Jehonat e debateve
E ARDHMJA E KOSOVĖS ME ELITĖN E
VET TĖ RE POLITIKE
Elita e re politike e shqiptarėve tė Kosovės, edhe
pse ėshtė mjaft e fragmentuar nė rivalitetet
ndėrpartiake dhe e papėrvojė nė administrim e qeverisje,
e ka njė ndjenjė tė fuqishme tė vetėpėrcaktimit si elitė
me mision historik dhe nga kjo pikėpamje ajo edhe nė tė
ardhmen do tė mbetet nė pozita tė fuqishme
indipendentiste. Prej kėtij pozicioni ajo nuk mund tė
shmanget edhe pėr faktin se populli shqiptar i Kosovės,
pas pėrvojės tragjike tė spastrimit etnik dhe tė
gjenocidit tė vitit 1999, nuk sheh alternativė tjetėr
pėrveē pavarėsisė sė Kosovės. Dhe ky qėndrim nuk ėshtė
nacionalizėm shqiptar, po pragmatizėm jetėsor.
MILAZIM KRASNIQI
Pikėnisja pėr tė ardhmen Kosovės ėshtė rezoluta 1244 e
Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-s, e cila duhet tė
kuptohet si njė "proces politik pėr vendosjen e statusit
tė ardhshėm tė Kosovės" siē thotė Ricard Baucer,
zėdhėnės i St. Departmentit tė SHBA-ve. Natyrisht, edhe
vendimi i ardhshėm i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė,
do tė jetė i ndėrvarur me qėndrimet dhe vendimet e G
8-ės, (qėndrimet e tė cilit janė anekse tė rezolutės
1244), tė NATO-s, pastaj politikat e Bashkimit Europian
dhe tė Shteteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat
shquhen pėr angazhimin mė tė madh diplomatik e ushtarak
pėr Kosovėn nė vitet 1998-1999, po edhe sot. Kėto
institucione dhe struktura tė vendimmarrjes formale dhe
funksionale, duhet tė harmonizojnė qėndrimet, tė
krijojnė platforma unike dhe tė jenė garantues tė
statusit final tė Kosovės.
Por, qėndrimi i tyre pėrfundimtar, pėrveē nga obligimet
ndėrkombėtare dhe interesat gjeopolitike, varet ndjeshėm
edhe nga zhvillimet nė vetė Kosovėn e pasluftės nė
periudhėn kalimtare. Pėr mendimin tim, qėndrimi
pėrfundimtar i tyre pėr tė ardhmen e Kosovės,
esencialisht varet edhe nga pėrmbushja e kėtyre
standardeve:
- Toleranca ndėretnike dhe multietniciteti faktik nė
Kosovė, duke nėnkuptuar kthimin e tė zhvendosurve,
- Arritja e objektivit qė Kosova tė jetė faktor i
stabilitetit rajonal,
- Qėndrueshėmėria e brendshme politike dhe aftėsia pėr
tė luftuar krimin,
- Zhvillimi ekonomik qė argumenton se Kosova mund tė
qėndrojė mė vete.
Nė pėrmbushjen e kėtyre objektivave, qė kėtu u formuluan
nė mėnyrė mė tė pėrgjithėsuar, vjen nė shprehje roli i
madh i elitės sė re politike tė Kosovės.
Elita e re politike e Kosovės funksionon dhe zhvillohet
brenda njė kuadri tė administrimit ndėrkombėtar, qė do
tė thotė me pak kompetenca dhe me mundėsi tė vogla tė
aftėsimit pėr njė kohė tė shkurtėr. Ky pushtet i dyzuar,
tashmė ėshtė shndėrruar nė alibi, si pėr UNMIK-un si pėr
administratėn kosovare, sepse dėshtimet ia fakturojnė
njėra tjetrės, ndėrsa meritat duan t'i mbajnė pėr vete.
Pėr ta evituar kėtė gjendje tė alibive pėr dėshtime,
elita politike kosovare sa mė shpejt duhet tė veshet me
pushtet real, nė mėnyrė qė tė bėhet maksimalisht e
pėrgjegjshme dhe tė mos ketė kujt t'ia fakturojė fajin
pėr dėshtimet eventuale.
Mirėpo, se me ēfarė shpejtėsie do tė aftėsohet kjo elitė
pėr realizimin e pėrgjegjėsive tė plota, pėrveē nga
testimi i saj me kompetenca mė tė plota, varet edhe nga
prejardhja e saj politike, ideologjike dhe ssociale, si
dhe vetėpėrcaktimi i saj.
Nė fakt, pjesa dėrrmuese e saj, pėr rrethanat nė tė
cilat ėshtė krijuar dhe pėr shkak se nuk ėshtė zgjidhur
statusi i Kosovės, prejardhjen e ka me ngjyrim kombėtar
dhe ndjenjėn e vetėprcaktimit e ka si elitė me mision tė
veēantė historik.
