Moshatarja e Nėnė Terezės tregon

 

Katerina Marku, apo teta Pina, kushėrirė e bashkėmoshatare e Nėnė TerezėsKushėrira e Nėnė Terezės konfirmon origjinėn shqiptare tė saj

Njė e afėrt dhe moshatare e Anjeza Gonxhe Bojaxhiut, apo Nėnė Terezės, hedh poshtė tė gjitha dyshimet pėr origjinė e shqiptare tė saj.
Katerina Marku nga Shkupi, 90 vjeē, ka lidhje gjaku dhe ėshtė rritur bashkė me Nėnė Terezėn nė vitet e para tė jetės sė murgeshės me origjinė shqiptare.
Zonja Marku apo Teta Pina, siē i thonė miqtė dhe tė afėrmit, ėshtė njė nga pjesėmarrėsit nė ceremoninė e lumturimit tė Nėnė Terezės nė Romė e ftuar drejtpėdrejt nga Motra Nirmala, e cila zėvendėsoi Nėnė Terezėn nė urdhrin bamirės "Motrat e Mėshirės" nė Kalkuta tė Indisė.
"Thirrjen e kam direkt prej Nirmalės, zėvendėsja e Nėnės Terezė. Do tė mė japin njė murgeshė me vete tė mė bėjė shoqėri," thotė ajo.
"Jam shumė nervoze!" thotė ajo pėr vizitėn nė Romė.

Mosha e rinisė

Babain e kanė pasur shqiptar, ata kanė folur shqip nė shtėpi.
Drania, e njohur e Nėnė Terezės

Teta Pina flet pėr BBC nė shqip lidhur me vitet kur ajo dhe Gonxheja ishin shoqe tė tė afėrta.
"Jemi shoqėruar mė tepėr nė kishė, nė obor tė kishės kishim shoqėrinė pėr kėngė, shoqėrinė dramatike," tregon ajo.
"Pėr ditė jemi parė. Edhe unė edhe motra ime e kishim shoqe."
"Gjyshi im dhe gjyshja e saj nga nėnė, motėr e vėlla," thotė ajo.
Teta Pina thotė se Gonxhe Bojaxhiu gjithmonė ka qėnė humane, bashkė mė nėnėn e saj kanė ndihmuar vazhdimisht tė varfėrit, pa dallim nga feja ose pėrkatėsia e tyre etnike.
Ajo thotė se Gonxheja gjithmonė ka lexuar dhe i ėshtė pėrkushtuar fesė.
"Nė familjen e saj nuk ka pasur priftėrinj, dhe ka pėrbėrė habi fakti qė ajo kishte vendosur tė bėhej murgeshė," thotė ajo.
"Megjithatė familja e saj e kishte pėrkrahur nė vendimin e saj."

Largimi

Ja si e kujton Teta Pina ditėn kur Nėnė Tereza u largua nga Shkupi:
"Gati krejt Shkupi u ēua nė kėmbė, edhe janė ēuditur qė po shkon dhe po lė shtėpinė e vetė e po shkon pėr murgeshė," tregon ajo.
Nėnė Tereza ka vazhduar komunikimin me Teta Pinėn, ata kanė pasur letėr kėmbim, por gjithashtu Nėnė Tereza e ka vizituar atė edhe nė shtėpinė e saj.
"Kemi shkruar letra. Dy ditė para se tė vdesė na erdhi njė kartolinė prej saj. Nė kėtė shtėpi ka qėnė tre herė," thotė ajo.
Nė Shtėpinė e Teta Pinės ishte edhe Drania, njė katolike tjetėr shqiptare, e cila gjithashtu ka pasur lidhje me nėnė Terezėn.
"Nėna Terezė mė ka pagėzuar, mė ka vėnė emrin Drane, si nėna e saj Drane," tregon ajo.

Origjina shqiptare

Katerina Marku dhe Drania, e njohur e Nėnė Terezės
Tė njohura tė Nėnė Terezės

Si Teta Pina ashtu edhe Drania pohojnė plotėsisht origjinėn shqiptare tė tė dy prindėrve tė saj duke hedhur poshtė sekullimet se i ati mund tė ketė prejardhje vllahe.
"Jo nuk ėshtė e vėrtetė. Mua motra mė ka treguar - ajo tashmė ka vdekur - se babain e kanė pasur shqiptar, ata kanė folur shqip nė shtėpi," thotė Drania.
Teta Pina thotė se asnjė mė parė nuk ka pėrmendur Gonxhe Bojaxhiun pa u bėrė e njohur.
"Jo, pėrpara asnjė nuk e ka ditur, e kanė ditur komshijtė dhe tė afrėmit. Vonė u bė e njohur ku u tha se do tė bėhet shenjtėreshė".
Ajo thotė se mesazhi i saj ėshtė qė tė gjithė shqiptarėt tė jenė tė bashkuar pa dallim nga pėrkatėsia fetare, sepse Nėnė Tereza vazhdimisht ėshtė lutur pėr tė mirėn e tė gjithėve, nė tė gjithė botėn. (BBC-Nazim Rashidi)