Njeriut nuk mund t'i takojnė edhe nderi edhe pėrfitimi personal

    


KIM MEHMETI: NJERIUT NUK MUND T’I TAKOJĖ EDHE NDERI EDHE PĖRFITIMI PERSONAL



Intervistė me Kim Mehmetin, analist nga Shkupi 


RADIO EVROPA E LIRĖ 
Zoti Mehmeti, nisur nga 100 ditėt e para tė qeverisė nė tė cilėn tani merr pjesė njė parti e dalė nga lufta, a mund tė thuhet se ka ndryshuar strategjia politike e veprimit tė partive shqiptare nė Maqedoni? 

KIM MEHMETI 
Menjėherė dėshiroj tė distancohem nga ata qė rėndomė kritikojnė pa ditur, nga bindja se ata nuk janė treguar tė kujdesshėm ndaj tyre, si dhe nga ata qė nė tė kaluarėn heshtnin dhe sot nxitojnė tė bėhen analistė kritikė tė bindur se tė shash politikanėt qenka njė vlerė e lartė intelektuale. Pra nga pozicioni i njeriut qė ua do tė mirėn partive dhe shtetit nė tė cilin ne jetojmė, mund tė them se PPD-ja e filloi, PDSH-ja e pėrsosi dhe BDI-ja ka gjasa ta vulgarizojė deri nė pėrmasa perverse veprimin politik sipas principit komunist nėpėrmjet komisarėve partiakė. Ēfarė dua tė them? Shkurt kjo do tė thotė qė profesionalizmin ta vesh nė shėrbim tė meritave partiake. Ėshtė nder tė kesh ndihmuar UĒK-nė nė ēastet vendimtare, por kjo ende nuk do tė thotė se si mjek psh. mund tė vendosėsh pėr shkollėn e baletit, ose tė bėsh balerin njė kirurg. Dua tė them se BDI-ja ka detyrim moral dhe njerėzor tė kujdeset, t’i nderojė dhe t’i punėsojė tė gjithė pjesėtarėt e UĒK-sė, por nėse duam tė arrijmė sukseset duhet tė kuptojmė se kurrė njeriut nuk mund t’i takojė edhe nderi edhe pėrfitimi personal. Pse e theksoj kėtė? Sepse ky ėshtė sindromi, nga i cili nuk u ēlirua asnjė parti shqiptare dhe kėtė sindrom ne do ta paguajmė shtrenjtė dhe kot do ta kemi tė ankohemi se tė tjerėt do na japin kėtė apo atė gjė. 

RADIO EVROPA E LIRĖ 
Ēfarė do tė thoshit pėr politikėn e Lidhjes Social-Demokrate, a ka ndryshuar ajo diēka nė strategjinė e veprimit? 

KIM MEHMETI 
Kėto ditė e kam pėrsėritur shumė shpesh se Xhaferri e kishte shumė tė lehtė me diletantėt politikė tė VMRO-DPMNE-sė, kurse Ali Ahmeti do ta ketė shumė tė vėshtirė me “Luanėt” e Gligorovit, tė cilėt shumė gjėra nuk i dinė, por kanė pėrsosur njė gjė: ata e dinė se kėrkesat partiake, radikalizmi shqiptar shfryhet, sapo tė ulet nė kolltukun e butė dhe sapo tė bėhet zėvendėsdrejtor. Unė e kuptoj pse ndodh kėshtu, pasi shqiptarėt nuk kanė patur mundėsi tė afirmohen nė mėnyrė tė natyrshme, pse tė gjithė ne jemi tė papunė, mirėpo duhet qė tė distancojmė vendet ku mund tė shkohet kėshtu dhe vendet ku duhet tė realizohen gjėra qė janė mė tė rėndėsishme sesa zgjidhja e problemit tė punėsimit. Partitė tona duhet tė ēlirohen nga sindromi, ato nuk janė ente pėr punėsim. Unė mund t’jua ilustroj kėtė vetėm nėpėrmjet shembujve konkretė. Maqedonėt kanė angazhuar njė armatė njerėzish qė kanė pėr detyrė ngadalėsimin e realizimit tė marrėveshjes sė Ohrit, apo blerjes sė kohės, por ata nuk na e kanė fajin qė ekspertėt tanė partiakė nuk dinė t’u pėrgjigjen as marrėzirave tė tipit tė asaj qė tha njė profesor, ish-ministėr i mbrojtjes, Dr. Vlado Popovski, se “moskuptimet rreth pėrdorimit tė gjuhės shqipe dalin nga ajo se nė marrėveshjen e Ohrit thuhet se shqiptarėt paskan tė drejtė t’i drejtohen parlamentit nė gjuhėn e vet e nė rregulloren parlamentare shkruhet se ata mund tė flasin shqip”, apo atė qė tha para disa ditėve profesor Frēkovski se “marrėveshja e Ohrit parasheh pjesėmarrje tė drejtpėrdrejtė dhe jo proporcionale tė shqiptarėve”, dhe askush nuk i shtroi atij asnjė pyetje. Ēdo tė thotė pjesėmarrje e drejtė 1%, 2%, 100 % , apo aq sa ka? Sepse unė e them publikisht se maqedonasit nuk kanė aq ekspertė, nuk kanė aq intelektualė sa janė prezentė nėpėr institucione. Unė e them publikisht se ata nuk kanė as vetė intelektualė nė atė qė unė nėnkuptoj si intelektual, por qė i gjej ēdokund. E nėse parimi vlen, vlen pėr tė gjithė. 

RADIO EVROPA E LIRĖ 
Zoti Mehmeti si e shpjegoni vonesėn e miratimit tė planit aksional nė kohėn kur tė dy partnerėt e koalicionit disa herė janė zotuar pėr implementimin e marrėveshjes kornizė? 

KIM MEHMETI 
Unė e thashė edhe pak mė parė. Unė i njoh rreshtat e Lidhjes Social-demokrate edhe e pranoj se ata janė mjeshtra pėr tė blerė kohė. Mirėpo ka diēka qė shkon nė favor tė BDI-sė. Ajo ėshtė e vėrtetė se Branko Cėrvenkovski nuk do tė lejojė as vetė tė shkatėrrojė njė partner partiak shqiptar siē bėri me PPD-nė. Ai e di se BDI-ja do t’i humbė shqiptarėt njėlloj si PPD-ja dhe PDSh-ja, nėse nuk realizohet asgjė. Por mendoj se ai gabon nė diēka. Ai blen kohė dhe mendon se shumė gjėra mund tė realizohen para zgjedhjeve lokale dhe para zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare. Atij siē duket askush nuk i ka treguar se shqiptarėt e sotshėm nuk janė ata tė para 12 viteve, se votuesit e ardhshėm janė ata qė nė vitin 1990 kanė qenė 10 vjeē dhe nuk vuajnė nga sindromi i dėgjueshmėrisė partiake. Kėtu mund tė dėshtojė politika e LSDM-sė dhe BDI-sė dhe kjo lojė mund t’i kushtojė shtrenjtė edhe Maqedonisė, pasi unė mendoj se LSDM-ja nuk do tė lėshojė pe dhe do tė luajė me partnerin e vet shqiptar deri nė momentin e fundit. Strategjia politike e Brankos ndaj kėrkesave shqiptare ėshtė kjo: “mos ja jep sot atė qė nuk e ke tė domosdoshme, prite ditėn kur do tė mbėshtetet pėr muri”. Mirėpo ajo strategji e ēoi Maqedoninė aty ku erdhi nė 2001 dhe ėshtė shumė e rrezikshme.