|
Per shqiptaret, e ardhmja quhet Evrope |
|
Nga Fatos NANO, Kryeminister */ Nuk eshte hera e pare qe une marr pjese ne nje aktivitet te Projektit per Marredheniet Nderetnike, por eshte hera e pare qe ne kete forum te rendesishem vij si Kryeminister i Shqiperise. Per kete arsye ndjehem disa here i obliguar dhe me nje ndjenje te vecante pergjegjesie intelektuale dhe shteterore. Eshte nje kenaqesi e vecante per mua te komunikoj, se vetem disa jave me pare Keshilli i Ministrave i Bashkimit Europian dha driten jeshile per te hapur negociatat per stabilizim dhe asocim mes ketij Komuniteti te madh dhe Republikes se Shqiperise. Kjo shenon nje ngjarje te vecante dhe historike ne zhvillimet e Shqiperise per keta dymbedhjete vjet pluralizem, sepse pas me shume se pese shekujsh ndarjeje te dhuneshme, ne po i kthehemi atij ambjenti te cilit i perkasim natyrshem: Europes. Kjo drite jeshile konsiderohet nga ne si rezultat i perpjekjeve te paimagjinueshme te klases politike shqiptare dhe te mbare popullit tone ne pergjithesi per te permbushur detyrimet dhe per te arritur kete shkalle standartesh te reformave demokratike ne vendin tone. Eshte gjithashtu produkt i nje klime te re politike, qe ne po perpiqemi te implementojme ne Shqiperi pas nje periudhe te gjate konfliktualiteti jo produktiv, konfliktualitet ku nderthureshin papjekuria politike dhe karakteri i veshtire ballkanik. Ne shpresojme se ne kete klime te re politike mature te senderzojme me mire dhe me ritme me te larta reformat e kerkuara te institucioneve, te prosperojme vendin permes strategjive afatgjata, duke i ndare me mire detyrat mes pozites dhe opozites, ashtu sikunder i takon te behet kjo gje ne nje vend demokratik. Ne vijme ne kete takim nga realitete, te cilet gjithnje e me shume po behen te ngjashem, jo thjesht per faktin se jane realitete ballkanike, por sepse jane tashme, pavaresisht veshtiresive te kuptueshme dhe diferencave, pjese e sistemeve te hapura e demokratike. Nga ana tjeter eshte ne nderin tim qe te pershendes pjekurine dhe moderacionin me te cilen po i percjellin zhvillimet e fundit edhe shqiptaret ne shtete te tjere te rajonit, ne Kosove, Maqedoni apo Mal te Zi. Respekti i treguar ne Kosove per te disaten here rresht, persa i perket institucionit te zgjedhjeve, i cili eshte institucioni baze i demokracise, shpejtesia me te cilen Kosova po rinderton institucionet qeverisese dhe ekonomine e vet, jane nje prove e sigurt se aksioni nderkombetar kunder rregjimit komunist me tipare fashiste te Milloshevicit nuk shkoi dem. Me gjere po flasin per kete vete perfaqesuesit e Kosoves, perfaqesues politike te votuar demokratikisht ne vendin e tyre. Gjithsesi per mendimin tone ne i permbahemi me rigorozitet rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit, sikunder edhe bejme avokati per nje kalim sa me te shpejte te kopetencave reale qeverisese nga duart e nderkombetareve ne ato te te votuarve lokale. Vetem ne kete menyre edhe Kosova do te jete ne gjendje te ndertoje strukturat e veta demokratike dhe institucionet e shtetit te se drejtes per te bere te mundur arritjen e standarteve per integrim ne Europen e Bashkuar. Nga ana tjeter, nuk mund te mos veme re se mospercaktueshmeria e statusit ka krijuar dhe krijon, se paku psikologjikisht, nje gjendje te tensionuar, jo vetem ne Kosove, por edhe ne Beograd. Une mendoj se e ardhmja e Kosoves bashkohet me ate te fqinjeve te tjere ne Europen e Bashkuar. Dhe ne kete drejtim une ne thelb bashkohem me "eurotranzicionin" e zotit Shtajner per Kosoven. Ndersa ne shtetin fqinje te Maqedonise ishin shqiptaret ata qe me oferten e tyre dhe maturine e pashoqe perballuan nje rrezik shperberjeje dhe ndihmuan qe edhe ky shtet te futet ne rrugen e progresit demokratik permes implementimit te marreveshjes se Ohrit. Ata treguan se bashkepunimi dhe konkurimi demokratik, jo perplasja, jane e ardhmja jo vetem e Maqedonise, por e krejt rajonit. Ne nje realitet edhe me bashkeveprues ndodhen shqiptaret e Malit te Zi. Pozicioni i tyre tregon se kur shqiptareve u eshte kerkuar bashkepunim dhe jo nenshtrim, ata e japin ate bujarisht. Pak a shume e njejta gje mund te thuhet edhe per luginen e Presheves dhe pozicionin e shqiptareve atje. Pa dashur aspak te marr poza paternaliste, une e di se vete shqiptaret prezente ne takim do te shpjegohen me mire per veten e tyre dhe problemet qe kane, por e ndjeva per detyre qe te jap nje pamje te pergjitheshme te