Maqedonia ... "Oaza" e absurdeve

    


Qani Nuhiu,Tetovė
(analist politik) 

Maqedonia…“OAZA” E ABSURDEVE 

Helmimi i nxėnėsve shqiptarė nėpėr shkollat e mesme tė Kumanovės vazhdon,ndėrkaq shkaku dhe porositėsi mbeten akoma “tė panjohur”.Qeveria ėshtė duke e pėrgatitur “Planin aksional” pėr zbatimin e Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit.Partia opozitare ultra-nacionaliste maqedonase (VMRO-DPME) ka marrė vendim pėr “ngrirjen e nėnshkrimit” dhe “pezullimin e ēdo aktiviteti nė implementimin e Marrėveshjes Kornizė” dhe se pėr kėtė parti kjo Marrėvėshje “ėshtė punė e kryer”.Faktori ndėrkombėtar kėrcėnohet me “izolim total” tė VMRO-DPMNE-sė.Kėto janė ngjarjet politikė qė e karakterizojnė atmosferėn politike kėtij fundviti nė “Oazėn”e dikurshme tė paqės,nocion ky i lansuar nė fillim tė viteve tė nėntėdhjėta nga ish kryetari i Republikės sė Maqedonisė Kiro Gligorov,nocion ky qė mė tepėr shėrbente si floskulė ideologjike me qėllime propagandistike se si pėrshkrim i realitetit.Dhe si pėr ironi “Oaza” e dikurshme “e paqės” sot noton nė ujėrat e rrezikshmėrisė sė lartė dhe me “produktivitet tė lartė” tė jostabilitetit politik,ekonomik e ligjor.Noton nė ujrat e kriminalitetit,papunėsisė dhe pasigurisė sė njėrzėve.Jeton nė atmosferė tė kapluar nga paqartėsitė dhe frustrimet.Nė kėtė ”Oazė” nė vend tė progresit dominon njė politikė pa asnjė fije etike,tėrėsisht e dehumanizuar dhe e despiritualizuar e cila e ka kontaminuar (helmuar) jo vetėm vetėveten,por edhe fėmijėt shqiptarė nėpėr shkolla.Shkurt,politikė e cila e ka helmuar tė tashmen,por edhe ardhmėrinė (fėmijėt).
Maqedonia ėshtė peng i paqartėsive tė pėrmasave:
-Ndėrkombėtare,me mospėrcaktimet e qarta pėr integrimet euro-perėndimore dhe pranimin (zbatimin) e standardeve demokratike.Duke lėnė hapsirė pėr frustrimet politike,kurse gatishmėria pėr reforma ėshtė vetėm deklarative;
-Brendashtetėrore,ēdokund vėrehet pasiguria e qytetarėve dhe pronės sė tyre(tė ndjehesh i sigurtė nė kėtė kohė dhe kėtė vend nėnkupton privelegj tė madh).Vendin e ka kapluar kriza morale,joserioziteti i partive politike,elitat e korruptuara politike kanė ndikim nė kualitetitn e jetės sė qytetarėve mė shumė se kushdo tjetėr,elitat e dyshimta ekonomike akoma mė shumė pasurohen dhe papunėsia akoma mė shumė shtohet.Pra njė vend ku normalja ėshtė bėrė jonormale dhe anasjelltas dhe nė tė cilin ėshtė “turp” dhe mėkatė tė jeshė i ndėrshėm,pasi intrigat konsiderohen si mėnyrė e arritjes sė suksesit,kurse vjedhjet si aftėsi.Pra kėtu gjithēka tė pėrkujton se nė ēdo sferė ėshtė bėrė standardizimi i absurdit.

Fati i marrėvėshjes sė Ohrit?
Qeveria e koaliciont tashmė ka paralajmėruar se kėtyre ditėve do ta pėrpilojė “Planin aksional” pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit e njėkohėsisht edhe hartimin e Planit finansiar pėr realizimin e obligimeve qė dalin nga kjo Marrėveshje. Ndėrkaq nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė partneritetit social me Lidhjen e Sindikatave tė Maqedonisė priten efekte konkrete.
Edhepse tė gjithė pajtohen se moszbatimi i Marrėvėshjes sė Ohrit do tė ishte barazi me katastrofė askush nuk mund tė garantojė pėr fatin e saj.


