BAROMETRI DIPLOMATIK
PĖR KOSOVĖN DHE
SHQIPTARĖT E KOLONIZUAR ASGJĖ TĖ RE NĖ SAMITIN E
BALLKANIT PERĖNDIMOR
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Si nė prag tė thirrjes, ashtu edhe gjatė zhvillimit tė
punimeve tė samitit tė Bashkimit Evropian(BE) nė Selanik
tė Greqisė (19-21 qershor 2003), u spekulua nė mėnyrė
euforike dhe tė pakontrolluar nga ana e qarqeve tė
caktuara tė politikės propagandistike shqiptare, se kjo
konferencė e nivelit tė lartė e 15 vendeve anėtare tė
Bashkimit Evropian(BE) pėr Ballkanin Perėndimor, ndėr
tė tjera, do tė shqyrtone edhe mundėsitė dhe modalitetet
e mundshme pėr zgjidhjen e problemit kolonial tė Kosovės.
Mirėpo, Deklarata e saj e pėrbashkėt pėrfundimtare, e
miratuar nga pjesėmarrėsit e kėtij samiti, praktikisht e
vėrtetoi (pėrpos pikės 5. tė saj, ku thuhet se duhet tė
respektohet dhe tė zbatohet me konsekuencė Rezoluta 1244
e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr
Kosovėn) tė kundėrtėn, asgjė tė re nė rend dite as pėr
Kosovėn, as pėr problemet e tjera rėnduese dhe tė
nxehta tė shqiptarėve tė kolonizuar dhe tė terrorizuar
nė hapėsirat e tjera tė Shqipėrisė Etnike.
Pėr nga pėrmbajtja e kaptinės shqiptare, Samiti i
Selanikut ishte plotėsisht simetrik dhe identik me atė
tė Konferencės sė Londrės pėr ish-Jugosllavinė(1992), ku
ishte i pranishėm njė delegacion shqiptar, i prirė nga
Ibrahim Rugova (nė ēfarė cilėsie ka qenė i thirrur ai
delegacion shqiptar, kėtė vetėm udhėheqėsi i tij,
dr.Ibrahim Rugova, e ka tė ditur, askush tjetėr), mirėpo,
kishte qenė i shkurtuar, qė tė merrte pjesė
drejtpėrdrejt nė sallėn e Konfrencės, ku zhvilloheshin
punimet e saj, mbase nuk kishte legjitimitetin e
kėrkuar sipas organizatorit tė saj. Si rrejdhim, (edhe
pse e vetmja gazetė e pėrditshme shqiptare e Kosovės
Rilindja nga Londra raportonte dezinformacione lidhur
me ēėshtjen e Kosovės nė kėtė Konferencė) delegacioni
shqiptar me dr. I.Rugovėn nė krye pat ngelur nė njė
lokal suplementar, duke i ndjekur debatet (jo, asnjė
pėr Kosovėn) nga jashtė, nė cilėsinė e vrojtuesit
vullnetar, pa drjetė pjesmarrėjeje, dhe pa tė drejtė
vote. Si duket, kėshtu diē ndodhi, edhe nė samitin e BE-sė
sė Selanikut, ku Kosova nuk ishte nė rend dite, edhe
pse ishin tė pranishme dy delegacione shqiptare, ai nga
Republika e Shqipėrisė, i pėrfaqėsuar nga kryetari,
Alfred Moisiu, dhe nga premieri Fatos Nano, si dhe ai
Kosovės, i pėrfaqėsuar nga Ibrahim Rugova (kryetar),
Bajram Rexhepi (kryeministėr). Fatkeqėsisht, anashkalimi
i debatimit tė ēėshtjes sė Kosovės, si dhe i problemeve
tė tjera shqiptare nė Ballkan nė samitin e Selanikut tė
Bashkimit Evropian(BE), provon qartė simetrinė politike
tė Konferencės sė Londrės(1992), sepse pjesėmarrja e
delegacionit shqiptar nga Kosova, i kryesuar nga dr.
