Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Ali Ahmeti dhe Xhaferi gjate nje takimi

  

Zgjedhjet e sapo perfunduara treguan se veprimi i gjertanishem i partive shqiptare ne Maqedoni ka nje emerues te perbashket: deshtimin. Tani dominon pyetja se, a thua Ali Ahmeti dhe BDI kane vizion te qarte per te ardhmen e ketij shteti dhe te shqiptareve ne te ?

Nga Kim Mehmeti

   

Pluralizmi demokratik ne Maqedoni i harxhoi dy fazat e kotesise se vet: tetevjecarin "demokratik", te ndertuar me formulat e socializmit. Dhe fazen e dyte katervjecare, te mbeshtetur mbi themelet e partitokratizimit te shoqerise. Nese periudha e sundimit te pare te Cervenkovskit me aleatin shqiptar mund te emerohet si "etnizim" i politikes (sipas parimit - vellazerim nderetnik i elitave politike), sundimi i Georgievskit coi deri ne "territorializimin" e politikes, me moton, cdo parti te sundoje ne principaten e vet.

Nese pjesemarrja e PPD-se ne qeverite e dikurshme te Cervenkovskit deshmoi se shqiptari e ka te veshtire te bindet se mund te beje karriere pa pasur "mentor" ndonje maqedonas, atehere pjesemarrja e PDSH-se ne qeverine e Georgievskit deshmoi se shqiptari inferior e drejton shpejt kamxhikun mbi shpinen e shqiptarit. Shkurt e shqip: nga aspekti politik, veprimi i gjertanishem i partive shqiptare ne Maqedoni ka emerues te perbashket - deshtimin.

Me nje dallim: gjate tete viteve te pjesemarrjes ne Qeveri, PPD-ja as beri gje, as prishi gje, ndersa pjesemarrja e Arber Xhaferrit ne pushtet, demtoi shumecka nga ajo qe shqiptaret kishin arritur. Mori ne qafe ato pak institucione qe shqiptaret i trasheguan nga e kaluara, duke i partizuar deri ne permasa me perverse sesa gjate kohes se komunizmit. I zene ne kthetrat e ambicieve kolektive dhe interesave personale te "klerit" partiak, Xhaferri zgjodhi rrugen me te lehte: te harroje kerkesat e popullit e te kenaqe interesat e elitave partiake. Me kete e vulosi fatin e tij politik: mbeti "kapiten" i anijes partiake, te cilen e braktisen populli dhe udhetaret e ndergjegjshem. Dhe ne kabinat e saj u vendosen ata, qe per Zot njihnin vetem urdhrin e "nenes parti". Me kot njerezit qellimmire thonin se rreth sofres partiake te PDSH-se jane ulur edhe grykes te atille, qe interesin e popullit e barazojne me perfitimin personal. Me kot disa paralajmeronin se anija e PDSH-se do te fundoset ne detin e eger dhe te valezuar te "maunokracise" dhe te partitizmit te te gjitha sferave te shoqerise shqiptare ne Maqedoni. Askush nuk i degjoi dhe as ua vari veshin atyre qe thonin se, kete det nuk do te mund ta fshehe nga syte e popullit as zeri i qete i "strategut mendjendritur", qe shpaloste "koncepte mbarekombetare". Keshtu, erdhi puna deri aty sa, nuk ishte Georgievski, por kreret e PDSH-se ata qe u tregonin shqiptareve se perse s'mund te institucionalizohet UT-ja, se perse nuk mund te ndryshohet kushtetuta. Se ishin ministrat shqiptare ata qe lehtesonin punen e homologeve maqedonas, duke ndeshkuar bashkekombasit kokforte. Se ishin kryepolicet e vendosur nga PDSH, qe perpilonin listat e spiuneve dhe tradhtareve...

Pra, lidershipi me ambicie dhe mundesi reale per t'u bere strateg politik, nuk arriti me larg se sa te merrte graden e "avokatit te denje" te VMRO-DPMNE-se. Dhe prandaj, nese PPD-ja e dikurshme mund te vleresohet si nje filial i teledirigjuar e SDSM-se, per PDSH-ne mund te thuhet se perfundoi si Parti e Deshperimeve Shqiptare.

