[/bar.htm]
 

DREJTĖSIA NĖ PESHOJĖ

VRASJA E FAMILJES TREANTARĖSHE STOLIQI NGA KASTRIOTI NUK ĖSHTĖ BĖRĖ MBI BAZĖN ETNIKE



Prof. Dr.Mehdi HYSENI


Edhe pse akoma nuk janė identifikuar motivet dhe autorėt e vrasjes sė familjes treanėtarėshe Stoliqi nga Bashkia e Kastriotit (ish-Obiliqit) tė Kosovės, s’ ka dyshim se karakteri i kėsaj vrasjeje bie nė kundėrshtim si me normėn morale njerėzore, ashtu edhe me atė ligjore tė drejtėsisė vendore dhe ndėrkombėtare. Kjo nuk ėshtė e kontestueshme nė asnjė aspekt tė kėndvėshtrimit tonė. Mirėpo, ėshtė e diskutueshme dhe e papranueshme mėnyra e trajtimit tė kėtij rasti nga ana e udhėheqjes dhe e institucioneve politike shqiptare ( si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Tiranė) dhe e atyre serbomalazeze (si nė Kosovė, ashtu edhe nė Beograd), sepse vlerėsimet e tyre ngushėlluese dhe dėnuese kanė qenė tė pushtuara nga emocionet e ēastit, si rrjedhim, edhe e kanė ekzagjeruar tej masės, duke i dhėnė karakter dhe dimensione nė planin ndėrkombėtar. Posaēėrisht janė tė papranueshme reagimet e pakontrolluara, tė ngutshme dhe hipotetike tė disa udhėheqėsve tė Unionit Serbomalazez, sepse rasti i “treshit stoliqi” nuk mund tė shikohet nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė njėanshme, (kinse ėshtė bėrė vetėm mbi bazėn e urrejtjes dhe tė armiqėsisė etnike), por duhet tė trajtohet nė mėnyrė tė thellė dhe, tejet komplekse si pėr nga motivet, ashtu edhe prapavija e tij. Pėr ndriēimin e rrethanave dhe tė motiveve nėn tė cilat ėshtė kryerė vrasja e theksuar, fjalėn meritore, duhet tė pritet ta japin organet dhe institucionet e rendit dhe tė drejtėsisė nė Prishtinė si vendore, ashtu dhe ato tė administratės ndėrkombėtare.



Si vlerėsuesit e politikės sė palės shqiptare-serbe, ashtu edhe ata tė bashkėsisė ndėrkombėtare, duhet tė mbajnė parasysh faktin se, ėshtė e mundur tė ndodhin raste tė kėtilla (jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Kroaci, Bosnjė-Hercegovinė, si dhe nė raojnet e tjera tė ish-RSFJ-sė, tė cilat kanė qenė tė prekura nga agresioni dhe gjenocidi serbomalazez dhjetėvjeēar), edhe pse qe katėr vjet ka pėrfunduar lufta nė Kosovė, kjo nuk do tė thotė se janė mbyllur edhe plagėt, emocionet dhe dhimbjet e qindra, mijėra shqiptarėve, tė cilėt i kanė humbur pėrgjithmonė mė tė afėrmit dhe mė tė dashurit e familjeve tė tyre, si rrjedhim i reprezalieve dhe i gjeonicidit tė regjimit policor-militarist serb tė Slobodan Milosheviqit. 



Pėr vrasjet individuale dhe masive tė shqiptarėve nė Kosovė (pleq, gra fėmijė, nėna shtatzėna, dhe dejmė e vajza nė lulėn e moshės mė tė mirė), jo vetėm se, tanimė, kėtu e katėr vjet ka mėsuar e gjithė bota, por edhe i ka dėnuar pjesėrisht bashkėsia ndėrkombėtare pėrmes Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, dhe ndėrhyrjes ushtarake tė Aleancės sė Atlantikut Verior (NATO). Nė kėtė kontekst po i rikujtojmė vetėm disa nga rastet mė drastike tė vrasjes sė shqiptarėve me paramendim dhe, thjeshtė mbi bazėn nacionale dhe racore nga makineria ndėshkuese gjenocidale serbomadhe, pėr tė cilat nė momentin e caktuar, as politika shqiptare nė Prishtinė, as politika e jashtme e Tiranės, e as politika ndėrkombėtare nuk patė “ēuar aq pluhur”, sikurse me kėtė rast tė familjes treanėtarėshe Stoliqi nga Kastrioti. Natyrisht se, rrethanat politike kanė ndryshuar, por pėrmbajtja dhe karakteri i krimeve, duhet trajtuar sipas tė tė njėjtave kritere dhe norma tė kodeksit moral dhe ligjor, dhe nė momentin e duhur tė kryerjes sė tyre, jo tė pritet 4, 5, 10, e ndoshta edhe 20 vjet tė ardhshm, siē po veprohet me zbardhjen e krimeve gjenocidale serbomalazeze, tė kryera mbi shqiptarėt nė vitet 1998-1999.