Ibrahim Rugova, edhe dikur, para njė dekade, (edhe sot i
mbėshtetur dhe i kryesuar nga kryeadministratori i
UNMIK-ut, Mihael Shtajner) nė thelb kishte tė njėjtin
trajtim as mė pak, as mė shumė. Vetėm prani dhe
pėrshėndetje kurtoazie diplomatike (ditėn e tretė tė
mbarimit tė Konferencės) dhe duarshtrėngim para kamerave
tė reporterėve ndėrkombėtarė me liderėt e
Pesėmbėdhjetshes Evropiane, pa tė drejtė diskutimi (
pėrkitazi me Kosovėn) dhe pa tė drejtė vote. Ky ishte
efekti dhe bilanci politik pozitiv i pjesėmarrjes sė
delegacionit shqiptar nga Kosova nė samitin e BE-sė pėr
Ballkanin Perėndimor, bėrė nė pushimoren Porto Karas
disa kilomtera afėr Selanikut, mė 19-21 qershor tė vitit
2003. Gjithashtu, efekt tjetėr pozitiv i pjesėmarrjes
sė delegacionit shqiptar nga Kosova nė kėtė samit, ishte
se kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, Fatos Nano
nuk bėri asnjė replikė lidhur me kontestimin e rendit
tė ditės sė Samitit, kur ėshtė fjala pėr ēėshtjen e
Kosovės, sepse njė gjė e tillė, as qė u kėrkua nga
pjesėmarrėsit e tė dy delegacioneve shqiptare. Kėtė
dakordim tė heshtur tė pėrfaqėsuesve shqiptarė, deshi ta
zhbalancojė kryeadministratori i UNMIK-it, Mihael
Shtajner, mirėpo kėrkesėn e tij e hudhi poshtė
kryeministri i qeverisė sė Serbisė, Zoran Zhivokiviq,
duke iu pėrgjigjur diplomatikisht, se delegacioni i
SMZ-sė paraprakisht kishte rėnė nė ujdi me liderėt e
lartė tė Bashkimit Evropian(BE), pikėsėpari me shefin e
diplomacisė sė BE-sė, Havier Solana, qė tė mos hapej
kurrfarė debati lidhur me Kosovėn nė samitin e theksuar
nė Selanik. Parimisht (nė kuadrin e ndonjė brifingu
miqėsor dhe pa protokoll, gjatė pauzave tė kėsaj
konference nė Selanik) ėshtė arritur pėlqimi qė,
shqiptarėt dhe serbomalazezėt ta fillojnė dialogun e
bisedimeve lidhur me ēėshtjet prioritare dhe aktuale
tė Kosovės (por jo, edhe pėr statusin pėrfundimtar tė
saj), ku do tė marrin pjesė BE-ja, OKB-ja dhe SHBA-ja, i
cili (siē ėshtė njohtuar nga qarqet zyrtare tė BE-sė) do
tė mbahet nė Bruksel tė Belgjikės nga fundi i muajit
korrik 2003.
Pozitivja e integrimit tė Ballkanit Perėndomor
nė koniunkturėn e Evropės Juglindore
Gjatė samitit treditor tė Bashkimit Evropian(BE) pėr
Ballkanin Perėndimor, bėrė nė Porto Karas nė afėrsi tė
Selanikut tė Greqisė, temė bosht ishte propozimi i
Kushtetutės sė re tė Bashkimit Evropės, tė cilėn e
paraqiti kryetari i Konventės pėr ardhmėrinė e Evropės,
Valerij Zhiskar d Esten (Vlarey Giscard DEstaing). Me
gjithė pajtueshmėritė dhe me divergjencat lidhur me
propozimin e kėtij ligji mė tė lartė kushtetues tė
Evropės, vendimi definitiv pėr miratimin e saj, do tė
merret nė vitin 2004 nga Konferenca Ndėrqeveritare
(Inter-Governmental Conference-IGC). Sipas draftit tė
tanishėm, tė propozuar, parashikohen ndryshime
rrėnjėsore nė sfondin e funksionimit dhe tė
institucioneve tė Bashkimit Evropian. Ndėr dryshimet mė
relevante, konsiderohet heqja e deritashme e metodės
rrotative e Presidencės; funksioni i ri i kryetarit tė
Kėshillit tė BE-sė, i cili nė saje tė shumicės dėrrmuese
tė kualifikuar tė votave, do tė zgjedhet nga ana e
shefave tė shteteve dhe tė qeverive me mandat dy-vjeēar
e gjysmė; emėrtimi i ministrit tė Punėve tė Jashtme tė
BE-sė, i cili njėkohėsisht do tė jetė edhe nėnkryetar i
Komisionit Evropian; forcimi i rolit tė Parlamentit
Evropian; zvogėlimi i numrit tė ēėshtjeve pėr tė cilat
vendimet merren me konsensus (njėzėrit); Kushtetuta e
ardhshme e re e Bashkimit Evropian, do ti zėvendėsojė
tė gjitha marrėveshjet e deritaashme nė fuqi, kėshtu qė
BE-ja, do tė fitojė statusin juridik pėrkatės. ( The
Economist, 22.VI.2003).
