BAROMETRI DIPLOMATIK

RIBASHKIMI I SHQIPTARĖVE NUK E RREZIKON BALLKANIN AS EVROPĖN



Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Kėrkesa e shqiptarėve qė tė mėvetėsohen nga tutela kolonialiste serbosllave, ėshtė e ligjshme dhe e drejtė. Pėr mė tepėr, ėshtė proces i pashmangshėm dhe i pandalshėm historik. Si Kosova, ashtu edhe qendrat e tjera tė Shqipėrisė Etnike tanimė i kanė elitat poltike dhe potencialin e nejvoshėm intelektual, kanė historinė, gjuhėn, kulturėn, traditėn e pėrbashkėt, si dhe kompaktėsinė territoriale etnike, e cila ndodhet nėn sundimin e pushtetit tė huaj kolonial sllav. Tė gjitha kėto elemente pėrbėjnė tėrėsinė e ligjshme tė pėrmbushjes sė kėrkesės historiko-politike dhe juridike pėr ribashkimin dhe krijimin e njė shteti tė vetėm kombėtar shqiptar nė Ballkan. Fundja, nė kėtė mėnyrė janė formuar edhe shumica dėrrmuese e shteteve tė Evropės, si dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Mirėpo, edhe pse shqiptarėt i pėrmbushin tė gjitha kushtet e ligjshme si historike, politike dhe juridike ndėrkombėtare, qė tė rindėrtojnė shtetin e tyre etnik, sikurse shtetet e tjera tė Evropės dhe tė Ballkanit, kėtyre iu mohohet njė e drejtė e kėtillė legjitime dhe legale si nga qeveritė e vendeve kolonialiste serbosllave(Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe FYROMI), ashtu edhe nga fuqitė e mėdha evropiane dhe botėrore.



Kukamat e konstantės historike tė Kishės serbomadhe
e detyruan edhe Stambollin, qė t’ia falė tokat shqiptare(!)


Historikisht, etnikumi shqiptar qė nga pikėpjekja me elementin barbar fisnor serbosllav nė Ballkan, duke filluar qė nga Beteja e Kosovės(1389) e deri mė 2003 tė fillimshekullit XXI, ka pėrvojė tė hidhur dhe tragjike nė aspektin e realizimit tė drejtave tė tij etnike, politike, kombėtare dhe shtetėrore. Pikėrisht, qė nga disfata e serbėve nė Betejėn e Kosovės, serbėt pėr t’u ngulitur nė Kosovė,( e cila, nė tė vėrtetė, qė nga viti 1371, ishte pjesė integruese e shtetit feudal shqiptar tė Balshajve, por qė u shemb nė vitin 1389 nga osmanėt dhe hordhitė Aspahurunė tė Azisė, serbėt e sotshėm, tė sllavizuar mė parė nė Bullgari) si dhe nė trojet e tjera tė Shqipėrisė Etnike, si armė kryesore pėr realizimin e synimeve tė tyre koloniale pushtuese, nė vazhdimėsinė historike (pėrpos barbarizmave tė tjerė, si shkatėrrimtarė kryesorė tė kultutrės dhe tė qytetėrimit perėndimor) kanė pėrdorur Kishėn Ortodokse Serbe. Pa dyshim, historia e popujve tė Ballkanit ka dėshmuar se nė formimin e vetėdijes kombėtare dhe shtetėrore tė elementit serb dhe malazez, si dhe tė ideve dhe projekteve ekspansioniste serbomėdha nė gllabėrimin e tokave dhe tė drejtave tė shqiptarėve dhe tė kroatėve, Kisha ortodokse serbe, e ka luajtur rolin vendimtar tė saj. Njė objektiv tė kėtillė e ka arritur nė saje tė histerisė sė kukamave tė pareshtura dhe tė gėnjeshtrave tė zhveshura para botės, se gjatė gjithė historisė sė ekzistencės sė tyre, serbėt kanė qenė tė diskriminuar, si pasojė e shypjes sė vazhdueshme nga Perandorisė Osmane ndėr shekuj. Pėr kėtė qėllim, Kisha ortodokse serbe, shėrbehet me kėto shifra tė mbamendjes sė historiografisė sė saj tė falsifikuar : “ Nė vitin 1690, nė kohėn e Arsenije Ēarnojeviqit nga Kosova janė shpėrngulur me dhunė 500.000 mijė serbė. Nė vitin 1912 janė shpėrngulur 150.000 mijė. Gjatė viteve 1941-1945 janė shpėrngulur 60.000, tė cilėve nuk u ėshtė lejuar tė kthehen nė vatrat e tyre. Ndėrkaq, prej vitit 1968 e deri mė sot nga Kosova janė pėrzėnė mbi 200.000 mijė serbė dhe malazezė.” Asnjėra prej kėtyre shifrave nuk ėshtė e saktė, sepse nė Kosovė, nė asnjė periudhė historike e deri mė sot nuk ka pasur gjysmė a po afėr njė milion serbė dhe malazezė. Mė pastaj, nuk ėshtė e vėrtetė se ndonjėherė nė historinė e serbėve dhe tė malazezėve, ėshtė kryerė ndonjė pastrim etink apo gjenocid nga ana e shqiptarėve. Po ashtu, ėshtė gėnjeshtėr e kulluar hipoteza serbe, se “pėrdnjekja e serbėve dhe e malazezėve nga Kosova”, si nga periudha e sundimit osman, ashtu edhe nė periudhat e mėpastajme, ka pasur pėr qėllim sjelljen e qindra mijėra shqiptarėve nga Shqipėria pėr ta populluar Kosovėn?! Edhe kjo quhet “logjikė” e ndėrrimit tė tezave “shkencore”, “politike” serbe?! Lind pyetja, po si ėshtė e mundur tė shpifet nė kėtė mėnyrė “historikisht” dhe “shkencėrisht”, kur dihet se ngulimet shqiptare nė Ballkan datojnė qė nga shekulli II para erės sė re, e ato serbe pesė shekuj mė vonė (fise barbarėsh, tė ardhur nga Azia), qė nga shekulli VII para erės sė re.



