Pėrgjigje Aleksandėr Zhulit, autorit tė shkrimit "Tokat e pushtuara tė njė shteti europian", "Shekulli"- 15 qershor 2003

SHEKULLI - MBROJTĖSE E PROPAGANDĖS ULTRNACIONALISTE GREKE

Nexhat KITA

Ka rreth njė javė qė i kam postuar redaksisė sė gazetės "Shekulli" njė tekst  reagimi, i shtyrė nga ndjenja e njė lexuesi (nga shumė tė tjerė) me tė cilin  kjo gazetė deshte tė manipulonte. Redaksia hesht dhe nuk e boton shkrimin,  ngase nuk i pėlqejnė faktet e paraqitura, me anėn e tė cilave lexuesi do tė  kishte njė pasqyrė thjesht tjetėr nga ajo qė dėshiron autori i tekstit  "Tokat e pushtuara." dhe shija politike e celularėve misteriozė tė  Shekullit. Nė kėtė mėnyrė ajo vazhdon traditėn e lavdishme tė censurimeve e  tė misionit tė vet tė pashpallur.

Sa pėr ilustrim, ditė mė parė nė faqet e kėsaj gazete lexuam njė himn  kushtuar "zotit Zhivkovic" tė Serbisė, me pėrmbajtje shkumbė, kurse njė  tekst kundėrshtimi me argumente graniti, tė cilin nuk e sillte ndėrmend  autori i portretit politik tė shovinistit serb, u botua nė rubrikėn e  letrave tė "lexuesve axhami". Me kėso qėndrimesh, Shekulli cenon parimin  themelor tė lirisė sė shkrimit - tė dėgjojmė edhe mendimet me tė cilat nuk  pajtohemi. Sa pėr tema propagandistike tė tipit tė "Tokave." e tė "Zotėri  Zhivkovicit" Shekulli le tė vazhdojė tė shkruajė, por le tė jetė i sugurtė  se nė ekspansionin jashta kufirit shtetėror tė Shqipėrisė suksesin  indoktrinues e ka tė papėrfillshėm. Tė kthehemi te thelbi i reagimit.

Nuk mė kujtohen detajet e shkrimit tė pėrfolur "Studente shqiptare nė Qipron  Veriore" tė studentes Juliana Osmeni, por mbaj mend pėrshtypjen qė kam nga  ai. Ishte njė artikull i tipit udhėrrėfyes, me ide kryesore se njė e re  shqiptare ishte e kėnaqur me jetėn nė studime dhe se i pėlqente qyteti nė  Qipron Veriore, ku ishte ambientuar. Nė kishte ndonjė nėntekst politik  artikulli me siguri se do mė kishte lėnė ndonjė pėrshtypje mė tė detajuar.  Shkrimi u botua nga fundi i muajit mars(?) dhe kohė mė parė, kur po  mbaheshin negociatat pėr ardhmėrinė e Qipros nė Hagė, unė i dėrgova gazetės  Shekulli njė artikull-skicė, ku pėrshkruajta me pak fjalė pėrmbajtjen e  tekstit pėrfundimtar tė Marrėveshjes sė propozuar pėr Qipron, me njė  vėshtrim tė shkurtėr se si lindi kriza ndėrmjet dy etnive (turke dhe greke).  Gazeta manovroi ca me kohėn (e marr me mend se nuk ėshtė pėlqyer gjykimi im  pėr shkaqet dhe efektin e ndėrhyrjes ushtarake tė Turqisė) dhe pas dy- tri  ditėsh shkrimi im nuk ishte mė aktual, ngase negociatat qipriote pėrfunduan  tė pasuksesshme, ashtu siē po parashikohej. Njė javė pas, pėrafėrsisht, doli  i botuar artikulli "Studente shqiptare nė Qipron Veriore"- Juliana Osmeni. E  lexova shkrimin nga kureshtja se mos gjeja ndonjė informacion se si u prit  ndėrprerja e negociatave nga popullata turke e ishullit, ngaqė nė ēastin  aktual, siē gjykohej, ishin ata qė dilnin humbės nga moslėshimi pe i  pėrfaqėsuesve tė tyre nė bisedime dhe kohė mė parė protestonin kundėr  udhėheqėsit tė tyre Rauf Denktash. Autorja, Juliana, nuk merrej fare me kėtė  temė, por fliste pėr pėrshtypjet e veta pozitive nga tė qenurit studente nė pjesėn turke tė Qipros.