E kote eshte tani te thuhet se vetem amatoret politike nuk mund ta shihnin se qeverisjet e ketilla, ne Maqedonine multietnike, conin drejt konfliktit nderetnik, e jo drejt realizimit te konceptit shumenacional dhe qytetar. Por, ndoshta ia vlen nje dite te analizohet se, pse parlamentaret dhe ministrat shqiptare heshtnin edhe atehere kur Maqedonia pyllezohej me kryqe. Bile, edhe ne rrethana kur kryqet financoheshin nga buxheti i shtetit. Nga ai pyll me kryqe te larte, as qe mund te shihej se shoqeria shqiptare gelltiste helm dhe se do te vinte casti kur shqiptaret do te perjetonin "helmim" te rende politik, nga i cili do te villnin edhe te gjithe te tjeret. Mbase nuk kishte si te mos vinte casti i vjelljes: 2001, kur pa ndonje thirrje te vecante, por vetem pas disa krismave ne Tanushe, rinia shqiptare shkoi ne mal dhe PPD-ne e PDSH- ne i la vetem me kreret partiake. U mbeten vetem selite luksoze ne Tetove. Si dhe mjaft kohe te mendojne se... si ndodhi qe shqiptaret te kene aq shume stratege e aq pak strategji, aq politikane e aspak politike, aq ministra e aspak pushtet. Te mendojne edhe per ate se kush harroi i pari se... edhe per shqiptarine Shkupi, e jo Tetova, eshte Maqedoni. Kush ishte ai, qe realizoi thuajse ne teresi konceptin e disa qarqeve maqedonase, qe kryeqendres se Maqedonise t'ia fshije cdo shenje shqiptare. Lidershipet shqiptare paten kohe te mendojne per gjithcka, perderisa degjonin krismat dhe shikonin aviacionin maqedonas si demtonte vendbanimet shqiptare. Por duket se nuk kuptuan asgje me shume se fakti qe... kishin mbetur pa popull. Gje qe i coi ngutshem te shkojne te "raportojne" te Ali Ahmeti ne Prizren per te (pa)berat njedekadeshe. Dhe Ali Ahmeti, sic i ka hije nje "nene Tereze" politike, ua ktheu kredibilitetin e humbur tek shqiptaret, duke ua shtrenguar duart. Ajo qe ndodhi pas marreveshjes se Prizrenit - eshte histori! Dhe me te duhet te merren analistet dhe historianet.

Kur jemi tek analistet dhe komentuesit, duhet pranuar se ne, shqiptaret e Maqedonise, nuk kemi zberthyes me te mire se Arber Xhaferri per ngjarjet qe kane ndodhur. Nuk ka mendje qe, aq bindshem dhe pagabueshem, mund ta komentoje te kaluaren e asgje te mos thote per te ardhmen, si ajo e Arberit. Por, ama, neve shqiptareve te Maqedonise, nuk na kane munguar shpjegues te vonshem te se djeshmes, por vizionare politike, qe mund te na pergatitin per ate qe mund te na e sjelle e nesermja. Mbase per shkak te kesaj mungese, tani dominon pyetja, nese eshte valle Ali Ahmeti ai qe ka nje vizion te qarte per te ardhmen e ketij shteti dhe te shqiptareve ne te? Dhe, valle, keta te BDI-se e dine si te ministrojne me Maqedonine (e jo vetem me ne shqiptaret), si te na nxjerrin nga inferioriteti dhe te na vendosin ne rrafshin e qytetareve shtetberes? Ali Ahmeti, si askush tjeter gjer tani, ka parakushte te ndihmoje ne riberjen e nje gjenerate politike te pakomprometuar shqiptare ne Maqedoni. Sepse, ne krahasim me Arbrin (te cilin na e beri lider Sali Berisha me komentet e ATSH-se dhe shoket nga Prishtina), Ali Ahmeti nuk i ka borxh as Tiranes, as Prishtines. Bile, mund te flitet per te kunderten: ai eshte nder te rrallet, qe, se pari, lau borxhin atdhetar ndaj Kosoves e pastaj erdhi te shohe se cfare mund te behet per shqiptaret e tij ne Maqedoni. Dhe nese Aliu ka pasur kohe t'i analizoje deshtimet e gjertanishme te veprimit partiak shqiptar, nuk eshte e mundur te mos e kete zbuluar porosine e pare, te cilen duhet t'ia percjelle mandatarit te ardhshem te qeverise maqedonase: Zoterinj, ne Maqedoni nuk ka me "shiptarcica", ata i harxhuat ne dekaden qe lame pas!

Keshtu do ta kete me lehte te shpjegoje edhe poziten e vet, si dhe nevojen per integrim te ngutshem te shqiptareve ne institucionet shteterore. Por, jo si gjer tani, vetem me disa kabinete ministrore. Jo, as vetem nepermjet parlamentareve e as me dhjetra "Audi 6" shteteror, te dhene ne dispozicion shqiptareve te parealizuar. Por vetem ashtu, sic eshte parapare me Marreveshjen e Ohrit.