Simetria e tradicionales zakonore shqiptare
dhe e sė drejtės ndėrkombėtare publike



Shkaku, motivi dhe pasojat e rastit tė vrasjes sė “treshit” Stoliqi, nevojitet tė shikohen edhe nė kuptimin historik tė simetrisė tradicionale shqiptare dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare. Sipas normave dhe rregullave tė sė drejtave zakonore tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, ēdo akt i vrasjes ndėr vetėshqiptarėt ndėshkohet dhe sanksionohet me aktin e kundėrshpagimit. Kjo e drejtė zakonore shqiptare moralisht dhe ligjėrisht korrespondon me praktikėn dhe me opinio juris , qė pėrbėjnė dy elemente themelore tė rregullave zakonore tė sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe me parimin e retorzionit si formė e ligjshme e vetėmbrojtjes(self-help) e sė drejtės ndėrkombėtare. Kėshtu qė, sipas sė drejtės ndėrkombėtare, rastet sporadike tė hakmarrjes nė Kosovė, nuk mund tė cilėsohen si vepra penale me bazė ndėretnike, por thjesht mund tė kenė karakter retorsioni, sepse krimet qoftė individuale, qoftė kolektive nuk parashkruhen, sipas rregullave dhe normave tė sė drejtės ndėrkombėtare, e as sipas dispozitave zakonore tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit. (Ndoshta) ky ligj tradicional shqiptar (qė mbron tė drejtat elementare dhe tė drejtėn e jetės sė shqiptarėve nė shekuj), ėshtė i “pakapshėm” pėr opinionin politik dhe juridik evropian dhe ndėrkombėtar, mirėpo pėr opinionin publik tė vendeve fqinje tė shqiptarėve, asapk nuk do tė duhej tė ishte i panjohur, e aq mė pak anakronik, sepse ėshtė i pėrkthyer dhe i “komentuar”, pothuajse qyshkur ai, edhe e ka parė pėr herė tė parė dritėn nė sfondin e praktikės sė drejtėsisė shqiptare nė Ballkan.



Nė mos kush tjetėr, “komshitė” serbė, malzezė dhe maqedonė, e dijnė fare mirė se, sipas kodit zakonor tė Lekė Dukagjinit, shqiptari ēdo akt vrasjeje (qoftė edhe brenda familjes, brenda farefisit ose brenda etnisė sė tij), e kundėshpaguan nė tė njėjtėn mėnyrė, ashtu siē parashikon edhe parimi i retorsionit i sė drejtės ndėrkombėtare, pavarėsisht nga pėrkatėsia ndėretnike apo racore. Po qe se organet gjyqėsore shqiptare apo ndėrkombėtare nxjerrin pėrfundimin se aktorėt e krimit tė vrasjes sė “treshit” Stoliqi, veprėn penale tė tyre e kanė kryerė mbi bazėn e hakmarrjes, e jo mbi bazėn etnike, atėherė “vlerėsimet momentale” tė papeshuara, dramatizimi dhe politizimi tendencioz-paragjykues, pa dyshim, do tė ndikonin negativisht nė ndėrtimin mirėbesimit dhe tė koekzistencės sė marrėdhėnieve ndėretnike ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė, si dhe nė realcionin e marrėdhėnieve ndėrfqinjėsore tė Kosovės dhe tė Unionit tė SMZ-sė.