Ēėshtje tė tjera me rėndėsi strategjike dhe
komplementare pėr BE-nė dhe pėr pesė partnerėt e
ardhshėm tė Ballkanit Perėndimor (Shqipėria, Kroacia,
BeH, FYROM dhe SMZ-ja), qė u debatuan nė konferencėn e
Selanikut tė BE-sė ishin edhe imigrimi ilegalė, politika
e strehimit tė azilkėrkuesve, lufta pėrbashkėt kundėr
korrupsionit dhe kriminalitetit tė organizuar, reformat
ekonomike dhe politike me prioritet pėr Procesin e
stabilizimit dhe tė Asocimit tė pesė vendeve tė
theksuara tė Ballkanit Perėndimor. Pėrpos kėtyre
ēėshtjeve, shefat e shteteve dhe tė qeverive tė
Pesėmbėdhjetshes Evropiane, debatuan edhe pėr Irakun,
Lindjen e Afėrt, pėr armėt dhe aramatimet e shkatėrrimit
nė masė, si dhe nė veēanti pėr zhvillimin e situatės nė
Iran dhe nė Korenė Veriore.
Si rezultat i arritjes sė harmonizimit tė qėndrimeve dhe
tė pikėpamjeve politike lidhur me ēėshtjet e
parashtruara dhe tė debatuara nė samitin treditor,
vendet-anėtare tė BE-sė me pesė vendet e Ballkanit
Perėndimor, qė i pėrkasin zonės sė rezervuar tė Paktit
tė Stabilitetit tė Intgerimit tė Evropės Juglindore,
miratuan edhe Deklaratėn e pėrbashkėt sipas tė cilės
formalisht u konkretizua Agjenda e Selanikut pėr
Ballkanin Perėndimor. Rėndėsia dhe prioriteti i kėtij
dokumenti qėndron nė faktin se, ky ėshtė njė hap i ri nė
marrėdhėniet e privilegjuara ndėrmjet Bashkimit Evropian
dhe vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Sipas pėrmbajtjes
sė Agjendės sė Selanikut pėr Ballkanin Perėndimor del
se perimetri gjeopolitik, ekonomik, integrues dhe
demokratik i Bashkimit Evropian(BE) nuk mund tė quhet i
pėrfunduar pėrderisa tė mos pėrfshihen nė tė edhe vendet
e Ballkanit Perėndimor (Shqipėria, BeH, Mali i Zi,
Serbia, Kroacia dhe FYROMI). Mirėpo, pėr tu pėrmbushur
njė imperativ historik i kėtillė, vendet e theksuara
ballkanike, duhet tė bėjnė njė punė tė madhe nė
zhvillimin e reformave ekonomike, politike, qeverisėse,
demokratike nė kuptimin e dimensionit rajonal integrues.
Shikuar realisht, edhe pas arritjes sė Agjendės sė
Selanikut pėr Ballkanin Perėndimor, kėto ēėshtje edhe
mė tej mbeten si sfida kryesore me tė cilat , do tė
pėrballen partnerėt-kandidatė pėr tė hyrė nė familjen e
pėrbashkėt evropiane.