Mbase vetedija se nuk ka me "shiptarcica" eshte e rendesishme edhe per vete Ali Ahmetin dhe shoket e tij: sa te kuptojne se, ne kutite e votimit shqiptaret kesaj radhe nuk hodhen vetem fletet e votimit, por tere mllefin ndaj elitave te gjertanishme partiake, te cilat kerkesat kolektive i perdornin si carcaf per te mbuluar "prostitucionin" e tyre neper "bordelet" politike.

Duhet thene haptazi, se kesaj radhe shqiptaret nuk kishin si te mos votonin per mitin e quajtur BDI. Nuk kishin si te mos votonin per ata qe asgje nuk kishin premtuar, por bene shume. Dhe si cdo gje e mitizuar, BDI-ja ne te vertete nuk mori vetem voten e shqiptareve, por edhe emocionet e tyre. Edhe mirenjohjen e te perbuzurit ndaj atyre qe ia kthyen dinjitetin. Edhe shpresat e atyre qe, me padurim, prisnin ardhjen e gjenerates politike: e cila di te beje parti shqiptare, e jo shqiptaret t'i beje parti. Me ne fund, prinderit e te rinjve, qe, gjate luftes dhe pas saj, perkrahen Ali Ahmetin, nuk mund te mos votonin per partine, te cilen femijet e tyre e adhuronin, ashtu sic adhurohet "miti". Pra, BDI-ne rinia shqiptare as qe e ndjen si parti politike, por si kalores te shumepritur, qe vjen t'i shpetoje nga ata qe nuk u ofruan asgje. Perpos qe i shetisnin rrugeve dhe i therrisnin neper sheshet e qytetit, ku duhej te bertisnin "rrofte prijesi". E tera kjo mund te jete edhe perparesi edhe hendikep. Varet se si do te perdoret ky besim i popullit. Dhe nese lideret shqiptare e kane kuptuar se, aty ku politika ofron privilegje e nuk nenkupton pergjegjesine, nuk behet politike, por "prostitucion" partiak. Gjithsesi, varet edhe nga ajo se, sa BDI-ja do t'i permbahet listes se prioriteteve te veprimit politik ne Parlament dhe Qeveri: implementimi ne teresi i Marreveshjes se Ohrit, lufta kunder korrupsionit, ndertimi i mirefillte i nje Maqedonie multietnike...

Kur flasim per beteja kunder korrupsionit, BDI-ja ka nje perparesi te madhe ndaj partnerit te vet LSDM, e cila edhe mund te tentoje te tregohet me e "kujdesshme" ndaj "mekatareve", per shkak te mekateve te veta nga e kaluara. Apo nga vete fakti, se kjo lufte nenkupton edhe spastrimin e disa bankave parlamentare, ku do te ulen opozitare, te cilet, edhe deri tani, kane vepruar ne stilin: "bertit pas vjedhesit, qe mos te te pyesin cfare ke vjedhur".

Eshte e qarte se shqiptaret ndaj BDI-se sot sillen si i posadashuruari ndaj vajzes me te cilen deshiron te martohet: perderisa enderron ta pervetesoje, ia sheh vetem bukurite. Por sa me shume afrohet dita e fejeses, fillon t'i vereje edhe te metat. Tani kur "fejesa" mes votuesve shqiptare dhe BDI-se u zyrtarizua, populli do te filloje te beje barazimet mes atyre qe shkuan dhe ketyre qe erdhen. Dhe do te jete shume me rigoroz ne vleresimet. Me ne fund, nese shqiptareve u nevojiteshin tete vjet qe te shohin se cfare (nuk) beri PPD-ja, kater vjet qe te vetedijesohen se "klika" e Arber Xhaferrit kishte ambicie te beje parti vetem me shkronjen "SH", Ali Ahmeti nuk do te kete ne dispozicion me shume se dy vjet, qe ta mbroje apo ta renoje "mitin" e posalindur. Pra do te shihet shpejt, nese BDI-ja eshte alternativa e trete e jona e gjatepritur, apo... ndonje kombinim i "bashkim -vellazerimit" dhe "maunokracise" se dikurshme? Cdo gje do te varet nga ajo se sa qeveritaret e ardhshem e kane kuptuar se, qytetaret e Maqedonise nuk jane me ata te dekades se kaluar, kur genjeheshin me "nje miliarde dollare" dhe me premtimet e dhena "vetem shqip". Me ne fund, nese kreret e BDI-se kane dilema se si duhet vepruar ne te ardhmen, ndoshta sa per fillim, ia vlen t'i permbahen parimit: bej te kunderten e asaj qe benin kadroviket e dikurshem te PPD-se dhe PDSH-se. Dhe mos ki frike, sepse nuk behet me keq se c'ishte!