1. Grupimi i LDK-sė, i cili udhėhiqet dhe kontrollohet
nga Ibrahim Rugova, e ka tė fiksuar idenė e pavarėsisė
sė Kosovės. Elita politike e dalė nga LDK-ja, njohjen e
pavarėsisė sė Kosovės, e sheh si pėrmbushje tė misionit
historik tė vetė kėsaj lėvizjeje. Ndėrsa, rruga si do tė
arrihet ky objektiv, (ndėrtimi i njė administrate
efikase, lufta kundėr korrupsionit, angazhimi pėr
kthimin e tė zhvendosurve, krijimi i strukturave pėr
luftė kundėr krimit tė organizuar, aktivizimi i
ekonomisė, etj) nuk trajtohen si mjete vendimtare pėr
arritjen e pavarėsisė.
Sipas kėtij koncepti politik, pavarėsia e Kosovės ėshtė
zgjidhja e vetme dhe e pashmangshme, pavarėsisht se me
ēfarė dinamike dhe kualiteti pėrmbushen standardet e
kėrkuara nga Pėrfaqėsuesi Special dhe tė miratuara nga
tė gjitha instancat relevante ndėrkombėtare.
Brenda kėtij grupimi tė madh politik, ka filluar tė
profilizohet edhe ndonjė personalitet tjetėr si kryetari
i Kuvendit, Nexhat Daci, i cili dallohet pėr qasje mė
kritike ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, veēmas ndaj
UNMIK-ut dhe pėr njė angazhim mė afrues me partitė e
tjera politike shqiptare nė Kuvendin e Kosovės. Ėshtė
indikative se anketa e fundit e Gallupit, e kanė nxjerrė
Nexhat Dacin nė krye tė listės sė politikanėve mė tė
popullarizuar tė Kosovės. Por, edhe disa liderė lokalė
tė LDK-sė nėpėr qytete tė mėdha, tashmė po profilizohen
si figura mjaft tė pavarura dhe pritet qė nė tė ardhmen
ata tė rrisin ndikimin nė strukturat dhe nė politikat e
LDK-sė.
2. Grupimi i partive tė pasluftės (PDK dhe AAK), duke
pasur prejardhje nga procesi i demilitarizimit tė UĒK-sė,
vetėėprcaktimin politik e ka se ėshtė bartėse e njė
projekti dhe njė misioni me dimensione historike. KY
grupim dinamik politik e ka edhe ndjenjėn e
triumfalizmit, pėr shkak se lufta kundėr Serbisė ėshtė
fituar, sė bashku me NATO-n, dhe nė mėnyrė implicite
lėnė tė kuptohet se ata janė tė gatshėm tė marrin kurs
mė tė fortė nė rast tė zhvillimeve tė pafavorshme sa i
pėrket procesit tė pavarėsimit tė Kosovės.
Sa u pėrket projekteve politike, administrimit dhe
qeverisjes, ky grupim lė mbresėn se aspiron pėr njė
dinamikė mė tė madhe, por meqė qeverisin nė njė
koalicion tė gjerė, mundėsitė i kanė tė kufizuara.
Nga kjo pjesė e elitės politike qė ka prejardhje nga
procesi politik i pasluftės, profilizimin mė tė fortė
deri tash e ka bėrė kryeministri Bajram Rexhepi, i cili
ėshtė shumė aktiv nė temėn e kthimit tė serbėve tė
zhvendosur dhe tė luftės kundėr krimit tė organizuar.
Ndėrsa, lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi mbetet figura
qendrore e kėtij grupimi politik dhe personalitet qė
lanson ide e opcione politike tė guximshme, qė do tė
thotė se ėshtė figurė sovrane nė PDK.
3. Mendoj se pėr periudhėn e ardhshme deri nė zgjedhjet
e vitit 2004, nuk ka ambient qė tė krijohet ndonjė parti
serioze e profilit liberal ose socialdemokrat, e qė do
tė kishte ndonjė ndikim real nė skenėn politike kosovare.
Por, nė tė ardhmen kjo hapėsirė do tė mund tė kėrkohej
nga personalitete si Veton Surroi, rreth tė cilit
gravitojnė disa elementė tė shoqėrisė civile me prirje
urbane dhe njė spektėr influent medial dhe i cili ka njė
simpati diskrete po edhe konkrete ndėrkombėtare. Ėshtė
indikative se participimi nė elitėn e tashme politike
kosovare tė politikanėve me prejardhje urbane ėshtė
shumė i pakėt. Prandaj, nė vitet e ardhshme pres qė kjo
tė profilizohet dhe tė krijojė struktura tė pėrfaqėsimit
mė tė ndjeshėm qytetar dhe politik, veēmas nė qytetet
kryesore si Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Peja,
Gjakova e Gjilani.