Tashti, gati dy muaj e sa pas, lexoj njė reagim tendencioz, me pėrmbajtje tė  pastėr propagandistike, drejtuar formalisht si reagim kundėr artikullit tė  J. Osmenit. Nė tė, reaguesi ia zė pėr tė madhe asaj se pėrse nuk paskėsh  shkruar pėr Qipron ashtu si do t“ia kishte dashur shpirti autorit tė tekstit  tė reagimit dhe "zbulon" si njė lloj faji te studentja, sikur tė na ishte  kjo shkaktare qė Qiproja na qenka e ndarė. Nuk ka asgjė tė keqe kur njeriu flet pėr tragjedi njerėzore i shtyrė nga ndjenja e keqardhjes. Mirėpo, ngase  nuk bėhet fjalė pėr njė fatkeqėsi natyrore, por pėr njė konflikt qė u  shkaktua nga mentalitetet e atyre qė ua shtruan shtratin fatkeqėsive me  paramendim e me pretendime qė nuk kishin fare tė bėnin me shtytjen e  mbrojtjes sė lirisė e tė pavarėsisė sė rrezikuar, atėherė kur merr e shkruan  dikush mbi kėtė problem, duhet tė bėjė ēmos pėr tė ruajtur sensin e  objektivitetit, ngase pėrndryshe nis e lundron sipas rrymave propagandistike  qė e marrin pėrpara. Nė rastin tonė, A.Zhuli i pushtuar nga njėtrajtshmėria  e paraqitjes sė konfliktit qipriot, me gjithė vėshtirėsitė qė ka me gjuhėn e  tij tė pushtuar shqipe dhe me drejtshkrimin e saj, nis e na shpjegon  problemin qipriot, sikur tė kishte ndodhur nė njė tė kaluar tė mjegulluar  historike.

Fakti kryesor dhe i parė tė cilin autori i reagimit duhej ta dinte ėshtė se  burimi i konfliktit nuk ishin "konspiracionet neokolonialiste", por  rrethanat jetėsore, shoqėrore dhe politike qė u krijuan pėr turqit e Qipros pas pavarėsimit tė saj dhe rreziku imediat  i anektimit tė Qipros nga ana e Greqisė sė atėhershme. Intervenimi ushtarak  i Turqisė nuk erdhi si ndonjė reagim ēasti ushtarak, pėr t“i bėrė qejfin  Anglisė. Ishte njė hap i rrezikshėm, por edhe i pashmangshėm, i analizuar  mirė sa iu pėrket rrjedhimeve politike dhe tė sigurisė nė rrafshin regjional  dhe ndėrkombėtar. Kėto fakte nuk mundėn t“i mohonin as miqtė mė tė verbėr tė  grekėve.

