|
Pėrse duhet tė humbte Arbėn Xhaferi? |
|
Ish-udhėheqėsi i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare tė shqiptarėve nė Maqedoni arriti pėr herė tė parė tė thyejė traditėn shqiptare nė Ballkan, duke kthyer fitimtarėt e luftės nė fitimtarė tė zgjedhjeve. Votimet e 15 shtatorit nė Maqedoni provuan se qytetarėt e shtetit mė me ankthe tė Ballkanit janė duke rendur drejt liderėve qė sjellin mė shumė siguri pėr komunitetet qė u pėrkasin. Kėshtu, shqiptarėt u desh tė votonin pėr njė udhėheqės tė cilin njė vit mė parė e pranuan pėr herė tė parė tė hynte lirshėm nė Maqedoni, ndėrsa maqedonasit u kthyen te socialdemokratėt e dalė nga rrėnojat e ish-Partisė Komuniste Jugosllave, tė cilėt japin mė shumė siguri pėr nostalgjikėt e vjetėr tė stabilitetit tė Maqedonisė. Por ajo qė ka habitur mė shumė vėzhguesit nuk ėshtė fitorja e Ahmetit dhe Crvenkovskit se sa humbja e thellė e qendrės sė djathtė shqiptare dhe maqedonase. Arbėn Xhaferi, i humbur apo i konsumuar? Partia Demokratike Shqiptare e Arbėn Xhaferit ishte pėr dy-tre vitet e fundit thuajse faktori kryesor politik nė Maqedoni. Njė parti e fraksionuar nga Partia e Prosperitetit Demokratik tė krijuar nė vitin 1990 nė Maqedoni me ndihmėn e demokratėve nė pushtet, nė Shqipėri kjo parti arriti tė ishte njė opozitė bindėse dhe avancuese pėr promovimin e ideve tė reja tė shqiptarėve nė Maqedoni. Profili i saj politik u rrit nė disa fushata elektorale nė vitin 1995-1996, derisa nė zgjedhjet e vitit 1998 arriti tė fitojė si parti e parė dhe tė hyjė nė koalicion me nacionalistėt maqedonas tė VMRO-DPMNE-sė. Nė atė kohė u mendua se dy partitė e qendrės sė djathtė, njėra e ardhur nė pushtet me retorikė probullgare dhe tjetra me retorikė proshqiptare, do tė bėnin mė shumė pėr shpėrthimin e kornizės qė mbante tė mbytur zgjidhjen e problemeve nė Maqedoni. Dhe nė fakt, diēka bėnė nė kėtė fushė. Ky koalicion ishte i pari qė guxoi tė vepronte nė Maqedoni dhe tė merrte pėrsipėr faturėn e reformave politike. Pavarėsisht individėve dhe kontekstit nė tė cilat u vendosėn reformat politike, mund tė thuhet se pėr herė tė parė shqiptarėt nė Maqedoni arritėn tė jenė faktor vendimtar nė zgjedhjen e presidentit dhe tė fitojnė thuajse nė praktikė tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės dhe tė Universitetit, megjithė shmangien nga projektet fillestare. Koalicioni i Xhaferit me nacionalistėt maqedonas, po ashtu i hapėn rrugė njė hapėsire mė tė madhe pėr tė ekstremizuar situatėn nė Maqedoni dhe pėr t'i dhėnė krah fantazisė sė dy palėve, herė-herė dhe pėr ta prishur Maqedoninė. Pa njė koalicion tė tillė, zor se shqiptarėt do tė kishin shkuar drejt rrėmbimit tė armėve dhe zor se "Luanėt" e Boshkovskit do tė irritonin pjesėn tjetėr tė popullsisė nė atė shkallė sa e irrituan. Pra, nė njėfarė mėnyre, mund tė thuhet se gjatė kėtij mandati politik, shqiptarėt nuk mund tė konsiderohen tė humbur, por liderėt e tyre mund tė konsiderohen tė konsumuar. Hapėsira qė ata krijuan nė planin politik dhe rrethanat e ndryshuara nė Kosovė dhe Shqipėri, bėnė qė ata tė prodhojnė politikė mė shumė se sa tė jep siguri profili politik i Menduh Thaēit dhe bashkėpunėtorėve tė tjerė tė zotit Xhaferri. Lindja natyrale e UĒK-sė nė Maqedoni Njė shkak tjetėr i humbjes sė thellė tė partisė sė Xhaferit ėshtė dhe autoriteti qė arriti tė vendoste Ushtria Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni. Ndryshe