Historia e deritashme ka provuar se serbėt ( prirė nga Kisha e tyre) me vajtimet dhe me shtirjet e tyre tė pareshtuara, (qė nga mbeturinat sllave tė Patrikanės sė Pejės 1555) arritėn qė t’i pėrfitojnė edhe sulltanėt e Prenadorisė Osmane. Si rezultat i kėsaj strategjie tė kukamave trishtuese historike tė politikės sė klerikėve tė Kishės Ortodokse Serbe, serbėt arritėn qė, “nė vitin 1817 tė fitojnė “minishtetin autonom serb nė kufijė tė Pashallukut” tė Beogradit, i cili ndodhej nėn sovranitetin e pushtetit perandorak turk”(Shih: Noel Malcolm, Kosovo A Short History, 1999, f.180). Mirėpo, (me gjithė autonominė e kufizuar nėn sovranitetin turkoman), ky ishte njė koncesion shumė i vlefshėm pėr serbėt, sepse nė kuptimin nacional, politik dhe juridik ishte gurthemeltar i shtetit tė ardhshėm serb. Megjithkėtė favorizim dhe privilegj, tė fituar nga pashallarėt e Stambollit, Kisha serbe nuk kėnaqet, duke rėnė nė “gjumin dimėror”, por edhe mė tej vazhdon me agresivitet propagandėn dhe agjitacionin e saj serbomadh, edhe gjatė periudhės historike tė reformave tė Perandorisė osmane nė Ballkan. Si rrjedhojė e zhvillimit tė kohezionit politik tė qarqeve tė Kishės ortodokse, serbėt vėrshojnė nė grabitjen, nė tjetėrsimin dhe nė bastardaimin e tempujve dhe tė tokave tė stėrgjyshėrve ilirė tė shqiptarėve. Kėshtu qė, gradualisht arritėn pėr t’i gllabėruar dhe ngulfatur vlerat arkeologjike, gjeologjike, antropologjike, historike, kulturore, fetare dhe territoriale tė shqiptarėve indigjenė nė Gadishullin Ballkanik. Pėr shtrirjen e elementit serb nė hapėsirat e kufijve etnikė territorialė tė vilajeteve shqiptare, meritėn e pamohueshme historike dhe politike e ka pasur pushteti sovran i Perandorisė Osmane, sepse qė nga viti 1815 dhe, pėrfundimisht me mbylljen e Kongresit tė Berilinit (1878) serbėve dhe malazezėve nė mėnyrė jolegale dhe jolegjitime ua njohu tė drejtėn e pronėsisė dhe autonominė e plotė mbi etnikumin dhe tokat etnike tė shqiptarėve.



Se nė ēfarė stadi ishin tė favorizuar serbėt dhe malazezėt nga administrata shtetėrore e Perandorisė Osmane, kėtė e dėshmon edhe hapja e dioqezave dhe tė shkollave tė para serbe nė truallin autokton shqiptar. “Nė Prizren mė 1836, hapėn dy shkolla fillore nė gjuhėn serbe, kurse mėpastaj, nė vitin 1848, hapen institucione dhe shkolla tė tjera serbe nė Gjakovė, nė Pejė, nė Deēan, nė Vushtėrri dhe nė Graēanicė.”( Noel Malcolm, po aty, f.187). Kėto argumente historike, dėshmojnė se, serbėt kanė qenė ata, qė kanė qenė tė favorizuar mbi ēdo bazė nga sundimtarėt turqė gjatė periudhės sė reformave tė pushtetit tė tyre perandorak, e jo shqiptarėt, siē pohon me paturpėsi propaganda kishtare politike, dhe kuazishkenca historike serbomadhe. E vlen tė nėnvizojmė faktin se, shqiptarėt gjatė periudhės sė sundimit osman nuk kanė pasur asnjė ashkollė, dhe asnjė institucion kulturor a fetar nė gjuhėn shqipe, sikurse qė i kishin serbėt nė gjuhėn e tyre amtare. Me njė fajlė, shqiptarėt nuk kanė gėzuar asnjė tė drejtė kombėtare, politike, shtetėrore a kulturore gjatė sistemit shtypės anadollak (sikurse serbėt), veēse konvertimit tė pėrgjkashėm dhe me dhunė nė religjionin islam. Historikisht dhe praktikisht, kjo ishte e vetmja “dhuratė” dhe “privilegj” i shqiptarėve, qė iu imponua me shekuj nga sulltanėt dhe pashallarėt mizorė tė regjimit pushtues osman tė Stambollit.



