Qeveria e re me avazin e sė vjetrės 

    


Raporti vjetor i Komitetit maqedonas tė Helsinkit pėr vitin 2002 

   


Duke u bazuar nė hapat e parė tė strukturės sė re qeveritare, nė kėtė raport vlerėsohet se partizimi i aparatit shtetėror do tė jetė karakteristikė edhe nė periudhėn e ardhshme. “Shpresojmė se nuk do tė pėrsėriten gabimet e njėjta si nė periudhėn e kaluar. Por, partizimi i filluar i aparatit shtetėror ėshtė njėra nga simptomet qė tregon se ėshtė e mundshme qė pėrsėri tė na ndodh e njėjta situatė. Megjithatė, duhet tė presim se ēka do tė ndodhė nė rregullimin juridik gjatė veprimit praktik tė qeverisė sė re”, thotė kryetarja e Komitetit maqedonas tė Helsinkit, Mirjana Najēevska



Xhelal NEZIRI



Komiteti i Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut, nė raportin e tij vjetor pėr vitin 2002, vlerėson se karakteristikė kryesore e situatės politike globale paraqet dhuna dhe pasiguria e rritur ndėr qytetarėt pėr shkak tė veprimit tė kufizuar tė policisė, pranisė sė grupeve tė armatosura dhe individėve qė veprojnė nė rajone tė caktuara tė vendit, veprimit tė pakontrolluar tė disa pjesėve tė policisė, mosfunksionimit tė organeve gjyqsore, veprave tė pazgjidhura kriminele dhe manipulimeve me marrėdhėniet ndėretnike. Poashtu, si shkak i pasugurisė pėrmendet edhe zvogėlimit tė standardit, papunėsia si dhe zvogėlimi i mbrojtjes sociale. 


Duke u bazuar nė hapat e parė tė strukturės sė re qeveritare, nė kėtė raport vlerėsohet se partizimi i aparatit shtetror do tė jetė karakteristikė edhe nė periudhėn e ardhėshme. 


Gjatė vitit 2002, Komiteti Helsinkit vėmendje tė veēantė i ka kushtuar disa sferave qė janė tė lidhura me promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, nė tė cilat gjatė vitit tė kaluar janė bėrė mė shumė shkelje tė kėtyre tė drejtave. Kėto raste nė raportin vjetor tė Komitetit kanė tė bėjnė me zgjedhjet e fundit parlamentare, lirinė e tė shprehurit dhe mediumet, sistemin juridik dhe gjyqsinė e pavarur, tejkalimet e kompetencave nga ana e policisė, marrėdhėniet ndėretnike, tė zhvendosurit dhe refugjatėt, tregėtinė me njerėz, tė drejtat sociale dhe tė punėtorėve, diskriminimin nė bazė tė gjinisė, persona me nevoja tė posaēme, tė drejtat e pakicave seksuale dhe mbrojtjen e ambientit jetėsor. 


Gjyqėsia ka humbur pavarėsinė dhe profesionalizmin


Komiteti i Helsinkut vlerėson se gjatė vitit tė kaluar ėshtė rritur dhe ka qenė shumė i hapur ndikimi i pushtetit ekzekutiv dhe i partive politike mbi gjykatat dhe prokurorinė publike. Shkalla e parė e ndikimit tė kėtij lloji ėshtė realizuar nėpėrmjet Kėshillit gjyqsor, insititucion i cili ėshtė kompetent pėr selektimin dhe propozimin e gjyqtarėve. Edhe nė rastet kur Kėshilli gjyqsor ka lėshuar ndonjė propozim pa amin tė partive nė pushtet, ai prapėseprapė nuk ka mundur t’i fitojė votat e duhura nė seancėn parlamentare. Duke u nisur nga kjo, nė raportin e Komitetit tė Helsinkit thuhet se sistemi i jurispondencės e ka vazhduar trendin e humbjes sė pavarsisė dhe profesionalitetit gjatė ushtrimit tė funksioneve tė saja. Nė kėtė kontekst pėrmendet rasti i Vullnet Qazimit, i akuzuar pėr sulmin mbi restorantin “Dora”(qė llogaritet si seli alternative e PDSH-sė), dhe Krenar Osmanit, i akuzuar pėr vepra qė kanė tė bėjnė me konfliktin e vitit tė kaluar. Sjelljen e disa akteve tė palogjikshme duke mos pasur arsyetim elementar, ndryshimin dhe adaptimin e aktpadisė gjatė procesit gjyqsor me qėllim qė i padituri tė mbahet sa ėshtė e mundur mė shumė nė paraburgim dhe mbajtja e anės gjatė procesit gjyqsor, Komiteti i Helsinkit i vlerėson si sulm direkt mbi tė drejtėn. 


