|
Verzi i Euripidit si njė moto tek Areopagatiēoja e Miltonit |
|
Shkruan:dr.Nehat Sadiku
KONFLIKTET, OPINIONI PUBLIK DHE MEDIAT
Liria e vėrtetė ėshtė ajo nėse njerėzit e lirė janė tė informuar ashtu si duhet dhe mundet tė flasin lirisht pėr gjėrat e ndaluara. Ēka ėshtė ma e drejtė se kjo nė shtetin demokratik?
Verzi i Euripidit si njė moto tek Areopagatiēoja e Miltonit K onfliktet shoqėrore janė njė argument universal shoqėror, ndoshta pjesa ma e rėndėsishme e jetės sė pėrgjithėshme shoqėrore. Shoqėritė nuk paraqesin tėrėsitė harmonike dhe tė baraspeshuara, gjithmonė vinė nė shprehje konfliktet ndėrmjet grupeve, vlerave dhe pritjeve tė ndryshme. Qėllimi dhe pasoja e konflikteve shoqėrore qėndron tek ajo, qė e mirėmbajnė dhe e pėrkrahin ndryshimin e shoqėrive globale dhe pjesėve tė saja.Intenziteti i konflikteve qė e ndan shoqėrinė dhe e sulmon bazėn konsenzuale tė sistemit social ėshtė lidhur me rigjiditetin e sistemit politik. Ajo qė e rezikon ekuilibrin e kėsaj strukture nuk ėshtė konflikti nė veti, por rigjiditeti i vetė sistemit, qė e lejon, qė antagonizmat tė grumbullohen pėrderisa nuk shpėrthejnė nė konflikt tė hapur me pasoja afatgjata. Konflikti ėshtė jofunkcional pėr ato sisteme sociale ku nuk ėshtė e lejueshme toleranca dhe institucionalizimi i konfliktit.
Nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri vjen nė shprehje fragmentimi i shoqėrisė nė klasėt sociale, formohet shtresa e lartė e strukturės ekonomiko-politike, qė ma shumė e akumulon pasurinė shoqėrore (uzinat, ndėrmarjet, bloqet e banimit dhe shtėpitė, tokėn, farmat, pyjet). Nė fundin e thesit shoqėror vjen deri tek zgjėrimi i klasės sė poshtme tė tė papunėve industrial dhe punėtoreve dhe punėtorėve fshatare, familjeve tė varfėra, amviseve dhe shėrbetoreve dhe profesioneve tjera tė ngjajashme, qė jetojnė nė skajin e fundshėm tė shtresave mė tė varfėra dhe apatisė sociale. Konflikti shoqėror nė mes tė "klasės sė re" tė pasurve dhe tė fortėve si dhe klasėve tė poshtme tė shtresave tė varfėra dhe jo tė fuqishmive vjen nė shprehje si njė antagonizėm klasor i dy palėve ideologjike, politike dhe sociale.
Ky konflikt social manifestohet tek grevat e shumta dhe demonstratat tjera publike, si njė konflikt politik vjen nė shprehje tek nogociatat ndėrmjet punėdhėnėsve dhe sindikateve. Nė tė ardhmen konflikti social do tė thellohet nė mes tė tė pasurėve dhe tė varfėrve. Ky konflikt shoqėror (qė nuk ėshtė i vetmi) me plot seriozitet do ta rezikon stabilitetin e shtetit.
Shtresa e mesme qytetare, administrata dhe intelektualėt mbeten pėr nga statusi nė shkallėn e njėjtė tė kierarkisė dhe nuk janė tė vetėdijshėm, se lėvizin pėr nga aspekti social dhe shoqėror poshtė listės (pėr nga tė ardhurat dhe pozita nė shoqėri), qė vjen duke e konsoliduar dhe zgjėruar elita e re ekonomiko-politike. Kjo shtresė e mesme paraqet bazenin rezervė qė elita i mobilizon individėt e rinj qė ti kyē nė klasėn e epėrme.
