Papa lumturon Nėnė Terezėn
Nė
ditėn e katėrt tė festimeve tė 25-vjetorit tė tij nė
krye tė Papatit, Gjon Pali i Dytė lumturon pėrmes njė
ceremonie nė Vatikan, Nėnė Terezėn e Kalkutės.
Miliona romano-katolikė nė tė gjithė botėn kanė pritur
kėtė eveniment, ndėrsa qindra mijra pelegrinė mbushėnr
Sheshin Shėn Pjetri pėr tė qėnė tė pranishėm.
Nė Kalkutė mbėshtetėsit e tė gjitha besimeve mbajtėn
shėrbesa pėr tė nderuar murgeshėn, e cila kaloi mė shumė
60 vjet tė jetės sė saj duke ndihmuar tė varfėrit.
Motrat e urdhėrit tė saj iu bashkuan qindra mijra
pelegrinėve tė pranishėm nė sheshin Shėn Pjetri tė Romės.
Lumturimi ėshtė faza e fundit formale para se njė person
tė shpallet shenjt.
Papa e admironte Nėnė Terezėn dhe i shpejtoi procedurat
pėr shenjtėrimin e saj.
Nė krye tė 440 murgeshave nga urdhri i Nėėnė Terezės, me
qendėr nė Kalkutė, ėshtė Motėr Nirmala Joshi, e cila
zėvendėsoi Nėnė Terezėn, e cila vdiq nė vitin 1997.
Diana Kola e BBC-sė qė ėshtė nė Romė pėr ceremoni, tha
se kishte parė grupe tė tėra shqiptarėsh, qė dalloheshin
nga stemat qė kanė nė gjoks me fotografinė e Nėnė
Terezės dhe flamurin shqiptar.
Disa tė tjerė mbanin nė qafė njė shall tė bardhe me
bordure blu, me stampėn e fotografisė sė Nėnė Terezės.
Nė ceremoninė nė sheshin Shėn Pjetėr kanė njoftuar
pesėmarrjen delegacione nga Shqipėria, Kosova e
Maqedonia.
Nėnė Tereza lindi nė vitin 1910 nė Shkup nga prindėr
shqiptarė.
Nėnė Tereza fitoi nė 1979 ēmimin Nobel pėr Paqen, pėr
shėrbimin e saj ndaj tė sėmurėve dhe tė pafuqishmėve.
Ajo vdiq nė moshėn 87 vjeēare.
Misioni i saj bamirės nisi nė 1950. Atėherė urdhėri
kishte vetėm 12 murgesha.
Tani urdhėri ka 4 500 murgesha nė 133 vende, tė cilat
drejtojnė shkolla, shtėpi pėr tė varfėrit dhe ata qė
janė duke vdekur.(BBC)