Gjthashtu, serbėt kanė qenė tė privilegjuar dhe tė ndihmuar nga pushteti sundues nė spastrimin etnik dhe nė kryerjen e gjenocidit mbi shqiptarėt dhe territorin e tyre etnik. Nė kėtė projekt strategjik serbomadh tė shfarosjes sė shqiptarėve dhe tė pėrndjekjes sė tyre nga vatrat etnike stėrgjyshore rol vendimtar ka luajtur idelogjia dhe politika serbomadhe antishqiptare e Ilia Garashaninit, e qėmtuar nė Platformėn e tij famėkeqe “Naēertanie” (1844). Ndėr tė tjera, “udhėrrėfim” dhe bazė solide pėr hartimin dhe sponsorimin e “Naēertanies” antiiliriste, antikroate dhe antishqiptare, ishte edhe “aleanca e shenjtė” e princit serb, Milosh Obrenoviq me pashallarėt e regjimit tė egėr osman.



Siē vė nė dukje historiani dhe politikologu i shquar anglez, Noel Malcolm: “Qė nga viti 1804, nė veēanti gjatė periudhės sė viteve 1815-1839, Milosh Obrenoviqi sistematikisht ka ushtruar dhunė, terroror dhe gjenocid, qė ka pasur pėr pasojė tragjike shpėrnguljen e shqiptarėve myslimanė nga trojet e tyre tė Shqipėrisė Etnike.”(Noel Malcolm, po aty, f.189).



Edhe gjatė periudhės historike (1878-1944), statusi i tė drejtave tė shqiptarėve pėr pėrdorimin e gjuhės dhe tė shkollave tė tyre nė gjuhėn amtare nė territoret e okupuara tė Shqipėrisė Etnike, ishte minus zero, nė krahasim me ato tė pushtuesve kolonialstė turko-serbomalazė-bullgarė dhe grekė. Nė kontinuitetin historiko-diplomatik, juridik dhe kombėtar, njė politikė e kėtillė shtypėse ndaj kombit dhe shtetit etnik shqiptar nė Ballkan, nuk mund tė karakterizohet ndryshe, veēse si barbarizėm dhe terrorizėm kolonial me pėrmasa rajonale dhe ndėrkombėtare, qė kishte pėr qėllim tė fundit, mohomin e legalitetit tė brendshėm, dhe tė legjitimitetit tė subjektivitetit juridik ndėrkombėtar tė kombit dhe tė shtetit shqiptar nė Ballkan.



Prandaj, “produktet politike” tė kukamave tė regjimve shtypėse kolonialiste serbomalzeze, se serbėt dhe malazezėt kanė qenė diskriminuar nga shqiptarėt e pėrkatėsisė myslimane, pėr shkak se kjo, historikisht ishte e mbėshtetur nga Perandoria Osmane, janė fallso, dhe nė kundėrshtim tė plotė me tė vėrtetėn historike dhe politike tė marrėdhėnieve shqiptare-serbe nė Ballkan. Kėtė e provojnė edhe kėto argumente tė pamohueshme historike, se shqiptarėt deri nė vitet 1941-1942 (as nėn sundimin kolonial anadollak turk, as nėn kolonialzimin serbomalazez), kur Kosova dhe pjesėt e tjera tė kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike pėrfundimisht zotėrohen nga okpimi nazifashist, nuk kanė kanė pasur asnjė tė drejtė, qė tė arsimohen nė gjuhėn amtare shqipe. Mirėpo, pas shpartallimit tė Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene nga ana e makinerisė luftarake e Adolf Hilerit dhe e Benito Musolinit, administrata gjermane dhe ajo italiane nė zonat e ndara tė tyre nė Kosovė dhe nė Iliridė, pėr herė tė parė shqiptarėve iu bėjnė tė mundur t’i hapin shkollat e para nė gjuhėn shqipe. Edhe pse, siē pohon autori Noel Malcolm, kėto pėrpjekje tė gjermanėve dhe tė italianėve, Qeveria kuislinge serbe e Beogradit, i kundėrshtoi nė gusht tė vitit 1941 pėrmes Milan Aqimoviqit (ish-ministėr i Brendshėm) dhe gjenerali Milan Nediq, duke i pezulluar dekretet e miratuara pėr krijimin e sistemit arsimor shqip nė Shqipėrinė Etnike, nė Mitrovicėn me rrethinė (1941-1942) pėr herė tė parė, hapen tė paktėn 40 shkolla fillore nė gjuhėn shqipe, dhe nė pjesė e tjera tė Kosovės dhe tė “Maqedonisė Perėndimore”, hapen edhe 173 sosh.(Noel, Malcolm, po aty, f.292-293).