Konfliktet politike dhe stabiliteti i sistemit
Konfliktet politike janė pėrbėrėsit imanent tė dukurive shoqėrore, qė bazohen nė diferencimin ideologjik, politik, fetar dhe kulturor tė shoqėrisė dhe nė mėnyrė manifestative shfaqen nė shoqėritė plurale. Modeli plural apo shumėpartiak bazohet nė faktin se fuqia politike ėshtė e ndarė dhe ekziston policentrizmi i fuqisė politike. Grupet e ndryshme politike luftojnė njėra kundėr tjerės pėr ndikim dhe e zhvillojnė presionin ndaj qeverisė qė duhet tė ekuilibron e intereset e shumta.
Stabiliteti dhe ekuilibrimi i sistemit janė tė garantuar ashtuqė sistemi "ti zgjedh problemet ndėrmjet grupeve tė ndryshme interesit (grupet konfliktuale) me presionet ma tė vogėla dhe me konsensusin sa ma tė madh" (Lipseti). Sistemi pluralist paraqet sistemin e zgjidhjes sė konflikteve, sepse gjithmonė duhet afirmuar interesin e pėrgjithshėm (Dahli).
Vizioni teorik pėr ndarjen e njėjtė tė fuqisė ėshtė njė utopi. Hulumutimet empirike e vėrtetuan, qė sjellja e vendimeve nė shoqėrinė pluraliste " e kufizuar" vetėm nė disa qendra tė fuqisė e "lejueshme" pėr individėt elitist nė partitė qė posedojnė me fuqinė ekonomike dhe politike. Nė realitet shiquar elitat politike garojnė ndėrmjet veti.
Analiza politologjike e gjendjes nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri kėtė e vėrteton shumė bukur, tė gjitha pikat relevante tė sjelljes sė vendimeve gjinden nė duart e elitės politiko-ekonomike, qė i sjell vendimet nė harmoni me programet e partive qeveritare. Njė gjendje e tillė prodhon shumė konflikte politike, qė nuk janė tė kufizuar vetėm ndėrmjet partive, por rrjedhin edhe prej konflikteve shoqėrore. Nė Kosovė dhe nė IRJM shqiptarėt janė sjellur nė njė pozitė tė pjatave fluturuese dhe diskriminimit suicidal (Le Mondi, 2002).
Ėshtė tejet karakteristike konflikti ndėrmjet shtresės sė tė penzionuarėve ( ma shumė se njė e katėrta e popullsisė, qė prej vitit nė vit vjen duke u ritur) dhe shtresės ekonomiko-politike (kėtu duhet ta numėrojmė mafinė e numėrt ekonomike).
Ky konflikt shoqėror reflektohet si njė konflikt politik, sepse penzionistėt janė tė kyēur brenda partive politike tė djathta dhe tė majta, qė marin pjesė nė parlament. Disa prej segmenteve shoqėrore nuk mundet tė ndikojnė tek vendimet relevante dhe praktikisht janė tė shtyer nė margjinėn politike. Ky konflikt mbetet latent, nė tė shumtėn e rasteve do tė shpėrthen nė njė konflikt tė vėrtetė. Pėrpos kėsaj penzionistėt e vetėdijsuar nė tė shumtėn e rasteve i njohin vlerat e tė kaluarės dhe kontinuitetit politik, qė lind konfliktet me gjenerata e reja dhe partitė e sė djathtės.