Sinjale mjaft brengosėse
Krahas pėrpjekjeve tė cilat bėhen pėr tė filluar punėt nga e mbara,ndodhin edhe ngjarje dhe ekscese politike tė cilat janė mesazh mjaft i keq pikėrisht pėr ardhmėrinė e kėtij shteti.Paraqiten disa momente tė cilat e mjegullojnė perspektivėn e paqės:
1.Gjykuar sipas sjelljeve tė fundit tė politikanėve maqedonas tė cilėt gjatė tentimit pėr pėrdorim zyrtar tė gjuhės shqipe nė institucionet shtetėrore demonstrojnė mosdurim patologjik,si nė rastin e inaugurimit tė misionit tė ri tė NATO-sė nė Maqedoni “Harmonia aleate” gjatė tė cilit pati pėrkthim edhe nė gjuhėn shqipe e qė kjo ishte shkak i lėshimit tė ceremonialit nga ana e Kryetarit tė shtetit Boris Trajkovski (i cili falė votave tė falsifikuara tė shqiptarėve) u “zgjodh” president i shtetit dhe tė Ministres sė Punėve tė jashtėme Ilinka Mitreva (partia e sė cilės vazhdimisht mundohet ta na bindė se fuqishėm ėshtė pėrcaktuar pėr zbatimin e Marrėvėshjės Kornizė sė Ohrit).Nuk ka dyshim se ky ėshtė njė incident i rėndė diplomatik,por kjo pėr fat tė keq nuk pėrfundoi kėtu,sepse reprizim tė kėtyre sjelljeve kemi edhe gjatė pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė komisionet parlamentare tė cilat drejtohen nga shqiptarėt (Komisioni pėr ekonomi-Adnan Jashari dhe Komisioni pėr politikė tė jashtme-Teuta Arifi) dhe lėshimi demonstrativ i mbledhjeve nga deputetėt maqedonas;
2.Pėrēarja politike nė korpusin etnik maqedonas lidhur me zbatimin e Marrėvėshjes sė Ohrit dhe sjellja agresive politike VMRO-DPMNE-sė me “ngrirjen e nėnshkrimit” dhe “pezullimi i ēdo aktiviteti nė implementimin e Marrėveshjes Kornizė” si dhe paralajmėrimi “i protestave masive” me kėrcėnimet se “VMRO-DPMNE nuk mund t,i kontrollojė emocionet e simpatizuesėve tė vet” pasi qeveria “komunisto-balliste udhėheq politikė totalitariste” (VMRO-DPMNE),duke protestuar kėshtu pėr shkak tė burgosjes sė anėtarėve tė saj,duke e lidhur direkt pėrkrahjen e Marrėveshjes sė Ohrit me ndaljen e burgosjeve tė ish funksionarėve nga qeveria e kaluar tė akuzuar pėr korrupsion;
3.Helmimi “misterioz” i nxėnėsve shqiptarė nėpėr shkollat e mesme tė Kumanovės,nga tė cilat deri mė tani kanė pėsuar 215 nxėnės me keqėsim tė sėrishėm tė gjendjes shėndėtėsore tė tyrė tė cilat fatkeqėsisht edhe pas ardhjes sė ekspertėvė tė Organizatės Shėndėtėsore Botėrore akoma mbeten misterioze e qė shkaktuan ndėrprerjen e mėsimit nėpėr kėto shkolla; 4.Lėnia pezull e ēėshtjes sė legalizimit tė UT-sė; etj.
Tė gjitha kėto fakte flasin se kėtė shtet vėshtirė se e pret ndonjė pėrspektivė e mirė pasi edhe sinjalet janė mjaft brengosėse. 