Sa mė sipėr (pėrveē tė tė dhėnave e shifrave tė historiografisė falsifiktaore serbomadhe dhe tė aleatėve saj tradicioanlė, kryeshisht rusė, francezė, grekė dhe bullgarė), asnjė nga tezat kukamėse “historike”, “politike” dhe “kishtare” tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi nuk pėrbėjnė tė vėrtetėn historike, se gjatė historisė sė deritashme “kanė qenė tė diskriminuar dhe tė tėkurrur territorialisht” nga shqiptarėt, sepse kjo ėshtė tezė e modifikuar=pjellė origjinale e imperialistėve tė hegjemonizmit serb, tė monarkizimit fashisto-komunist sllav, tė nacionalizmit serbomadh, dhe tė kolonializmit serbomadh, qė tė gjitha kėto komponente pėrbėjnė fundusin praktik dhe empirik tė nocionit “Serbia e Madhe”. Kjo ėshtė e vėrteta e vazhdimėsisė dhe e kohezionit tė konstantės historike dhe politike, qė me shekuj e ka ndėrtuar mitin historik, psikologjik dhe politik nė opinionin serbomalazez dhe, nė atė ndėrkombėtar, se “shqiptarėt janė trup i huaj nė tokat dhe nė shtetin serbomalazez”. Mirėpo, si pasojė e kryrerjes sė gjenocidit serbomalazez mbi shqiptarėt nė Kosovė mė 1989-1999, historiografia ndėrkombėtare, nė veēanti ajo amerikane, angleze, gjermane dhe austriake, u vėrtetuan se, historinė mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė Etnike deri nė vitin 1999, e kanė shkruar dhe “sajuar” serbėt, malzezėt, grekėt, rusėt, francezėt, etj, ashtu si iu ka konevnuar atyre nė “mėnyrė origjinale”, duke pasyruar Shqipėrinė Etnike vetėm si “shprehje gjeografike” nė atllasin sllav ballkanik, e shqiptarėt si “recidiv mysliman” i “importit selxhuk” tė Pernadorisė Osmane, duke i zhveshur edhe nga baza e gjenealogjisė ilire, nga e drejta historike mbi territorin e tyre etnik dhe nga e drejta kombėtare dhe shtetėrore. Tė gjitha kėto teza “mitologjike-politike”, dhe rreligjioze, tė fabrikuara nga industria mė e madhe, dhe mė me traditė qindravjeēare e gėnjeshtrave dhe e falsifikimeve tė historiografisė shoviniste serbomadhe nė disfavor tė qenies shqiptare dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan, nė mėnyrėn mė tė thellė dhe mė komplekse (sipas metodologjisė objektive shkencore) i ka demistifikuar nė tė gjitha aspektet e tyre, shkencėtari (historiani dhe diplomati) anglez, Noel Malcolm me librin e tij: “Kosovo A Short History”, 1999. Mirėpo, edhe pas ndriēimit tė sė vėrtetės historike mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė nga ana e kėtij autori tė spikatur anglez, qarqet kishtare, shkencore dhe politike dhe intelektuale (si pėr shembull, “moderatori” dhe “liberalisti” dr.Aleksa Gjillasi e tė tjerė), kėtė studim shkencor tė prof.dr.Noel Malcolmit, e kanė vlerėsuar tė saktė (hiq mė pak as mė shumė) vetėm titullin e tij:”Kosovo A Short History”!?



