Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Paternalizmi naacionalist

         

Maqedonia pėr nga kategorizimi sipas nivelit tė proceseve tė proceseve politiko-shoqėrore bėn pjesė nė grupin e "demokracive tė reja".Nocion ky qė filloi tė pėrdoret pėr ish shtetet me sisteme njėpartiake tė Evropės sė Mesme,Lindore dhe Juglindore, tė cilat nė fillim tė viteve 80-ta dhe 90-ta kaluan nėpėrmjet procedures sė zgjedhjeve shumėpartiake (megjithkėtė demokracia perseri nuk u stabilizua).Nė shikim tė parė egzistojnė elementet e procedurės demokratike, por mungon liberalizimi i institucioneve shtetėrore dhe qytetare qė e mbrojnė demokracinė dhe e garantojnė atė, dhe pluralizmi politik ėshtė i nivelit populist.Prandaj konstatimi se nė Maqedoni nė rradhė tė parė bėhet fjalė pėr njė tip tė "demokracisė" apo regjim, qė vetem deklarativisht ėshtė pėrcaktuar pėr demokracinė, por akoma nuk e ka ndėrtuar shoqėrinė dhe shtetin demokratik ėshtė plotėsisht i drejtė.Kjo ėshtė e rėndesishme sepse kishim dhe kemi tė bėjmė me ridefinimin e sovranitetit dhe tė shtetformėsisė sė shqiptarėve,maqedonasve dhe tė disa popujve tjerė nė Ballkan dhe ndėrtimin e identiteteve tė tyre shtetėrore e nė rastin e maqedonasve jo vetem shtetėror,por edhe kombėtar.Esencialisht tejet negative ėshtė keqpėrdorimi politik i paternalizmit dhe lojalitetit ndaj shtetit nga ana e maqedonasve.
Keqpėrdorimi i paternalizmit prej elitave politike maqedonase nė Maqedoni dhe mė gjėrė nė regjion konkretisht ka tė bėjė me atė kur shteti e mohon esencėn e barabarsisė njerėzore (individuale) dhe kombėtare (kolektive) nė shtet nė ndarjen e obligimeve,tė drejtave dhe privelegjeve .Ky lloj paternalizmi, i cili rrėnjėt i ka nė qasjen nacionaliste tė tipit tė shekullit XIX paraqet rrezikun potencial per proceset progresive e demokratike tek llojet e shumta tė shteteve, e veēanėrisht nė shtetet me pėrbėrje multietnike. Esenca e paternalizmit ėshtė ajo qė shteti apo elita politiko-shtetėrore e tij ose mė konkretisht pushteti shtetėror ,nganjėhėrė edhe njė etnikum ndaj njė tjetri i jep vetes tė drejtė qė tė "percaktojė" se ēka paraqet pozitiven dhe tė mirėn pėr shtetasit e saj si votues dhe bartes legjitim e natyror tė sovranitetit. Nė rastin konkret shteti maqedonas gjatė tėrė dekadės sė ekzistimit tė tij, mundohet ta pėrcaktojė tek shqiptarėt se ēka duhet tė lexojnė ,si duhet tė edukohen, arsimohen dhe socializohen, si duhet tė votojnė dhe ē'farė koalicionesh tė lidhin gjatė dhe pas zgjedhjeve,sa fėmijė duhet tė kenė, ku mundet tė lėvizin lirisht, si duhet tė veprojnė nė jetė, para cilave preferenca duhet tė mbrohen dhe si duhet tė kategorizohen e trajtohen ata qė janė "lojal" ndaj sistemit (shtetit) dhe ata "qė luftojnė pėr tė drejtat e njeriut" (kupto sipas doktrinės nacionaliste ekstreme maqedonase), e mohojnė luftėn pėr emancipimin e popullit shqiptar nė Maqedoni (nevojė reale shqiptare dhe kėrkesė e kohės).Edhe nė pėrceptimin e konfliktit tė vitit tė kaluar dallimi ėshtė tejet i madh sepse nė rastin e luftės sė zhvilluar tė popullit shqiptar nė