FJALA E PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS, ZOTIT ALFRED MOISIU: “ROLI I SHTETIT, KOMUNITETIT DHE SHOQĖRISĖ CIVILE NĖ PARANDALIMIN E HAKMARRJES / GJAKMARRJES DHE LEHTĖSIMIN E PASOJAVE TĖ TYRE”

 

13 QERSHOR 2003
SHkodėr

Pa dashur tė pėrsėris shifrat e viktimave tė gjakmarrjes, tė atyre qė humbin jetėn dhe tė atyre qė mbeten tė ngujuar, dėshiroj tė shpreh indinjatėn time tė thellė si qytetarė dhe si president, ndaj pėrhapjes sė rrezikshme tė kėtij fenomeni dhe angazhimin tim tė plotė pėr tė marrė ēdo masė ligjore, qė do tė mundėsonte kufizimin ose eleminimin e tij.
Nuk ėshtė vetėm e dhimbshme, por edhe tragjike pėr njė shoqėri dhe njė shtet tė dėgjojmė komunikatat e policisė pėr vrasje tė qytetarėve pėr motive gjakmarrjeje ose hakmarrjeje. Kjo gjendje ėshtė e papranueshme, siē ėshtė i tillė edhe fakti se nė shumė raste motivet e gjakmarrjes tė pėrdoren nga policia, drejtėsia dhe opinioni publik pėr tė justifikuar krime tė tilla tė dėnueshme nga ligji. Ligji ynė nuk e njeh kanunin, i cili ka pasur fuqi, kur s’ka pasur ligje. Nė atė kohė ka pasur rolin e tij, kurse sot kemi shtet ligjor dhe kanuni, nuk mund t’i pėrgjigjet kohės sonė. Krimi ėshtė krim dhe duhet ndėrshkuar pa hezitim nga ligji dhe shoqėria. Detyra e policisė dhe e organeve tė tjera tė specializuara ėshtė, mbetet e duhet tė jetė tė parandalojnė krimet, tė garantojnė jetėn dhe sigurinė e qytetarėve, tė ndalojnė vrasėsit dhe t’i vendosin ata pėrpara drejtėsisė.

Ne jemi njė vend qė, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, po ecim nė rrugėn e demokracisė dhe tė integrimit. Kjo ėshtė njė zgjedhje, qė ka bėrė vetė populli dhe ai vetė e kėrkon. Duam tė zėmė vendin, qė na takon nė familjen europiane, ku respekti pėr njeriun dhe jetėn e tij qėndron mbi tė gjitha normat e tjera. Nė kontrast me kėtė synim dhe zhvillim pozitiv, gjakmarrja ende po vret individėt, po ngujon familjet, po dėmton shoqėrinė dhe ekonominė shqiptare si dhe po rrezikon tė sotmen dhe tė ardhmen e saj. Edhe kostoja e saj nė imazhin ndėrkombėtar tė vendit tonė ėshtė shumė e lartė.

Jeta e rrezikuar e ēdo qytetari ėshtė shumė mė e rėndėsishme sesa parimet, imazhi apo interesat politike tė momentit, prandaj unė e konsideroj rikthimin e gjakmarrjes edhe si sfidė e hapur e njė pjese tė shoqėrisė ndaj mosfunksionimit tė shtetit ligjor, si mungesė e edukatės dhe e kulturės ligjore, si tregues i shkallės sė varfėrisė, krizės sė besimit dhe i tranzicionit tė gjatė dhe tė vėshtira qė po kalojmė. Pėr kėtė gjendje tė gjithė duhet tė mbajmė pėrgjegjėsi konkrete, pasi askush nuk ka tė drejtė, qė zgjidhjen e vėshtirėsive sociale tė tranzicionit ta kėrkojė nė praktikat e tė kaluarės sė largėt dhe nė rrugė primitive e joligjore.