Shtrohet pyetja, si tė mos e kenė vlerėsuar negativisht dhe, nė mėnryė tendencioze serbomdhenjtė shovinistė kėtė vepėr briliante tė Noel Malcolmit, kur tėrė brendia e saj pėrshkohet dhe mbėshtetet vetėm nė gjuhėn dhe nė fuqinė e argumenteve historike, politike, etnike, etnografike, gjeografike, gjeopolitike, antropologjike, etj., tė analizuara dhe tė sintetizuara nga dokumentet dhe burimet e shumta arkivore ndėrkombėtare, si dhe nga tėrė literatura shkencore nė gjuhėn shqipe dhe serbishte. Kėshtu qė, njė qasje e kėtillė e metodės multidisiplinore pozitive shkencore(duke mos rėnė asnjėherė nė pozitivizėm) autorin, Noel Malcolm e ka ndihmuar, qė nė mėnyrė tė paanshme, tė nxjerrė nė dritė tė vėrtetėn historike mbi kėta dy popuj tė ndryshėm tė Ballkanit, duke theksuar se, Srbia dhe serbėt kurrėnjėherė gjatė historisė sė deristome nuk e kanė pasur kontinuitetin e vet historik nė Kosovė, pėrkatėsisht nė Shqipėrinė Etnike. Pėr kėtė arsye, kuazipolitika dhe kuazishkenca serbomadhe, e quajnė “studim tė pavlerė dhe tendencioz” librin e theksuar tė Noel Malcolmit. Si tė mos e quajnė nacionalistėt serbomėdhenj kėtė vepėr me “vlerė boshe” tė shkencėtarit N.Malcolm, kur ky ėshtė autori i parė i paanshėm dhe mė objektiv nga tė gjithė historianėt dhe politikologėt e shkencės sė derisotme historike dhe politike ndėrkombėtare, qė ka trajtuar gjithanshmėrisht tė vėrtetėn historike mbi Kosovėn , shqiptarėt dhe Shqipėrinė Etnike. Pėr mė tepėr, kjo vepėr origjinale e Noel Malcolmit, ka hapur shtigje tė reja nė shkencėn ndėrkombėtare, sepse tanimė, autorėt e huaj, Kosovėn, shqiptarėt dhe truallin e tyre etnik, nuk po e shikojnė (sikurse deri tani) si “prodhim orgjinal” tė historisė, as tė politikės serbomadhe, por janė duke marrė pėr bazė pikėsėpari “Kosovo A Short History” tė Noel Malcolmit dhe burimet e shekcės historike shqiptare, tė cilat deri me daljen nė sipėrfaqe tė ideve, pikėpamjeve dhe vlerėsimeve studioze objektive tė N. Malcolmit, historiografia dhe politika ndėrkombėtare, fatkeqėsisht janė mbėshtetur nė mėnyrė tė njėanshme vetėm nė “logjikėn” e historisė dhe tė poltikės sė sofistikuar serbomadhe mbi shqiptarėt. Kėtu qėndron “keqkuptimi” i veprės sė theksuar tė prof.Dr. Noel Malcolmit nga ana e historianėve dhe e politikologėve subjektivė dhe tendenciozė serbomėdhenj, sepse ua ka shkurtuar “tė drejtėn legjitime” shekullore pėr tė shkruar historinė e rreme dhe tė falsifikuar mbi gjenealogjinė e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike! Thjesht, vepra “Kosovo A Short History” e shkruar nga Noel Malcolmi, i ka hudhur poshtė si tė pavlera tė gjitha tezat e falsifikuara tė shkencėraėve, tė akademikėve, tė klerikėve dhe tė politikės serbomalazeze, se “shqiptarėt janė nė tokė tė huaj sllave”, se “shqiptarėt janė foshnjė e pėrkdhelur turkoshake e Perandorisė Osmane”, dhe tė “ardhur nė Ballkanin sllav nga stepat e Azisė sė Vogėl” nga kanė ardhur, nė tė vėrtetė, vetė fiset barbare serbosllave, sepse shqiptarėt kanė qenė tė ngulitur nė truallin e vet autokton ilir, ku edhe sot janė trashėgimtarė tė tij legjitimė dhe tė natyrshėm.



“E drejta e pakufizuar” e kolonializmit serbomadh

mbi tokat shqiptare nė Ballkan, nuk ėshtė substitut

i demokracisė, as i sė drejtės sė vetėvendosjes!



