Politika e mbretesise "1244" ndaj mediave shqiptare 

   
Mediat dhe politika



Gezim Mekuli, Oslo

Ndermjetesimi politik nepermes mediave pershkruan dhe paraqet nje fenomen te ndertim-rregullimit shoqeror. Pa lidhje dhe ndermjetesim, pa informim dhe komunikim, pa kundershtimet ne mendime e qendrime, pa kritikat dhe synimet shumengjyreshe eshte e pamundur te flitet per nje shoqeri demokratike, pluraliste e te pavarur.
Media, sot, ne Dardani tenton qė tė sigurojė e te mireperpunoj hapėsirėn e saj tė nevojshme informative, nė liri dhe pavarėsi tė plotė nga politika,
diletantizmi, ideologjia, ”1244.shi, dhe nga dhunėndėrtuesit e tjerė politik dhe ekonomik... Vetėm e liruar dhe e papenguar nga kėto ”mikrobe te shoqerise ballkanike”, mediat do tė kryenin me sukses obligimin e tyre tė shejtė informativ, edukativ, publicistik dhe ate kombetar.

A ėshtė opinioni publik shqiptar produkt i njė diskutimi tė hapur,
shumedimenzional e publik?

Mundėsitė e intervenimit d! he ”pushkatimit” politik e ekonomik te mediave shqiptare nga politikat e UNMIK-ut dhe partiakucet e Dardanise janė te medha dhe jetėkercnuese. Rast te fresket e konkret kemi ”monitorizimin, fshikullosjen dhe kamgjikosjen” ne vazhdimesi te mediave dardane. Ky „krim dhe denim“ egzekutohet pa dhimje nga puthadoret e diletanteve tė shumt nderkombetar e ”qe besa” edhe atyre kombetar!
Sot, kemi nje diskriminim dhe padrejtesi te hapur e publik kundrejt gazetarise se pavarur dhe asaj me permbajtje te paster kombetare; sot kemi lindjen e ligjeve dhe urdhėresave politike e frymezenese ndaj shtypit me karakter gjithshqiptar. Ndersa, ne anen tjeter, „quditersiht“, kemi perkdheljen, ndihmimin dhe favorizimin e mediave dhe politikave partiake, shqiptarocopetuese e kulturdegjeneruese;...!

Opinioni shqiptar, fatėkeqėsisht, njemihere fatkeqesisht, ka shumė prova e deshmi qė e forcojnė dhe dokumentojne kėtė involvim e gjithsundim tė "aparatit shtetėror" ndaj mediav! e te pavarura kombetare! Aaparati politik
e trondites i “shtetit” dardanas tenton, vazhdimisht, te nderhyj nė media dhe eshte duke paracensuruar e pascensuruara formen dhe permbajtjen e politikes redaktuese te gazetarise shqiptare! 

Nese nderhyrja e ketyre masave politke e ideologjike nuk jep rezultatet e duhura, athere aparati policoro-politik (1244) tenton qe kesaj ”t’i ule koken” e ta ”edukoje” neperemes presionit ekonomik: Siq jane gjobat, tatimet ”shtetėrore”, shtrenjetimit te tatimqarkullimit mbi gazeten, librin, revisten…etj. Jo rastesisht sot ne Dardani bartesit dhe pergjegjesit e institucioneve te sistemit politik dhe ekonomik ”arriten” qe librin, shtypin ditor e javor, botuesin, t’a materializojne e tjetėrsojnė. Libri ne dardani ka cmim „te fryre“ e te paaritshem per xhepin e shqiptarit tė papunė e tė pabukė! Ndersa ne anen tjeter, ky sistem politk dhe ekonomik ”arriti” qe te zbrese cmimin e birres dhe alkoolit deri ne minimum; ! te kapshem edhe per rinine e zonave rurale. Konsumimi i saje behet ne menyre te pakontrolluar dhe brengoses. Apo, ndoshta, ky ishte edhe qellimi i politikes "te pronareve" tė UNMIK-ut: Moskonsumim i vlerave te mirfillta te tradites, educates, e kultures shqiptare por, mundesisht, mbikonsumim te birres, alkoolit e narkotikeve. (Ne Kosove ka mbi 35.000 ushtare te NATO-s dhe mbi 10.000 polic nderkombetar. Shqiptaret pyesin: "Po si eshte e mundur qe shitblerja e elemneteve narkotike te zhvillohet pa u penguar dhe te qarkulloj mu “para hundeve” te ushtareve dhe policeve te “1244-shit”?)

Veprimtaria dhe detyrat e bartesve te “1244” jane duke u keqkuptuar nga oponioni shqiptar ne pergjithesi: Porosia e "1244" drejtuar opinionit shqiptar tingellon perafersish keshtu: ”Pini birra, mos lexoni! Dopingohuni, historinė dhe Shqiperine harrojeni!?”