Tė rikujtojmė se njėri nga (tri) shtetet garantuese tė pavarėsisė sė Qipros  ishte edhe Turqia, e cila pėr tė amortizuar (jo pėr tė shmangur) hegjemoninė  e palės greke tė Qipros mbi popullatėn turke nė ishull, arriti qė nė  dokumentin themelor ligjor tė shtetit tė ri tė Qipros tė siguronte tė  drejtėn e koncensusit, ose tė vetos, pėr etninė turke tė Qipros. Źshtė  shumė lehtė tė lartėsosh palėn greke se na paskėsh luftuar pėr pavarėsi e  liri dhe na paskėsh qenė nė radhėt e para kundėr nazifashizmit, por duhet tė  dihet se pala greke kėtė liri e keqpėrdori dhe mori ta gėzonte si tė drejtė  pėrjashtimisht pėr vete, madje edhe pėr tė kėrcėnuar ekzistimin e etnisė  turke. Nuk kaloi shumė kohė pas pavarėsisė sė Qipros dhe ata qė na patėn  luftuar kundėr nazifashizmimt, tashti me motive ultrashoviniste nisėn tė  organizonin banda kriminelėsh e vrastarėsh, tė dalė gjoja jashtė kontrolli  tė shtetit tė Makariosit pėr tė masakruar popullatėn turke tė Qipros. Ėshtė  ēudi se si nuk ndėrmorėn asnjėherė forcat e rregullta tė Qipros ndonjė  veprim kundėr atyre "jashta kontrollit" brenda gjithė asaj kohe. Bėhej fjalė  pėr vrasje nė masė tė popullatės civile turke dhe pėr rrėnime fshatrash tė  kėsaj etnie.Varroshat, ose varrezat masive, tė zbuluara pas vitit 1974 ishin  njė fakt. Pėr kėto krime nuk heshti as gazeta "Politika" e Beogradit, pasi  ndėrhynė forcat shtetėrore turke mė 1974.

Nė planin politik, nė Qipro mė vitin 1963 u suprimua e drejta e vetos e  etnisė turke. Qė nga kjo kohė turqive tė ishullit u merret edhe e drejta e  votimit dhe nuk ka mė pėrfaqėsues turq nė qeverinė qipriote. Grekėt qipriotė nuk kėnaqen me kaq. Mė 1974 junta ushtarake mėnjanon priftin  Makarios dhe e merr pushtetin nė duart e veta. Gjithė kjo po bėhet me  bekimin e Athinės sė atėhershme. Tashti mė planet pėr aneksimin e Qipros,  ose, sic thuhej, bashkangjitja e saj me Greqinė, bėhen tė vetėkuptueshme.  Lojėrat e rrezikshme greke arrijnė kulminacionin dhe "Aeroplanmbajtėsja e  Mesdheut" rrezikohet t“i kalojė shtetit tė Greqisė. A nuk mund tė  paramendonin lakmitarėt grekė nga perspektiva e atėhershme se nė ēfarė  ujėrash tė rrezikshme nisėn tė lundronin!

Kupa u mbush. Mė qershor tė vitit 1974 ndėrhynė forcat ushtarake tė Turqisė  dhe me njė tė goditur vranė dy zogj. Ia shterėn Greqisė lakminė pėr ta bėrė  tė veten Qipron dhe, ēka ėshtė edhe mė me rėndėsi, e mbrojtėn popullatėn  turke nga persekutimet dhe krimet greke. Qė nga viti 1974 turqit marrin  frymė lirisht nė atė vend tė quajtur Qipro.

Źshtė e vėrtetė qė Turqia cenoi sovranitetin e njė shteti tė pavarur, mirėpo  ajo ishte edhe garantuese e sovranitetit tė Qipros sipas parimeve tė  marrėveshjes tripalėshe dhe parimi i respektimit tė vetos u shpėrfill me  arrogancė nga ana e Makariosit dhe e atyre qė e ndiqnin. Tė mos harrojmė  se, sic u tha mė sipėr, aventurierėt hegjemonistė grekė, brenda e jashta  shtetit tė Qipros sė atėhershme, ishin nė udhė e sipėr qė t“ia  testamentonin dikujt tjetėr pavarėsinė. Pėrveē kėsaj, njė gjė duhet tė dimė.  Nuk ka parime totale e tė shenjta. Mbi parimin e sovranitetit tė shtetit  qėndron parimi i vetėm i shenjtė - e drejta universale e popujve pėr jetė  dhe kur rrezikohet ky, parimet tjera humbin kuptimimn e tyre dhe shndėrrohen  nė parime qė stimulojnė dhe, nė mėnyrė tė zhdrejtė, pėrmes tyre mbėshtetet  krimi mbi popujt e pambrojtur. Ja pėrse intervenoi Turqia.