Shqiptarėt janė tė vetėdijshėm pėr leverdinė e vlerave universale tė bashkėsisė ndėrkombėtare (demokracia, liria, drejtėsia, rendi, siguria, pluralizmi, mirėqenia etj.), si dhe janė tė gatshėm nė participimin dhe nė avancimin e tyre si nė shkallė rajonale, evropiane, ashtu edhe ndėrkombėtare, mirėpo, nė kėtė kontekst ekziston njė “hendek i thellė”, qė shquhet nga pikėpamja thelbėsore antiligj dhe antidrejtėsi kombėtare dhe ndėrkombėtare, e kjo ėshtė “e drejta e pakufizuar” e kolonializmit serbomadh mbi tokat etnike shqiptare nė Ballkan. Pėrligjja e imponimit tė mėtejmė e praktikės dhe e sė “drejtės” kolonialiste serbosllave mbi Kosovėn dhe mbi tokat e tjera shqiptare, jo vetėm se nuk ėshtė substitut i vlerave demokratike, intgeruese, dhe i sė drejtės sė vetėvendosjes, por ėshtė nė kolizion edhe me kategoritė normative tė marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare (historike, juridike dhe morale), nė kuadrin e tė cilave vend kryesor zė faktori i interesit nacional, i cili njėherit edhe ėshtė njė nga vlerat thelbėsore tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Nė kėtė vėshtrim, duhet tė shikohet “kontesti” i zhbalancimit tė politikės sė sotme shqiptare me “dekretligjet” e “pakteve integruese rajonale”, tė cilat pėr tė arritur objektivat dhe interesat e tyre multilaterale me aktorė tė ndryshėm tė “koloseumit” sllav ballkanik sa hapur, sa nė mėnyrė latente, e injorojnė haptazi tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike, sepse nė vend tė saj nė mėnyrė tė qetė, dhe pa u “skuqur” fare, e mbėshtesin tė “drejtėn e pakufizuar” koloniale tė substratit serbosllav nė Ballkan, duke i detyruar shqiptarėt, qė me ēdo kusht tė harrojnė statusin e tyre kolonial sllav, dhe si tė tillė, tė bėhen pjesė e ligjshme e integrimeve rajonale dhe evropiane. Me krijimin e kėtyre relacioneve, tė diktuara nga fuqitė koloniale sllave ballkanike dhe nga proceset e transicionit integraliste evropiane, synohet murkullimi i plotė i sė drejtės sė vetėvendosjes, si dhe vihet nė pikėpyetje interesi nacional shqiptar, tė cilin tani politika e “ekzaltuar” kozmopolite shqiptare, e konsideron vetėm si aspekt aspirativ, aspak operacional, por vetėm polemizues pėr qarqet rivale tė saj. Logjika e njė veprimi tė kėtillė e politikės pozicionale shqiptare, e ushqen drejtazi dhe zhdrejtazi doktrinėn “ raison d’etat” tė diplomacisė evropiane, si dhe “realpolitikėn” e boshtit kolonial sllav nė zhvlerėsimin empirik dhe praktikė tė kėrkesės sė drejtė dhe legjitime historike tė shqiptarėve pėr vetėvendosje dhe shtet tė pavarur shqiptar. Mirėpo, pavarėsisht nga dėshira dhe makroprojektet serbe ortodokse dhe projketeve tė tjerėve, qė pėrmes “vellos” sė tyre kolonialiste, ta ngulfasin tė drejtėn e shqiptarėve pėr liri dhe vetėvendosje tė plotė, kombi shqiptar (pavarėsisht nga shportat e premtuara, “tė mbushura me dredhėza”, si frutet mė tė pjekura tė integrimeve tė Evropės Juglindore, ku fjalėn kryesore do ta ketė sėrish “triada” Rusi-Bellorusi-Ukrainė me xhuxhėt kolonė sllavė tė Ballkanit) nė Ballkan nuk ka alternativė tjetėr veēse tė ruajė interesin e tij nacional dhe shtetėror. Krijues, mbrojtės, titullar dhe interpretues i interesave nacionale ėshtė shteti (e asnjė asociacion, asnjė aleancė integrative e pėrkohshme e huaj, pavarėsisht nga “kurtozia” e saj humanitare, ose e ndonjė kompromisi a interesi tė pėrbashkėt politik afatshkrutėr, ose afatgjatė). Ndoshta, pėr qėllime strategjike tė fuqive tė mėdha evropiane, (ku pėrfitimin mė tė madh, do ta vilte faktori kolonizues ortodoks sllav i Ballkanit), do tė krijohet mundėsia, qė “Kosova si zonė speciale”, tė hyjė nė “shoqėrinė e tė integruarve” nė Evropė, mirėpo, substanca e saj juridike, politike, nacionale dhe shtetėrore, do tė ngelė sėrish e pandryshueshme, pėrkatėsisht do tė figurojė sėrish si “temė” e pazgjidhur, qė do t’i takojė historisė “postmoderniste” tė shekullit XXII.



Duhet tė nėvizojmė se, pėr popujt dhe vendet e kolonizuara siē ėshtė Kosova, pėrkatėsisht Shqipėria Etnike, koncepti i teorisė sė integrimit (as nė aspektin e trajtimit doktrinar, as nė atė praktik) nuk ėshtė i ngjashėm, as i barasvlershėm me nocionin e sė drejtės dhe tė parimit tė vetėvendosjes, tė sanksionuar nė tė drejtėn ndėrkombėtare, si dhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, por ka kėtė kuptim :”Premisat thelbėsore tė teorisė sė integrimit janė pjesėt e ndryshueshme, tė cilat pėrbėjnė njė tėrėsi tė re tė veēantė, nė trupin e sė cilės krijohen marrėdhėnie tė posaēme ndėrvarėsie. Gjithashtu, integrimi mund tė shqyrtohet edhe nga dy aspekte tė ndryshme, varėsisht nga ambienti dhe kufijtė e tij, nė bazė tė tė cilėve ėshtė krijuar ndėrlidhuria. Intgerimi nė aspektin kombėtar, trajton zhvillimin e marrėdhėnieve brenda kufijve tė njė vendi, veēanėrisht nė rastet kur struktura e popullsisė sė tij ėshtė shumėnacionale. Kur integrimi bėhet jashtė kufijve shtetėrorė, dhe kur nė procesin politik, ekonomik ose kulturor tė ndėrlidhurisė sė ngushtė bėjnė pjesė njė numėr i konsideruar i shteteve, atėherė kemi tė bėjmė me integrimet rajonale.”(J.K.de Vree, Political Integration: The Formation of Theory and its Problems, The Hague, 1972, p.45



