Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Skllavi dhe liria

      

   

Malmo (Suedi), 
27 gusht 2002
Shefki Ollomani

Nga mėsimet e ligjeve tė shkencave natyrore dhe shoqėrore na ėshtė e njohur se cdo gjė nė natyrė dhe nė shoqėri ėshtė nė lėvizje, nė zhvillim e nė transformim tė pėrhershėm dhe tė pandalshėm. Asgjė nuk qėndron statike, asgjė nuk ėshtė absolute, asgjė nuk ka ideale e tė pėrkryer, asgjė nuk ėshtė e pėrhershme, ndaj, as statuskuoja e pushtimit dhe e robėrisė sllaviste mbi trojet tona tė copėtuara.

Ėshtė ligj dialektik dhe e drejtė legjitime e cdo populli tė pushtuar dhe tė robėruar qė tė luftojė me armė nė dorė pėr liri dhe pavarėsi kombėtare. Gjatė gjithė historisė sė njerėzimit, popujt e robėruar dhe tė shtypur kanė luftuar kundėr agresorėve dhe armiqve pushtuesė. Dhe sot, tė gjithė popujt dhe kombet qė janė tė lirė dhe tė pavarur, kanė kaluar pėrmes luftėrave nacionalclirimtare.

Shekullin e kaluar shqiptarėt nėn ish-Jugosllavi ishin skllevėr klasikė, kurse nė kėtė shekull ata janė nė rrezik qė tė shndėrrohen nė skllevėr modernė!

Ekzistojnė tri kategori tė skllevėrve: skllevėr revolucionarė, skllevėr tė pandėrgjegjshėm dhe skllevėr tė bindur.

Skllavi qė e ndien gjendjen e tij prej skllavi dhe lufton kundėr saj me tė gjitha forcat dhe mjetet pėr tu cliruar – ėshtė skllav revolucionar.

Skllavi qė nuk e ndien skllavėrinė e tij dhe hiqet zvarrė nė heshtje, pakundėrshtuar dhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme nė jetėn e tij prej skllavi – ėshtė skllav i pandėrgjegjshėm.

Skllavi, tė cilit i kullojnė jargėt nga goja, kur, i vetėknaqur, pėrshkruan bukuritė e jetės prej skllavi dhe flet me entusiazėm pėr zotėrinė e tij – ėshtė skllav i bindur.

Dhe, meqenėse shumica e shqiptarėve janė skllevėr revolucionarė (tė ndėrgjegjshėm), njė pjesė e konsiderueshme e tyre janė skllevėr tė pandėrgjegjshėm, tė cilėt me kohėn do tė ndėrgjegjėsohen, kurse njė numėr tejet i vogėl i tyre janė skllevėr tė bindur (shėrbėtorė tė armiqve),- atėherė ne kemi besim tė patundur nė fitoren tonė, nė shembjen e skllavėrisė dhe nė triumfin e clirimit dhe bashkimit kombėtar.

Ky nuk ėshtė konkluzioni ynė romantik e as aventuresk, por ėshtė konkluzioni i zhvillimit tė ngjarjeve, i rrjedhės sė historisė njerėzore. Ėshtė konkluzioni i ligjeve tė luftėrave nacionalclirimtare dhe historisė sonė tė lashtė iliro-shqiptare.

Ne nuk duhet tė fitojmė premtimin e lirisė, lirinė nė letėr dhe as lirinė e termineve politiko-juridike. Ne duhet tė fitojmė lirinė dhe pavarėsinė e vėrtetė kombėtare.

Kombi shqiptar i ka gjashtė Shqipėri: 1.Shqipėria nė Shqipėri, 2.Shqipėria nė Kosovė, 3.Shqipėria nė Iliridė (Maqedoni), 4.Shqipėria nė Camėri (Greqi), 5.Shqipėria nė Kosovėn Lindore (Serbi) dhe 6.Shqipėria nė Malėsinė e Madhe (Mal i Zi). Ekzistimi i shumė Shqipėrive nuk ėshtė pasuri, por njė tragjedi e madhe kombėtare.

Shqiptarėt nuk do tė lejojnė, as edhe me cmimin e jetės dhe tė gjakut tė tyre, qė mbi ta dhe Atdheun e tyre tė shtresohet mė tej pluhuri i shekujve tė robėrisė sllavomadhe. Ata nuk do tė lejonė qė tė pllakosė heshtja dhe harresa mbi tė vėrtetėn historike dhe mbi realitetin e sotėm objektiv tė trojeve etnike shqiptare. Ideali i lirisė dhe i bashkimit kombėtar tė shqiptarėve mund tė shuhet vetėm pas shuarjes sė diellit.