Veēori thelbėsore e Deklaratės sė theksuar tė samitit tė
Selanikut ėshtė dimensioni rajonal, qė parashikon
forcimin e Procesit tė Stabilizimit dhe tė Asocimit (Kroacia,
Shqipėria, BeH, SMZ-ja dhe FYROMI) pėrmes kėtyre masave
konkrete: Vendosjen e partnerizmit pėr integrimet
evropiane, intensifikimin e mbėshtetjes sė ndėrtimit tė
institucioneve demokratike, pėrmirėsimin e bashkėpunimit
politik, ndihmėn e zhvillimit ekonomik, jetėsimin e
lirive dhe tė drejtave tė njeriut, tė qeverisjes,
pėrmirėsimin e bashkėpunimit nė fushat e legjislacionit
dhe tė punėve tė brendshme, si dhe krijimin dhe
zgjerimin e mundėsive, qė vendet e Ballkanit Perėndimor,
tė participojnė nė programet relevante tė BE-sė, me
synimin e fundit, qė tė forcojnė bashkėpunimin
demokratik-integrues mbi bazėn e dimensionit
rajonal.(The Guardian, 22,VI.2003).
Nė frymėn e Deklaratės sė Selanikut, janė shprehur edhe
hartuesit dhe nėnshkruesit e saj tė Bashkimit
Evropian(BE), se samiti i Selanikut i ka pėrmbushur
parashikimet e vendeve-kandidatė, qė nė tė ardhmen (deri
nė mbylljen e dekadės sė parė tė shekullit XXI) tė
aderojnė nė Bashkimin Evropian. Ky pohim unanim
mbėshtetet nė qasjen, nė vizionin dhe nė kapacitetin e
aftėsive individuale tė partnerėve tė ardhshėm tė
Ballkanit Perėndimor, qė pretendojnė tė jenė nė mesin e
anėtarėve tė sotėm tė BE-sė, si dhe nė dimensionin e
theksuar rajonal tė bashkėpunimit tė tyre (duke i
margjinalizuar lidhjet dhe pėrvojėn e tyre tė deritashme
historike- ndėrfqinjėsore), dimension ky, tė cilin BE-ja
sė bashku me partnerėt e saj, e konsideron si normė dhe
kriter absolut tė njėsimit tė tyre nė kuadrin e
integrimeve tė iniciativave dhe tė Paktit tė
Stabilitetit pėr shtetet e Evropės Juglindore.
Ska dyshim se, sipas paragrafėve tė Deklaratės sė
Selanikut, lė tė kuptohet se objektivi kryesor i
mbjatjes sė samitit tė Selanikut ishte pasqyrimi i
vendosmėrisė dhe i rikonfirmimit tė stretgjisė politike
dhe ekonomike afatgjatė tė Bashkimit Evropian(BE) nė
mbėshtetjen e sigurt tė perspektivės evropiane, se
vendet e Procesit tė Stabilizimit dhe Asocimit (tė
Ballkanit Perėndimor), do tė bėhen anėtarė me tė drejta
tė plota, sapo ti kenė pėrmbushur kriteret e Deklaratės
sė Kopenhagės, e sė kėndejmi edhe tė Deklaratės sė
Selanikut, tė miratuar mė 21 qershor 2003, si dhe pasi
ti kenė zbatuar reformat e nevojshme ekonomike,
sosciale, politike dhe institucionale, tė pėrcaktuara
nga Bashkimi Evropian(BE). Shprehur nė vija grosso modo,
ky ėshtė mesazhi konkludues i samitit tė Selanikut, tė
organizuar nga BE-ja pėr vendet-kandidatė tė Ballkanit
Perėndimor (Shqipėria, Kroacia, BeH, SMZ-ja dhe FYROMI),
qė brenda shtatėvjeēarit tė ardhshėm, tė aderojnė nė
Bashkimin Evropian(BE) jo nė formė grupore (siē morėn
pjesė bashkėrisht nė konferencėn e Selanikut), por nė
mėnyrė individuale, veē e veē, varėsisht nga kryerja e
detyrave tė shtėpisė, qė rezultojnė nga Deklarata e
pėrbashkėt, pėrkatėsisht nga Agjenda e Selanikut pėr
Ballkanin Perėndimor. Me tu pėrmbushur ky spektėr i
objektivave politike dhe ekonomike nga pesė vendet e
theksuara ballkanike, mirėfilli, do tė vinte nė shprehje
edhe realizimi i konceptit vizional integrues i
kryetarit tė Komisionit Evropian, Romano Prodi, i cili
nė mbyllje tė samitit tė Selanikut, deklaroi se :Bashkimi
nuk do tė rrumbullakohet pėrderisa vendet e Ballkanit tė
mos jenė anėtarė tė Bashkimit Evropian.(The Guardian,
23.VI.2003). Edhe mesazhi i kėsaj deklarate tė Romano
Prodit vė nė dukje faktin se, fati i vendeve tė
Ballkanit Perėndimor, ėshtė vetėm nė aderimin e
detyrueshėm tė strukturave integruese, ekonomike,
politike dhe demokratike tė Bashkimit Evropian(BE). S
ka dyshim se, kjo platformė strategjike e BE-sė, ėshtė
pozitive pėr tė gjitha vendet e Evropės Juglindore, dhe
ato tė Ballkanit Perėndimor, tė cilat kanė status tė
pavarur politik, ekonomik, kombėtar dhe territorial,
ndryshe nga Kosova dhe pjesėt e tjera tė kolonizuara tė
shqiptarėve, qė pėrbėjnė 50% tė territorit tė Shqipėrisė
Etnike, e cila sot gjendet nė sovranitetin kolonial tė
Serbisė, tė Malit tė Zi, tė FYROMIT dhe tė Greqisė.