Ndėrkaq, sipas sė drejtės ndėrkombėtare publike, dhe sipas parimeve tė barazisė dhe tė vetėvendosjes sė popujve, tė pėrcaktuara me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, e drejta e vetėvendosjes, ėshtė pėrkufizuar nė kėtė mėnyrė: “ Tė gjithė popujt dhe vendet e kolonizuara gėzojnė tė drejtėn, qė lirisht, pa pėrzierjen nga jashtė, tė pėrcaktojnė statusin e tyre politik, si dhe zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqėror, dhe secili shtet e ka pėr detyrė qė tė respektojė kėtė tė drejtė nė pėrputhje me dispozitat e Kartės sė Kombeve tė bashkuara.” (W.Ofuatey-Kodoje, Self-Determination in United Nations Legal Order, Cambridge,1995, p.349). E drejta e vetėvendosjes ka tė bėjė me tė gjithė qytetarėt e ndonjė tėrėsie territoriale (ashtu siē ėshtė rasti me territorin e Kosovė dhe tė Shqipėrisė Etnike), e cila ende nuk e ka fituar tė drejtėn e shtetėsisė.



Nga ky pėrkufizim i sė drejtės sė vetėvendosjes shihet qartė se, teoria dhe e drejta intgerimit nuk janė tė barasvelrshme. Moralisht, ligjėrisht dhe shkencėrisht, e drejta e integrimit tė njė populli me popuj tė tjerė, mund tė vijė nė shprehje vetėm atėherė, nėse ėshtė i lirė, i barbartė dhe i zhvilluar si nė kuptimin demokratik, ekonomik, juridik, politik dhe kombėtar, e jo assesi si popull me status kolonial vasal siē ėshtė Kosova dhe Shqipėria Etnike e copėtuar nė disa shtete sllave ballkanike (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe FYROM-i).



Duke qenė se tė gjitha shtetet ballkanike kanė lirinė she pavarėsinė e plotė, si dhe janė tė krijuara dhe tė integruara sė pari mbi bazėn kombėtare, atėherė pse njė e drejtė e kėtillė jetike dhe plotėsisht e ligjshme nuk i njihet edhe Kosovės dhe pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike? Pse vetėm shqiptarėt nė Ballkan tė mbahen pengjė tė sundimit kolonial sllav, tė copėtuar nė katėr shtete, nė “erėn e integrimeve” dhe tė rendit tė ri botėror? Pse tė mos integrohen nėpėr aleanca rajonale dhe ndėrrajonale,me status tė definuar kombėtar dhe shtetėror, sikurse serbėt, malazezėt, grekėt dhe maqedonėt? Pse vetėm shqiptarėt ta ruajnė edhe sot nė fillimshekullin XXI, statusin kolonial pėr hir tė proceseve dhe tė interesave tė integruese ekonomike dhe strategjike tė Evropės Juglindore dhe Qendrore? Ēfarė do tė thotė ruajtja me ēdo kusht dhe, nė mėnyrė ripacifikuese e statu quo-s sė sė ēėshtjes sė pazgjidhur koloniale shqiptare nė Ballkan? Nė kėtė kontekst, mund tė shtrohen edhe dhjetra pyetje, mirėpo, ne , do tė pėrqėndrohemi vetėm edhe nė dy-tri sosh mė karakteristike dhe mė konkrete, qė kanė tė bėjnė me tė drejtėn e ligjshme tė ribashkimit dhe tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve nė Ballkan.



Duke qenė se, procesin e ribashkimit dhe tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve nė Ballkan po e mohojnė, duke e kundėrshtuar nė mėnyrė tė paligjshme si kolonialistėt serbomėdhenj, ashtu edhe sistemi shtetėror integrues i Evropės sė sotme, i cili nė emėr dhe, pėr hir tė sė drejtės integruese nė Ballkan dhe nė Evropė, njėherazi, nuk ka pėr objekt shqyrtimin as tė drejtėn e ligjshme tė ribashkimit, e as atė tė vetėvendosjes, gjė qė kjo, diamtralisht ėshtė shpėrputhje me dispozitat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare. Pėrpos kėtij justifikimi tė pėrsosur tė artit diplomatik tė periudhės sė Meternikut dhe tė Taleranit, si disa qarqe tė caktuara tė Bashkimit Evropian, ashtu edhe ato tė politikės propagandistike tė regjimit kolonialist serbomadh sllav, pėrdorin edhe njė “arsyetim” shumė mė tė varzhdtė, dhe pa asnjė mbulesė shkencore, as ligjore, as morale, i cili ėshtė nė funksion tė sforcimit tė politikės pushtuese kolonilaiste sllave mbi shqiptarėt, Kosovėn dhe viset e tjera tė Shqipėrisė Etnike, kur pohojnė se, shqiptarėt po kėrkojnė tė bashkohen, me qėllim tė krijimit tė “Shqipėrisė sė madhe”. Eh, kjo ėshtė prapavija politike mė e rrezikshme, qė vjen si nga strategjia gjeopolitike serbosllave, ashtu edhe nga mbėshtetėsit ndėrkombėtarė tė sundimit kolonial tė tyre mbi shqiptarėt dhe tokat e tyre etnike. Deviza politike spekuluese “Shqipėria e madhe”(edhe pse historikisht ėshtė dėshmuar, se kjo tezė ėshtė pjellė dhe mburojė e ēeliktė e Serbisė sė Madhe), edhe pse nė fakt, kjo ėshtė ndėrrim i tezės sė shkencės dhe politikės serbomadhe, megjithatė, ky ėshtė argumenti mė i fuqishėm dhe mė lukrativ i politikės sė dakroduar serbosllave+ndėrkombėtare, qė e vė nė pikėpyetje tė drejtėn morale, historike, politike dhe juridike tė ribashkimit dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė Etnike.