Por, nė njė shoqėri me papunėsi qė arrin nė 70 pėr qind,
me njė popullsi qė jeton me shumicė nė fshat, ndėrsa njė
e katėrta nė diasporė, dhe ku partitė kryesore kanė
prejardhje historike, procesi i pėrfaqėsimit adekuat
social, rajonal, sindikalist, moshore gjinor, ėshtė
shumė i vėshtirė dhe kėrkon kohė mė tė gjatė.
4. Viti 2004 ėshtė vit i zgjedhjeve tė dyta parlamentare
nė Kosovė. Viti 2004 mund tė sjellė ndryshime nė
konfiguracionin e elitės sė re politike tė Kosovės,
sepse ende nuk mund tė bėhet fjalė pėr stabilizimin
pėrfundimtar tė skenės politike. Megjithatė, tashmė
ėshtė e qartė se LDK-ja dhe PDK-ja do tė jenė partitė
kryesore tė shqiptarėve, ndėrsa grupimet e tjera janė nė
proces tė krijimit tė identiteteve tė veta dhe nuk kanė
asgjė tė sigurt sa i takon tė ardhmes sė tyre.
Ndikim tė madh nė profilizimin e elitės sė re politike
shqiptare tė Kosovės do tė ketė ligji zgjedhor qė do tė
aplikohet pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2004.
Ligji i pėrdorur nė zgjedhjet e kaluara ka qenė
proporcional dhe me lista tė mbyllura, gjė qė i shkon nė
favor pėrfaqėsimit sipas meritokracisė partiake. Pėr
rritjen e konkurencės dhe tė pėrgjegjėsisė politike, mė
i pėrshtatshėm do tė ishte njė ligj i kombinuar dhe me
lista tė hapura, sepse ai do t'i detyronte partitė qė ta
zgjerojnė bazėn e pėrfaqėsimit drejt personaliteteve tė
njohura dhe ekspertėve.
5. Rol tė ndjeshėm nė zhvillimet e ardhshme lidhur me tė
ardhmen e Kosovės pritet tė luajnė edhe partitė serbe.
Struktura e tashme e tyre flet pėr njė fragmentim tė
madh tė tyre, sipas strukturės sė DOS-it tė Serbisė.
Nėse mbeten me kėtė strukturė partitė serbe do tė jenė
mė shumė front nacional e jo parti politike tė
mirėfillta. Rrjedhimisht roli i tyre do tė jetė mė shumė
bllokues se sa aktiv. Kjo do tė thotė se do tė pengohet
procesi i integrimit tė komunitetit serb nė
institucionet dhe nė jetėn e Kosovės.
Pra, mė duket se do tė duhet njė kohė mė e gjatė pėr tė
pasur parti autentike tė serbėve tė Kosovės, tė cilat do
tė punonin pėr pėrparimin e demokracisė nė Kosovė, pa
qenė tė varura nga diktati i Beogradit. Ky duket tė jetė
njė proces, nė tė cilin do tė ndikojė statusi final i
Kosovės. Pėrderisa ai tė mbetet i padefinuar, serbėt e
Kosovės janė mė tė motivuar tė mbajnė lidhjet me
Beogradin se me Prishtinėn.
Por, kjo do tė thotė se brenda komunitetit serb nuk do
tė zhvillohet njė elitė e re politike, e cila do tė
pėrfaqėsonte nė mėnyrė autentike interesat e serbėve tė
Kosovės dhe qė do tė ishte kredibikle para faktorit
ndėrkombėtar. Rrjedhimisht, nė rast tė pavarėsimit tė
Kosovės, serbėt lokalė do tė gjendeshin nė pozitė
totalisht inferiore, sepse nuk do tė kishin struktura
politike adekuate pėr tė mbrojtur interesat e serbėve
lokalė nė realitetin e ri politik dhe shtetėror tė
Kosovės.
Ky zhvillim ėshtė negativ pėr serbėt lokalė po edhe pėr
tė ardhmen e Kosovės, sepse po e dėmton edhe imazhin e
saj. Nėse zgjedhjet e vitit tė ardhshėm do tė rezultojnė
me ndonjė formulė tjetėr tė qeverisjes nė Kosovė, ta
zėmė mė njė pjesėmarrje mė tė madhe tė koalicionit serb,
atėherė do tė kishim njė situatė bllokuese edhe mė tė
madhe se tash.
6. Sa u pėrket komuniteteve tė tjera, ato janė mė tė
vogla dhe kuotat e angazhimit tė tyre mbeten nė ruajtjen
e identiteteve etnike dhe tė interesave praktike.
