Interpelance me kryeministrin NANO per ēeshtjen Geixh

    


Mbajtur nga Kryetari i Grupit Paralmentar te Partise Demokrate, Nard NDOKA, nė sesionin e dyte tė Punimeve tė Parlamentit pėr vitin 2003


Tirane me,27.01.2003




Z.Kryeminister!



Kam kerkuar kėtė interpelance me ju nje muaj me pare, por impenjimet tuaja te shumta, kane detyruar vete Z.Pellumbi tė thyeje rregulloren e Kuvendit, duke u paraqitur nė Kuvend njė muaj me vonese.

Megjithate, me mire vone se kurre.

Problemi pėr tė cilin kam kerkuar kėtė interpelance ėshtė pėr mendimin tim dhe tė Partise qė une perfaqesoj njė problem delikat dhe qė pėr fat tė keq ėshtė manaxhuar nė menyren me tė keqe tė mundshme nga Ju personalisht si Kryeminister i vendit, si edhe nga njė segment tjeter i opozites.



Menyra se si ju pritet, komunikuat dhe e percollet Z.Gejxh, ka shqetesuar jo vetėm njė pjese tė pergjegjshme tė politikes shqiptare, tė pozites dhe opozites, por edhe shoqerine civlile, si dhe me e rendesishmja tė gjitha organizatat e diaspores qė jetojne nė Shtetet e Bashkuara.



Pėr kėtė arsye, mendoj se duhet tė pergjigjeni me seriozitetin me tė madh pyetjeve qė ju kam drejtuar, sepse ėshtė nė loje jo thjesht dinjiteti i Fatos Nanons, por dinjiteti i Kryeministrit tė Shqiperise, qė ėshtė nė tė njejten kohe Kryeminister edhe i atyre qė votojne pėr ne, opoziten, dhe i atyre qė kane shpenzuar kohe, para dhe energji pėr tė punuar pėr ceshtjen shqipetare, pėr tė jetuar me tė dhe pėr tu perballuar me ekstremiste tė pandreqshem, sic ėshtė z.Nikollas Geixh.





Ardhja nė Tiranė e greko-amerikanit Nikos Gaxojanis (i njohur edhe si
Nikollas Geixh), dhe veēanėrisht pritja zyrtare e rezervuar pėr tė nga ana e
qeverisė shqiptare, shkaktuan polemika tė shumta dhe reagime nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen, jo vetėm pėr vizitėn e Geixhit, por dhe pėr rolin e diasporės nė zhvillimet e ndryshme nė Shqipėri e mė gjerė. 



Shtypi shqiptar pasqyroi letrat e mėrgimtarėve ne Greqi, Itali, Angli e gjetkė, dhe media raportoi reagimin e shumė politikaneve shqiptarė, si ish-Presidenti Mejdani, z.Genc Pollo, Znj.Jozefina Topalli, zotėrinjtė Sabri Godo, Sabit Brokaj, Pjetėr Arbnori etj. 



Shumica e tyre shprehėn rezervat pėr personin nė fjalė, pikėpamjet qė ai pėrfaqėson, ashtu dhe pėr mėnyrėn se si ai u trajtua.



Falenderojme median qe me ndihmėn e vetė zotit Geixh e ka bėrė tashmė tė qartė se ai nuk ėshtė njė mik as i Shqipėrisė dhe as i shqipėtareve, e mbi tė
gjitha, ai nuk pėrfaqėson ndonjė element tė shėndoshė tė shoqėrisė apo
qeverisė greke qė ka nė gjirin e saj greko-amerikanė tė nderuar si Ministri
i Jashtėm z.Papandreu. 



Nuk duhet tė harrojmė se jo shumė kohė mė pare, Ju dhe njė segment tjeter i partise tuaj, mohuat me ngulm se kishit takuar grekun Gaxojanis nė njė ishull tė Greqisė, mbase tė shqetėsuar nga efekti qė mund tė kishte ky "takim sekret" nė karrierėn tuaj politike, sidomos nė atmosferėn kacafytėse tė asaj kohe. 