Negativja e samitit tė Selanikut godet
vetėm 50% e Shqipėrisė sė kolonizuar
Federalizimi i Ballkanit Perėndimor, parashikohet tė
jetė nė favor tė stabilizimit tė ardhshėm tė rajonit,
dhe tė priorioteteve strategjike tė Bashkimit
Evropian(BE). Mirėpo, pėr interesat vitale tė
shqiptarėve tė kolonizuar, qė edhe sot ndodhen nėn
zgjedhėn e imperializmit serbo-malazez dhe greko-maqedon
sllav, njė koncept i kėtillė gjeopolitik dhe strategjik
i Bashkimit (BE) ėshtė tejet negativ dhe me pasoja tė
paparashikuara si pėr stabilitetin dhe paqen nė Ballkan,
ashtu edhe pėr vetė Evropėn, sepse vetėm shqiptarėve tė
copėtuar dhe, tė aneksuar nga fronti ortodoks sllav po
iu mohohet e drejta elementare demokratike, qė tė
deklarohen pėr statusin e tyre politik dhe kombėtar pėr
tė jetuar tė lirė dhe tė pavarur nga mbeturinat e
sistemit kolonial shekullor sllav.
Vetėm prania fizike (pa njohjen e statusit tė pavarėsisė
dhe tė shtetėsisė sė Kosovės) e Kosovės sė kolonizuar me
padronėt e tyre kolonialistė sllavė nė strukturat
pėrkatėse tė Bashkimit Evropian(BE), nuk mund tė quhet
(as politkisht, as juridikisht) integrim i mirėfilltė
mbi baza tė barabarta demokratike nė shkallė rajnole e
evropiane as pėr Kosovėn, as pėr vendet e tjera tė
Shqipėrisė sė kolonizuar, veēse formė e re simuluese e
njė protektorati tė hapur kolonial, tė legalizuar nga
Bashkimi Evropian(BE) dhe tė nėnshkuar e votuar edhe nga
5 vendet e Ballkanit Perėndimor, mė 21 qershor, 2003 nė
Selanik. Deklarata pėrfundimtare e samitit tė Selanikut,
nuk ėshtė dashur tė nėnshkruhet, as tė miratohet nga
palėt pjesėmarrėse shqiptare, sepse ėshtė nė disfavor tė
pavarėsimit dhe tė ēlirimit antikolonial tė Kosovės, dhe
tė territoreve tė tjera tė kolonizuara tė Shqipėrisė
Etnike.