nga nė Kosovė, kjo ushtri lindi nė Maqedoni dhe ruajti "pavarėsinė" e veprimit tė saj nga interesat konkrete tė qytetarėve tė Maqedonisė. E ndihmuar nga fakti se rrethohej nga dy shtete shqiptare, kjo ushtri thuajse nuk u pėrzie fare me shėrbimin sekret tė Shqipėrisė dhe shmangu importimin prej tij tė paternalitetit politik pėr lidershipin e kėsaj ushtrie. Kjo ushtri ka atė komandant qė zgjodhi vetė dhe realizoi ato ide pėr tė cilat u krijua. Ajo nuk bėri asnjė prej gabimeve tė UĒK-sė nė Kosovė. Sė paku, nuk u lidh ngushtėsisht me Tiranėn zyrtare, nuk zhvilloi njė betejė eleminuese brenda faktorit shqiptar dhe nuk inkriminoi me dhunė shqiptarėt nė luftė. Nė kėtė plan, askush nuk ka tani, pas lufte, ndonjė akuzė pėr Ali Ahmetin se ka vrarė apo kėrcėnuar gazetarė dhe politikanė shqiptarė, nuk ka akuza se ka djegur fshatra pėr tė krijuar skena lufte dhe nuk lidhej me krimin e organizuar tė Tiranės. "Paslufta" e luftėtarėve tė Ali Ahmetit nuk ėshtė histori pushtimi dyqanesh dhe "luftėtarėsh" qė konvertohen nė gangsterė. Nė njėfarė mėnyre, kemi njė ushtri natyrale, qė arriti tė pėrfaqėsonte zemėrimin e studentėve tė Universitetit tė Tetovės qė nuk u lejohej Universiteti i tyre, arriti tė pėrfaqėsojė zemėrimin e shqiptarėve tė Gostivarit dhe Tetovės qė ndjeheshin si qytetarė tė njė demokracie tė korruptuar, dhe mė tej akoma, arriti tė siguronte shqiptarėt qė ndryshimi do tė vazhdojė. Dhe nė kėtė mes, me siguri qė ka ndikuar jo pak aleanca thuajse e shenjtė mes Arbėn Xhaferit dhe Hashim Thaēit, njė aleancė politike qė do tė ishte normale sikur tė mos kthehej nė njė aleancė antiRugovė dhe pėr mė tepėr, tė mos difuzonte problemet e dy formacioneve tek njėri-tjetri. Nė kėtė plan, korrupsioni mbeti produkti politik mė i shkėmbyer mes tyre. Sado tė pavėrteta tė jenė historitė me trena nafte nga Shkupi nė Obiliq dhe legjendat rreth benzinatave tė "Thaēėve", ato gjithsesi identifikojnė me tė njėjtin problem tė dy partitė nė Maqedoni dhe Kosovė, duke u dhėnė tė njėjtin ndėshkim - humbjen. Eklektizmi politik i zotit Xhaferi dhe partisė sė tij Raportet e zotit Xhaferi me partinė e Hashim Thaēit dhe me Tiranėn zyrtare janė njė problem pėr biografinė politike tė partisė sė tij. Partia Demokratike Shqiptare e zotit Xhaferi u krijua me dy tipare kryesore. Sė pari, si parti e qendrės sė djathtė dhe sė dyti, si parti antikomuniste. Duke pėrdorur brutalitetin e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe tė deleguarve tė zotit Berisha, Xhaferi arriti tė formonte tek shqiptarėt e Maqedonisė njė shpresė mė shumė se sa kėrkesat vegjetative tė elitės ish-titiste tė shqiptarėve nė Maqedoni. Fushata e tij elektorale me videoklipe qė nisnin me Berishėn dhe pėrfundonin me ambasadorin shqiptar nė Shkup, nuk harrohen lehtė nga popullsia shqiptare nė Maqedoni. Mė tej, pas vitit 1998 kur erdhi nė pushtet, Xhaferit iu desh tė afrohej me Tiranėn zyrtare dhe pėr kėtė askush nuk mund t'i mbajė mėri. Por duke qenė njė parti me tipare nacionalkomuniste, tek partia e tij, nė fakt, u zbėrthye thelbi enverist i shumė simpatizantėve tė fjetur tė komunizmit shqiptar qė respektin pėr izolimin e Shqipėrisė nga komunizmi e konvertonin nė krenari kombėtare. Baza politike e partisė sė zotit Xhaferi filloi tė dominohej pak nga pak nga nacionalkomunistėt e tipit tė partisė sė Hashim Thaēit nė Kosovė. Kjo bėri qė raportet e tij me Partinė Demokratike