Rrjedhimisht, ato nuk do tė duhej tė inkuadroheshin nė
skemėn e luftėrave politike tė partive shqiptare dhe as
tė atyre ndėrmjet partive shqiptare e koalicionit serb.
Partitė e komuniteteve turke, rome, boshjake, etj.,
duhet tė ndihmohen qė tė zhvillojnė lirshėm alternativat
e veta politike, si ndihmė pėr demokracinė e re kosovare
dhe tė ardhmen e saj si njė vend, ku respektohen tė
drejtat e njeriut dhe tė komuniteteve.
Konkluzione:
a) Elita e re politike e shqiptarėve tė Kosovės, edhe
pse ėshtė mjaft e fragmentuar nė rivalitetet
ndėrpartiake dhe e papėrvojė nė administrim e qeverisje,
e ka njė ndjenjė tė fuqishme tė vetėpėrcaktimit si elitė
me mision historik dhe nga kjo pikėpamje ajo edhe nė tė
ardhmen do tė mbetet nė pozita tė fuqishme
indipendentiste. Prej kėtij pozicioni ajo nuk mund tė
shmanget edhe pėr faktin se populli shqiptar i Kosovės,
pas pėrvojės tragjike tė spastrimit etnik dhe tė
gjenocidit tė vitit 1999, nuk sheh alternativė tjetėr
pėrveē pavarėsisė sė Kosovės. Dhe ky qėndrim nuk ėshtė
nacionalizėm shqiptar, po pragmatizėm jetėsor.
b) Elita e re kosovare, nė kėto tri vite tė
bashkėqeverisjes me UNMIK-un, ka hyrė nė njė proces
emnacipimi politik dhe profesionalizimi administrativ,
por ende ėshtė nė fillim tė kėtij procesi. Bartja e
kompetencave mund t'i ndihmojė nė rritjen e
pėrgjegjėsive dhe tė profesionalizmit, por i mbetet qė
tė eliminojė dukuritė e nepotizmnit, tė meritokracisė e
tė korrupsionit, qė kanė filluar tė nxjerrin krye nė
administratėn e re kosovare- ndėrkombėtare.
c) Hapėsira pėr njė alternativė liberale dhe urbane
ekziston, por ajo mbetet tė plotėsohet me njė
aleternativė kredibile politike nė pesė vitet e ardhshme.
Pra, pėr fazat afatshkurtėra tė pesė vjetėve tė ardhshme,
mė shumė duhet tė shpresohet nė emancipimin politik tė
elitės aktuale, se nė formimin e njė elite tė re me
prejardhje mė urbane dhe mė pėrfaqėsuese.
d) Koalicioni aktual serb dhe partitė konstituente tė
tij, edhe pėr njė kohė do tė mbeten njė bllok nacional
dhe me prirje pėr obstruksion ndaj zhvillimit tė
demokracisė. Kjo do tė zgjatė deri sa nė politikat e
bashkėsiė ndėrkombėtare tė mos akceptohet mė qartė
mundėsia e pavarėsimit tė Kosovės.
e) Elitat e brishta tė komuniteteve tė tjera duhet tė
lihen jashtė pėrplajsjeve politike brenda shqiptare dhe
shqiptaro-serbe, nė mėnyrė qė tė jenė njė model pėr
integrimin e komuniteteve nė institucionet kosovare dhe
shembull i respektimit tė pakicave.
f) Elita e re politike shqiptare mbetet qė tė sprovohet
mė shumė nė administrimin e vendit, nė bashkėpunim me
UNMIK-un dhe nė bashkėpunimin ndėrkombėtar, ku kontaktet
me fqinjėt nė kuadėr tė nismave rajonale, do tė duhej tė
kishin prioritet. Nė rast se kjo do tė
institucionalizohej, atėherė do tė rritej besimi i
ndėrsjellėe dhe nė atė ambient pavarėsia e Kosovės do tė
mund tė bėhej me njė pako marrėveshjesh me shtetet
fqinje tė Ballkanit Perėndimor (Shqipėrinė, Maqedoninė,
Serbinė, Malin e Zi dhe BeH) pėr mosndryshimin e kufijve
dhe pėr respektimin e sovraniteteve shtetėrore. Nė kėtė
kontekst mė duket se pranimi i pavarėsisė sė Kosovės me
kushtėzimin e mosndryshimit tė kufijve tė saj, siguron
definitivisht mosndryshimin e kufijve nė BEH e nė
Maqedoni dhe pėrshpejtimin e integrimit euro-atlantik tė
Ballkanit Perėndimor nė tėrėsi.
(Analizė e paraqitur nė Tryezėn e rrumbullakėt tė
Qendrės pėr Studime Strategjike nė Shkup)