Rreziku potencial i prapavijės politike, i pėrfshirjes
fizike tė pėrfaqėseuesve politikė tė Kosovės nėpėr
iniciativat dhe trupat integruese tė BE-sė, pasqyrohet
pikėspari nė faktin se, me kėtė formė simuluese tė
diplomacisė sė BE-sė me partnerėt e saj serbosllavė tė
Ballkanit Perėndimor, pėrkatėsisht tė Evropės Juglindore,
synohet tė lihet i pazgjidhur statusi kolonial i Kosovės,
si dhe i pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike, gjė qė
kjo formulė integruese e Ballkanit Perėndimor (ku
fatkeqėsisht gjednet edhe Republika e Shqipėrisė) nė BE-nė,
ėshtė instrumenti mė efektiv strategjik dhe taktik, qė
Kosova dhe territori tjetėr i okupuar i Shqipėrisė sė
kolonizuar, tė ngelin edhe mė tutje me status tė
pandryshuar nė kuadrin e sovranitetit dhe tė tėrėsisė
territoriale tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė FRYOM-it,
dhe tė Greqisė. Nė kėtė garė joshėse tė diplomacisė sė
metropoleve perėndimore pėr Ballkanin Perėndimor, nė
veēanti me shumė tė panjohura nė llogari tė sė drejtės
historike dhe, tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė kombit
shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike tė kolonizuar,
parapėlqehet qė tė mos marrin pjesė as nė formė statike
(siē ka filluar kjo, ti shishmohet, siē thotė populli,
edhe Rugovės me liderėt e tij qeveritarė, sepse vetė
heshtja dhe prania e tyre quhet miratim i statu quo-s)
garuesit e qeverisė sė Tiranės, as ata tė qeverisė sė
Prishtinės, sepse, kėshtu, do tė ndikojnė drejtpėrdrejt,
qė tė vetėvulosin statusin ekzistues kolonial tė
Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike.
Nė kontekstin mė tė gjerė tė realcioneve tė politikės
ndėrkombėtare, pėrfshirja (me ēdo kusht, nė faza tė
caktuara kohore, sipas itinerarit tė agjendave
integruese) e 5 vendeve tė Ballkanit Perėndimor (sė
kėndejmi edhe Shqipėrinė, dhe Kosovėn pa kurrfarė
statusi juridik-shtetėror) nė nomeklaturėn integruese tė
Bashkimit Evropian(BE), do tė thotė edhe eliminimin
gradual tė interesave strategjike dhe politike tė
Shteteve tė Bashkuara nė Ballkan, gjė qė kjo do tė ishte
fatale, jo vetėm pėr gjysmėn e Shqipėrisė sė kolonizuar,
por pėr gjithė shqiptarėt nė Ballkan. Nė njė mėnyrė,
kėtė prognozė afatgjatė tė politikės strategjike dhe
ushtarake tė BE-sė nė Ballkan, e dėshmon edhe krijimi i
forcave ushtarke tė BE-sė pėr ndėrhyrje tė shpejtė nė
vatrat e krizave nė Ballkan, pėrkatėsisht nė Evropė.
Kėtė, tanimė e dėshmon edhe dislokimi i konitngjentit tė
forcave ushtarake tė Concordias nė FYROM, qė ka pėr
qėllim zėvendėsimin shkallėzor tė trupave tė NATO-s nė
Kosovė, nė BeH dhe nė FYROM, pėrkatėsisht nė Ballkan. Mė
thjesht, kjo nėnkupton diplomacinė preventive tė
Bashkimit Eropian(BE) pėr tė paralizuar sa mė parė tė
jetė e mundur, shtrirjen e interesave strategjike tė
Amerikės nė Ballkan. Mirėpo, pavarėsisht nga lista e
dėshirave tė strategėve evropianė, dhe e partenrizmit
tė tyre me primesa integruese kolonoliste, qė ta
eliminojnė SHBA-nė nga Ballkani, kjo tash pėr tash ėshtė
vetėm njė ėndėrr e shkretė, mirėpo, politika
shqiptare,duhet ta shfrytėzojė rastin, qė pėr hir tė
mbėshtetjes dhe tė favorizimit tė verbėr tė njė
kombinatorike antishqiptare tė rrezikshme tė BE-sė dhe
partnerėve tė saj, qė i pėrkasin hemisferės sė
interesit sllav, tė mos defaktorizohet, dhe tė mos
vetėpėrjashtohet nga strategjia e interesave afatgjatė
tė diplomacisė dhe tė politikės sė jashtme tė Shteteve
tė Bashkuara tė Amerikės, sepse do tė ngelė sėrish nė
raportet ekzistuese vasale tė kolonializmit
sllavo-bizantin.
Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i American
Diplomacy, North Carolina, USA.