Politizimi “me pompė” i rastit tė vrasjes sė “treshit” Stoliqi, duke e paragjykuar, dhe duke e dėnuar atė si akt krimi njėnacional nga krerėt e politikės serbe nė Kosovė dhe nė Beograd, nuk duhet tė frustrojė nė asnjė mėnyrė as opinion publik shqiptar, as atė ndėrkombėtar, qė ta prishin “zemrėn humanitare” dhe “mendjen politike”, pėrnjėherėsh, para se gjyqi ta thotė fjalėn e tij meritore. Fundja, politika e jashtme zyrtare e Tiranės, mė sė paku ka arsye, qė ta dramatizojė nė pėrmasa ndėrkombėtare rastin e theksuar, ngase paraprakisht (jo fort moti, para katėr vitesh) raste edhe mė tė llahtarshme (dhe tė papėrshkrueshme, dhe tė papranueshme pėr psikikėn e njeriut normal) serboēetnikėt kanė kryerė mbi shqiptarėt nė Kosovės, me ē’rast tėrė bota mediale dhe politike e dėnoi terrorin dhe gjenocidin serb mbi shqiptarėt, ndėrkaq, politika e jashtme tiranase nė “stilin tradicional”, bėnte sehir , duke e futur “kokėn nė zallė”, ngase “nuk kishte kurrfarė mundėsie”, qė tė vihej nė dijeni, se ēfarė raste makabėr kryheshin mbi shqiptarėt nė Kosovė nga “kama” ēetniko-fashiste serbomadhe, sepse “Tibeti” ishte i paarritshėm pėr tė. Si krerėt e politikės sė Tiranės, ashtu edhe politikėn propagandistike tė njėanshme antishqiptare tė SMZ-sė, duhet t’i rikujtojmė se, sikur “rasti stoliqi”, e raste edhe mė drastike dhe mė tė lemeritshme ( si nė kuptimin individual, familiar dhe kolektiv) mbi shqiptarėt kanė ndodhur nė Kosovė mbi shqiptarėt gjatė viteve 1989-1999, si rrjedhim agresionit dhe i gjenocdit tė regjimit serb tė Sllobodan Millosheviqit. Si pasojė e njė gjendjeje tė tillė paraprake nga ana Serbisė militariste nė Kosovė, sot, pas katėr vitesh, mund tė supozohet se ka ndodhur edhe rasti “stoliqi”. Kanė ndodhur, dhe po nodhin nė vijimėsi, edhe rastet e vetėvrasjes sė shqiptarėve, sepse gjatė viteve tė sundimit tė terrorit dhe tė okupimit tė Kosovės kanė humbur familiarėt e tyre, si dhe mbi 3000 shqiptarė ende(edhe pas katėr vitesh), evidencohen si tė zhdukur “pa shenjė pa dorė” si thotė populli. E gjithė kjo tragjedi njerėzore (si rezultat i urrejtjes kombėtare dhe racore ndaj shqiptarėve, dhe i pretendimeve koloniale serbomalazeze ndaj territoreve tė tyre etnike ), qė ka rėnė pa kurrfarė tė drejte mbi kurrizin e kombit shqiptar tė kolonizuar, ndikoi qė tė marrė “haraēin e vet”, sepse gjatė kėsaj periudhe katėrvjeēare tė pasluftės(1999-2003) nė Kosovė kanė bėrė vetėvrasje 160 shqiptarė. Mirėfilli, diplomacia dhe politika e jashtme e Ilir Metės, do tė duhej tė ishte nė dijeni edhe pėr kėtė rast tragjik tė shqiptarėve nė “Tibetin” e largėt ballkanik.



