|
Gėzim Mekuli, Oslo
Ekzistimi i shum shtėpive mediale nė Kosovė ėshtė tregues, se kėtu egziston njė ndikim i fuqishėm medial. Por ky ndikim politk i mediave ėshte i varur nga redaksitė, tė cilėt mė me kėnaqėsi ripasqyrojnė dhe pėrsėrisin informacionet dhe lajmet nga e kaluara, se sa bejne transportimin e lajmit apo njė ndodhie aktuale tė shoqėrisė; Redaksitė vendosin se nė cfarė forme dhe pėrmbajtje do prodhojnė informacionet politike, (apo me mire te themi informacione partiake);si lajm, koment, reportazh, karikature ose fotgrafi. Shtrohet pyetja: si e paramendojnė kėta publikun e tijė? E vlerėsojnė atė si njė publik qe do rrespekt dhe informacion, apo publik palaqo fare.
Pasiqė qė mundėsia e poppullit/opinionit pėr tė kontaktuar e komunikuar me partitė poltike, organizatat dhe politikanėt ėshtė e vogėl, varėsia e tyre nga kėto media masive ėshtė e madhe. (Psh. nuk ka mundėsi qe secili qytetar tė vetinformohet ne lidhje me ate, se cilet jane arkitektet shqiptar, qe planifikuan burgosjen e deputetit dhe ish-ideologut te UCK-se, Z. Limaj; nuk ka mundėsi qytetari shqiptar tė udhetoj per ne Washington DC , tė takohet me presidentin e SHBA-ve, Xhorxh Bush, e ta pyes se a mos e "ka ndėr mend" tėrhjeqjen e ushtarėvet amerikan tnga Ballkani...)
Detyrimisht shoqėria jonė ka nėvojė pėr informacione, pėr informim, komunikim e ndėrmjetėsim; pra, pėr tė ashtuaquajturit gazetarė. Publiku/qytetarėt, njohuritė mbi ecuritė dhe temat politke i rezervojnė dhe pranojnė kryesisht nėpėrmes mediave. Andaj edhe opinioni publik nė shoqėrinė tonė moderne, nė radhe tė parė, ėshtė opinion i prodhimit medial. Nė shoqėrinė tonė moderne mediat paraqesin mjetin kyq pėr kontakt me klimėn politke dhe ate sociale.
Gezetarėt dhe gazetaret partiake dardane!
Ka gazetar shqiptar qė ngacmojnė, provokojnė e keqndikojnė tek recipicientėt. Kėta nxisin akuza, krijojne aktgjykime, bile bile jane te gatshem edhe te nxisin lufte qytettare per interesa personale, karieriste e partiake. Kėta lexojnė komente tė vetformuluara, dhe, kėshtu recipicientet infektohen me qėndrimet dhe pozitat personale te gazetarit. Fatkeqėsisht, recipicienti rilexon vetėm qendrimet e gazetarit, dhe kjo shpie kah ajo qė, opinioni publik, eshte i obliguar, detyrimisht, ta pranoj permbajtjen e artikullit si lajm, ide apo informatė objektive!. Nga kjo rrjedhė pėrgjegjesia titanike qė kryesisht ėshtė duke rėnė nė supet dhe moralin e mykur tė ca gazetaruceve dardanė
!
Kėtu ekzistojnė dy modalitete: Gazetari dhe gazetarja dardanase ėshtė e vetėdishme pėr pėrgjegjėsin e madhe qė ka ndajė shoqerisė e kombit ne pėrgjithėsi, pra rrespekton dhe ndanė atė pėrgjegjėsi; ose kėta vetėdishėm e shfrytėzojn kėtė pėrgjegjėsi mega tė madhe, qė idetė, opinionet dhe teket e tyre partiake t'ua imponojnė opinionit publik.
Gazetarėt janė koshient se janė mendjebėrėsa. Dhe kėsi mendje(zh)bėrėsa ka shumė, tepėr shum nė media. Kėta vetėdishem rrasen nė media-kaosin dardan duke pėrbiruar dhe dėpėrtuar aty ku e kanė mė lehtė
e ku janė mė tė pėrkdhelur. E tėrė kjo, sot, po mbulohet nėn tė ashtuquajturen ligjin mbi Lirinė e shtypit. Fillimisht e menduar qė tė mundėsoj garantimin dhe sigurimin e njė informimi objektiv e multidimenzional.
Tė pakta janė ato media qė jetojnė e veprojnė vetėm pėr qėllime ndėrmjetėsimi tė informacioneve politike, kulturore e ekonomike. Kemi pake media hulumtuese e kritikuese. Por, tė shumta janė ato qė veprojnė pėr interes xhepi, interes partiak; per instrumentalizim dhe shrytėzim tė opinionit! Mediat nė hapsiren tone shqiptare jane nė krizė, po calojnė... mungesa e arsimimit, profesionalizmit, sinqeritetit e neutralitetit nė profesion ėshtė pjesė e njė gabimi tė nėnshkruar nga shume faktore, e nder keta edhe ne si opinion publik...!
Cfarė tė veprohet
Tė censurohet media!?
Kėshtu do tė kishim tė zgjidhur njė problem, por nė anėn tjetėr do tė kishim krijuar shum trazira tjera politike: po nuk qėdroj liria e shtypit nuk do kemi as informacion e ndėrmjetsim politk profesional, tė besueshem, tė shpejtė e objektiv. Do tė ishim kthyer pėrseri nė kohėn e perdes sė hekurt socialiste, ku do tė thithnim informacionet qė do ishin tė pėrpunuara nga ndonjė shok partiak. Do tė humbnim mė shum, se sa qė do tė fitonim!
Egziston ndonjė mundėsi apo form tjetėr? Duam njė kontrollė tė shtypit. Dikush do tė thėrriste: Censurė!!! Nga kush? Unmik-u, Qeveria, Partia, Ekonomia, Friga, Diletantizmi? Kėshtu do tė kishim arritur po tė e njėjta telashe, ..ndalimin e fjales se lirė.
Mediat qė vėshtrojnė e kritikojnė me objiktivitet dhe neutralitet do te ishin institucion pėr transportimin dhe ndėrmjtėsimin e informacionit. Ne te kunderten keta do ishin vetem zedhenes shtepiak dhe partiak
|