Maqedoni, bėhet fjalė pėr luftėn pėr emancipimin e popullit shqiptar qė nė embrionin e saj pėrmban proceset e shumta progresive nė aspektin politik, ekonomik, social, kulturor,tė afirmimit tė traditės (kombėtares) e tė bashkėkohores. Prej kėsaj rrjedh se shteti paternalist maqedonas nė mėnyrė selektive njė pjese tė shtetasve tė vet (shqiptarėt) i trajton si tė mitur dhe tė papjekur politikisht nė emėr tė tė cilėve pastaj mundohet tė vendosė ai vetė ,kupohet shpesh edhe me pjesėmarrjen e njė "mini-shtrese" shqiptare qė gravitojnė tek strumbullari i pushtetit politik (simbolike kjo shumė e dėmshme,retrograde dhe e rrezikshme).
Pra,shkelja e tė drejtave bėhet nė dimensionin individual (si qytetar) dhe atė kolektiv (si shqiptar),gati nė tė gjitha sferat,por i veēojmė mė kryesoret:
-juridik,ēdo ligj i miratuar nėse ka tė bėjė me shqiptarėt nganjėherė nuk respektohet fare e ndonjėherė nė mėnyrė selektive.Kėtė mė sė miri e ilustron mos/zbatimi i Ligjit pėr amnisti pėr ish luftarėt e UĒK-sė,qė sipas deklaratės sė para disa ditėve tė Kryeprokurorit republikan Stavre Xhikov :"Asgjė nuk ėshtė amnistuar,as qė ėshtė tėrhequr ndonjė akuzė"(duke aluduar nė ish luftarėt shqiptar), dhe
-politik,kėrcėnimi pėr mohimin e vullnetit politik tė shqiptarėve nga partite politike maqedonase,qofshin ato nė pushtet apo opozitė,tė gjitha bėjnė gara se kush me tepėr do t,i kundėrshtojė kėrkesat e drejta tė shqiptarėve,kush mė shumė do ta kundėrshtojė Marreveshjen Ohrit dhe pengojė zbatimin praktik tė saj,etj. Ēka do tė bėhej,sikur tė ndodhte qė shtetasit dhe shumica e partive nė parlament tė kishin qėndrimet identike siē preferohet nga partitė nacionaliste maqedonase, lidhur me kriteret pėr interesat dhe dobitė e shtetit tonė tė pėrbashkėt,atėherė nuk do tė kishte nevojė pėr parti opozitare, pėr zgjedhjet dhe parlamentin dhe me kėtė aspak nevojė edhe pėr demokracinė (procedurėn demokratike).Prandaj shteti nuk mundet tė ketė tė drejtė pėr pėrcaktimin e kritereve dhe standardeve se kush ėshtė patriot dhe kush jo, se kush ėshtė "terrorist" dhe kush ėshtė "mbrojtes i lirisė dhe shtetit",aq mė pak nė rastin e Maqedonise ku shteti ėshtė multietnik dhe numerikisht pa dominim tė plotė tė ndonji etnie tė caktuar. 
Prej kėtu edhe rrjedhin tė gjitha sintagmat e tipit: 

Nuk ka liri pėr armiqėt e lirisė! 
Nuk ka tė drejta pėr armiqėt e tė drejtave! 
Nuk ka tė drejta tė njeriut pėr armiqėt e tė drejtave tė njeriut!.


Tė gjithė udhėheqėsit e grupacioneve politike maqedonase duhet ta kuptojnė dhe gjatė fushatės zgjedhore,por edhe nė tė ardhmen tė mos manipulojnė me elektoratin e tyre se bashkėjetesa me shqiptarėt,por edhe me tė tjerėt nė kėtė shtet nuk duhet tė bazohet nė paternalizmin nacionalist dhe pronėsinė e ndonjėrės nga etnikumet shumicė mbi shtetin e pėrbashkėt dhe se patriotizmi nuk paraqet mbrojtjen e shtetit para shtetasve "jopatriot" e "jolojal",por realizimin e plotė tė tė drejtave pėr tė gjithė shtetasit e vet,sepse ndryshe vėshtirė se do tė ketė "patriot" por edhe shtet.


Shkruan:Qani Nuhiu (Autori ėshtė analist politik)