“Ne kemi reaguar nė tė gjitha kėto raste, e veēanėrisht lidhur me gjykimin e Krenar Osmanit jemi tė involvuar nė mėnyrė direkte deri nė atė shkallė sa lejohet nga ana e palėve dhe sa janė mundėsitė tona. Kėto dy raste i vlerėsojmė si dėshmi evidente pėr mosfunksionimin e joadekuat tė sistemit tė jurispondencės, apo pėr problemet e mėdha qė i kemi nė institucionet gjyqsore si garant kryesor pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut”, thotė pėr “Lobin” kryetarja e Komitetit tė Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut, Mirjana Najēevska. Ajo vlerėson se nė kėto raste janė bėrė gabime tė mėdha materiale dhe procedurale gjatė gjykimit andaj edhe aktgjykimet nuk mbajnė dhe nuk pėrputhen me dėshmitė e paraqitura. 


Ndėrkaq, me ndrimin e dy gjykatėsve pa ndonjė argument tė fuqishėm nga ana e qeverisė sė re, nė raportin vjetor tė Komitetit thuhet se nė kėtė mėnyrė pritet qė Kėshilli gjyqsor tė jetė i afėrt me pushtetin dhe tė veprojė sipas direktivave tė strukturave udhėheqėse tė shtetit. 


Lidhur me kėtė dhe fillimin e partizimit tė aparatit shtetror nga ana e qeverisė aktuale, Najēevska vlerėson se pushtetet mėsojnė si nga gabimet e tė tjerėve poashtu edhe nga tė vetat. “Shpresojmė se nuk do tė pėrsėriten gabimet e njejta si nė pėriudhėn e kaluar. Por, partizimi i filluar i aparatit shtetror ėshtė njėra nga simptomet qė tregon se ėshtė e mundėshmė qė pėrsėi tė na ndodhė e njejta situatė. Megjithatė, duhet tė presim se ēka do tė ndodhė nė rregullimin juridik gjatė veprimit praktik tė qeverisė sė re”, thekson ajo.


Komiteti i Helsinkut vlerėson se nė shumė raste edhe policia ka qenė shkelėse e tė drejtave tė njeriut, duke vepruar kėshu nė funksion tė partive nė pushtet. Nė kėtė rol mė sė shumti janė gjetur njėsitė speciale tė MBP-sė, por vazhdon edhe keqpėrdorimi i detyrės zyrtare dhe sjellja diletante edhe nga ana e forcave tė rregullta policore. Nė kėtė raport akuzohet policia se rrallė herė u ndihmon tė dyshuarėve nė gjetjen e avokatėve, e vėshtirėson kontaktin me avokatin nėse ai ėshtė angazhuar, dhe e vėshtirėson pjesėmarrjen aktive tė avokatit gjatė bisedės informative. Poashtu thuhet se personave tė arrestuar nuk u bėhen kontrollime korrekte mjeksore e as pėrkujdesje adekuate medicinale.


Bashkėsitė etnike joshqiptare ankohen pėr asimilim?! 


Pas relaksimit sipėrfaqėsor tė marrėdhėnieve ndėretnike si rezultat i pėrfundimit tė konfliktit tė armatosur, Komiteti i Helsinkut konstaton njė rritje tė tensioneve qė rezulton me njė paralelizėm tė hapur shtetror, institucional dhe shoqėror, por edhe shndėrrimi i multikulturės nė bikulturė. Nė kėtė mėnyrė vazhdon, thuhet nė raport, vazhdon intenca qė mbrojtja e tė drejtave tė pakicave tė bėhet duke u mbrojtur tė drejtat e shqiptarėve dhe duke lėnė pas dore pozita e bashkėsive tjera etnike(turqėve, romėve dhe vllehėve). Kėto pakica kanė sinjalizuar edhe asimilim tė dhunėshėm nga ana e bashkėsive mė tė mėdha etnike (maqedonasve dhe shqiptarėve). 


Sipas Mirajana Najēevskės, reagimet pėr kėtė fenomen janė shtuar sidomos gjatė procesit tė rregjistrimit, i cili u zbatua gjatė vitit tė kaluar.


“Reagime nga disa bashkėsi etnike pėr atė se ndaj tyre bėhet asmimilim i dhunėshėm ekzistojnė gjatė kohė. Gjatė vajtjes sė regjistrimit kėto reagime morėn hov dhe u rritėn indikacionet se me tė vėrtetė zbatohen kėsoj llojesh tė asimilimit. Regime tė shumta pati nga bashksia etnike rome, muslimanėve maqedonas dhe tė asaj turke, tė cilėt deklarojnė se asimilohen qoftė nga maqedonasit qoftė nga shqiptarėt, varėsisht se kush gjendet ne pozitėn e shumicės nė njė rajon tė caktuar”, thotė Najēevska. Duke u nisur nga kjo, Komiteti i Helsinkit vlerėson se ekziston njė pikėpyetje e madhe se sa do tė jenė valide rezultatet e rregjistrimit. 


