Mediat dhe Partija

    

Shkruan: Gėzim Mekuli. Oslo

Pėrse prodhimet mediale tė partiakėve sensacional tentohen tė shitėn, vlerėsohen e pranohen si ndodhi e veprime politike tė rėndėsisė kombėtare!? 


Nė shkencat e komunikacionit, njifen tre aktorė determinues, nė lidhje me atė se kush pėrcakton dhe u jep jetė agjendave politike: ai politk, medial dhe sė fundi opinioni publik. Por, edhe kėsaj radhe, nė lidhje me kėtė teori shkencore, vendi im do tė bėnte pėrjashitm tė vecantė!!! Ėshtė, kėtu, njė aktorė ”i pazėvendėsueshėm” qė meriton studim e analizė tė veqant; ai partiak! 


Pa ndonjė vėshtėrsi opinioni publik shqiptar mund tė "pėrceptoj" e kuptoj mėnyrėn se nė c'formė ėshtė duke u realizuar ndėrmjetesimi politik nė Kosovė. Nė ambientin tonė tė informacionit e gazetarisė kritike mediat masive, cuditėrisht, gjithnjė e mė me turr, janė duke u kategorizuar e rreshtuar nė "shėrbėtore e skllave tė partisė”. A nuk janė kėto media duke transmetuar dhe lansuar, ekskluzivisht, informata dhe vendime tė partive politike? Tė kryetarėve tė tyre partiak?! C’farė ėshte kornizat e tyre gazetareske? Sundon kulti ndaj protagonistit partiak apo informacioni, kritika dhe gatishmėria pėr "tė pastruar" shoqėrinė? 
Keto media, ndonjėher pėrpunojnė ndonjė lajm, bile bile shkruajn edhe ndonjė "artikull", por gjithnjė duke pasė kujdes qė mos tė tejkalohen kompetencat e duke u qendruar besnik "detyrave" tė tyre madhore: qytetarėt ti (dez)informojė rreth asaj se c’farė vendimesh ka marrė dhe do tė merr ne tė ardhmen i zgjedhuri i partisė sė tyre! Opinionin ta siguroj me informacione se c’farė mendon e dėshiron numri njė i partisė! A nuk e kemi, ne sot, shqiptarėt e Kosovės, tė freskėt inisiativėn e deputetėve partiak mbi shpalljen e pavarsisė sė Kosovės; Nga parlamenti jofunksional e ideologjik i tijė ?! A ėshtė qėllimi i partiakucėve tanė qė nga mospuna e hiqi tė prodhohet lajmi? Pėrse prodhimet mediale tė partiakėve sensacional tentohen tė shitėn, vlerėsohen e pranohen si ndodhi e veprime politike tė rėndėsisė kombėtare!? 

Kėto media nuk kan autonominė mbi partinė e shtetin. Kėto tanimė nuk paraqesin tė vėrtetėn dhe realen! Kėto industri mediale nuk qajnė kokėn pėr mjerimin social, nuk lodhėn pėr sitemin e degjeneruar arsimor e edukativ…! Ato sė pari janė duke krijuar dhe ndėrtuar realitetin e tyre tė vockėl partiak dhe kėtė ”realitet” e transprotojnė mė tutje nė opinionin publik…. Korrupcioni, rryshfeti, kritika ndaj c’thurjės sė familjes e kombit e shoqėrisė nuk zė vend nė hapėsiren e kėtyre mediave PARTIAKE; nuk ėshtė nė rendin e ditės. Dhe po ndohi kjo, athere edhe kjo kritikė do ”ngjyroset partiakisht!” 

E rėndėsisė sė veqant ėshtė politika simbolike, sipėrfaqėsore. Se c’far nė tė vėrtet ndodhė, bisedohet e lėvizė nė planin politik e ekonomik, kombėtar e ndėrkombėtar, c'farė vendimesh mirren nė politikėn ndėrkombėtare mbi fatin e popullit tė Kosovės, nuk ėshtė me rėndėsi!!! 

Mediat partiake ne Kosovė karakterisitikė tė tyre dalluese kanė: se ato nuk komunikojnė me njė numėr tė madhė njerėzish, por zakonisht me njė rreth mė tė ngushtė, qė ėshtė i shumė i kufizuar nė hapsirė dhe kohė. Karakteristikė tjetėr dalluese e tyre ėshtė, se mėnyra e komukikacionit dhe dialogimit me publikun ėshtė gjithmonė njė komunikacion/bisedim me rrugė ”njė drejtimshe”. E kjo ėshtė 
edhe hendikepi dhe shpirtėdobėsia e tyre e madhe: kėto nuk dialogojnė, kėto media monologojnė me opinionin publik! 
Informacionet mediale, tė rejat dhe rrjeti medialoinformativ nė dardani, duket se nuk ėshtė prodhim e rezultat i punės sonė: ndodhive politike, ngjarjeve kulturore dhe fakteve tė mjaftueshme nga kjo hapsirė, por kėto janė rezultat i 
”realiteteve” tė cilat konsiderohen si ”fakte”, sepse ato ashtu janė tė parapėlqyera, tė paraqitura, lansuara dhe tė servuara nga mediat e PARTISĖ!!! 


Mediat partiake janė duke ngatėrruar lajmin objektiv dhe informatėn me hipotezat, hamendjet dhe gjepurat; Platforma e tyre ėshtė karakteri klasor dhe i partishmėrisė, ngushtėsia intelektuale e profesionale, mediaprofiti dhe mediakarierizmi. 

Po sikur tė eksistonte njė llojė gazetarie e tillė kėtu nė perėndim, nuk do tė habitesha po tė emėrohej si gazetari "a'la albanezi!"