Nė veēanti, duhet ta pėrkujtojmė memorien e dobėt politike dhe kombėtare tė Tiranės zyrtare se, para se tė ndodhte rasti “stoliqi”, domethėnė, para katėr vitesh, vrasje makabėr me pėrmbajtje gjenocidi, aparteidi, etnike, racore dhe hollokausti janė bėrė edhe ndaj familjeve tė tėra shqiptare nga ana harangave dhe fallangave serboiēetnike tė regjimit tė Slobodan Milosheviqit tė cilat (direkt dhe indirekt) i kanė kanė ndihmuar dhe kanė marrė pjesė nė to, edhe popullata e minoritetit serbomalazez nė Kosovė. Nė kėtė vėshtrim, po pėrmendim vetėm disa raste tė vrasjeve dhe tė masakrave tė familjeve tė tėra shqiptare nė Kosovė nga ana hordhive serbemalazeze. Vrasja e familjes Ahmeti, 11 anėtarėshe (Qirez); vrasja e familjes Jasharaj, 23 anėtarėshe sė bashku me kryeheronjtė e saj, Shaban, Hamzė dhe Adem Jasharaj nė Prekaz tė Drenicės; vrasja e familjes Berisha, 50 anėtarėshe (Suharekė) dhe vrasja e familjes Hoti, 45 anėtarėshe nė Krushė tė Madhe tė Prizrenit, si dhe vrasja mizore e avoktatit mė tė shquar shqiptar nė Kosovė, Bajram Kelmendi dhe e dy djemėve tė tij, Kastrioti dhe Kreshniku, si dhe shumė vrasje tė familjeve tė tjera shqiptare anembanė Kosovės. Me plot tė drejtė shtrohet pyetja, ku ishte atėbotė “radioja denoncuese” e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė kundėr vrasjeve dhe pushkatimeve tė anėtarėve tė familjeve tė theksuara shqiptare nga ana e Serbisė sė Slobodan Milosheviqit?!



Ē’ bėri nė atė kohė (kur edhe hekuri digjej nga zjarri i hollokaustit serb nė Kosovė) politika e jashtme dhe dipliomacia pėr shqiptarėt nė Kosovė? Bėri asgjė, sepse ishte e preokupuar se si tė mos e prishte “idilin romantik” tė transaksioneve ekonomike dhe tregtare me Beogradin dhe me Podgoricėn, e nė Kosovė vėrshonin lumenj gjaku dhe viktima shqiptare tė tė gjitha moshave, si rrjedhojė e politikės dhe e forcės gjenocidale e partnerėve tė saj tregtarė serbonmalazezė.



Mund tė supozohet se shpagimi mund tė ketė qenė njė nga motivet kryesore tė vrasjes sė “treshit” stoliqi. Mirėpo, ėshtė nonsens, qė ky rast, tė predimonesionohet nė shkallė ndėrkombėtare, duke e cilėsuar si vrasje me bazėn etnike, nė mėnyrė qė, edhe nga kjo fatkeqėsi, e quajtur stoliqi nga Kastrioti, politika serbe tė spekulojė, duke nxjerrė koncesione tė caktuara si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga administrata paqėsore e UNMIK-ut nė Kosovė, dhe mė gjerė. 



Gjithashtu, pėr rastin e theksuar as politika e Beogradit, as politika e qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare, nuk mund t’i fajėsojė, as t’i vėrė nėn hipotekė as administratėn e UNMIK-ut tė Mihael Shtajnerit, as KFOR-in, e as institucionet dhe organet qeverisė sė Kosovės, kinse se ai kishte pėr pasojė moskrijimin e rendit dhe tė sigurisė sė qytetarėve nė Kosovė. Asnjė nga akuzat e kėtilla nuk janė tė qėndrueshme, e pėr mė tepėr kėrkesa e deputetes Rada Trajkoviq, Nenad Radosavleviq (kėshilltar pėr minoritete i Mihael Shtajnerit) dhe e disa liderėve tė tjerė serbomalazezė, qė tė pezullohen organet dhe institucionet legjitime tė Qeverisė dhe tė Kuvendit tė Kosovės, si dhe tė japė dorėheqje kryeadimistratori i UNMIK-ut, Mihael Shtajner, ngase sipas kirtikave tė tyre tendencioze dhe tė skajshme, “administrata ndėrkombėtare as pushteti lokal shqiptar, nuk paskanė siguruar asnjė nga kushtet elemnatre tė lėvizjes dhe tė sigurisė sė pjesėtarėve tė minoritetit serb nė Kosovė”. Si rrjedhim i njė “indiference” dhe mosinteresimi nga administrata ndėrkombėtare dhe lokale, “serbėt po vuajnė burgun shtėpiak”. Tė gjitha kėto akuza tė pabaza nė adresė tė gabuar tė UNMIK-ut dhe tė Qeverisė sė Kosovės, kanė vetėm njė qėllim tė fundit: kthimin me ēdo kusht tė ushtrisė dhe tė policisė vrastare serbomalazeze nė Kosovė, qė nė kuptim mė tė gjerė politik dhe juridik, do tė thotė rivendosja e sovranitetit tė Unionit tė SMZ-sė mbi Kosovėn dhe shqiptarėt.