Shkruan: Gėzim Mekuli, Oslo
Pamje te ushtarėve tė vdekur dhe tė plagosur amerikan po shfaqen nė televizionet kombėtare e ndėrkombėtare. Siq po dėshomhet, lufta tanimė, nuk ėshtė video-lojė vetem pėr njė lojtarė. Edhe vetė CNN kundershton Pentagonin.
Tė dielen e kaluar, pėr opinionin publik, dallimet nė informacion ishin tė qarta. Mediat, nė veaqanti, TV-tė europiane si dhe ato arabe transportuan e shfaqen nė opinion pamje e fotografi tė ushtarėve tė vrarė dhe tė plagosur tė ushtarevet amerikan. Nė tė gjitha kanalet televizive, opinioni botėror, shiqoj edhe pamje tjera; ushtarėt irakien, nė mes tė Bagdadit, duke shtirė me armė nė drejtim tė ujit dhe duke i futur zjarrin kaqubave tė lumit Tigris. Qėllimi i ushtarėvet irakian ishte qė tė zbulojnė dhe kapin dy pilotėt amerikan. Po, kjo ndodhi u tregua nga tė gjitha mediat boterore, pėrveq CNN. Nė CNN kjo ndodhi paraqitej si "njė sheti e qete" e sė dielės nėpėr brigjet e lumit tė bukur Tigris. Gjirimet e tė shtėrave me automatik ishin fshier/prerė. Pėr CNN, zjarri atje, nuk ekzistonte. Mediat kombėtare amerikane CBS, NBC dhe ABC bėnė po tė njėjtėn gjė. Kėto media, vetėm, informuan se ushtarėt e vrarė dhe tė! plagosur amerikan ishin shfaqur nga TV al-Jazeera dhe kanale tjera "televizive arabe". Mediat kombėtare amerikane rrespektuan qėndrimin e Pentagonit pėr moslansimin e fotografive...! Por, mbrėmė, pėr transmetimin kombėtar, CNN tregoj njė videoklip tė shumshkurt me pamje tė ushtarėvet amerikan.
Janė sė paku tre arsye pėr censurimin/mosshfaqjen e kėtyre pamjeve: ato mund tė jenė kundėr tė drejtave tė tė burgosurve (konvencioni i Gjeneves), ato mund tė jenė jashtėzakonisht tė tmershme dhe shqetėsuese pėr familjet dhe tė afermit e tė plagosurve dhe tė vrareve, dhe arsye e tretė ėshtė se, kėto pamje filmike mund tė ndikojnė nė opinion nė drejtim tė gabuar dhe negativ. Pentagoni, tani pėr tani, perdorė vetėm dy arsyet e para...!
Qė nga viti 1993, ekzistojnė akoma fotografi, tė freskėta, e trishtuese qė tregonin ushtarėt lakuriq e duarlidhur amerikan, qė tėrhiqeshin zvarrė, nėpėr rruget e kryeqytetit tė Somalis, Mogadishu. Kėto ishin sekuenca e pamje qė thyen dhe "varrosen" krenarinė e ushtarit amerikan dhe njėkohėsisht demonstronin fiaskon e aksionit ushtarak amerikan nė Somali. Dy BLACK HAWK helikopter dhe vullneti luftarak i administratės sė Clintonit u rrėzuan, njekohesisht, pėr dhe. Tė gjithė ata qė kanė parė filmin Black Hawk DownE duhet tė kenė pasur njė deja vu ndjenjė nė castet kur ushtaret irakian treguan helikopterin e rrezuar amerikan APACHE .
Pentagoni dėshiron tė menjanoj fotografi tė fėmijėve tė lėnduar e tė plagosur gjatė bombardimit. Administrata nė Washington dėshiron tė mėnjanoj fotografite e pamjet televizive tė cilat fotografi opinionit ameriakn do ju kujtonin se, bijtė dhe bijat e tyre po plagosen e vriten
Politika informative dhe propagandistike e regjimit nė Bagdad ka interesa tėrsisht tė kunderta; ky rregjim kėrcnon e pėrbetohet se do ti lansoj e paraqes botės, nėpėrmes TV-irakian, gjithe robėrit amerikan si kriminell dhe si: Dead or Alive!
Teknologjia komunikative dhe informacionit nuk ėshtė sot njėdrejtimėshe. Satelitet dhe kabllot dėrgojnė informacionet prapa nė SHBA, informacione tė cilat Pentagoni nuk mund ti kontrolloj. Numėri mė i madh i amerikaneve kan kyqje nė kanalet e huaja televizive satelitore, ku mė e rendesishmja nga keto ėshtė interneti. Ato fotografi dhe pamje tė cilat CBS dhe NBC nuk dėshtėn ti tregojne opinionit amerikan, jane falas te shiqueshme nė webfaqe interneti. Gjithnje e me shum amerikan jane duke kaluar ne shtetet fqinje qe te marrin informacione alternative.
Por mė shum se politika dhe elektroteknika, akoma, ka vlerė etika. Dėshirojnė mediat shqiptare tė zgjedhin njė linje ku ato do tė jenė mė tė kujdesshme tė tregojne ushtar tė vrarė e tė plagosur amerikan se sa fotografi tė kategorise sė njejt tė ushtareve irakian?
Ku qendron kufiri nė mes dokumentimit tė vuajtjeve tė luftės dhe rrespektit/kujdesit ndaj femijeve dhe grupeve tė tjera tė ndeishme qė gjinden nė mesin e shiquesit dhe lexuesit? Janė duke e kursyer kėtė grup social mediat shqiptare?
Kjo nuk ėshtė teori e shkencave te komunikacionit. Kjo ėshtė njė detyrė e mbrėmjės e kryredaktorėve dhe kujdestarėve redaktor tė shumt tė gazetave dhe radiotelevizioneve shqiptare. Vendimi ėshtė i juaji, nuk ėshtė i Pentagonit, i al-Jazeeras e as i Saddam Husseinit.