Legjitimiteti i opozitės dhe rigjiditeti i sistemit
Vetitė themelore tė demokracisė nuk janė vetėm demokracia parlamentare dhe shumėpartizmi, por edhe opozita relevante me mundėsinė e zhvillimit tė rezonimit kritik "nė emėr tė popullit". Nėse protagonistėt e demokracive tė reja e pranojnė pluralizmin politik, duhet ti njohin edhe mekanizmat e kontrolit tė pushtetit politik dhe ndrimit tė pushtetit, tek kjo qėndron qėllimi dhe legjitimiteti i opozitės. Sistemi politik pa opozitė ėshtė njė torzo-togo e plogshtė e demokracisė. Sistemi i dominimit tė partisė qeveritare ėshtė tejet i rafinuar dhe perfide: partia/partitė qeveritare fuqinė dhe pozitėn e tyre e pėrforcojnė me mjetet e aparatit shtetror dhe diskurzit dominant ideologjik tė mediave shtetrore, pėrderisa opozitėn politike e shtyen nė margjinat e vendosjes politike, pėrderisa ekuilibrimi nuk vendoset nė drejtim tė njė dominimi tė elitės aktuale nė pushtet. Pėrdorimi i parimit tė shumicės i shėrben pushtetit pėr dobėsimin e fuqisė dhe statusit si dhe mundėsve publicistike tė opozitės. Elita qeveritare kėshtu e revitalizon pushtetin hegjemonial tė sjelljes sė vendimeve tė pushtetit aktual, monizmit politik dhe njėmendėsisė vlerėsonjėse. Aq e ma shumė afirmohet "dija e gjithėēkahit" e funkcionarėve shtetroro-partiak dhe liderėve karizmatik. Njė sistem i tillė nuk ėshtė nė gjendje ti ruan sferat e pavarura tė komunikimit, qė do tė zhvillonte gazetarinė kritike dhe do tė krijonte transfigurimin e feedbackeve tė "vetėrregullimit" kritik. Ky proces ėshtė sidomos karakterisitk pėr Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Kosova noton nė ujrat tjerė. Brenda demokracisė sė vėrtetė partitė politike e afirmojnė dialogun tolerant, sepse vetėm ky i mundėson harmonizimin dhe bashkėpunimin tek zgjidha e problemve ekonomiko-shoqėrore tė shteteve nė tranzicion. Partia kryesore qeveritare nuk e zhvillon njė politikė radikale ndaj partive opozitare dhe ju mundėson pjesėmarje tek sjellja e vendimeve. Partia opozitare atėherit mundet tė vendosė pėr rolin e saj politik shtetformonjės, dhe nuk i thellon dallimet dhe kundėrshtitė, por vepron nė mėnyrė konstruktive dhe integrative, duke i zgjedhur sėbashku problemet kryesore ekonomike, sociale dhe ato tė politikės sė jashtme. Kur nė Maqedoni dhe Shqipėri u konstitua qeveria e shumė partive me orientim dhe program tė ngjashėm dhe tė ndryshėm politik, opozita e djathtė dhe e majtė e mėnjanuan bashkėpunimin e frytshėm tek jurisdikcioni qė e kėrkon hyrja nė Unionin Evropian. Aktivitetin e vet e ka drejtuar tek blokimi i ligjeve dhe shkatrimi i mundjeve tė qeverisė. Disa prej mediave masive filluan tė informonin nė mėnyrė senzacionale pėr kėto aktivitete, ashtuqė prej raportimit prej parlamentit nė tėnėsi dominoi prezantimi dhe figurimi i sė djathtės dhe sė majtės. Aktivitet e shtetit shqiptar dhe atij shqiptaro-maqedonas pėr sovranitetin dhe moscėnimin e tėrėsisė teritoriale e ndjekėn akcionet e shumta tė monopartizmit politik tė partive kryesore qeveritare asaj VMRO-DPMNE dhe PSSH - kuptohet me satelitėt e tyre. Partitė opozitare qenė tė shtyera prej sjelljes sė vendimeve dhe sot janė praktikisht tė ngrira nė pjesėn e margjinalizuar tė spektrit politik dhe meren me gjėrat e ndotura dhe me ligj tė ndaluara: rrėzimin e pushtetit legjitim qeveritar dhe arrdhjen nė pushtet me shpalljen e zgjidhjeve tė ēregullta parlamentare.