Ƈfarė ka ndryshuar qė atėhere qė takimet tuaja me Geixhin jo vetėm nuk fshihen por meritojnė njė pritje protokollare?! Asgjė pėr sa i pėrket pikėpamjeve tė Geixh. Megjithėse nė mėnyrė mė tė moderuar, edhe gjatė kėsaj vizite z.Geixh ruajti te njejtin qendrim antishqiptar qe
ka demonstruar dekaden e fundit. 



Ai iu permbajt perseri tezave qė 30% e shtetasve ne Shqipėri janė grekė, (pra rreth njė milion banorė), qė Shqipėria nuk mund tė kėrkojė tė drejta pėr dy million shqiptarėt e Kosovės pa i dhėnė mė parė tė njėjtat tė drejta minoritetit grek, dhe qė camėt e merituan dėbimin e dhunshėm, pasi ata paskeshin qenė bashkėpuntorė tė nazistėve gjermane.


Duke qenė se veprimtaria anti-shqiptare e Geixhit zhvillohet kryesisht
nė Amerikė, ishte mė se e natyrshme qė midis shqiptarėve qė reaguan mė shumė e mė ashpėr pėr kėtė ngjarje, ishin shqiptarėt e Amerikės, midis tė cilėve edhe Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan, tė cilin kam kenaqesine ta falenderoj dhe ti shpreh nderimin tim pėr rolin e pazevendesueshme qė ka luajtuar dhe vazhdon tė luaje pėr ceshtjen Shqiptare dhe intersat kombetare.



Pavarėsisht se tė gjithė ne e kuptojmė qė takimet qoftė dhe me "armiqtė" janė pjesė e jetės politike, pėr shumicėn tonė dhe me sa duket dhe pėr njė pjesė tė shėndoshė tė publikut shqiptar dhe spektrit politik, ishte e habitshme qė Shqipėria zyrtare, pėrfshirė dhe njė pjesė tė opozitės, diskutuan me z.Geixh vetėm axhendėn e kėtij tė fundit dhe aspak qėndrimet e tij tė mėsipėrme e tė pėrsėritura.



I armatosur tashmė me fotografitė dhe buzeqeshjet qė ka marrė nė Tiranė,
zoti z.Geixh tani mund tė bėjė "parada" pa frikė nė Kongresin Amerikan (siē ka bėrė disa here nė tė shkuarėn) e tė vazhdojė ti mbushė mendjen atyre pėr persekutimin e minoritetit grek nė Shqipėri; pėr mė tepėr, ti thotė qė tani
ka dhe mbėshtetjen e gjithė faktorėve politikė nė Tiranė. 



Prandaj z.Kryeminister, pėr tė gjitha arsyet e mesiperme, ju kerkoj edhe njė here tė jeni serioz dhe i ndershem nė pergjigjen tuaj.



Duhet tė kuptoni qė une dhe partia ime nuk ėshtė duke luajtur rolin e nacionalisteve ekstreme, perkundrazi mendojme se e ardhmja e vendit dhe politikes se tij ėshtė ballafaqimi i ideve, hapja ndaj botes, si dhe integrimi.



Por ne nuk mund tė heshtim kur tė gjitha konceptet e mesiperme nuk ruajne dinjitetin e postit qė Ju perfaqesoni. Pėr fat tė keq!



Jam nė pritje tė pergjigjes tuaj, faliminderit pėr vemendjen.



--------------------------------------------------------------------------------------------

Zoti Kryeminister



Trajtimi i pritjes se nje personi te tille si nje ceshtje protokollare apo ne frymen e re eshte e pritshme prej jush. Normalisht te ishte per persona te tjere, publike apo private qe ju keni takuar para kamerave apo larg tyre, as une dhe as ndokush tjeter, nuk do te kishte marre mundimin per t'ju drejtuar pyetje e per t'ju kerkuar sqarime. 