tė Berishės jo vetėm tė ftoheshin, por tė shkonin deri diku nė armiqėsi. Partia e tij u bė reparti mė fanatik antiBerishė tek shqiptarėt nė Maqedoni, duke reflektuar dhe duke shumėfishuar nė disa raste mllefet e Tiranės zyrtare. Ai arriti tė sulmojė Berishėn, pėrse ky i fundit mbėshteti Rugovėn nė akuzat qė iu bėnė si "Tradhėtar i Kombit" dhe mė pas arriti tė angazhohej nė problemet e brendshme politike tė Tiranės nė krah tė Partisė Socialiste. Kjo bėri qė mė afėr opozitės nė Shqipėri tė ishte partia e drejtuar nga Ymer Ymeri, se sa partia qė realisht kishte krijuar vetė zoti Berisha. Po kaq i komplikuar u paraqit zoti Xhaferri dhe nė raport me spektrin politik nė Kosovė. Duke pasur aleat natyral LDK-nė, Xhaferri nuk diti tė ndajė mllefet e tij personale ndaj Rugovės, tė cilit ia kishte marrė pėr tė madhe pse nuk u prononcua hapur ku po ndahej nga Prosperiteti Demokratik nė vitin 1994, dhe u pėrfshi nė luftėn e brendshme politike kundėr tij me ēdo mjet, herė duke mbėshtetur kundėrshtarėt e tij brenda LDK-sė dhe pas vitit 1999, duke qenė thuajse njė parti e pėrbashkėt me Hashim Thaēin. Ky eklektizėm politik, nė fakt, zhbėri portretin politik tė partisė sė tij, duke e transformuar nga njė parti e qendrės sė djathtė nė njė parti nacionalkomuniste me element tė korruptuar, qė pėrdori autoritetin e pushtetit shqiptar pėr tė kthyer komunitetin shqiptar nė njė principatė qė prodhonte para. Shqiptarėt nė Maqedoni nuk e kanė tė lehtė tė pranojnė njė shqiptar qė dhe pėr tė futur njė mėsues nė punė dhe pėr tė vėnė njė telefon nė shtėpi dhe mė tej akoma, pėr tė regjistruar njė fėmijė nė shkollėn shqipe, tė paguajnė. Ata i gėzohen njė mundėsie mė shumė pėr liri, por jo njė shansi mė shumė pėr t'u plaēkitur po nga shqiptarėt. Pas katėr vitesh nė pushtet, nė fund, askush nuk e mban mend si nisi dhe si pėrfundoi historia politike e partisė sė zotit Xhaferi. Dhe nė tė tilla raste, oferta mė tė sigurta si ajo e Ali Ahmetit fitojnė mė lehtė. Ai ėshtė njė ofertė shqiptare mė e pavarur pėr shqiptarėt e Maqedonisė, mė pak i ndikuar nga shefat e Tiranės, Shkupit dhe Prishtinės. Fitorja reale e Xhaferit, rikthimi i zgjedhjeve Pėrkundėr dėshpėrimit apo gėzimit qė ngjall rezultati, lajmi mė i gėzuar qė vjen prej Shkupit ėshtė fakti se tė gjitha palėt pranuan zgjedhjet. Sindroma e frikshme e Tiranės zyrtare eksportuar tek partia e zotit Xhaferi vitin e kaluar nė zgjedhjet lokale, ngjallte ende dyshime. Shumėkush mendonte se skenat e dhunės sė zgjedhjeve lokale, ku partia VMRO/DPMNE humbi pėr shkak tė keqqeverisjes dhe partneri shqiptar i saj, PDSH, "fitoi" thellė megjithėse ishte pjesė e asaj qeverie, linte dyshime se faktori shqiptar nuk do tė mund tė shkonte dot drejt zgjedhjeve tė lira. Dyshimet shtoheshin edhe pėr faktin se maqedonasit ishin nė njėfarė mėnyre tė interesuar tė linin shqiptarėt nė njė stad primitiv parademokratik, duke i lejuar tė kacafyteshin dhe t'i vidhnin votat njėri-tjetrit. Fakti qė procesi u mbyll pa incidente tė rėnda dhe sidomos fakti qė palėt pranuan rezultatin, ėshtė njė fitore e tė gjithėve, por mbi tė gjitha, e zotit Xhaferi. Ikja e partisė sė tij nga pushteti me zgjedhje tė lira, ėshtė njė pasuri politike pėr shqiptarėt dhe njė shpresė se ata qė gabojnė mund tė korrigjohen. Kjo vlen sidomos pėr ēlirimtarėt, qė prej sot do tė pushtojnė zyrat e shtetit. ( Mero Baze - botues i gazetės "Tema" nė Tiranė)
|