realiteteve shqiptare dhe te shpreh bindjen se pavaresisht situatave dhe kapercimeve te castit, shqiptaret tashme e kane percaktuar shtegun e te ardhmes se tyre: integrimin euroatlantik; e ardhme e cila ne menyre paradoksale eshte ne nje fare kuptimi nje rikthim te vetvetja, pasi historikisht i kemi perkitur kesaj ane te botes qe quhet Europe. Me keto deklarime nuk kam ndermend te perpiqem te diferencohemi nga vendet e tjera te rajonit. Eshte nje kenaqesi e vecante edhe per mua te perseris se tashme i gjithe rajoni yne problematik eshte percaktuar qartesisht per nga integrimi euroatlantik. Sigurisht, qe forcat nostalgjike te nje te kaluare jo te larget jane ende aktive, por ne veme re se krahu i forcave progresiste eshte gjithnje ne rritje dhe votohet cdo dite e me shume. Kjo eshte shenje e sigurt se nje e ardhme tjeter na pret dhe te gjithe jemi te ndergjegjshem se cdo hap qe hedhim perpara ne kete integrim i heq terren te kaluares sone. Tashme eshte deshmuar me prova te pakundershtueshme se ceshtja shqiptare nuk eshte ceshtje territoriale apo shtetesie, por ceshtje e nivelit te demokracise dhe e respektimit te te drejtave te njeriut. Pas Kosoves, kete e treguan edhe ngjarjet e vitit te kaluar ne Maqedoni ku konflikti nuk kishte objektiva territoriale. Ndersa ne Mal te Zi ku forcat progresiste malazeze arriten t'i terheqin shqiptaret ne perpjekjet institucionale per permiresimin e statusit te tyre kombetar nuk u verifikua asnje tension nderetenik. Marredheniet mes shqiptareve te rajonit mendojme se jane ende te zbehta. Ndarja e gjate ende nuk eshte kapercyer as ne nivel te shkembimit te mallrave, as te komunikimit njerezor dhe te ideve. Une personalisht e konsideroj si shume te rendesishem faktin se politika e shqiptareve ne rajon, edhe pse eshte policentriste, ka vepruar me maturi dhe tashme mund te thuhet se, pavaresisht ekseseve te rastit shpesh here te kuptueshme, ajo po i sherben gjithnje e me mire stabilitetit te rajonit. Shqiptaret treguan se jane bashkepunues te mire dhe luajale. Ka nje konsensus te pakoordinuar nga ndonje qender mes shqiptareve dhe ky eshte integrimi euroatlantik. Nga ky konsensus nuk ka pse te trembet askush. Nga ana tjeter marredheniet mes shteteve te rajonit jane gjithashtu te pamjaftueshme. Per kete, pervec zbatimit te projekteve ekonomike rajonale, nje ndihmese te posacme do te jepte edhe krijimi i strukturave te perbashketa, qe do te pershpejtonin permiresimin e njesuar te standarteve tona. Nje instrument i tille vazhdoj te mendoj se eshte edhe krijimi nje Asambleje Parlamentare per Europen Juglindore. Ky parlament do te ishte nje central i rendesishem i cili, jo vetem do te pershpejtonte integrimin mes nesh, por permes percjelljes se eksperiencave do te pershpejtonte edhe ritmet e integrimit tone ne Europen e Bashkuar. Me lejoni qe me kete rast te prek edhe nje ceshtje te nxehte, sic eshte ajo e raportit te prezences Amerikane dhe Europiane ne Rajonin tone. Shqiperia ka theksuar dhe perserit se prezenca e Shteteve te Bashkuara ne rajon ka qene e nje rendesie jetike per zgjidhjen e nje sere konflikteve. Ne e konsiderojme kete prezence jetike per ruajtjen dhe zhvillimin e institucioneve demokratike, por ne te njejten kohe ne nuk kemi asnje lloj skepticizmi dhe e konsiderojme po aq te rendesishme edhe prezencen europiane. Madje per ne eshte e veshtire qe keto kontribute te ndahen. Vecanerisht sot, kur Europa e Bashkuar ka lene pas nje trashegimi interesash parciale te shteteve te ndryshem persa i perket rajonit tone. Ne jemi te bindur se nese SHBA dhe BE gjejne gjuhen e perbashket per menaxhimin e situates se sigurise ne rajon, rajoni do te kete nje te ardhme te sigurt. Ne keto zhvillime te veshtira shoqeria civile ka luajtur nje rol te posacem dhe une do te pershendesja ketu vecanerisht ato OJQ, qe kane mbartur mes nesh frymen e debatit per probleme te mprehta, sikunder eshte edhe ai i nacionalizmave dhe marredhenieve etnike, kaq problematike ne rajonin tone. E ne kete drejtim une nuk mund te rri pa permendur dhe falenderuar posacerisht edhe "Project on Ethnic Relations" dhe Presidentin e tij, mikun tone te perbashket, prof Kassof. Kam besim te plote qe edhe punimet e kesaj radhe do te vazhdojne te jene te hapura, konstruktive dhe per pasoje te fryteshme. Eshte rasti yne te demonstrojme c'pjese te botes i perkasim.
* Fjala e Kryeministrit ne Konferencen Nderkombetare "Shqiperia dhe fqinjet" Korrieri |