Mosmarrėveshje ballkanike pėr Nėnė Terezėn

 

Ndėrsa tė dielėn bėhet lumturimi i Nėnė Terezės sė Kalkutės, nuk duket se po u vjen fundi debateve qė shpėrthyen nė verė lidhur me atė se cili vend ballkanik mund ta quajė si tė vetėn fituesen e ēmimit Nobel tė Paqes.

 

Nėnė Tereza nė takim me Papa Gjon Palin II
Papa filloi procesin mė tė shpejtė tė shenjtėrimit nė historinė katolike

Debatit shpėrtheu pas njė vendimi tė autoriteteve tė Maqedonisė pėr t'i dhuruar qytetit tė Romės njė statujė tė Nėnė Terezės e cila ka njė mbishkrim qė nėnvizon lidhjet e saj me Maqedoninė.

Kjo ka indinjuar shumė shqiptarė, tė cilėt besojnė se ky formulim ėshtė njė mohim i rėndėsisė sė origjinės etnike tė Nėnė Terezės.

Nga ana e tyre, maqedonasit janė tė irrituar nga festimet e shumta brenda Shqipėrisė pėr tė shėnuar lumturimin e saj, meqė Nėnė Tereza nuk ka jetuar atje ndonjėherė.

 

"Duajeni njėri-tjetrin, ashtu si Jezui e do secilin, dhe dashuria duhet vėnė nė veprim - punė pėr dashuri dhe punė pėr paqe," predikonte Nėnė Tereza gjatė njė vizite nė Belfast dhjetė vjet mė parė duke u pėrpjekur tė pajtonte katolikėt dhe protestantėt e Irlandės sė Veriut.

Duajeni njėri-tjetrin, ashtu si Jezui e do secilin.
Nėnė Tereza

"Vetėm nėse do tė mund t'i bashkonim ato pėr tė ndarė gėzimin e tė jetuarit, atėhere do tė vinte paqja."
Ishte njė mesazh qė ajo e pėrsėriti kudo nė botė - por qė duket se ka rėnė nė veshė tė shurdhėt nė rajonin ku ajo lindi.
Atje, shumė maqedonas - qė tradicionalisht janė tė krishterė ortodoksė - dhe shqiptarėt - qė kanė kryesisht njė prejardhje myslimane - e quajnė tė tyren trashėgiminė e murgeshės katolike.

Debat pėr origjinėn

Nėnė Tereza u lind nė njė familje shqiptare me emrin Anjez Gonxhe Bojaxhiu nė vitin 1910 nė Shkup - tani kryeqyteti i Maqedonisė. Atėhere rajoni ishte pjesė e Perandorisė Otomane.

Me gjak jam shqiptare, me shtetėsi indiane dhe me zemėr i pėrkas Jezu Krishtit.
Nėnė Tereza

As Maqedonia as Shqipėria nuk ekzistonin si shtete tė pavarur, dhe pėrkatėsia shtetėrore nuk ishte e qartė.
Megjithatė nuk ka kundėrshtime pėr identitetin e Nėnė Terezės - tė paktėn deri kohėt e fundit kur ėshtė sugjeruar se i ati i saj mund tė ketė rrjedhur nga njė familje mikste me origjinė tė pjesshme vllahe.
Nga ana e saj, Nėnė Tereza e pėrshkruante veten si shqiptare nga Shkupi.
Por ajo u largua nga qyteti i lindjes - qė nė atė kohė i pėrkiste njė shtetit qė mė vonė u bė Jugosllavia - nė moshėn 18-vjeēare pėr tė shkuar nėpėrmjet Irlandės nė Kalkuta ku ngriti urdhrin bamirės "Motrat e Mėshirės" pėr t'u kujdesur pėr tė sėmurėt.
Si rrjedhim, ajo e ka vizituar si Maqeoninė ashtu edhe Shqipėrinė, ku u vendos mė vonė familja e saj, vetėm pak herė, dhe pas shumė vitesh larg mjedisit tė fėmijėrisė shqipja e saj nuk ishte e rrjedhshme.

Ndalimi gjatė komunizmit

Nėnė Tereza
Nėnė Tereza nuk u lejua tė vinte nė Shqipėri deri pas vdekjes sė Enver Hoxhės

Gjatė periudhės sė komunizmit Nėnė Tereza u injorua si nga Maqedonia, atėhere brenda ish-Jugoslavisė, ashtu edhe nga Shqipėria, diktatori komunist i sė cilės, Enver Hoxha, ngriti tė vetė-quajturin shtet tė parė ateist nė botė ku u ndaluan fetė.
Vetėm katėr vjet pas vdekjes sė Hoxhės, Nėnė Tereza u lejua tė shkonte nė Shqipėri pėr tė vizituar varrin e tė ėmės sė saj.
Qė nga rėnia e komunizmit, ka pasur njė konkurencė midis maqedonasve dhe shqiptarėve pėr ta pasur tė vetėn fituesen e Ēmimit Nobel tė Paqes.
Maqedonasit theksojnė vendndodhjen gjeografike tė origjinės sė saj, ndėrsa shqiptarėt nėnvizojnė origjinėn e saj etnike.
Rivaliteti i tyre - i nxitur nga krenaria kombėtare dhe dėshira pėr tė pėrvetėsuar rrezet e lavdisė sė Nėnė Terezės - ėshtė intensifikuar qė nga koha kur u bė e qartė se Papa Gjon Pali II ishte i vendosur pėr tė bėrė shenjtėrimin e saj.
Lumturimi i saj ditėn e dielė - vetėm gjashtė vjet pas vdekjes sė Nėnė Terezės - ėshtė tashmė procesi mė i shpejtė nė historinė e krishtėrimit dhe mund tė jetė ēėshje e vetėm pak viteve deri sa ajo tė bėhet shenjt.
Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr shumė nė rajon, dhe pėr kėtė arsye ka pėrpjekje konfliktuale pėr tė monopolizuar trashėgiminė e Nėnė Terezės.
Nė kėtė proces, praktikisht nuk po i kushtohet asnjė vėmendje aspekteve mė tė debatueshme tė kėsaj trashėgimie - pėrfshirė takimet e Nėnė Terezės me disa udhėheqės totalitarė nė tė gjithė botėn apo theksi i saj pėr t'u marrė mė shumė me simptomat e sėmundjeve apo varfėrisė, sesa me shkaqet e tyre mė tė thella. (BBC-Gabriel Partosh)