“Kjo do tė varet edhe nga ajo se nė ē’farė mėnyre do tė bėhet pėrpunimi i rezultateve dhe a do tė kryqėzohen ato me disa fakte tjera me qėllim qė tė fitohen ato rezultate qė pėrputhen me realitetin. Poashtu, duhet qė tė kihet kujdes gjatė publikimit tė numrave dhe pėrqindjeve precize. Nuk duhet tė pėrdoren numrat si bazė pėr shkaktimin e tensioneve ndėretnike por ato duhet tė pranohen si kornizė nė funksion qė nė ndonjė rast shteti tė intervenojė nė favor tė pakicave”, deklaron Najēevska. 


Ēdo i pesti qytetar nė Maqedoni ėshtė i uritur 


Sa u pėrket tė drejtės pėr punė tė qytetarit, ky Komitet bėn tė ditur se gjatė vitit tė kaluar ėshtė rritur varfėria nė vend, ka rėnė standardi i popullatės, kurse prodhimi industrial karakterizohet me trend negativ. Sipas tė dhėnave qė publikohen nė raport, nė Maqedoni ka tė rregjistruar 308.000 persona si raste sociale, tė cilėt marrin ndihmė mujore nė njė shumė prej 2.500 denarėve. Disa hulumtimeve ēdo i pesti qytetar ėshtė i urritur, ose nuk ka mjete tė mjaftueshme pėr tė mbijetuar, kurse nė varfėri jetojnė 23.3 pėr qind. Papunėsia, sipas Komitetit tė Helsinkit, ka arritur njė numėr maramendės prej 50 pėrqind nga popullata e pėrgjithėshme qė jeton nė Maqedoni. 


“Kjo ėshtė edhe si rezultat i vazhdimsisė nė drejtimin joadekuat me kapacitetet ekonomike, procedurat joligjore gjatė privatizimit, keqpėrdorimi i pushtetit nė funksion tė sigurimit tė profitit personal dhe partiak nga ana e pushtetmbajtėsve tė atėherėshėm, VMRO-DPMNE dhe PDSH”.


Nė kėtė raport vjetor, viti i kaluar karakterizohet edhe me punėsime partiake, largim nga puna dhe avancim pozitash nė bazė principit partiak, gjė qė mė sė shumti ka ardhur nė shprehje nė periudhėn parazgjedhore. “Nė mėnyrė masovike janė thyer procedurat e parapara ligjore pėr punėsim, ku roli i Agjencisė pėr nėpunėsit shtetrorė ėshtė margjinalizuar (si pėr shembull rasti i Sanija Hasiqit, e cila edhe pse nuk i ka plotėsuar kushtet dhe nuk ka kaluar testin e Agjencisė, prapėseprapė ėshtė punėsuar nga ana e ministrit tė atėherėshėm tė drejtėsisė, Ixhet Mehmeti)”.


Burgosja e VMR O vcave tė korruptuar 


Nė muajin nėntor dhe dhjetor tė vitit tė kaluar, qeveria e sapoformuar filloi me ndryshimin e administratės dhe hapi “luftėn” kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Komiteti i Helsinkut nėpėrmjet kėtij raporti i ka pėrshėndetur tė gjitha format pėr funksionimin e sė drejtės dhe sanksionimin e atyre qė thejnė parimet kushtetuese, por kundėrshton mėnyrėn qė me padrejtėsi tė luftohet padrejtėsia. 


“Komiteti i Helsinkut e vlerėson si shumė pozitive aktivitetin e Qeverisė sė re pėr ē’rrenjosjen e korrupsionit, orvatjet pėr tė luftuar kundėr gjithė asaj qė ka tė bėjė me korrupsionin nė pushtetin dhe apartin shtetrorė. Por, atė qė Komiteti i Helsinkit paralamėron ėshtė ajo se ekzistojnė indikacione pėr veprim joadekuat apo pėr aktpadi tė pambėshtetura me dėshmi, gjė qė tė detyron tė dyshosh se a do tė ēohen deri nė fund proceset gjyqsore”, thotė kryetarja e Komitetit maqedonas tė Helsinkit, Mirjana Najēevska. 


“Ne do tė presim qė tė shohim se ēka do tė ndodhė nė pėrgjithėsi me kėtė fushatė tė antikorrupsionit, me qėllim qė tė vėrtetojmė se a do tė mbetet vetėm me tėrė kėtė ngritje tė pluhurit dhe pa rezultate konkrete, apo do ketė procese adekuate gjyqsore qė do tė tregojnė rezultate me ēka do tė dėshmohej se kjo qeveri me tė vėrtetė e lufton korrupsionin”, thekson ajo.


Nė raportin vjetor bėhet i ditur shqetėsimi i kėtij Komiteti lidhur me atė se pushteti i ri ka vazhduar praktikėn e strukturės paraprake, qė duke mos respektuar procedurat pėrkatėse, tė drejtat pėr ankesė, principi i kontradiktės, tė cilat janė pjesė e sė drejtės pėr mbrojtje dhe janė tė patjetėrsueshme nė tė gjitha procedurat e mundshme. (LOBI)