Vijmė te pasojat e intervenimit ushtarak tė Turqisė. Akuzat kundėr veprimeve  tė inkriminuara tė ushtrisė turke nuk ishin krejtėsisht tė shpifura, qė do  tė thotė se pėr mjaft raste ishin me vend. Kjo ėshtė njė dukuri pėr  keqardhje tė sinqertė. Pas kėsaj ndėrhyrjeje ushtarake, nė ishull nisi  rrėmuja e dyndjes sė popullatės nė drejtime tė kundėrta: veri - jug dhe  anasjelltas. E keqja e kėsaj dyndjeje u manipulua dhe nisi tė bėhet objekt  shkrimesh e trajtimesh tė ndryshme. Spekulimet me paramendim mbi kėtė  fatkeqėsi ishin (dhe janė) ana mė e shėmtuar. Nė shtypin progrek pėr  lėvizjen e popullatės turke pėrdorej fjala dyndje pėr t“u bashkuar (turqit),  kurse pėr lėvizjet e popullatės greke pėrdorej fjala tė dėbuar nga turqit.  Tė dėbuar nė realitet ishin turqit e pjesės jugore tė ishullit, kurse  grekėrit u larguan mė shumė pėr shkak se pjesėtarė tė familjeve tė tyre  ishin pjesėmarrės nė krimet mbi popullatėn turke. Dhe ishin ata qė iknin nga  veriu i ishullit qė tė shpėtojnė nga dora e drejtėsisė dhe e hakmarrjes dhe  afėr mendsh qė iknin sė bashku me familjet e veta. Nė kėtė panik tė  shkaktuar shumė grekė ikėn nga frika e hakmarrjes pėr fajet e krimet qė  kishin bėrė tė tjerėt, ai grupi i tė pafajshėmve, qė do tė mund tė pėsonte  pėr shkak tė akteve kriminale e vrastare tė bashkėmendimtarėve tė vet. Pati  ndoshta qė pėsuan si ai druri i njomė ndėrmjet drunjve tė thatė nė zjarr.  Kėso fatkeqėsish i sjellin popullit tė vet "forcat e dala jashtė kontrollit  tė shtetit", si nė rastin e Qipros. Pati edhe turq qė pėsuan nga grekėt nė  pjesėn jugore tė Qipros pėr shkak tė tėrbimeve tė shkaktuara nga ndėrhyrja e  forcave tė Turqisė dhe kjo ėshtė gjithashtu njė fatkeqėsi njerėzore. Pėr  kėtė arsye mė duhet tė pyes autorin e reagimit, mikun e ftuar nė Qipron  greke, nėse i ka rėnė ndėr mend tė mendojė pėr kėto rrathė tė prera tė  fatkeqėsisė sė popullatės sė Qipros - 74.

Nė kėtė reagim bėhet fjalė edhe pėr shkatėrrime kulturore nė pjesėn veriore  tė Qipros. Problem qė tė ngjall neveri kur e kujton, por qė ėshtė mė i  pranishėm brenda shtetit tė Greqisė. Po ti qė ke ardhė i ftuar nė pjesėn  jugore tė ishullit, ke dalė ndonjėherė e tė sodisėsh se sa objekte fetare e  kulturore turke kanė mbetur pa u rrėnuar? Nėse ka eventualisht tė atilla qė  u kanė mbetur themelet tė pashkulura, do t“i trajtojmė si tė pacenuara. Shkruan nė artikull se nė pjesėn veriore tė Qipros ligjin e bėjnė mafiozėt.  Me siguri qė e tepron dhe idenė e ke si tė huazuar nga mediat serbe e  sllavomaqedonase qė gjejnė mbėshtetje atje ku tė duket mirė ty. Ėshtė po ai  kallėp akuzash qė i bėhen Kosovės nga fqinjėt "demokratė" - Serbia e IRJM- i dhe miqtė e tyre. Źshtė e njohur se  nė kėto shtete nuk dihet se kush po i jep kujt mandat veprimi - mafia  shtetit, apo shteti mafias, me mosmarrėveshje jo tė pakta rreth kierarkisė  pushtetare . Kėtė lloj akuze nuk e mora me seriozitet, si fakt pėr gjendjen,  por mė tepėr mė hyri nė punė pėr tė vlerėsuar se sa tendencioz e i partishėm  qė je.