Qėndrimi i partive mė tė mėdha opozitare
Kohėve tė fundit ėshtė vėrejtur njė qėndrim tejet destabilizues i VMRO-DPMNE-sė pėr shkaqe tė ndryshme dhe duke vepruar nė mėnyra tė ndryshme.Sė pari duke e kundėrshtuar hyrjen e BDI-sė nė Qeveri,paraqitjen e kryetarit tė BDI-sė nė Parlament,burgosjen e anėtarėve tė VMRO-DPMNE-sė nga qeveria tė akuzuar pėr korrupsion duke e lidhur me “ngrirjen e nėnshkrimit nė Marrėveshjen Kornizė” dhe “pezullimin e pėrkrahjes nė Marrėvėshjen e Ohrit”.Pėr njė sjelljė tė kėtillė kjo parti nga faktori ndėrkombėtar ėshtė kėrcėnuar me “izolim total”.
Edhe partia shqiptare nė opozitė (PDSH) ka akuzuar partinė tjetėr shqiptare tė koalicinot qeveritar (BDI) pėr shkak se sipas kėsaj partie “veprimi qeveritar i BDI-sė ėshtė shumė pėrulės dhe i dėmshėm pėr shqiptarėt,madje edhe katastrofal” e cila “ēėshtjen shqiptare e ēon nė drejtim tė pakthyeshėm” (Menduh Thaēi) por duke mos ofruar ndonjė argument konkret pėr kėto akuza politike.

Ēka nėnkuptohet me euro-integrimet? 
Elitat politike maqedonase mė sė pari duhet t’i qartėsojnė pozicionet e tyre ndaj proceseve integruese globaliste,pasi nga sjellja e tyre duket se ata nuk e kanė tė pastruar dilemėn se ēka nėnkuptojnė me Evropėn dhe ēka realisht paraqet ajo:
1.Vetėm burim parashė,jetese tė mirė,privelegjesh dhe donacionesh?
2.Kritere,standarde,profesionalizėm,pėrgjegjėsi,tėrėsi obligimesh,mėnyrė tė sjelljes dhe krahas tyre edhe privelegje? apo 
3.Ambicje reale,tė mundėshme dhe tė arritshme ose pėr mentalitetin dhe rrethanat tona utopi e parealizueshme?
Duhet kuptuar se organizmat perėndimor (SHBA,NATO,EU etj.) nuk janė vetėm sisteme vlerash,por edhe psikologji dhe integrimi evro-perėndimor nuk ėshtė thjesht vetėm ndryshim i sistemit dhe i mėnyrės sė jetesės,por edhe mėnyrė e tė menduarit dhe tė vepruarit.


Pėrgjegjėsia nė drejtimin e proceseve politike 
Pėrderisa politika maqedonase nuk do t’i pastrojė kėto paqartėsi tė cilat e shtėrngojnė kėtė shtet me tendencė qė ta ngulfatin sintagma “Oaza e paqės” do tė ngelė vetėm kategori propagandistike,e deri atėherė kėtij shteti me plot “meritė” i takon titulli “Oazė e mosmarrėveshjeve dhe e moszgjidhjes sė problemeve”.Por vallė se a do tė vijė deri te ky trasim i proceseve progresive mvaret prej faktit se se si elita politike dhe shtetėrore do ti drejtojė proceset tė cilat kėrkojnė vendime tė drejta dhe tė fuqishme nė situata tė rėnda duke mos qenė peng i shablloneve tė tė menduarit nėn nivelin e ēdo logjike normale dhe me paragjykime nacionaliste.
Maqedonia me potezat dekadent rrezikon proceset politike dhe perspektivėn ekonomike me mosinvestimet perėndimore pasi kapitali kėrkon siguri ligjore ,stabilitet tregu dhe siguri politike.Aktualisht kemi njė kriminalizim tė pėrgjithshėm tė politikės.Prandaj floskula “Oaza e paqės” shpejt u “transferua” nė ”Oazė” tė absurdeve. 
Nė pėrgjithėsi ky vit ishte vit i kontradiktave tė elitave politike,vit i zgjedhjeve parlamentare (i “etheve politike”).Ndėrkaq fundviti karakterizohet me dy paralajmėrime dhe vendime politike tashmė tė marrura.Dy vendime mjaft kundėrthenese nė mes veti pėr tė njejtėn ēėshtje (Bllokimi i pėrkrahjes pėr Marrėvėshjen e Ohrit nga VMRO-DPMNE dhe “Plani aksional” pėr realizimin e saj i paralajmėruar nga Qeveria) e qė do tė kėnė ndikim nė rrjedhėn e proceseve politike nė tė ardhmen,tė cilat mund tė marrin kahje krejtėsisht destabilizuese dhe kėtij vendi t’ia shtojnė edhe mė tepėr telashet edhe pėrkundėr faktit se nga bashkėsia ndėrkombėtare ky vit ėshtė vlerėsuar si “vit i suksesshėm”.