Mohimi i sė drejtės sė vetėvendisjes dhe i ribashkimit tė shqiptarėve nė shtetin e tyre etnik nė Ballkan, nuk mund tė justifikohet nga kolonistėt sllavė dhe nga Evropa, se me krijimin e “Shqipėrisė sė Madhe” rrezikohen fqinjtė, paqja dhe siguria nė Ballkan. Njė pėrfundim i kėtillė politik ėshtė nonsens, dhe i papranueshėm pėr tė drejtėn historike shqiptare, dhe pėr tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse baza dhe pėrmbajtja e tij politike, ėshtė produkt stereotip i “kuzhinės specialistike” kolonialiste tė Beogradit, qė nga Ilia Grashanini(1844), qė ėshtė nė funksion tė vazhdimėsisė historike tė pėrthithjes dhe tė copėtimit tė territoreve tė Shqipėrisė Etnike. Njė strategji e kėtillė, edhe tani serbomėdhnjeve dhe sllavėve tė tjerė ballkanikė , siē thotė populli “ po i dhez”, sepse proceset dhe modelet intgeruese rajonale dhe ndėrrajinale, do t’iu ndihmojnė atyre, qė me lehtėsi, dhe pa u “djerėsitur” fare ta konservojnė sistemin e tyre kolonial mbi shqiptarėt dhe tokat e tyre etnike nė Ballkan, edhe nė fillim tė kėtij shekulli. Nė anėn tjetėr, kjo ėshtė miopia e politikės kozmopolite shqiptare, qė as pėr sė afėrmi, as pėr sė largu (as ditėn e as natėn) nuk ėshtė duke e “nuhatur” kėtė “formulė integruese”, e cila ėshtė nė interes vetėm tė sunduesve tė saj kolonialistė, dhe tė partnerėve tė tjerė integralistė (Serbia, Mali i Zi, Rusia, Ukraina, Bellorusia, Greqia, Bullgaria).Ky do tė jetė “boshti kurrizor” i perspektivės integruese dhe multibluarėse tė shqiptarėve nė Ballkan. Dhe, prapė po vetėmashtroehmi, historia po pėrsėritet, nė mėnyrė milimetrike: shqiptarėt e kolonizuar dhe tė copėtuar, si pasojė, pikėrisht e proceseve tė dikurshme integruese me dhunė nga ortodoksizmi komunist sllav, ja, prapė, pėrmes integrimeve tė reja, por me akronime tė reja politike, po pranojnė tė hyjnė “nė tė njėjtin thes” me partnerėt kryesorė tė sferės sė interesit sllav tė Evropės Lindore dhe Juglindore.



Politika shqiptare, duhet tė angazhohet me gjithė potencialin e saj qė ka nė dispozicion pėr tė realizuar tė drejtėn e ribashkimit dhe tė ēlirimit definitiv nga zgjedha e hegjominzimit dhe e kolonializmit tė huaj sllav, ashu siē ka vepruar edhe Gjermania pėr t’u ribashkuar nė vitin 1989 tė shekullit XX. Kur njė Gjermani e ribashkuar “ e madhe” me mbi 82 milionė e 400 mijė banorė nuk e rrezikon e Evropėn, atėherė si mund ta rrezikojė Ballkanin dhe Evropėn njė Shqipėri Etnike “e madhe” me mbi 6 milionė banorė? Edhe kjo quhet “kombinatorikė politike”, e jo drejtėsi, sepse nė sfondin e historisė sė marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare, (siē po shihet nga rasti i mohimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė ribashkimit tė shqiptarėve nė Ballkan, edhe nė shekullin XXI) ende ėshtė e pranishme sintagma politike, e papranueshme e sistemeve tė metropoleve tė dikurshme kolonialiste botėrore, se vetėm popujt e vegjėl nuk kanė tė drejtė tė jetojnė tė bashkuar dhe tė lirė nė njė shtet tė vetėm etnik!?



Nė qoftė se motivi i ribashkimit tė Gjermanisė qėndron nė logjikėn e interesit tė stabilitetit, tė bashkėpunimit, tė sigurisė dhe tė paqes sė Evropės, atėherė, pse i njėjti standard tė mos vlente edhe nė rastin e ribashkimit tė Shqipėrisė nė Ballkan, kur, si politika kolonilaiste, ashtu edhe poliitkia evropiane ndėrkombėtare janė nė dijeni se, pa zgjidhjen pėrfundimtare dhe tė drejtė tė ēėshtjes koloniale shqiptare, nė Ballkan nuk mund tė mbretėrojė paqe, as siguri e qėndrueshme.