Por rasti ne fjale eshte i vecante, sic eshte e vecante edhe sjellja e re dhe e vjeter e ketij individi. Pike se pari per tu sqaruar te gjithe mund te biem dakord se nuk eshte aspak e udhes ne kete shekull te ri qe u hap nen shenjen e integrimit qe te kthehemi ne praktika te panevojshe perzenjesh te cilat kane ndodhur fatkeqsisht me pare, me vend e pa vend, ne situata krizash e tensioni. Shqiperia eshte e duhet te jete nje vend i hapur. Edhe ata qe e kane koken plot paragjykime te shekullit te kaluar duhet te kene nje shans per te ardhur dhe per ta njohur direkt realitetin. Kjo vlen edhe per mysafirin tuaj te dates 4 dhjetor. 

Por ky rast i vecante na sjell ne vemendje ndjenjen e veterespektit dhe dinjitetit qe duhet te kene shtetaret e larte per funksionet qe mbajne. Une e respektoj funksionin e kryeministrit, dhe ajo qe me irriton eshte kur konstatoj se vete personi qe mban kete funksion nuk ka respektin e duhur per te dhe nuk e trajton me dinjitetin e duhur. Sic eshte p.sh. largimi dy jave ne drejtim te paditur. 

Mysafiri juaj zoti kryeminister ka pikepamje shume te cuditshme; ai eshte babai i tezes se Shqiperia e Jugut- ne gjuhen e tij Vorioepiri - duhet te kėtė te njejtin status si Kosova. Kete pikepamje ai e parashtroi serish gjeresisht ne median tone, e vetmja per te perziere sensacionalizmin me provincializmin. 

Ju zoti kryeminister ne takimin tuaj heshtet per kete ceshtje. Nuk patet guximin as te verenit se kjo paralele nuk qendron. Nje tjeter ne vendin tuaj do ti kishte thene atij zoterise se po derdelliste brockulla. Dhe do te ishte me i inderuar. Por, ju mund te ngushelloni vetveten se homologu juaj ne opozite beri saktesisht te njetjen gje.

Fjala e duhur ne momentin e duhur mund te te shpetoje faqen. Nuk mund t'ju akuzoj me per takimin ne Krete me Milloshevicin sepse ju ka shfajesuar ai qe ju paditi i pari, por mund te them se nqs. kur dolet nga takimi dhe pasi ai qe sot eshte i burgosur ne Hage deklaroi se Kosova eshte ceshtje e brendshme e Serbise, dhe ju te kishit thene vetem se nuk ishit dakord me kete mendim, kjo do t'u kishte vene emrin, respektin e dinjitetin ne vend tek shume shqiptare, brenda e jashte kufirit tone shteteror. Por ju as atehere dhe as tani nuk e bete dot kete. 

Ju i sqaruat Geixhit te drejtat e pakices greke ne Shqiperi. Nuk e kam kuptuar se c`mandat mund te kete ky person qe nuk perfaqeson as pakicen, as Greqine, dhe as Ameriken, por nje tufe ektremistesh orembetur. 

Une do te preferoja qe per te drejtat e pakices ne radhe te pare te flisja me perfaqsuesit e saj qe jane te zgjedhur ne kete Kuvend pasi besoj se me ta mund te merremi vesh shume me mire edhe per te zgjeruar gamen e te drejtave dhe sidomos zbatimin e tyre.

Dhe ne fund te fundit nuk e kuptoj pse duhet ta prisnit personalisht ju. Justifikimet diplomatike nuk qendrojne per kedo qe i njeh keto rrethana. Nese duhej te merrej nje kontakt atehere per kete keni keshilltare e sekretare pafund. Do te shpreh ketu konsideraten per Presidentin e Republikes qe diti te qendroje jashte kesaj vorbulle ndryshe nga ju e nje pararendes i tij. 

Dhe se fundi edhe ju mund te mesoni dicka nga reagimet e komunitetit te madh shqiptaro-amerikan. Ky komunitet ka bere jo pak per shqiptaret dhe ne nje demonstrim uniteti te rralle per te, shprehu indinjate per sjelljen tuaj e te homologut tuaj ne opozite. Mendoj se zeri i tyre duhet degjuar me me vemendje, dhe ambasadoret tuaj nuk duhet te lejohen te leshojne fyerje ne adrese te shqiptaro-amerikaneve sic ka ndodhur fatkeqesisht.

Ju faleminderit