investimin e kapitalit tė jashtėm, ngritjen e objekteve industriale, duke u pėrkujdesur pėr zhvillimin sa mė tė shpejtė tė tokave shqiptare, pėr punėsimin e njerėzve dhe ngritjen e standardit jetėsor tė qytetarėve.

Shqiptarėt e Iliridės mbėshtesin pa rezervė punėn shkencore e arsimore tė Universitetit tė Tetovės dhe angazhohen me tė gjitha forcat qė ky institucion i lartė mėsimor tė institucionalizohet, tė regjistrohet dhe tė finansohet nga shteti.

IV – QĖNDRIMET DHE SYNIMET POLITIKE, DEMOKRATIKE DHE KOMBĖTARE TĖ SHQIPTARĖVE NĖ ILIRIDĖ

Shqiptarėt nė Maqedoni i kanė tė gjitha karakteristikat dhe atributet e njė kombi. Ata kanė territorin e tyre kompakt, gjuhėn, historinė, lidhjet ekonomike, formimin psiqik, vetėdijen e lartė kombėtare, kulturėn e traditėn e lashtė, si dhe autoktoninė mijėravjeēare nė kėto troje.

Mbėshtetur nė realitetin objektiv aktual dhe nė tė vėrtetėn historike, shqiptarėt e Iliridės aspirojnė pėr barazinė e plotė politiko-juridike tė tyre dhe maqedonėve, pėrmes ngritjes sė shqiptarėve nė nivelin e kombit shtetformues dhe tė gjuhės shqipe nė gjuhė zyrtare shtetėrore – krahas kombit maqedon dhe gjuhės maqedonishte.

Shqiptarėt e Iliridės angazhohen qė republika e sotme e Maqedonisė tė shndėrrohet nė njė shtet federativ i pėrbėrė nga dy republika: republika shqiptare dhe republika maqedonase.

Shqiptarėt e Iliridės synojnė qė shteti i ardhshėm shqiptaro-maqedonas tė emėrohet: Republika Federative e Vardarit (RFV). Republikėn Federative tė Vardarit, si shtet tė njohur ndėrkombėtarisht, do ta pėrbėjnė: Republika e Iliridės dhe Republika e Maqedonisė.

Kryeqyteti i Republikės Federative tė Vardarit do tė jetė Shkupi, i cili njėkohėsisht do tė shpallet kanton i pavarur e neutral, kurse Republika e Iliridės dhe Republika e Maqedonisė do tė kenė kryeqytetet e tyre, por jo Shkupin.

Flamuri i Republikės Federative tė Vardarit do tė jetė njė bashkim i flamurit tė Iliridės dhe flamurit tė Maqedonisė: mbi fushėn e kuqe tė flamurit do tė vendoset shqiponja e zezė dykrenare dhe dielli i verdhė me rreze.

E gjithė veprimtaria politike, ekonomike dhe juridike e brendshme dhe e jashtme e Republikės Federative tė Vardarit do tė rregullohet me Kushtetutėn Federative, e cila do tė hartohet nga ekspertėt e komisionit kushtetues shqiptaro-maqedonas, sipas standardeve eropiane tė federalizmit demokratik.

Federalizimi i Maqedonisė nuk ėshtė shpikur nga njė grusht „ekstremistėsh“ shqiptarė. Kėtė idé e kanė shprehur edhe shumė intelektualė dhe veprimtarė politikė realistė maqedonas qysh nga gjysma e dytė e shekullit XIX dhe deri te gjysma e parė e shekullit XX, sic janė: Petar Manxhukov, Konstantin Kirkov, Goce Dellēev, Jane Sandanski, Dimitar Vllahov,...etj., dhe deri te Vanēo Mihajllov e Mirjana Maleska nė ditėt tona.

Shqiptarėt e Iliridės konsiderojnė se krijimi i Republikės Federative tė Vardarit ėshtė zgjidhja mė e drejtė dhe mė reale nė kushtet dhe rrethanat politike aktuale nė Ballkan dhe nė pėrputhje tė plotė me politikėn europiane e botėrore tė integrimit dhe mosndryshimit tė kufinjve shtetėrorė me dhunė.

Shqiptarėt e Iliridės besojnė thellėsisht se Republika Federative e Vardarit do tė ishte njė faktor i madh stabilizues pėr paqen nė Ballkan, pėr zhvillimin e hovshėm ekonomik tė vendit, si dhe pėr anėtarėsimin mė tė shpejtė tė tij nė Bashkimin Europian dhe nė NATO.

Shqiptarėt e Iliridės konsiderojnė se Republika Federative e Vardarit nuk ėshtė iluzion, por njė mundėsi reale qė mund tė arrihet pėrmes vullnetit tė lirė tė popullit shqiptar dhe popullit maqedonas – me anė tė dialogut konstruktiv demokratik.