Konflikti dhe demagogjia politike
Brenda kornizave tė konfliktit politik paraqitet ndryshimi i polemizimit produktiv parlamentar pėr zgjidhjen e problemeve tė imta dhe pyetjeve shumė pak tė rėndėsishme politike, harohen pyetjet politike themelore, pyetjet e mėdhaja tė problemeve politike. Disa prej liderėve politik - ato qeveritar dhe tė opozitės - kėshtu sillen, sepse nuk janė tė aftė tė ballafaqohen me problemet e realitetit ekonomik dhe politik nė vend dhe nė sferėn ndėrkombėtare. Polemizimin retorik e patėn pėrcaktuar disa prej filozofėve antik. Patėn theksuar, se ekziston e gjithė natyra vetėm si njė retorikė dhe estetikė, vetėm si njė dialektikė e fjalėve dhe termeve, vetėm si njė luftė ndėrmjet njerėzve. Gjorgjiasi pati theksuar, se e vėrteta nuk ekziston fare, pėr shkak tė kėsaj kundėrshtarin duhet pėrqeshur: objektivi kryesor i retorikės ėshtė qeverisja ndaj tjerėve. Tė shumta janė rastet kur nė parlamentin shqiptar apo maqedonas, Gjorgjijėt shqiptar dhe ato maqedonas e kthejnė komunikimin politik nė parlament nė matjen e forcės, nė "luftėn" e fjalėve, ku secili mundohet tė vėrteton dominimin e vet mendor apo fizik. Kėtu vėrehet pėrqeshja e kashtrosur e deputetėve tė partive tjera dhe mundohen ti diskualifikojnė personalitet prirėse tė parlamentit, qeverisė dhe partive. Siē shihet pra kėtu bėhet fjalė pėr potezat e shumta agresive tė rrėzimit tė autoritetit, fuqisė dhe pushtetit tė partive qeveritare duke pasur qėllim marjen e pushtetit. Objektivat ideollogjike si dhe programet e partive nuk luajnė asnjėfarė roli tė rėndėsishėm nė jetėn politike nė Maqedoni dhe Shqipėri. Kur partnerėt nė situatėn e komunikimit tė njė kompeticioni diskurziv apo tė njė lufte tė paqėllimshme pėr pushtetin, nuk mundohen asesi ti largojnė barierat e shumta tė komunikimit, por edhe ma shumė e thellojnė moskuptimin. Kjo ėshtė fotografia e debateve nė parlamentin shqiptar dhe atė shqiptaro-maqedonas. Mediat masive e tregojnė nė mėnyrė senzacionale kėto ndeshje politike dhe trillime dhe kapadisje tė ulta njerėzore.
Mediat dhe loja e interesave poarciale
Mediat masive janė ajo "sferė publike", qė e mundėson, qė problemet shoqėrore dhe konfliktet tė bėhen publike - qeveritė, parlamenti, institucionet dhe kapitali transparente. Mediat masive i ndriēojnė ato pjesė tė erta tė realitetit shoqėror qė janė tė fshehura apo tė shtrembuara. Me botimin e sė fshehurės institucionet shoqėrore bėhen transparente. Gazetaria kritike me njė funkcion tė kontrolit dhe botimin publik e mbyll polemizimin ndėrmjet sferės pubike dhe asaj private. Kritikėt publik e parashtrojnė atė, qė ėshtė e fshehur, atė qė pushteti aktual mundohet ta mbėshtjell me fijet e fshehtėsisė sė djersitur nė hije (privilegjet e shumta tė burokracisė shtetrore, korupsionit politik, "riblerjes dhe rishitjes sė punonjėsve shtetror apo liderėve tė partive, mshefja e mjeteve publike nė bankat e ndryshme, mallverzimet e shumta, shitblerja e shtėpive, tokave, ndėrmarjeve, likudimi i politikanėve tė opozitės, nepotizmit dhe ngjashėm). Tė shprehurit e mendimit, qė pėrfshin lirinė e mediave ėshtė njėri prej kushteve themelore tė zhvillimit tė shoqėrisė demokratike. Kjo liri e gazetarisė nė situatat e shumta shoqėrore ėshtė vendosur nė pėrjetimet e vėshtira. Kėtė duhet theksuar dhe veēuar nė rastin e problemit tė etosit ndaj sferės private erdhi nė shprehje hendeku i pėrēarjes ndėrmjet "quality press" dhe "popular press". Depėrtimi i radios dhe televizionit, gazetave senzacionale si dhe mediave serioze nė sferėn intime tė qytetarit edhe nė Shqipėri dhe Maqedoni si dhe nė Koosvė ėshtė bėrė diēkja e zakonshme, apo tė themi tejet