Identitete ngaterrestare

Eshte hera e pare, por sigurisht nuk do te jete e fundit, qe Nene Tereza behet objekt i nje ngaterrese politike. Dhe per kete faji nuk eshte vetem i maqedonasve


Nga Mehmet Kraja

Eshte hera e pare, por sigurisht nuk do te jete e fundit, qe Nene Tereza behet objekt i nje ngaterrese politike. Ajo vete, gjate tere jetes se saj, qendroi aq larg politikes, sa qe nuk la asnje shkas qe emri i saj te vihej ne cfaredo konteksti politik. Ndoshta nga qe ajo pernjemend besonte se bota eshte nje dhe e vetme, teper e mjere dhe teper e vogel kundruall idealeve te medha. Ndoshta nga qe ajo vete besonte se identitetet politike dhe kombetare jane te paqendrueshme karshi vlerave te tjera universale. Ne te kunderten, me siguri qe ajo vete nuk do te linte asnje shkas qe, vetem pak vjet pas vdekjes, emri i saj te apostrofohet ne nje zenke politike qe nuk i dihet fundi. Po, ku qendron esenca e problemit? A eshte Nene Tereza shqiptare apo maqedone? Jo, kjo nuk eshte ceshtje e diskutueshme. Edhe vete kryetari i bashkise se Shkupit, qe i dergoi leter kryetarit te bashkise se Romes, per t'i bere nje shtatore Nene Terezes ne nje shesh te Romes, ne te cilen emri i shenjtores se ardhshme do te shkruhej maqedonisht, e di mire perkatesine e saj shqiptare. Edhe kryetari i bashkise se Romes e di te njejten gje. Atehere, perse ndodhi ngaterresa? Ngaterresa ndodhi per shkak se kryetari i bashkise se Shkupit, bashke me te edhe shteti i pergazte maqedonas, e di mire se cfare duhet te beje ne nje cast te caktuar, si duhet te sillet, si duhet te veproje? Kur ata e dine se c'prioritet ka ne vitin kur Papa pritet te kryeje shenjterimin e Nene Terezes, ne menyre qe faktin e qene se Nene Tereza ka lindur ne Shkup, ta shfrytezoje persosmerisht per nje depertim politik ne tregun e medave, te shtetit, te gjuhes dhe kombit te tij te kontestuar gjithandej. Problemi nuk shtrohet perse e beri kete kryetari i bashkise se Shkupit, por pak me ndryshe: Perse nuk e beri kete kryetari i bashkise se Tiranes ose kryetari i komunes se Prishtines? Perse, pra, nuk e beri kete Shqiperia ose Kosova, por lane hapesire qe kete ta beje Maqedonia? He, pra? Pergjigja eshte e thjeshte: sepse asnjera pale nuk e kane sensin e reagimit kulturor, por jane zhytur ne vorbullen e nje politike joproduktive. Dhe, cfare duhet bere tani? Duhet reaguar, natyrisht, per te kompensuar disi rastin e humbur. Dhe reagimi behet. E bejne disa shkrimtare dhe intelektuale te njohur te Shqiperise, ne menyre te ndare, pa perfshire askend nga Kosova dhe nga Maqedonia, nje reagim i tille qe ne menyre primitive shperfaq ne sy te botes politizim te figures se Nene Terezes. Maqedonasi i Shkupit del i lare, sepse ne menyre civilizuese ka kerkuar t'i beje nje respekt Nene Terezes se lindur ne qytetin e tij. Shqiptaret, te vonuar sic jane ne cdo pune, dalin kryengrire, nacionaliste primitive e keshtu me radhe. Po, perse, ata qe reaguan me kete rast, nuk i thane edhe ca gjera per opinionin e brendshem, per neglizhencen e shtetit dhe te politikave te tij jokulturore? Nuk i thane, sepse, edhe duke qene intelektuale dhe krijues, jane pjese e asaj politike. Madje, nuk eshte shume e qarte nese reagimi u be per t'i kthyer gjerat ne rrugen e drejte, ose per t'i bere vetes nje marketing me emrin e Nene Terezes, duke harruar se ne shkrimet e ndonjerit prej tyre mund te gjendet ndonje gje e pakendshme, e thene per Nene Terezen me porosi te xhaxhi Enverit. Pervec kesaj, ata qe reaguan per t'ia bere botes te ditur perkatesine shqiptare te Nene Terezes, eshte duhet ta dininj se figurat e ketilla madhore te kombit kane vlera integruese, keshtu qe reagimet e ketilla te ndara jane shperfillje pikerisht e kesaj vlere. Edhe dicka per politiken rreth ketij rasti. Ngaterresat rreth kesaj ceshtjeje kane te bejne me Shkupin. Deri vone eshte thene se Shkupi eshte qyteti me numrin me te madh te shqiptareve ne bote. Ku jane ata? Ku jane shqiptaret e Maqedonise, te cilat tani marrin pjese ne te gjitha nivelet e pushtetit? Ku jane farefisi i gjere i Nene Terezes, qe akoma jetojne ne Shkup dhe te cilet, disa vjet me pare, kur u be vendosja e nje pllake perkujtimore ne nje shesh te ketij qyteti, ndonese ishin mbledhur aty rreth pese mije syresh, nuk e thane asnje fjale shqip? Apo, ku eshte Akademia e Shkencave e Shqiperise (e cila ka marredhenie aq te mira me simotren e saj maqedone, sa te kembejne reciprokisht harta per ndarje territoresh) qe te ushtroje ndikim per ndryshimin e politikave antishqiptare te shtetit maqedon, qe u vune re edhe me kete rast? Fundja me ne fund, ku eshte shteti shqiptar, i cili ben politika vellazerore me shtetin maqedon, qe nuk perdor vijat e besueshme te komunikimit per te nderprere edhe kete fushate antishqiptare? C'te ben vetja, nuk ta ben as Junani, thoshin nje here e nje kohe. (Korrieri)