Republika Federative e Vardarit jo vetėm qė do tė qetėsonte Ballkanin dhe Europėn, por nė rradhė tė parė do t’i qetėsonte, do t’i pajtonte, dhe do t’i miqėsonte pėrgjithmonė shqiptarėt dhe maqedonėt. Tė dy popujt do tė bėheshin mė tė fortė, mė tė pasur dhe mė tė civilizuar. Ata do tė ishin shembėll frymėzimi bashkėjetese paqėsore pėr tė gjithė popujt e botės.

Shqiptarėt e Iliridės shprehin bindjen se Republika Federative e Vardarit ėshtė e mundur dhe duhet tė arrihet e tė formohet jo pėrmes luftės, dhe jo pas luftės, por pikėrisht para luftės, pėrmes paqes e dialogut demokratik dhe pas marrėveshjes konstruktive nė mes tė pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve dhe tė maqedonėve.

Argumentet e shqiptarėve tė Iliridės pėr krijimin e Republikės Federative tė Vardarit janė: Vullneti i lirė pėr vetėvendosje i shqiptarėve dhe i maqedonėve, e vėrteta historike dhe realiteti aktual objektiv, dėshira demokratike pėr bashkėjetesė e shqiptarėve dhe e maqedonėve nė njė shtet tė pėrbashkėt federativ, si dhe dėshira e tyre qė tė jetojnė nė paqė, drejtėsi dhe barazi kombėtare e njerėzore me njėri-tjetrin.

Shqiptarėt e Iliridės synojnė dhe besojnė nė mundėsinė e krijimit tė Republikės Federative tė Vardarit, prandaj do tė angazhohen me tė gjitha forcat e tyre njerėzore, politike e shpirtėrore pėr sensibilizimin dhe sqarimin e tė dy popujve tanė se Republika Federative e Vardarit ėshtė e vetmja zgjidhje politiko-juridike qė ēon drejtė paqes, drejtė zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik tė tė dy popujve tanė.

Shqiptarėt e Iliridės nuk do tė heqin dorė kurrė nga pėrcaktimi i tyre politik, demokratik e kombėtar pėr formimin e Republikės Federative tė Vardarit. Nė realizimin e bindjeve tė tyre politike, ata llogarisin nė pėrkrahjen e gjithė kombit shqiptar, nė pėrkrahjen e popullit maqedonas, si dhe nė ndihmėn kėshillėdhėnėse e inkurajuese tė qeverive demokratike tė Europės, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Shqiptarėt e Iliridės konsiderojnė se njė popull qė i mohon popullit tjetėr lirinė, as vetė nuk ėshtė i lirė. Ai popull qė robėron e sundon popullin tjetėr edhe vetė ėshtė i robėruar dhe i sunduar. E drejta pėr liri, demokraci, pavarėsi, barazi, drejtėsi dhe mirėqenie ekonomike, ėshtė e drejtė natyrore dhe njerėzore e patjetėrsueshme e ēdo populli. Nga kjo e drejtė universale shqiptarėt e Iliridės nuk do tė heqin dorė asnjėherė, deri nė realizimin e plotė tė saj.

Shqiptarėt e Iliridės konfirmojnė se ardhmėria e vetme e Republikės sė sotme tė Maqedonisė (IRJM) ėshtė krijimi nga ajo e Republikės Federative tė Vardarit (RFV). Tė gjitha opcionet tjera politike jo vetėm qė nuk e zgjidhin ēėshtjen politiko-territoriale midis shqiptarėve dhe maqedonėve, por, pėrkundrazi, e ashpėrsojnė mė shumė situatėn dhe i acarojnė mė tej marrėdhėniet ndėretnike. Republika Federative e Vardarit ėshtė e vetmja alternativė paqėsore qė ēon drejt paqes sė qėndrueshme, kurse tė gjitha rrugėt tjera „tė zgjidhjes“ sė pėrkohėshme ēojnė drejtė luftės sė pashmangshme, nė tė ardhmen, midis shqiptarėve dhe maqedonėve.

Shqiptarėt e Iliridės kanė bindjen se ata dhe maqedonėt i kanė miqtė dhe armiqtė e pėrbashkėt rajonalė e ndėrkombėtarė. Shqiptarėt dhe maqedonėt janė aleatė natyrorė dhe strategjikė tė njėri-tjetrit. Republika Federative e Vardarit do ta forconte dhe do ta pėrjetėsonte miqėsinė dhe aleancėn natyrore e strategjike tė shqiptarėve dhe maqedonėve dhe do tė hapte horizonte tė reja drejtė ardhmėrisė paqėsore tė tė dy popujve.

SUEDI - Tetor 2002