Me shtėpinė e sigurtė na duhet edhe shumė punė pėr tė siguruar njė harmoni nė mes banorėve qė jetojnė aty, fqinjėve qė na rrethojnė, si dhe pėr tė hapur rrugė tė reja lėvizjeve, tė cilat na bashkojnė me Europėn. Sikurse e thashė mė lartė po kalojmė njė tranzicion tė gjatė e tė vėshtirė, por nėse duam tė jemi me tė tjerėt, duhet tė heqim dorė nga praktikat e gabuara qė dalin mbi ligjet dhe kushtetutėn, shembullin e kulturės ligjore duhet ta japin tė gjithė qytetarėt qofshin ata tė veshur me pushtet, deputetė pushtetarė lokalė etj.

Heqja e dėnimit me vdekje nuk u bė thjeshtė pėr tė plotėsuar njė kėrkesė tė Kėshillit tė Europės, por pėr tė shprehur respektin tonė ndaj vlerave tė jetės, tė cilat qėndrojnė nė themel tė shoqėrive demokratike europiane ku ne po pėrpiqemi tė bėjmė pjesė juridikisht dhe ekonomikisht. Jetėn ta jep zoti dhe ai ka tė drejtė ta marrė. Megjithatė, kjo masė nuk duhet lejuar kurrėsesi qė tė ndikojė negativisht nė rritjen e vrasjeve.

Nė kėtė kontekst, ne kemi ende shumė pėr tė bėrė, pėr tė pėrmirėsuar punėn dhe pėr tė rritur rolin e shtetit nė parandalimin e fenomeneve tė tilla. Pėrvoja tregon se funksionimin normal tė institucioneve qė kanė tė bėjnė me rendin dhe sigurinė e kanė dėmtuar ngarkesat politike, korrupsioni, paaftėsia pėr pėrmbushjen e detyrės, por sidomos edhe ndėrrimet e shpeshta tė titullarėve tė tyre.
Gjej rastin qė nga ky takim, t’i bėj thirrje si nostalgjikėve tė kanunit dhe tė kohės sė tij, ashtu edhe atyre qė ende nuk e kanė bėrė kulturėn ligjore si pjesė tė jetės sė tyre, ta kuptojnė njėherė e mirė se shteti shqiptar nuk ka bėrė dhe nuk do tė bėjė kompromis me krimin. Unė u them atyre: “Zotėrinj, lėreni kanunin nė shenjtėrinė e vet! Bashkohuni nė emėr tė jetės, jo tė vdekjes, pasi ligji do tė veprojė pa mėshirė”.

Si President, por edhe me bindjen si qytetar e prind, kam pėrkrahur dhe do tė pėrkrah ēdo iniciativė, platformė dhe veprim ligjor tė organizatave, komuniteteve fetare, institucioneve shtetėrore dhe tė individėve, kundėr fenomenit tė gjakmarrjes. Shoqėria shqiptare ka nevojė tė shohė pėrtej mureve ndarės, paragjykimeve dhe keqinterpretimeve tė normave dhe tė rregullave ligjore. Ėshtė koha qė secili prej nesh tė njohė vetėm njė autoritet, autoritetin e ligjit.

Parlamenti, qeveria dhe autoritetet lokale nė bashkėpunim duhet tė parandalojnė faktorėt qė stimulojnė gjakmarrjen. Strategjitė rajonale tė zhvillimit, investimi mė i madh pėr modernizimin e sistemit arsimor, rritja e besimit dhe profesionalizmit tė punės sė policisė, tė organeve tė drejtėsisė dhe tė tė zgjedhurve lokalė, lidhja mė e madhe e deputetėve tė zgjedhur me zonat e tyre elektorale, mendoj se janė disa nga drejtimet ku duhet synuar. Puna e tė gjithėve duhet tė matet me rezultate konkrete.
Mesazhi im pėr qytetarėt e Shkodrės dhe tė gjithė Shqipėrisė ėshtė: Nė vend tė hakmarrjes kėrkoni te njėri-tjetri dhe kultivoni te fėmijėt tuaj dashurinė pėr jetėn. Gjakmarrja ndan, vret, izolon dhe mban peng tė ardhmen, ndėrsa dashuria ndėrton, bashkon dhe sjell ditė mė tė mira, ndaj ajo duhet vlerėsuar dhe ruajtur si njė nga nevojat dhe vlerat tona mė tė mėdha. Tė hedhim tej barbarinė dhe tė pėrqafojmė mė shumė qytetarinė, nė ndjenja e nė sjellje. /Liria -