kompetitive ndėrmjet shtėpive mediale. Ky depėrtim medial nė sferėn private i tejkalon tė gjitha kufijt e etikės, dinjitetit, sjelljes korekte tė gazetarit njėherit dhe kredibilitetit tė tij profesional. Gjatė dy muajve tė fundit si njė kapitull i veēantė paraqitet mėnyra e diskualifikimit tė personaliteteve udhėheqėse tė shtetit shqiptar, shqiptaro-maqedonas dhe atij kosovar. Kėtė metodė tė luftės politike e pėrdorin disa prej mdeiave masive, partitė politike, sidomos ato tė opozitės, qė nė mėnyrė tė denjtė e angazhojnė mafijėn politike dhe ekonomike, qė tė vijnė deri tek tė dhėnat personale dhe "fshehtėsitė" e presidentėve tė shteteve, politikanėve, kryetarėve tė ndėrmarjeve ekonomike dhe disi ndryshe. Kjo sidomos ndodh gjatė periudhave tė luftės paraelektorale. Mediat masive me njė strategji agresive tė marketingut politik, me projektet e diskualifikimit tė kandidatėve tė palės kundėrshtare, ndikojnė tek zgjidhja e kandidatėve tek promovoimi i tyre apo shkatrimi. Nė njė shtet, ku distribuimi i fuqisė politike ėshtė deri dikund i baraspeshuar, gazetaria duhet tė zhvillohet nė njė nivel tė komunikimit evropian civilizues. Pėr shkak tė kritikimit tė raportimit - qė ėshtė njė vlerė e pėrftuar normale e mediave evropiane - paraqitet dyshimi, se mediat ose janė proqeveritare ose janė nė anėn e opozitės. Pluralizmi politik, qė edhe nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė e ka gjetur hapsirėn e frytshme pėr zhvillim ndėrmjet gazetarėve, e ka zhvilluar pluralizmin gazetarik. Pėr shkak tė presionit tė shtetit dhe partive politike e humbin e pavarėsinė e tyre profesionale, disa prej gazetarėve publiksht me plotė vetėdije ju nėnshtrohen partive tė tyre. Haruan pėr informimin ekuivalnet dhe tė baraspeshuar dhe janė bėrė si agjitator dhe propagandist tė shekullit tė ri. Edhe ma shumė, nuk janė nė gjendje tė dallojnė, ēka ėshtė morale, ēka ėshtė nėnshtrimi robėt ndaj liderėve tė partive politike. Nėse i kėrkojmė shkaqet e njė sjellje tė kėtillė, mundet tė konstatojmė, se disa prej gazetarėve kanė rėnė nė lojėn e interesave parciale tė partive politike, ndikimeve tjera ideologjike, fetare, ekonomike, komericale etjetj.
Konfliktet politike, gazetaria dhe marėveshja nėnshtetrore
Konfliktet politike paraqiten edhe tek mardhėniet ndėrshtetrore nė Evropė. Politikėn evropiane tė integrimit politik dhe ekonomik e kanė kapluar rivalitet e shumta politike dhe konfliktet. Nė shprehje ka ardhur njė numėr i duhur i disa proceseve tė motivuara socialo-politike dhe ekonomike. Konfliktet politike, ekonomike, nacionale vinė nė shprehje tek mardhėniet ndėrmjet Maqedonisė, Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kosovės dhe anasjelltazi. Tek kėto mardhėnie vinė nė shprehje format e interakcionit strategjik, qė pėrmbajnė proceset e ofrimit, si dhe largimit, mbrojtjen e identitetit, fuqisė dhe interesave. Kur intencionaliteti si dhe kalkulimi i interesave bėhen transparente, pėrforcohet jobesimi i ndėrmjetėm. Mediat janė tė pėrzier tek loja e interaktivitetit strategjik dhe shpeshherė e keqėsojnė jobesimin, jogaditshmėrinė dhe alienimin, qė ndėrtohet ndėrmjet pėrfaqėsuesve nacional dhe interesave shtetrore. Ky mosbesim dhe keqėsim me anė tė lajmeve tė ndryshme mbarten nė opinion me kėtė konfliktet politike tė lidershipeve shtetrore rriten nė konflikte nacionale. Gazetarėt duhet ta luajnė rolin e mediatorėve transkulturor: duhet ta ēelektrizojnė tensionin dhe konfliktet duke i hapur kanalet e mirėkuptimit. Kjo kėrkon proceset e sqarimit, tolerancėn, motivimin e lartė, pėrvojat multikulturale dhe aftėsinė e lėvizjes nėpėr barierat politike dhe kulturore.
|