Ėshtė pėr t“u verifikuar edhe ai shėnimi statistikor pėr tė AKB nė Qipron  greke, prej 17000 USD, ngase disa shėnime flasin pėr njė shumė prej 13700  USD, po pėr tė njėjtin vit - 2001. Shuma ka mundėsi tė jetė ta zėmė mė shumė  se 17 mijė USD nėse njė pjesė e transaksioneve pagesore bėhen nėn tryezė,  qė ėshtė dukuri tipike pėr shtetet qė kanė telashe me mafian, por sipas teje  mafia na bėnka ligjin atje te turqit e ishullit, por jo te pjesa greke dhe  kjo do tė ishte njė pėrjashtim ogurmirė po tė ishte puna kėshtu atje ku je  ti i ftuar, nė Qipron demokratike. Mos ke marrė vesh vallė se sa ėshtė shuma  e valutave tė depozituara nė bankat e Qipros, tė fituara nga krimi serb mbi  popullatėn boshnjake dhe shqiptare tė Kosovės dhe e valutave tė kryemafiozit  Millosheviq me tė birin dhe e kastės sė tyre "tė dalė jashtė kontrollit" tė  shtetit?

Pastaj do tė pyetja se pasi na qenka kaq antinazifashiste e demokratike kjo  Qiproja qė tė ka grishur ty, pse mbajti anėn e Serbisė, nė tė gjitha  konfliktet e fundit? A ke ndonjė shpjegim se pėrse ėshtė Qiproja greke  kategorikisht kundėr tregtisė sė lirė brenda gjithė ishullit, qė ėshtė  parakushti i verifikuar i nisjes sė shkrirjes sė marrėdhėnieve tė acaruara  kudo?

Ngaqė paraqitesh si militant i devotshėm i ēėshtjes greke nė ishull, mos,  pra, na ishe ti nė atė grupin e qytetarėve grekė qė u nisėn disa vite mė  parė nė vijėn ndarėse, ose tė demarkacionit tė ishullit, nė atė misionin e  shenjtė pėr tė flakur e shkelur flamurin turk, siē iu deklaroi mediave tė  huaja babai i viktimės, (i grekut tė ri) , i cili u ngjit pėr tė hequr  flamurin! Nėse nuk ke qenė, nisu e shko atje me miqtė e tuaj grekė dhe  ndėrmjetėso pėr t“i pajtuar me turqit, se ka njerėz qė duan sinqerisht tė  pajtohen, por mos i merr me vete idetė e artikullit tėnd. Artikullin flake  dhe shkruaj njė tė ri, pasi tė kesh dėgjuar edhe rrėfimet e tė afėrmive tė  viktimave turke. Shiko tė vėrtetėn me dy palė sy.

Nėse je autor i mirėfilltė i i shkrimit tė reagimit tėnd, merre dhe rilexoje  disa herė dhe shiko se pėr ēfarė arsyeje e trajton Qipron si njė tė drejtė  dhe njė tokė pėrjashtimisht greke. A nuk je nė dijeni se nėn pėrkujdesin e  autoritetit numėr njė tė OKB-sė u mbajtėn negociatat e fundit dypalėshe  grekoqipriote - turkoqipriote! A nuk ke mėsuar gjė pėr pėrmbajtjen e  Marrėveshjes sė propozuar pėr Qipron, e cila u refuzua kryesisht nga pala  turke! Ajo do tė miratohet me fare pak ndryshime, pa marrė para sysh nėse do  tė pėlqejė, ose jo, ty e bashkėmendimtarėve. Kriza qė parashikohej nuk do tė  ndodhė, me siguri.Tė sugjeroj qė tė mos jetosh me ėndrrat hegjemoniste  greke tė para 1974-it, se kėto mentalitete e shkaktuan plagėn qipriote dhe  po kėto ėndrra sollėn ndėrhyrjen ushtarake tė vitit 1974.